28.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Nis asfaltimi i rrugës Dragash-Brod

Ka nisur projekti i asfaltimit të rrugës Dragash-Brod. Ky është projekt i Ministrisë së Infrastrukturës që ka kushtuar mbi 2.5 milionë euro dhe përfundon para sezonit të turizmit dimëror.

Që nga viti 2018, rruga Dragash-Brod ishte në gjendje shumë të keqe. Vizitorët dhe taksistët thonë se e kishin të vështirë t`i vizitonin këto pjesë të bukura të natyrës. Por tani, këtij problemi po i vjen fundi.

“Dy herë në vit vij këtu, rrugën po më vjen shumë mirë që jeni duke e rregulluar, sepse vij shpesh këtu në skijim dhe jam shumë i gëzueshëm”, tha një vizitor.

“Kemi besuar se do të bëhet , por më vështirë ishte për njerëzit që e frekuentonin shpesh këtë rrugë”, tha Sevgin Lika, taksist.

Banorët pritën gati 5 vjet, por tani janë të kënaqur që puna për asfaltimin e rrugës ka filluar.

” Normalisht që ka me qenë më mirë, por duhet pasur kujdes , rruga po zgjerohet dhe do të vozitin shpejt”, tha një banor i zonës.

Drejtori i Urbanizmit në këtë komunë, Bean Haxhihasan, thotë se mbi 10 kilometra të këtij segmenti rrugor do të asfaltohen para sezonit dimëror.

” Para disa ditësh ka nis asfaltimi i rrugës Brod-Dragash ose Dragash-Brod, në gjatësi prej 10 km, ky projekt është planifikuar nga viti 2018 , por për shkak të rrethanave të njohura, firma nuk ka punuar , ky projekt kap vlerën prej 2.5 milion dhe financohet nga ministria e infrastrukturës . Sipas deklarimeve të operatorit ekonomik , rruga do të përfundojë pa nisur sezoni dimëror”, tha Bean Haxhihasan, drejtor i Urbanizmit, Dragash.

Mungesa e infrastrukturës rrugore ka bërë që edhe numri i vizitorëve të jetë më i vogël këtë verë në këto vende turistike, thonë përfaqësuesit e bizneseve.

Më Shumë

Lauren Sanchez tani Lauren Sanchez Bezos

Një fillim i ri, një kapitull i ri... dhe një emër i ri. Pas një ceremonie magjike në Venecia, Lauren ndau pamjen e saj të...

“Jam t’u vdekë unë dhe fëmijët”- letra e Shote Galicës, dhurata e Azemit dhe fundi i saj në varfëri

Shote Galica, një prej heroinave më të mëdha të kombit shqiptar dhe gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës, përfundoi jetën...

Lajmet e Fundit