10.3 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 1393

Aida u bë nuse disa muaj pasi u bë nënë, publikon momente gjatë grimit për martesë

0

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, pak kohë më parë është bërë nënë për herë të parë.

Pavarësisht kësaj, ajo është shumë aktive si me projekte, ashtu edhe në rrjetet sociale.

Madje tashmë i ka filluar edhe mbrëmjet muzikore dhe duhet se nuk e ka ndërmend të ndalet.

Ajo gjithashtu nuk po i ndalë as projektet, ku në të fundit është shfaqur si nuse.

Sot ajo ka ndarë një moment grimi gjatë realizimit të këtij projekti./ORAinfo/

 

Merret vendim për lirimin e Hysni Gucatit, javën e ardhshme pritet të vij në Kosovë

0

Gjykata Speciale tashmë ka marrë vendim për lirimin e parakohshëm të ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga burgu i Hagës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka konfirmuar për Telegrafin se Gjykata Speciale ka marrë vendim për lirim me kusht ndaj Hysni Gucatit.

I pyetur nëse vendimi i njëjtë është marrë edhe për Nasim Haradinaj, ai tha se ndaj tij një tjetër vendim pritet të jepet pas dy ose tri muaj.

Po ashtu Telegrafi ka dërguar pyetje zyrës për informim në Gjykatën Speciale, por të njëjtin ende nuk janë përgjigjur.

Ndryshe, ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë prej shtatorit të vitit 2020.

Më 18 maj të vitit 2022 ata u shpallën fajtor për pengim të administrimit të drejtësisë dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Ndërsa në muajin shkurt të këtij viti Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës vendosi të ulë dënimet vetëm për tre muaj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sulm me thikë në një shkollë në Francë, vritet një mësues e plagosen dy persona tjerë

0

Një mësues është vrarë dhe dy persona janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë në Francë, thonë zyrtarët, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

Gerald Darmanin, ministri i Brendshëm francez, tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme “Gambetta” në qytetin verior të Arras, ndërsa sulmuesi është arrestuar.

“Sulmuesi bërtiti ‘Allahu Akbar’, ose ‘Zoti është më i madhi’, gjatë sulmit”, tha policia për agjencinë e lajmeve AFP, transmeton Klankosova.tv.

Ai dyshohet të jetë rreth të 20-tave.

Kanali francez BFMTV ka raportuar se edhe vëllai i sulmuesit është kapur nga policia.

Televizioni tha se personi i vrarë ishte një mësues i gjuhës frënge, ndërsa një mësues sporti gjithashtu u godit me thikë dhe u plagos.

Mediat lokale kanë raportuar se sulmuesi ishte një ish-nxënës i shkollës

OKB-ja njofton për mbi 400 mijë të zhvendosur në Gaza

0

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi të premten herët se më shumë se 400.000 njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës dhe se 23 punonjës humanitarë janë vrarë qëkur Izraeli i nisi bombardimet hakmarrëse ndaj sulmit nga militantët e Hamasit në Izrael në fundjavë.

OKB-ja i ka kërkuar gati 300 milionë dollarë për t’i ndihmuar rreth 1.3 milionë civilë në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, kryesisht për ndihma ushqimore, pasi furnizimi me ushqim po mbaron.

“Zhvendosja masive po vazhdon. Në Rripin e Gazës, numri i personave të zhvendosur brenda vendit është rritur për 25 për qind në 24 orët e fundit, duke e tejkaluar shifrën 423.000, dy e treta e të cilëve janë strehuar në shkollat e UNRWA-së”, tha OKB-ja duke iu referuar agjencinë së refugjatëve palestinezë.

Të premten në mëngjes, Ushtria e Izraelite i paralajmëroi të gjithë që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës të zhvendosen në jug të Rripit të Gazës brenda 24 orëve të ardhshme, duke rritur frikën për një ofensivë tokësore.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriq, tha se “është e pamundur që një zhvendosje e tillë të bëhet pa pasoja të tmerrshme humanitare”.

OKB-ja tha se e mori një udhëzim të ndarë nga Ushtria e Izraelit pak para mesnatës të enjten, sipas të cilit 1.1 milion civilët që jetojnë në veri të Gazës kanë 24 orë kohë për t’u zhvendosur në jug të vendit.

“Ky është kaos, askush nuk e di çfarë të bëjë”, tha Inas Hamdan, një zyrtare e OKB-së për agjencinë e refugjatëve palestinezë në Qytetin Gaza.

Gaza është plotësisht e rrethuar dhe e bllokuar nga Izraeli, i cili ka thënë se rrethimi nuk do të përfundojë derisa Hamasi t’i lirojë të gjitha pengjet.

Më shumë se 1.400 njerëz janë vrarë në Gaza qëkur Izraeli i nisi bombardimet hakmarrëse, sipas zyrtarëve palestinezë.

Hamasi i mori 150 pengje dhe i dërgoi në Gaza gjatë sulmeve të fundjavës në Izrael, ku militantët e tij i vranë 1.300 njerëz./REL

 

Migjeni, model i jashtëzakonshëm i prozës moderne shqiptare

0

Millosh Gjergj Nikolla ose siç njihej me pseudonimin e tij të shkrimit Migjeni, ishte poet dhe prozator i shquar shqiptar i viteve 1930.

Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.

Migjeni u lind më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse. Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani, një shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot në Maqedoni), ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jovan Begerin.

Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.

Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni ?”, etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.

Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë antiçifligare ishte i ndjeshëm në vitet kur shkroi. Një shtysë të posaçme mori përhapja e krijimtarisë së tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.

Ai ka vdekur më 26 gusht 1938. Me interesimin e Republikës Popullore të Shqipërisë, eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe në vitin 1956. Po ashtu, Migjenit iu nda titulli “Mësues i Popullit” post-mortem në vitin 1957

92 vjet nga lindja e Dritëro Agollit, ikonës së artit, letërsisë dhe politikës shqiptare

0

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Kritik ndaj frymës tradicionaliste dhe patriotizmit retorik, Dritëro Agolli solli në poezi ndjeshmëri e figuracion të ri, duke e përtërirë sistemin e vjershërimit shqip.

Mësimet e para i kreu në vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastrës , një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Fakultetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë si gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit” dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i ‘Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë’.

Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në perëndim e në lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet ’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e tij, Agolli e vendosi veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.

Si shkrimtar i madh i një ‘gjuhe të vogël’, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombës, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, ai gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij, Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë.

Vepra e tij poetike më e njohur është “Nënë Shqipëri”, ku krijohet figura e atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta me të cilat u përballen. Me vëllimet poetike “Pelegrini i vonuar”, “Lypësi i kohës”, “Fletorkat e mesnatës” autori shpall sfidën e tij të re të mjeshtërisë. Ne këto vëllime shpërfaqet poeti me ideal të tronditur, që duhet të gjejë vlerën dhe kuptimin e jetës së vet dhe të brezit që përfaqëson në kushtet e tronditjeve të mëdha të shoqërisë dhe të ndryshimeve rrënjësore të rrugës drejt së ardhmes së saj. Në prozë, bëri emër sidomos romani ‘Komisari Memo’, në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës Nacional – Çlirimtare.

Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Evropian i Tiranës. Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si poet, prozatore, dramaturg përkthyes e eseist”. / KultPlus.com

Kurti, senatorëve amerikanë: Duhet të ndërmerren një varg hapash për të vazhduar dialogun me Serbinë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me Senatoren Jeanne Shaheen, së bashku me senatorin Peter Ëelch të cilët po qëndrojnë në Kosovë ka bërë të ditur se të dy senatorët i ka njoftuar për sulmet e 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit duke kërkuar nga ata që të rritet siguria në Kosovë.

Kurti, në konferencë për media ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse dhe të gjitha këto veprime kërcënuese të ndalen në mënyrë që dialogu Kosovë-Serbi, të ketë edhe një shans.

“Është koha që Serbia, të mbahet përgjegjëse për ndryshe këto sjellje dhe sulme agresive do të vazhdojnë edhe më tutje. I njoftova senatorët që dialogu i lehtësuar nga BE-ja s’mund të vazhdoj sikurse s’ka ndodhur asgjë, s’mund të vazhdojmë punën edhe më tutje”.

“Kapitulli i dialogut për ndërmjetësim duhet të marrë parasysh edhe veprimet sulmuese agresive të Serbisë dhe përpjekjet e saj për aneksimin e Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Ai tutje ka potencuar se duhet të ndërmerren “një varg hapash” që dialogu të ketë edhe një shans.

“Prandaj, duhet të merren një varg hapash që dialogu të ketë edhe një shans për të pasur sukses dhe besoj që është shumë e rëndësishme që të kemi një qasje të balancuar, në mënyrë që të dënohet çdo lloj e shkeljes së marrëveshjes bazë të arritur më 22 shkurt në Bruksel dhe aneksit për zbatim të Ohrit më 18 mars të këtij viti”.

Edhe presidentja Osmani, gjatë konferencës me senatorët ka kërkuar që terroristet e Serbisë të dorëzohen në Kosovë dhe të gjykohen nga sistemi i drejtësisë.

Po ashtu të rriten garancitë e sigurisë në kufirin Kosovë-Serbi.

“Gjëja më e rëndësishme tani në mënyrë që të parandalohen akte të tilla agresioni që do ta destabilizonin të gjithë rajonin tonë është që Serbia të mbahet përgjegjëse për aktin e agresionit t’i dorëzojë terroristët në Republikën e Kosovës, që të përballet me sistemin tonë të drejtësisë dhe të rriten garancitë e sigurisë në raport me Kosovën, që të mbrohet kufiri Kosovë-Serbi nga sulmet e tilla në të ardhmen”.

Po ashtu senatorja amerikane nga radhët e Demokratëve, Jeanne Shaheen, pas takimet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit tha se në këtë fazë është shumë e rëndësishme që përgjegjësit e këtij akti terrorist të japin llogari para drejtësisë.

“Shpresojë me të vërtetë që Serbia do të bashkëpunojë për këtë çështje”.

“Kjo është e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, derisa i shohim sfidat që janë nëpër botë tani, lufta në Ukrainë e me atë që sapo ndodhi në Lindjen e Mesme”.

Vizita e senatores Shaheen nuk është e para në Kosovë. Në prill të vitit 2021, së bashku me homologët e saj, Chris Murphy dhe Thom Tillis, ajo kishte qëndruar në Prishtinë në kuadër të një vizite në vendet e Ballkanit Perëndimor pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë në shkurt të atij viti.

Senatorët vijnë në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë ngritur në nivele shpërthyese, posaçërisht pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në fund të shtatorit në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

Ligjvënësit amerikanë kanë qenë shumë aktivë edhe nëpërmjet lidhjeve telefonike dhe letrave dërguar autoriteteve kosovare dhe serbe për nevojën e de-përshkallëzimit të situatës dhe zbatimin e marrëveshjeve që palët kanë marrë përsipër, veçanërisht në fundit të shkurtit në Bruksel dhe në mes të marsit në Ohër, përfshirë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe./AP

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Humbja ndaj Shqipërisë, trajneri i Çekisë rrezikon shkarkimin

0

Rezultati, loja dhe paraqitja e Jaroslav Silhavy në Shqipëri bënë që drejtuesit e futbollit çek të marrin masa. Komiteti Ekzekutiv i federatas çeke do të mblidhet javën e ardhshme dhe do të diskutojë pozicionin e trajnerit.

Kryetari i Federatës së Futbollit (FACR), Petr Fousek u ka dërguar një mesazh anëtarëve të komitetit ekzekutiv. Aty thuhet se një takim i jashtëzakonshëm do të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Sot në mëngjes FACR specifikoi: “Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet javën e ardhshme. Tani është absolutisht e nevojshme të mposhtim Ishujt Faroe të dielën, me të cilët do të luajnë pasnesër”.

Sipas kontratës, një shkarkim i mundshëm do të nënkuptonte që shoqata duhet t’i paguajë mbi 6 milionë korona Silhavy-t.Albanian Post

Vjedhje në Suharekë

0

Një shtëpi është thyer nga hajnat në Suharekë.

Pronari i shtëpisë ka raportuar në polici se hajnat kanë arritur të vjedhin para të gatshme, stoli ari dhe argjendi.

Suharekë 12.10.2023 – 20:40 Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe argjendi në vlerë te konsiderueshme. Nga njësitë relevante policore po kryhen veprime hetimore.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ushtria izraelite paralajmëron civilët e qytetit të Gazës që të evakuohen

0

Ushtria izraelite të premten u bëri thirrje të gjithë civilëve në qytetin e Gazës që të evakuohen “në drejtim të jugut”, ndërsa vazhdon bombardimet e saj në enklavën bregdetare në përgjigje të sulmeve terroriste të Hamasit që vranë më shumë se 1200 njerëz.

“IDF bën thirrje për evakuimin e të gjithë civilëve të qytetit të Gazës nga shtëpitë e tyre në drejtim të jugut për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre dhe të lëvizin në zonën në jug të Wadi Gazës”, thonë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në një deklaratë.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan të enjten se një urdhër ushtarak izraelit për të evakuuar të gjithë popullsinë 1.1 milionëshe të Gazës veriore në jug të enklavës së rrethuar ishte “e pamundur” pa shkaktuar pasoja të mëdha humanitare.

Në deklaratën e saj të premten, IDF tha se civilët e evakuuar do të jenë në gjendje të kthehen në qytetin e Gazës “vetëm kur të bëhet një njoftim tjetër që e lejon atë”.

“Terroristët e Hamasit fshihen në qytetin e Gazës brenda tuneleve nën shtëpi dhe brenda ndërtesave të populluara me civilë të pafajshëm të Gazës”, tha IDF, duke pretenduar se militantët e Hamasit “po përdorin” civilët e Gazës si “mburoja njerëzore”.

Izraeli ka grumbulluar më shumë se 300,000 rezervistë përgjatë kufirit të tij jugor me Gazën, por nuk ka konfirmuar nëse po planifikon një operacion të intensifikuar ushtarak.

Më shumë se 1500 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë. Sulmet ajrore kanë zhvendosur gjithashtu qindra mijëra njerëz.