17.2 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 1392

Malishev/ 63 të helmuar , arrestohet dhe dërgohet në mbajtje pronari i lokalit

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shkuar në 63 numri i personave që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal në rrugën “Abdyl Mazreku”, në Malishevë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në raport bëhet me dije se është arrestuar pronari i lokalit dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej tyre janë dërguar në QKUK-ë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë sw Kosovws .


 

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Drejtori i Inspektoratit në Malishevë thotë se lokali ku u helmuan qytetarët punonte në kushte jo të mira

0

Hafir Rexha, Drejtor i Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka treguar se bashkë me policinë kanë intervistuar disa qytetarë që dyshohet se u helmuan në një lokal.

Sipas tij, dyshimet janë se mbi 61 persona janë helmuar nga konsumimi i dynerit, ndërsa specifikisht dyshimet janë tek konsumimi i vezëve.

“Dyshimet janë të mëdha edhe nga pronari për vezë, pro nuk mund ta konstatojmë tash”.

“Gjendja e pacientëve nuk është e mirë”, ka thënë ai për KlanKosova.tv.

Rexha ka theksuar se gjendja në lokalin ku janë ushqyer qytetarët nuk ka qenë e mirë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Mavraj: Sulmi i 24 shtatorit ka elemente për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

0

Muhamet Mavraj, njohës i çështjeve politike, ka folur për situatën politike e të sigurisë në vend, veçmas pas sulmit terrorist nga një grup kriminal serb në Banjskë të Zveçanit, por edhe për çështje të tjera.

Ai për Listën Serbe tha se kjo është parti e qeverisë së Serbisë e, duke qenë kështu, është një humbje kohe për serbët e Kosovës, që, sikundër tha ai, po përdoren si mjet për kusuritje, sikurse në të kaluarën, ashtu edhe tani.

Mavraj theksoi se në një situatë të tillë siç është tani, Kosova nuk është gatshme të organizojë zgjedhje, sipas tij, për shkak të rrethanave juridike që kanë krijuar në bazë të marrëveshjes së Bratislavës.

“Ne nuk jemi as afër për të organizuar zgjedhje në komunat veriore, me gjasë ata e kanë vërejtur këtë dhe duan, kështu, ta heqin presionin ndërkombëtarëve nga vetja, që mund të sjellin një kthesë të Serbisë në marrëveshjen përfundimtare”, deklaroi Mavraj në “Lajmet e fundit”, në RTK, derisa shtoi se Lista Serbe është zëri kryesor që dominon politikën e serbëve në Kosovë.

“Në marrëveshjen e Bratisllavës është nënshkruar marrëveshje për zgjedhje, pa dhënë dorëheqje kryetarët e komunave dhe Kosova ka hyrë në qorrsokak, duke mundësuar shkarkimin e kryetarëve përmes peticionit për shkarkimin e kryetarëve e, në anën tjetër, ligji për zgjedhje nuk e parasheh këtë dhe prapë Kosova do të jetë nën presion”, tha Mavraj, teksa shtoi e Udhëzimi Administrativ nuk mund të dalë mbi ligjin e as ligji mbi Kushtetutën.

Sipas Mavrajt, qeveria po manipulon me situatën, duke theksuar se sivjet nuk mund të organizohen zgjedhje atje, jo për shkak të sulmit, siç vlerësoi ai, por për shkak të presionit politik.

Tutje, Mavraj foli për kthesën e Listës Serbe për zgjedhjet, që, sipas tij, në kontekst politik kjo demonstron përpjekjen e Serbisë që t’i kthehet rrugës së moderuar pas ngjarjes së 24 shtatorit.

Për shpalljen e kësaj partie si jokushtetuese, Mavraj tha se do të duhej gjykata ta shpallte këtë parti si terroriste a diçka të tillë.

Ndërkaq lidhur me sulmin e 24 shtatorit, Mavraj theksoi se ky akt është serioz, por që nuk po trajtohet si duhet, as këtu e as në BE, ngase është cenuar ‘Marrëveshja e Kumanovës’.

Ky sulm, sipas tij ka parakushte për hapjen e gjykatës penale ndërkombëtare, me seli në Hagë. “Sulmi nuk ka qenë befasues, sepse është krijuar terreni në pikëpamje psikopolitike, që befasi ishte përdorimi i siglave të KFOR-it, që do të duhej të ishte i ashpër nga ana e saj. Përdorimi i simboleve të KFOR-it nga ana e terroristëve do të duhej të ndëshkohej nga ndërkombëtarët”, deklaroi Mavraj, derisa arsyeja se pse nuk po e bëjnë këtë seriozisht, sipas tij, është çështja luftës ruso-ukrainase, derisa përmendi luftën ndërmjet Izraelit e Hamasit, e, në këtë kuadër, edhe çështja Kosovë-Serbi, “që të mos ndizen vatra të nxehta lufte, krejt kjo lëvizje është me vëmendjen që Ukraina të mos mbete fitore ruse.”

Mavraj shtoi se Hamasi me aksionin e vet fshehu për pak kohë Ukrainën nga ekrani, por fshiu edhe Rripin e Gazës nga faqja e dheut.

Kurse për vizitën e emisarëve ndërkombëtarë në Kosovë, sipas Mavrajt, këto janë vizita që të ndikojnë në zbatimin e ‘Marrëveshjes së Ohrit’, që, siç tha ai, për Serbinë është marrëveshje në ajër, në akull, marrëveshje pa nënshkrim.

“Në këtë marrëveshje Serbia ka shumë më pak angazhim, krahasuar me Kosovën. Kosova jo vetëm që duhet ta ndryshojë Kushtetutën, por do të dalim shumë të humbur”, vuri në dukje, Mavraj, ndërsa shtoi se Serbia nuk na njeh as ‘de facto’ e as ‘de jure’.

Krejt kjo, sipas tij, vjen nga shkaku se ndërkombëtarët nuk kanë vepruar ndaj Serbisë, sikurse ndaj Gjermanisë së Hitlerit.

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës,njofton se sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius”, njofton IHMK

Nis asfaltimi i rrugës Dragash-Brod

0

Ka nisur projekti i asfaltimit të rrugës Dragash-Brod. Ky është projekt i Ministrisë së Infrastrukturës që ka kushtuar mbi 2.5 milionë euro dhe përfundon para sezonit të turizmit dimëror.

Që nga viti 2018, rruga Dragash-Brod ishte në gjendje shumë të keqe. Vizitorët dhe taksistët thonë se e kishin të vështirë t`i vizitonin këto pjesë të bukura të natyrës. Por tani, këtij problemi po i vjen fundi.

“Dy herë në vit vij këtu, rrugën po më vjen shumë mirë që jeni duke e rregulluar, sepse vij shpesh këtu në skijim dhe jam shumë i gëzueshëm”, tha një vizitor.

“Kemi besuar se do të bëhet , por më vështirë ishte për njerëzit që e frekuentonin shpesh këtë rrugë”, tha Sevgin Lika, taksist.

Banorët pritën gati 5 vjet, por tani janë të kënaqur që puna për asfaltimin e rrugës ka filluar.

” Normalisht që ka me qenë më mirë, por duhet pasur kujdes , rruga po zgjerohet dhe do të vozitin shpejt”, tha një banor i zonës.

Drejtori i Urbanizmit në këtë komunë, Bean Haxhihasan, thotë se mbi 10 kilometra të këtij segmenti rrugor do të asfaltohen para sezonit dimëror.

” Para disa ditësh ka nis asfaltimi i rrugës Brod-Dragash ose Dragash-Brod, në gjatësi prej 10 km, ky projekt është planifikuar nga viti 2018 , por për shkak të rrethanave të njohura, firma nuk ka punuar , ky projekt kap vlerën prej 2.5 milion dhe financohet nga ministria e infrastrukturës . Sipas deklarimeve të operatorit ekonomik , rruga do të përfundojë pa nisur sezoni dimëror”, tha Bean Haxhihasan, drejtor i Urbanizmit, Dragash.

Mungesa e infrastrukturës rrugore ka bërë që edhe numri i vizitorëve të jetë më i vogël këtë verë në këto vende turistike, thonë përfaqësuesit e bizneseve.

Ish-kryeprokurori Hoxha: Serbët kanë pasë projekt ta bëjnë Prizrenin një Mitrovicë të dytë

0

sh-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha deklaroi se gjatë dekadës së çlirimit serbët kishin për qëllim që të vendoseshin në Prizren dhe ta shndërronin edhe këtë komunë në një Mitrovicë të dytë.

Sipas Hoxhës cili gjatë dekadës së çlirimit ishte veprimtar i dalluar, ky akt i serbëve u ndal falë vizionit e luftës së komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexhës – “Drini”, i cili u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000.

“Kur mora lajmin atë ditë se është vra Ekrem Rexha, komandant Drini u trondita. Ishte lajm tronditës për neve, sepse Ekrem Rexha ka qenë një komandant i dalluar, profesionist. Me aq sa di unë nga këndi im, falë kontributit të Ekrem Rexhës sot është Prizreni qytet historik, siç ka qenë dhe është, sepse projekti i serbëve ka qenë që nën kalanë dhe në anën tjetër andej lumit t’i vendosin serbët, edhe në krejt këtë vijën këtu e me dalë atje te Gjilani pa i prekë kurrkush. Falë vizionit, përkushtimit e luftës që e ka bërë Ekrem Rexha sot Prizreni është ky që është. Është komplet, nuk e kemi edhe një Mitrovicë të dytë”, tregoi Hoxha në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në Klan Kosova.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në Malishevë rreth 30 persona dyshohet se janë helmuar

0

Komuna e Malishevës, njofton se rreth 30 persona dyshohet se janë helmuar, por situata po menaxhohet me sukses.

“Dyshohet se mbi 30 persona janë helmuar nga ushqimi, por situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor në Malishevë dhe organeve përgjegjëse komunale e organeve tjera përgjegjëse si AUV dhe policisë. Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha, situata është menaxhuar më sukses dhe situata është në kontroll të plotë. Disa nga të helmuarit janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe në Spitalin e Prizrenit.  Më kohë do të informoheni për situatën”, thuhet në njoftimin e Komuna e Malishevës.

11 vite burgim dhe 3 mijë e 500 euro gjobë pasi pranoi se grabiti mbi 13 mijë euro në “Finca” dhe “Capital Ria”

0

Gjykata Themelore në Prizren, të premten, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Dardan Gashi, duke e dënuar me 11 vite burgim dhe me gjobë prej 3 mijë e 500 euro. Ai akuzohet se kishte grabitur 13 mijë 650 euro në dy institucione mikro-financiare.  

Aktgjykimi është shpallur nga gjykatësi i rastit, Artan Sejrani.

Gjykata të akuzuarin Gashi, e ka obliguar që të paguajë dëmin material dhe atë, shumën prej 11 mijë e 370 euro të dëmtuarës “Finca” dhe shumën prej 2 mijë e 280 euro të dëmtuarës “Capital Ria”.

I akuzuari e kishte pranu fajsinë.

Sipas aktakuzës, Gashi ngarkohet  ai akuzohet për dy vepra penale të grabitjes në dy filiale mikro-financiare, “Finca” në Prizren nga e cila thuhet se kishte marrë 11 mijë e 370 euro dhe “Capital Ria” në Prishtinë ku thuhet se kishte marrë 2 mijë e 280 euro, për veprën penale të grabitjes së ngelur në tentativë në filialin mikro-financiar “Finca” në Prizren si dhe veprën penale armëmbajtje pa leje.

Për veprën penale grabitja nga neni 317, të akuzuarit Gashi i është shqiptuar dënimi me gjobë në shumën prej 500 euro dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 5 vitesh.

Për veprën penale të grabitjes së ngelur në tentativë, Gashit i është shqiptuar dënimi me gjobë në shumën prej 500 euro dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Kurse, për veprën tjetër të grabitjes nga neni 317 i është shqiptuar dënimi me gjobë në shumën prej 500 euro dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 5 vitesh.

Për veprën penale armëmbajtje pas leje nga neni 366 i KPRK-së, Gashit i është shqiptuar dënimi me gjobë në shumën prej 2 mijë euro.

Gjykatësi Sejrani tha se në kuptim të nenit 76, paragrafi 1 dhe 2 dhe nënparagrafi 2.4 të KPRK-së, të akuzuarit Gashi i shqipton dënimim unik me gjobë në shumën prej 3 mijë e 500 euro të cilën gjobë i akuzuari është obliguar të paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në rast se dënimi me gjobë nuk realizohet gjykata dënimin me gjobë do të ia zëvendësojë me dënim me burgim.

Kurse, në kuptim të nenit 76 paragrafi 1 dhe 2 dhe nënparagrafi 2.2 të KPRK-së të akuzuarit Gashi i është shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 11 vite, i cili dënim do ti llogaritet nga koha e kaluar në paraburgim nga 4 maji 2023, të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Të dëmtuarit Seat Thaqi, Arbnor Zeqiri, Ymer Lufti Paqarizi, Antigona Hoxha, Artan Sharri, Burbuqe Halimaj, Gresa Jashari- Berisha, Anjesa Fejzullahu, për realizimin e kërkesës pasurore juridike janë udhëzuar në kontest civil.betimiperdrejtesi

Shpallet tenderi 35-milionësh për rrugën Prizren-Tetovë

0

Ministria e Infrastrukturës ka publikuar të premten njoftimin për kontratë për ndërtimin e projektit rrugor në segmentin Prizren-Tetovë.

Vlera e parashikuar e projektit është 35 milionë euro, bazuar në dosjen e tenderit të publikuar në platformën shtetërore të prokurimit publik.

Kompanitë e interesuara për tenderin mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 22 nëntor të këtij viti.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Hapja e tenderit është bërë një ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpronësimit e parcelave që prekin trasenë e projektit.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka treguar dje për shpalljen e njoftimit për kontratë për ndërtimin e kësaj rruge.

Qeveria ka marrë vendim për shpronësimin e parcelave që prekin trasenë e projektit të madh të rrugës Prizren-Tetovë.

“Përkundër sfidave dhe telasheve të trashëguara, po angazhohemi maksimalisht që projektet të marrin drejtimin e duhur”, ka thënë Aliu.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të mërkurën është shprehur se projekti ka një rëndësi të madhe. Ai ka thënë se rruga do të lidhet me dy autostrada në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Vrasja në Prizren pas zënkës për një pusetë, gjykata merr vendim për të dyshuarin

0

Gjykata e Prizrenit ia ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të dyshuarit për vrasjen e 48-vjeçarit, Beqir Morina, në Prizren.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e 2 shtatorit, rreth orës 19:00, në lagjen “Arbana” në Prizren, pas një zënke të dyshuar të nisur rreth një pusete.

Prokurorja e çështjes, Ervehe Gashi, ka konfirmuar për KALLXO.com këtë vendim, ndërsa gjykatësja e procedurës paraprake, Teuta Krusha, e ka aprovuar atë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren