16.9 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 1405

Zbulohet letra e rrallë e Nexhmijes për Enverin, si i raportonte e spiunonte krerët kryesorë të Partisë Komuniste

0

Si i raportonte e spiunonte Nexhmije Xhunglini te Enveri, krerët kryesorë të Partisë Komuniste dhe Qarkorit të Tiranës e Durrësit?-

Për sa i përket Qarkorit Komunist të Tiranës, që ishte dhe më i madhi në vend gjatë Luftës, duket se Enver Hoxha nuk kishte besim tek askush, përveç se tek “Delegatja”, (pseudonimi i Nexhmijes), e cila ia transmetonte të gjitha, ç’ka ndodhte në këtë qarkor. Ishte “Delegatja”, ajo që i dërgonte proces-verbalet e mbledhjeve, si dhe të dhëna mbi aktivitetin e karakterin e gjithsecilit. Nga ana tjetër, duket se Enver Hoxha, deri në këtë moment, nuk pyetej shumë nga ana e komunistëve të qarkorit, për dhe vetë faktin, që ishte i detyruar të infiltronte “Delegaten”, për të marrë të dhëna, për krerët kryesorë të Partisë Komuniste e Qarkorit të Tiranës dhe Durrësit.

Letra e datës 14.10 1943, është vetëm një nga letrat informuese që Nexhmije Hoxha, asokohe Xhunglini, i dërgonte Enverit, që nga bazat në Tiranë. Aty jepen me detaje të dhëna, mbi karakterin e gjithësejcilit, natyrisht me pseudonime. Përmenden në këtë letër, Liri Belishova, Gogo Nushi, Abdyl Këllezi, Kozma Nushi, Nako Spiru, Ymer Dishnica, Kiço Ngjela, Ramadan Xhangolli, Drit Çaushi, Shahin Ruka, Skënder Çela, Anastas Plasari, Qazim Vaqarri, Zeqi Agolli, Niko Opari, Bardhyl Mano, Fatbardha Toto, Qazim Çakërri, e të tjerë. Letra është e gjatë, dhe në të përmenden aktivitetet komuniste e antifashiste, që zhvillohen në Durrës dhe në Tiranë.

Megjithatë, bie në sy fakti se komunistët e Tiranës, mundoheshin t’i shmangeshin Nexhmijes, ndoshta për vetë faktin, se e dinin që raportonte tek i fejuari i saj, i cili nuk është se shihej me sy të mirë nga Qarkori Komunist i Tiranës. Në letër, shpjegohet dhe kundërshtimi i komunistëve të Tiranës, për të vrarë Anastas Palsarin. Nga ana tjetër të bie në sy dhe fakti, se Nako Spiru, i flet Nexhmijes, siç thotë ajo; “ka ca shejtanllëqe dhe fjalë që s’më pëlqejnë”. Më poshtë po japim të plotë transkriptimin e letrës, që Nexhmija i dërgon Enverit.

Letra e Nexhmije Xhunglinit, për Enver Hoxhën, më 14 tetor 1943

“I dashur shok,”

Duke dashur të të shkruhej gjatë e gjerë, mbi sa më kërkon, nuk po mund të të shkruaj, as shkurt. Prap sot, nuk po mundem të të raportoj gjatë, pse, edhe ne kemi patur punë (ashtu nga ato punët tona ma) dhe kemi qenë të zënë, ditën e natën. Ditën që mora letrën tënde, porsa kisha ardhur nga Durrësi. Ndenja atje dy net dhe mblodha Qarkorin e Rinis, një konferencë të gjerë me përgjegjësit e rinis të qarkut të Durrësit dhe mblodha dhe një këshill grash, që qe atje.

Shokët e Qarkorit të Rinisë atje, qenë të mirë, por me pikëpamje organizative të dobëta. Sekretari politik, i ngathët dhe nuk e drejtonte dot mbledhjen. Ishte dhe shoku “Iso”, (Kozma Nushi, shënimi ynë), por nuk mori pjesë në diskutime, si edhe shokët e tjerë të qarkorit. Gati sa s’më çoi në celulën e shoqeve, pse unë i kisha thënë të përgatiste mbledhjen e këshillit, që të mos vonohesha, aj e kishte marrë vesh gabim.

Një pjesë e madhe e rinisë, asht largue nga Durrësi në rrethe dhe nuk kishin mundur ta organizonin akoma. Por, shpërndarja e lëndës propagandistike dhe puna nat pak popullsi që ka mbetur, nuk asht lanë. Gjithashtu janë largue edhe gratë, prandaj paraqitet e zorshme dhe e pamundshme, formimi i këshillave antifashiste të gruas dhe rinisë, në bazë të mëhallëve. Të rinjtë e konferencës, dukeshin të gjallë, megjithëse s’folën shumë. Shokët kanë vullnet dhe po të drejtohen mirë dhe t’u ndahen detyrat mirë, mund të shkojmë më përpara.

Kuadrot janë të pakta. Lidhjet me Partinë, kanë qenë mirë. Kontaktet kanë qenë të shpeshta. Shoku “Iso”, ka marrë pjesë shpesh në qarkor të rinisë. Qëndrimi i rinisë, në ditët e kapitullimit të Italisë, ka qenë shumë i mirë dhe aktive. Ka marrë nja 200 pushkë, 300.000 mijë fishekë dhe ca mitraloza. Isha një darkë te Dr. Zazani, mikut tënd. Kish dëgjuar që ti ishe fejuar dhe u interesua, në isha unë shoqja tënde. U gëzua dhe më foli mbi jetën tuaj në Francë. Të bën të fala bashkë me Leostën.

Këtë javë, kemi pasur mjaft mbledhje e konferenca dhe mbledhje e përgatitje natën, prandaj nuk kam mundur të të raportoj, pse sigurisht nato orë të lira, nuk isha në gjendje të bëj “ty” një raport, pse duhet ta mendosh mirë njëherë. Dhe përgjumësh, s’guxoja të të shkruaj, pastaj kam qenë edhe pak e pamundur, pasi kam pasur dhimbje koke, si një vjet më parë. Këtë nuk ta them që të më falësh, ose të më mishërosh, pse un jam si “thanë”, e fortë (megjithëse nuk është e bukur) dhe jo gjithmonë e marrë, që të mërzitem. Po ta them që tashti, se që të të shkruaj njëherë në tre ditë, do të mundohem, por nuk të siguroj, se më duket zor. Pastaj, ç’taksirat të inatosesh çdo tre ditë, vetëm nga unë. Ma mirë të mos i dish disa gjëra. (Kët mos e merr seriozisht, se unë do të shkruaj gjithë sukseset dhe budallallëqet tona, unë si trembem kritikave, sido që të jenë, në daç kalibrit të rëndë, ndaç të lehtë).

Po t’i dërgoj dy proces-verbale te mbledhjeve të fundit të qarkoreve të partisë. Po t’i dërgoj, pse m’i kërkon, po nuk mund të kuptosh shumë gjëra, pse gjatë mbledhjeve seksioni organizativ, ban mbledhje dhe neve e vizitojmë në Shtëpinë e Bardhë. Veç ngjet një gjë, mbasi janë këtu shoku “Deti” (Nako Spiru), e “Doktori” (Ymer Dishnica), shumë herë s’na pyesin shumë, dua të them bisedojnë e marrim vendime e kështu mbetemi jashtë. Prandaj po su solle rreth bazës ku janë ata të dy, ose të mos pyesësh, s’merr vesh se ç’bëhet brenda në organizatë.

Mbledhjet e qarkorit janë bërë në 10 ditë. Kanë marrë pjesë dhe shoku “Deti”, ose Dr., ku janë punue dhe qarkoret që ka dërguar K. Q. i Partisë. Jashtë mbledhjeve me kontakte të veçanta, asht bisedue mjaft për çështje të organizatës dhe të qëndrimit të situatës. Sigurisht “Deti” të ka shkruar mbi zhvillimin e gjendjen politike këtu. Dallavere po luan shumë, por me sa shoh unë, nuk jemi mbytur. Deri tashti e kemi timonin mirë në dorë, duhet veç tashti e gjithmonë më shumë, të qëndrojmë në këmbë që fronti i jonë dhe organizata e partisë, të rritet gjithmonë, të duket gjithmonë forca e saj.

Duhet vazhduar sistematikisht demaskimi i Ballit dhe i partive të tjera që po lindin dhe gjithmonë më i fortë, deri sa të çahet. Me gjithë se një pjesë e popullit, ose që mos të akuzojmë popullin, një pjesë e intelektualëve spektatorë, po na e heqin veshin, ose po na e thonë me ngadalë, që të na zbusim, duhet të vazhdojmë gjithnjë dhe më fortë ndërmarrjen që muerën, pse Balli e ndjeu veten shumë të tronditur dhe nga ana tjetër populli, duhet një çikë të mësohet, me qëndrimin e këtyre kalbësirave.

Duket përfituar nga kontradiksionet e tyre brenda, për t’i ndarë, si p.sh. ata të Vlorës, janë t’ indinjuar për lidhjen e Lurës, pse janë demek antizogistë; rinia e Ballit, qenka e dëshpëruar nga kompromisi, ose e dëshpëruar nga vëllavrasje, etj., dhe bëjnë sikur janë gati për tu ndarë, për të formuar Partia Social Demokratike, biçim, dhe që do të bashkohen me ne. Por ne një gjë dimë, që e mësuam, që ata janë gjithnjë dakord, të na luftojnë ne, qoftë pse janë reaksionarë, qoftë pse po u ikin kolltukët.

Po mundohem të na kopjojnë ne, kanë plan të formojnë njësite qyteti dhe po mundohen të formojnë dhe këshillat e mëhallëve, pse e kanë ndjerë humbjen në mëhalla. Por nuk do të kenë sukses. U bëmë për tu ruajtur edhe nga Balli se nga agjentët e kuesturës dhe spiunët s’kemi frikë më se na ndjekin, u ka hyrë tartakuti.

Me formimin e seksioneve, sigurisht do të mund ta sundojmë gjendjen më mirë, pse puna asht zgjeruar shumë dhe s’po i bënim ballë dot. Tashti, jo vetëm s’na del më koha të këndojmë raportet në qarkor si përpara, me gjithë se seksioni organizativ, i shqyrton ato shumë më pare, prapë mbledhja e qarkorit, nuk na mjafton t’i rrahim gjithë çështjet gjatë dhe ashtu siç duhet. Siç do ta shikosh dhe në proces-verbale, pikat e fundit shkurtohen, propozimet s’janë të shumta dhe disa herë mungojnë, pse nga mëngjesi na këput gjumi.

Tashti po e ndjejmë se ç’don me thënë me drejtue. Shokët e qarkorit, kanë kuptue rolin e drejtimit të sektorit që u është caktuar dhe po mundohen ta organizojnë, sa më gjerë e më fort. Shoku “Hysen’ (Gogo Nushi), e ndjen pulsin e organizatës dhe asht i vetmi që e ndjek organizatën, në gjithë sektorët. Drejton mirë mbledhjen e qarkorit, veçse ngul shpesh këmbë, në mendimet e tija. Sigurisht edhe punën e hamallëkut, nuk e ka lënë fare. Sikur “Hyseni” të fliste pak dhe të lidhte mejtimet, do të qe më i mirë, dua të them më i vlefshëm. Nuk hap dot gojën në konferenca, si mbledhja e aktivit të partisë që bëmë këtu, kurse në qarkor flet.

“Rosho”, ka marrë përgjegjësi ushtarake, prandaj efektivisht aj, si sekretar organizativ, nuk asht se i ka lënë celulat dhe nuk i kontrollon, as celulë të tijën s’ka. Në mbledhjen e qarkorit, ndërhyn fare pak dhe disa herë, e zë gjumi që në fillim. Duket i lodhur, mbase vjen pse ka qenë dhe i sëmurë disa kohë. Ka një të metë, që e dëmton mjaft. Është konfuz dhe ngatërrohet, shpesh herë në punë e humb mendjen, dua të them se nuk e ka mendjen fare, në atë që i thua, ose që e pyet. Unë nuk kam besim shumë të këshillohem, ose të marr një vendim bashkë me të.

Pse ai në fillim, është në kulm të entuziazmit, e pas pak, të jep përshtypjen e një të dëshpëruari. Në një moment thotë, ia thyem surratin ‘Ballit Kombëtar’, në një tjetër thotë, ‘Balli Kombëtar’ ka 200 të rinj në Tiranë! Në një kohë thotë, se është i mbaruar ky ose ai atentat, kurse ai vonon një javë, 10 ditë, ose dështon fare. Mbase s’ka faj aj dhe e vërteta asht, se s’ka shumë, por faji është, se e bën punën të mbaruar. Veçse kur i bëhet kritikë, e pranon.

Faktikisht punën e sekretarit organizativ, e bën shoku “Kila” (Kiço Ngjela) dhe punon mirë dhe pa u lodhur. Mban lidhje vazhdimisht me celulat dhe i kontrollon ato. Bashkë më “Hysenin”, pothuajse për çdo javë, u bën celulave qarkore dhe komunikime me shkrim. Besoj se, të ka dërguar ndonjë. “Dyli” (Abdyl Këllezi), punon me nacionalistët dhe sipas raporteve të shokëve, punon mirë dhe u rri pranë. “Dyli” është shok i besuar dhe serioz në punë. Kam besim, se do të bëhet shok i mirë. Skënderi, (Çela), është pak skolastik dhe frazeolog. Ka teknikë dhe nuk po e vërtit dot mirë dhe përsosur. Ka jashtë qarkorit shok, që mund ta bënin më mirë punën e tij, si anëtar qarkori. Vetëm ka vullnet për punë, por s’di të rregullohet mirë. Shahini (Ruka), është shok punëtor dhe i heshtur. Veç është shumë pesimist, për njësitet aj, mbase na transmeton pesimizmin.

Sa për “Delegaten”, mbasi më në fund. mezi ju mbush mëndja se duhet të ngrerë një çikë zërin më shumë, në qarkore ka filluar të flasë pak më shumë. Mbase se ndjen vetën në naltësin e përgjegjësive, që i ka ngarkuar partia, po mundohet t’i arrijë dhe ka besim se do t’ia arrijë, pse vullneti nuk i mungon, ashtu siç nuk mund t’i mungojë, çdo komunisti. Mundohet shoqja “Delegate”, të nxjerri shumë, pse sektorët janë shumë të gjerë, po mbase i mungon taktika, për ta zgjidhur më lehtë çështjen. Shënohen disa përparime “alla volturua” dhe ka shpresa, sidomos nëse do të ketë sulme të vazhdueshme, nga fronti i Arbanës.

Seksionet që kemi ndarë, sigurisht kanë filluar punën disi dhe besoj se do të ndihen edhe përfundimet. Organizata shtohet përditë dhe megjithëse janë larguar shokë, n’anë të ndryshme, kemi 18 celula me 120 anëtarë. Çdo javë paraqiten shokë për parti, sigurisht jo me dhjetëra. Shokët e partisë politikisht, qëndrojnë fare mirë dhe gjithë direktivat e Komitetit Qendror të Partisë, janë pritur mirë dhe i kanë hyrë kuptimit të tyre. Mbi qëndrimin me ‘Ballin’, asnjë dyshim ose hezitim në radhët e partisë, jo vetëm, por në radhët e simpatizantëve të partisë, grupeve edukative, si edhe në rini. Sigurisht, dy a tre simpatizantë, ose të rinj, nuk ngrenë kundra. Të pazhvilluar mjaft politikisht, kuadro shumë të reja, por ka vendosje dhe dashuri për parti. Elementi i ri, që ka hyrë në parti, është shumë entuziast për punën e partisë dhe mundohet të krijojë punë.

Është zgjerue agjitacioni, por organizativisht, nuk asht bë aq sa mundet të bëhet. Ka mundësi të përparosh me 100 km. në orë, ne ecim me 50. Këtë e them, për sa i përket brenda organizatës sonë. Ka një lëvizje të gjerë masash. Shokët e partisë punojnë dhe e vënë në lëvizje këtë masë. Janë pothue të gjithë, të okupuar në punë. Ka 60 njësite që i mbledhin shokët. Kanë organizuar konferencat e mëhallave. Kanë ndihmuar lëvizjen e shpërndarjen e lëndës propagandistike, mbledhin në rregull grupet e edukative dhe disa kanë dhe punë të tyre. 50 prej shokëve, janë shumë të mirë dhe dinë të komunikojnë mirë. Njëherë tjetër, mund të bëj tabelën për gjithë shokët, cilësitë e tyre dhe punën. Gjithashtu dhe klasën e tyre, se sot nuk jam në gjendje të ta bëj.

U formua Këshilli Nacional-Çlirimtar i Tiranës, me një kryesi prej 9 veta dhe dy janë përfaqësues të gruas dhe të rinisë. Janë 4 anëtarë partie, 3 deri në 4 grupista dhe të tjerët nacionalçlirimtarë të mirë. Konferenca qe prej 39 veta dhe u bë gjithë ditën. Janë të entuziazmuar dhe kanë filluar të punojnë. Ndjehet një lëvizje e gjerë në mëhalla. Ndjehet puna e jona. Nga konferenca të gjera, janë zgjedhë 29 këshilla mëhallësh dhe zyrash. Janë bërë dhe konferenca me element neutral, për t’u skjaruar.

U formua Këshilli Antifashist i Bashkimit të Rinisë së Gruas, prej një konference prej 58 veta, u zgjodh një këshill i gjerë prej 25 veta që do të zgjedhë dhe kryesinë prej 9 veta. Janë zgjedh 5 anëtarë partie, të tjerët janë grupistë shumica, një pjesë n-çlirimtare të mira dhe tre katër, pak të lëkundshme për qëndrimin tonë të ashpër. Janë caktuar seksionet. Ndihmat këtë muaj janë trefishuar, por fushata e leshit dhe ushqimit, nuk ka shumë sukses.

U formua Komiteti Antifashist i Rinisë së Tiranës. Një konferencë delegatësh të rinj prej 36 veta, zgjodhi komitetin prej 9 veta dhe dy ndihmsa, katër anëtarë të qarkorit të rinisë, tre të rinisë sonë dhe dy antifashistë, tre e katër vajza dhe 5 djem. Janë formuar 22 këshilla rinie, në mëhalla. Janë bë dy konferenca të gjera, për formimin e shoqnisë së re dhe prej njërës, doli dhe këshilli që mori pjesë në konferencë. Jemi në formim të shoqërisë sportive. Maksimumi i konferencës, ka arritur në 100 zgjedhës.

Kanë marrë pjesë në zgjedhje, 1600 e ca të rinj e të reja. Por, mund fare mire, që organizata e Bashkimit të Rinisë Komuniste, të përmbledhë 3 mijë të rinj, por të rinjtë tonë, nuk e kanë kuptuar mire, që duhet të marrin pjesë të gjithë në konferenca, një pjesë tjetër, nuk kanë mundur që të vinë. Tashti këshillat do të regjistrojnë, si me thënë, të rinjtë e mëhallëve dhe të zhvillojnë vazhdimisht konferenca, nëse armiku do të na lejë rehat.

Janë formuar kurse të ndryshme në mëhalla dhe kanë filluar funksionimin, sidomos ato të infermierisë, e analfabetizmit. Kanë dezertuar nga ‘Balli’, nja 6-7 të rinj dhe të reja dhe kanë marrë pjesë në mbledhjet e mëhallës, bile një grup, kanë bërë një deklaratë të ashpër, kundër ‘Ballit Kombëtar’. Bile dhe në këshilla, kanë marrë pjesë elementë që të paktën, favorizonin parullat e ‘Ballit’. Rinia komuniste sigurisht, ka qenë zjarri i mëhallës. Edhe qarkori i rinisë, ka qenë në lëvizje.

Tashti që rinia asht me 9, pse Zeqiu (Agolli), që shkoi në Dibër bashkë me dy shokë të tjerë, u larguan. Efektivisht tashti, jemi 8, se Liria (Liri Belishova) asht e sëmurë nga syri. Jemi mbledhur rregullisht dhe kemi pasur mjaft gjëra për të organizuar. Shokët dhe shoqet punojnë mirë. Shoku Niko, (Opari) sekretari organizativ, është aktiv dhe i rri afër rinisë dhe e kontrollon dhe e drejton atë.

Veç ka disa pikëpamje të ngushta organizative, por ka fituar eksperiencë të mirë në rini dhe e njeh të tërë rininë. Ka maninë të monopolizojë punën dhe po s’ja kujtove, që duhet të këshillohet dhe të vendosi bashkë me mua, të rrëshqet, hap letra dhe u përgjigjet, pa u kujtuar të m’i përcjelli mua. Shoku Driti (Çaushi), asht shok i mire, që punon pa llafe shumë. Interesohet shumë për rininë. Shoku Qazim (Vaqarri) asht pak dembel dhe i rëndë. S’merr pjesë në bisedime në qarkor dhe s’është shumë i lidhur.

Nuk e di se pse dhe si, u fut në Komitetin Qendror të Rinisë dhe bile, unë s’kisha dijeninë më të vogël, veç kur erdh në mbledhjen që kishim, ku qe Xhakua (Ramadan Xhangolli). Pieroja gjithashtu, interesohet dhe punon me sa i mundet. Asht shok i ri dhe do bëhet i mirë. Shoqet dhe ato punojnë mirë. Sektorët e vajzave, kanë pasur mjaft përparime dhe ecën në rregull. Shoqja Naxhije (Duma) që punon me vajzat e Institutit, kupton shpejt atë që i thua. Ndihet te ajo, zhvillimi që ka bërë nga hyrja në parti. Do bëhet një shoqe e mirë, veç asht e penguar sot për sot, nga familja.

Fatbardha Toto “Gjirokastritja” punon pareshtur me vajzat e shtëpisë, megjithëse e sëmurë. Ka vullnet në punë dhe aftësia, sidomos për rininë, nuk i mungon. Liria (Belishova), është një nga shoqet dhe shokët më të kjartë dhe të zgjuar. Ajo shoqe rritet çdo ditë dhe do bëhet një shoqe e vlefshme për Partinë. Punon mirë më pionierë dhe merr pjesë aktive në diskutimet e qarkorit. Harrova edhe shokun “Lola”, (Bardhyl Mano), punëtorin, jo pse asht punëtor, po mbasi ky asht pak i shkëputur nga rinia, pse asht shumë i zënë nga partia. Asht shok i mirë dhe punëtor, i kuptuar, por i pazhvilluar mirë, jep shpresa të mira.

Unë nuk kam shumë kohë, t’i kushtoj rinisë. Vetëm kam shkuar në konferencat që kemi zhvilluar, kam lidhje me edukatoret dhe tashmë së fundi dhe me bërthamën e studentëve. “Deti” jep mendimin, që unë të largohem nga qarkori i rinisë, që të mund t’i kushtohem më shumë sektorit të grave. Por mua, s’më vjen mirë, pse më është e dashur puna me rininë dhe efektivisht, unë shkëputem nga rinia, pse si anëtare e Komitetit Drejtues të rinisë, unë s’po bëj asgjë.

Rinia këtu, i ka shtuar radhët dhe po i shton vazhdimisht, por jo aq sa të mund të shtoheshin këtu në Tiranë. Duke llogaritur rininë, që asht larguar në gjithë qytetet e tjera e çeta, rinia komuniste e organizuar këtu, e ka kaluar 1000. Ka përgatitur kuadro të rinjsh dhe pothuaj në gjithë qarkoret e rinisë në Shqipëri, ka anëtarë dhe sekretarë organizativë të rinisë të Tiranës. Këto kohët e fundit, nga largimi i elementit të mirë në qytetet e tjera, Dibër e çeta, asht ndje dobësia e kuadrove, sidomos në rininë studenteske.

Ka një të mirë rinia e këtushme, pse ka mundësi të zëvendësojë punën e atyre që largohen dhe ka mundësi, të ngrihen kuadrot e reja. Që nga konferenca e Vendit e aktivit të partisë, i kemi dhënë partisë; 38-40 anëtarë. Që të gjithë, vetëm me një përjashtim, janë ngritur mjaft, janë aktiv dhe janë shumë të vendosur. Vetëm rinia punëtore, është mjaft ulët politikisht dhe organizativisht. Janë të zënë me punë private, u mungon zhvillimi që të ngrihen shpejt dhe ne kemi bërë gabimin që në këtë sektor, kemi lënë të punojnë shokët më të dobët të qarkorit, punëtorët, dhe ata nuk e kanë vërtitur dot.

Kemi bërë ndonjë të re të punës dhe besojmë se do të ketë përfundime të mira. Rinia asht agjitatore e mirë dhe e palodhur. Asht halë në sy për ‘Ballin’ dhe armikun. Ta marrësh në përgjithësi, bëhet mjaft punë…! Po të shohësh n’organizatë, gjen mjaft gjëra që s’ecin. Ka mungesa në mbledhjet e aktivit, nuk punohet ashtu siç duhet në rini dhe ajo që çalon më shumë, janë grupet edukative, që si mbledhin në rregull. Tashi kemi formuar 6 kurse teorike, me nga 13 veta në çdo sektor dhe do t’i drejtojnë 6 shokë partie.

Përfundimet, do t’ua komunikojmë. Tirana ka 27 njësite, disa prej tyre janë shtuar, por nuk janë të gjithë aktivë, siç duhet. Nejse, jemi duke formuar bindje, se do të shkojmë mirë. Mobilizimi në rini, mbasi janë përjashtuar ato të njësiteve, nuk ka pasur sukses shumë, as në rininë e organizuar, as në rininë antifashiste. Fushata po vazhdon. Rinis këtu i pëlqen, të rrijë në Tiranë, pse s’ka hëngër dru të fortë prej shumë kohe.

Tash para disa ditë, bëmë një konferencë prej 50 e ca të rinj, përgjegjës të organizatës së rinisë këtu dhe erdhi shoku “Deti” që i zhvilloi konferencës dhe shoku Dr. (Ymer Dishnica). Të tilla konferenca, i vlejnë rinisë. Organizuam teknikën e rinisë. Kemi dy poligraf, e 6 makina daktilografie. Janë rregulluar dhe ekipet e teknikës. Të shohim si do të punojë. Kemi lëndë të gatshme në letra dylli, si “Gruaja sovjetike”, “Socializmi në shoqërinë e re”, përmbledhja e librit Nëna.

Punë, ka mjaft për të bërë. Financa e rinisë, asht shtuar për çdo muaj. Arrin në 16.000 fr. Për rrethet, po mendojmë pak më shumë tashti. Janë dërguar, si nga rinia skuadra, si dhe shokë partie, për të organizuar këshillat. Në fund të këtij muaji, rinia ka mundësi t’organizojë Këshillat Antifashistë të saj dhe më 5 nëntor, kemi lënë të zgjidhet komiteti i qarkut, nga një konferencë prej 100 e ca delegatë. Nuk janë plane këto, se e kemi punën në terezi. Terreni për organizimin e Rinisë Antifashiste ish i përgatitur.

Më thonje, të të shkruaj gjerë e gjatë, për punën në parti e rini, me sukseset e të metat. Gjatë të shkruajta, po gjithë të metat e sukseset, nuk t’i thashë. U lodha dhe s’mund të të shkruaj mbase, gjëra të kjarta. Të shkruaj herë tjetër. Pyet për marrëdhëniet e shokëve këtu, me njëri tjetrin. Un nuk jam në gjendje, të të jap gjëra të sakta dhe të drejta. Un, vërtet kam qenë shpesh nga baza e tyre, por kam kaluar andej për punë që kam pasur dhe nuk kam mundur të vë re shumë gjëra dhe nuk kam qenë prezent gjithmonë, në bisedimet që bëjnë ata. S’kam gjëra konkrete, por kam përshtypje.

Për sa i përket marrëdhënieve të “Roshos” me “Detin”, un’ nuk kam vënë re. Në qoftë se harron diçka që i porositet, se besoj ta bëj me ndonjë prapamendim. Por që lidhjet e “Roshos” me Dr., janë më koridale si të thuash, më shumë me shaka, se punë, kjo duket. Si “Roshua” dhe “Hyseni” vijën bisedojnë me “Detin”, këshillohen dhe “Hyseni” më shumë me “Detin”. “Deti” me punën e tij, ka mundur ta fitojë autoritetin që i mungonte te “Hyseni” e “Rosho”, ti, e mban mënd opinionin e “Hysenit” për “Detin”, kur doli nga burgu, tashti e tutje, po i hap sytë më shumë.

“Deti” punon mjaft. Bën mbledhje vazhdimisht me shokë t’organizatës dhe ka shkruar. Ai është i zgjuar dhe shikon mirë përpara dhe nuk ashtë aq pesimist, si më përpara. Tjetër punë, se ka disa shejtanllëqe, e fjalë të çuditshme, që s’më pëlqejnë. Bashkëpunimi i “Detit” me Dr., asht i mirë. Un’ s’kam vu re gjë. Dr. ka bërë mbledhje me nacionalistët, por nuk e çan kokën shumë më duket. E shoh shpesh të rrijë pa punë, pa shkruar. I’a përton më shumë të shkruarit, se sa të folurit…!

Në konferenca ka folur gjatë dhe mirë dhe simpatia e tij këtu, po shtohet. Asht popullarizue shumë në rini e në popull, si orator i mirë. Dhe si “kokë”. Me gjithë se, siç mendoj unë, pozita e tij, tashti asht e vështirë pak, pse raportet, letrat i drejtohen “Detit”, në aktivin e Partisë këtu, drejtimi qe i “Detit”, prap ai nuk e bën veten, kam bindjen se e çmon atë dhe këshillohet. Kam përshtypjen se, ka më shumë konsideracion për gjykimin e “Detit”, se sa tëndin…!

Aj, çmon vullnetin tënd, por p.sh.: Kur ti dërgove qarkoren e Komitetit Qendror të Partisë, për dezaprovimin e Konferencën e Mukjes, në muhabet e sipër, më tha: “Duhet studiuar më mirë rrethanat, në të cilat u zhvillua, sigurisht po të jesha atje, d.m.th., së bashku me shokë në Komitetin Qendror, nuk do të gaboja dhe unë”! D.m.th., atë që bëri ai, mund ta bëje edhe ti.

Pastaj tha; edhe atë që të thashë në Labinot, që nuk është një gabim i madh fort, etj., por edhe u tha shokëve, që un do t’i jap hesap Komitetit Qendror dhe ju, me lidhjen tuaj, jepni mendimin tuaj. E vërteta është, se para se të nisesh Dr. për në Mukje, kur unë i thashë të mos e marrë “Hysenin”, aj më tha: “Duhet ta dish shoqe, këtu është punë koke, përgjegjësia është e madhe. Dua të kem 2 a 3 shokë të këshillohem”.

Ç’e do se edhe këshilltarët ranë brenda. Aj e ndjen tashti, gabimin që ka bërë, e që na ka kushtuar mjaft. Por Dr. është një natyrë, që nuk e mërzit veten shumë, të paktën kështu len me kuptue nga jashtë. Në kohët e para, qe shumë i mërzitur, sigurisht Dr., asht një shok që s’ka se si të mos e ndjejë, përgjegjësinë e tij. Për sa i përket konspiracionit, asht lëshuar fare.

Un, kam frikën se do ta pësojmë, me kaq lëvizje që bëjnë, në shtëpitë ku vemë. Më shumë se nga vëzhgimi i policisë, më shumë nga kontaktet e ndryshme dhe njerëz që s’dinë se çdo me thënë konspiracion. Më shumë se nga spiunazhi, nga naiviteti, mund që të zbulohen bazat…! Por “bereqavesën” që s’ka reaksion, por edhe me këtë, e kemi lëshuar shumë litarin.

Për, gjitha ato që më porositët, për kontrollin dhe spastrimin e disave, un ua komunikova shokëve. Siç të ka shkruar “Deti”, ata nuk janë të mendimit që vendosëm atje. Ata s’kanë besim që ta kem raportuar drejt çështjen e A. P. (Anastas Plasarit), e të tjerëve, prandaj hezitojnë se mos bëjnë një veprim të pa drejtë, me gjithë se un, ua parashtrova atë që u raportova juve. Me gjithë se s’më pëlqen të përgjigjem për akuza të vogla, por nuk kam qenë un, që u thashë që ta sjellin A. P. atje, por un thashë atë që më thatë, por pasi nuk pranuan, unë bëra gabimin që aprovova mendimin, që mund të vijë A. P. tek ju.

Me gjithë atë, mua s’më vjen keq, mund të thuash ç’të duash për mua. A u lodhe duke lexuar gjithë këtë gazetë, mos më mallko veç, sa për të share, sa të duash. Dhe një gjë që duhesh në fillim, por isha duke shkruar, kur mora vesh se Qazim Çakërri, u plagos rëndë. Kish 4-5 ditë, që e ruanim. Mbas dite, afër shtëpisë tënde dhe në rrugë, mund te shkolla, kur qe me 3 vetë tue shkue, e qëlluan, ç’e do që s’ka vdekur ala. Edhe Mustafa Kruja na shpëtoi. Atentati ka bërë shumë përshtypje”./Memorie.al

John Legend dhe Chrissy Teigen blejnë shtëpi mbi pesë milionë dollarë

0

Këngëtari i njohur amerikan John Legend, i cili u bë i famshëm me hitin “All of me”, së bashku me gruan e tij Chrissy Teigen, blenë një shtëpi në Los Angeles me çmimin e pabesueshëm mbi pesë milionë dollarë.

E ndërtuar në vitin 1930 me mbi 300 metra katrorë, shtëpia e përshkruar si organike dhe moderne ndërthur arkitekturën moderne dhe popullore me elemente natyrore. Ka kopshte lundruese me sistem vaditjeje dhe kullimi të integruar, si dhe tarraca dhe veranda të shumta që zënë mbi 200 metra katrorë rreth shtëpisë, si dhe një pishinë dhe SPA brenda shtëpisë.

Brendësia e saj përbëhet nga katër dhoma gjumi, katër tualete, dhoma e ndenjes dhe ngrënies formale, si dhe një kuzhinë. Ndodhet vetëm pak hapa nga një restorant i famshëm në West Hollywood, një lagje e Los Angeles-it dhe zë rreth 50 metra trotuar. /abcnews

Voziti me shpejtësi 228 km/h në autostradë, gjobitet me 300 euro

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjobitur një shofer me 300 euro dhe ka shqiptuar tri pikë negative pasi në autostradë nuk ka respektuar kufizimin e shpejtësisë.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti ka drejtuar mjetin me shpejtësi 228 km/h në zonën, ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 228 km/h, i njëjti është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drashkoviç: Të rënët në Banjë janë terroristët e Vuçiç-it, por dëshmorët e serbëve

0

Vuk Drashkoviç, ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë mendon se tre serbët e vrarë më Banjë të Zveçanit më 24 shtator janë “terroristë” edhe “dëshmorë”.

“Serbët e vrarë në Kosovë janë edhe terrorist edhe dëshmor. Ata i shtynë të jenë terrorist, por në fakt janë viktima të atyre që i shtynë në këtë aksion të çmendur. Rezultati është humbja e jetës së tyre”, tha Drashkoviç.

Por, ish-kryediplomati serb e pranon se sulmi ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku ka qenë sulm terrorist.

“Nëse ke një formacion të armatosur me uniforma dhe armë të rënda për të pushtuar territorin e një shteti tjetër. E gjithë bota e qytetëruar thotë se ka qenë sulm terrorist”, tha ai për mediumin boshnjak federalna.ba

Drashkoviç ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, derisa ka shtuar se është e nevojshme që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës.

“Të gjitha institucionet ishin në duart e serbëve dhe pastaj erdhi një urdhër nga diku në Beograd. Papritmas veriu i Kosovës u gjend në një situatë ku nuk kishte polic dhe gjyqtar dhe shqiptarët hynë në veri. Nuk e di se cila ishte ideja e kësaj lëvizjeje të paarsyeshme që serbët të tërhiqen nga institucionet e Kosovës. Unë jam i dëshpëruar për atë vendim”, theksoi Drashkoviç.

Por, ai ka ngritur alarmin se tensionet nga Kosova mund të barten edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Kam frikë se tani kjo atmosferë mund të përhapet në Bosnje dhe Hercegovinë. Më ngushëllon fakti se çdo plumb i parë i qëlluar në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës, sipas Marrëveshjes së Dejtonit, do të mobilizonte 20 mijë ushtarë të NATO-s dhe do të përfundonte shpejt”, ka potencuar Drashkoviç. Albanian Post

Newcastle – PSG është më shumë se një ndeshje futbolli

0

Dy klubet shtetërore takohen të mërkurën në kompeticionin e nivelit më të lartë evropian me më shumë se vetëm tre pikë në lojë.

Është një pyetje me të cilën shumë tifozë të futbollit kanë filluar të përballen: a mund të mbështesni një ekip në pronësi të një fondi sovran të pasurisë? Fryma e keqe që ka ardhur me marrjen e skuadrave si Paris Saint-Germain dhe Newcastle, ka lënë disa mbështetës të përballen me telashe morale.

Pavarësisht nga mendimi juaj për këtë çështje, nuk ka dyshim se takimi i së mërkurës mes dy klubeve të lartpërmendura vjen me një histori të sfondit se kjo është një përplasje mes dy shteteve të Lindjes së Mesme, dhe jo dy skuadrave historike të futbollit në kompeticionin më të madh të klubeve në Evropë.

Në një cep është Arabia Saudite dhe Newcastle dhe në tjetrin PSG-ja e mbështetur nga Katari. Është një rivalitet unik në atë që bazohet më shumë në sallën e këshillit sesa në fushë apo në tribuna, dhe një rivalitet mjaft i ri, të paktën për sa i përket futbollit, në këtë drejtim. Kishte një hendek 10-vjeçar midis dy klubeve që bliheshin, me Qatar Sports Investments (QSI) që bleu PSG-në në 2011 përpara se një konsorcium që mbështetej nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) të përfundonte blerjen e Newcastle në 2021.

Sfondi i tensioneve

Arabia Saudite ka një strukturë profesionale më të zhvilluar, si dhe rrënjë më të thella futbolli. Rritja e fundit e Ligës Pro Saudite nuk është vetëm një nënprodukt i pasurisë dhe investimeve të pafundme, por një respekt më i madh i kulturës së futbollit nga brenda rajonit. Në sytë e të dyja palëve, të dy kombet nuk përputhen në aspektin e cilësisë së futbollit.

Por këtu ka tensione të jashtme. Në vitin 2017, Arabia Saudite ndërpreu lidhjet me Katarin, duke pretenduar se politika e jashtme e Katarit binte ndesh me interesat saudite në Lindjen e Mesme. Këto çështje depërtuan në mediat e futbollit dhe sportit, pasi të dyja palët sulmuan njëra-tjetrën përmes shtypit, ndërsa Katari armatosi rrjetet e tij sportive.

Kryetari i PSG-së, Nasser Al-Khaleifi ishte në qendër të gjithçkaje. Ai ka kontrolluar prej kohësh “beIN Sports”, stacioni më i madh i transmetimit dhe programeve sportive në Lindjen e Mesme. Ndërsa tensionet u rritën midis dy vendeve, “beIN” u zhduk fare nga rrjetet saudite. Arabia Saudite, si kundërpërgjigje, dyshohet se krijoi rrjetin e saj pirat televiziv, me të cilin Katari u kundërshtua.

Këto çështje, siç duhet, u pajtuan nga futbolli. Në vitin 2019, Arabia Saudite pranoi të merrte pjesë në Kupën e Gjirit Arabik, të mbajtur në Katar, pasi kërcënoi me bojkot. Ngadalë, të dy palët u përqafuan me njëra-tjetrën në media dhe sauditët u lejuan të ktheheshin në mbulimin e futbollit të Katarit. Dy vjet më vonë, afërsisht në të njëjtën kohë kur PIF përfundoi marrjen e Newcastle, “beIN” u rishfaq në Arabi. Me sa duket, të gjithë mund të shikonin futboll përsëri.

Megjithatë, temperamenti i vjetër është ndezur ende. Një orë para hapjes së Kupës së Botës 2022, dhe pasi ra dakord të transmetonte 22 ndeshje falas, “beIN” ndaloi së punuari në Arabinë Saudite, pa asnjë shpjegim të qartë. Dhe ndonëse shumë prej tyre ende aksesonin lojërat përmes shërbimeve të paligjshme të transmetimit që janë të shfrenuara në rajon, ai shërbeu si një kujtesë se gjërat mund të bëhen testuese pa paralajmërim.

Dy blerje, me 10 vjet diferencë

Me atë sfond, pra, arrijmë te këto dy projekte të veçanta, por të ngjashme. Për sa i përket investimit në një klub evropian, Katari arriti i pari atje. Në vitin 2011, QSI, e drejtuar nga ish-tenisti profesionist Al-Khelaifi, bëri punën e shpejtë për blerjen e PSG-së.

Procesi filloi në shtator 2010, me një takim midis presidentit të atëhershëm francez, Nicolas Sarkozy, presidentit të atëhershëm të UEFA-s, Michel Platini, emirit të Katarit, Hamad bin Khalifa Al Thani dhe kryeministrit të Katarit. Se si shkoi ajo bisedë nuk dihet, por pretendohet se ajo hodhi themelet që Katari të fitonte votën e Platini për të pritur Kupën e Botës 2022 dhe ndihmoi në vulosjen e marrjes së PSG-së brenda 12 muajve.

Gjithçka rreth Al-Khelaifi, deri atëherë president i “Al-Jazeera”, ishte madhështore. Ai thirri Lionel Messi-n në konferencën e tij hyrëse për shtyp, duke theksuar se PSG ishte në kërkim të “Messit të ri”. Ai shpenzoi shumë dhe filloi të ndërtonte ekipin më maksimalist që Evropa kishte parë ndonjëherë. Parisi ishte magjepsës, ndaj solli magjepsjen e futbollit në Paris.

Arabia Saudite mbërriti në skenë 10 vjet më vonë, megjithëse iu deshën 18 muaj për të zgjidhur marrëveshjen. Qeveria britanike hodhi poshtë përpjekjet e tyre për të blerë Newcastle në herën e parë të kërkesës, duke përmendur shqetësimin me lidhjet midis familjes në pushtet saudite dhe Fondit të Investimeve Publike të vendit.

Përfundimisht, megjithatë, marrëveshja kaloi, me Amanda Stavely, një biznesmene e lindur në Yorkshire me përvojë në investimet në Lindjen e Mesme, e emëruar si personazh publik pasi bleu 10 përqind të klubit. Ata kishin nevojë për tifozët e tyre, të cilët kishin përbuzur hapur pronarin e mëparshëm Mike Ashley, që të binin në dashuri me ekipin e tyre përsëri.

Ndërtimi i një ekipi fitues

Dhe kështu filloi procesi i ndërtimit të skuadrës. PSG dëshironte sa më shumë yje që mund të gjenin, dhe ata i donin menjëherë. Al-Khelaifi nuk kurseu asnjë shpenzim për të marrë disa prej talenteve më të ndritur dhe më të njohur në futboll në “Parc des Princes”. Filloi me Thiago Silva, Edinson Cavani dhe David Luiz, ndërsa Zlatan Ibrahimovic pasoi shumë shpejt. Në vitin 2013, një 37-vjeçar David Beckham u soll në huazim për gjysmë sezoni.

Në vitin 2017, ata aktivizuan klauzolën e lirimit prej 220 milionë eurosh të Neymar nga Barcelona, duke përfituar nga dëshira publike e brazilianit për të fituar Topin e Artë duke i dhënë atij llojin e statusit, dhe pages, që të përputhet me nivelin e tij të lartë.

Kylian Mbappe erdhi më vonë atë verë dhe PSG papritmas mburrej dy lojtarët më të shtrenjtë në planet.

Neymar – Messi – Mbappe (Getty)

Katër vjet më vonë dhe pas dështimeve të panumërta në Champions League, Al-Khelaifi bleu edhe legjendën argjentinase, Lionel Messi. Këtu ishte një ekip prej 11 lojtarëve më të mirë që parisienët mund të gjenin, dhe ndërsa ata ishin emra mbresëlënës, shumë mund të shihnin se kishte probleme taktike brenda formacionit. Kështu që kjo u vërtetua, pasi PSG-ja ka pasur shtatë menaxherë të ndryshëm që kur QSI bleu klubin dhe ende nuk e ka fituar Champions League, pavarësisht se ka investuar gati 2 miliardë euro.

Newcastle nuk mundi të bindte të njëjtin nivel superyjesh për ta bërë Anglinë veriore shtëpinë e tyre, por PIF mori një rrugë tjetër. Ata zgjodhën të tejkalonin të gjithë të tjerët për talentin më të mirë të nivelit të mesëm në Evropë që mund të gjenin. Këtu hyri një Kieran Trippier dhe atje një Bruno Guimaraes. Shtoni pagesat e tepërta për Alexander Isak dhe Anthony Gordon përpara se Sandro Tonali të vinte në verën e vitit 2023, dhe “Magpies” kanë një formacion shumë të mirë, pa superyje të qartë.

Eddie Howe, një menaxher anglez, mori detyrën nga Steve Bruce. Brenda 18 muajsh, ai i çoi ata nga zona e rënies në top katërshen dhe sezonin e tyre të parë në Champions League në dy dekada. Ndoshta më e rëndësishmja, kjo është një skuadër që është ende në zhvillim.

Lidhja e tifozëve

Një pjesë e problemit të pronësisë së PSG-së është se ata kurrë nuk duket se e kanë kuptuar atë që duan tifozët. “Ultras Paris” kanë folur rregullisht sërish për pronësinë prej vitesh, të zemëruar nga neglizhenca e tyre ndaj lojtarëve francezë të nivelit të lartë. Ndërsa Kingsley Coman, Christopher Nkunku dhe Adrien Rabiot, për të përmendur disa, u larguan nga klubi, tifozëve iu kërkua të përqafonin një sërë lojtarësh me të cilët nuk ndjenin asnjë lidhje. Ishte një grup i dukshëm mbështetës parisienë, duke brohoritur për një ekip të themeluar në vitet 1970 për njerëzit e Parisit, i detyruar edhe një herë të qëndronte pas një ekipi jashtëzakonisht jo-francez.

Kjo është, më gjerësisht, arsyeja pse tifozët e PSG-së e kanë pranuar kaosin e përgjithshëm të Mbappe viteve të fundit. Kërcënimet e tij të përsëritura për t’u larguar, ankesat publike se si u grumbullua skuadra dhe debatet me shokët e tij të skuadrës në fushë janë pranuar të gjitha për shkak të shtetësisë së tij. Ai mund të jetë një makth, por ai është një francez. Fakti që ai është shumë i mirë në futboll gjithashtu ndihmon…

Ndërkaq, PIF kanë krijuar përshtypjen se janë më shumë në kontakt me fansat e tyre. Menjëherë pas marrjes së pushtetit, Stavely foli për të qenë një “kujdestare e mirë e klubit” dhe përmendi se ishte “prekëse” të fliste për një “komunitet” siç është Newcastle. Ajo këmbënguli se donte që klubi të lidhej me fansat dhe pas viteve të Ashley-t, kjo ishte muzikë për veshët e mbështetësve.

Dhe ndërsa PSG ka lënë fëmijët e saj të akademisë të shkojnë, Newcastle ka punuar shumë për të mbajtur lojtarët e tyre dhe për të gjetur role për ta brenda skuadrës. Sean Longstaff është ende një lojtar i rregullt për ta, ndërsa të riut Elliot Anderson iu dha debutimi i tij në fund të sezonit të kaluar me bujë të madhe. Fakti që anëtarët e rinj të Newcastle, Dan Burn dhe Lewis Hall kanë qenë mes të ardhurve, ka ndihmuar gjithashtu në nxitjen e kësaj lidhjeje me ata në tribunë.

Pra, kush fiton?

Këto janë dy skuadra që po luftojnë fort për të dalë nga grupi që ka të ngjarë të jetë grupi më i nxehtë në kompeticion.

Pjesa më e madhe e zhurmës para ndeshjes është përqendruar në atë që është ndeshja e parë në shtëpi e Newcastle në kompeticion që nga viti 2003, dhe çfarëdo që dikush mund të mendojë për rrugën që ata kanë marrë për t’u rikthyer këtu, është e vështirë të mos ndjesh një lloj lumturie për një kohë të gjatë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ata kanë të drejtën, apo edhe mjetet, për të mundur këtë skuadër të PSG-së. Luis Enrique është ende duke kuptuar se si t’i integrojë të 12 nënshkrimet e tij të reja në skuadër, ndërsa aftësia e Mbappe-s lë pak pikëpyetje, por ata i bënë gjërat të duken jashtëzakonisht të lehta kundër Borussia Dortmund dy javë më parë.

Ata duhet të kenë ende mjaft për të arritur me atë që ka të ngjarë të jetë një fitore vendimtare. Edhe tifozët e Newcastle me të vërtetë do të jenë në gjendje të fillojnë të ëndërrojnë për ndeshjet e mundshme me nokaut në vitin e ri.

Çfarë ndodh më pas?

Në fund të fundit, kjo është vetëm një ndeshje, edhe nëse të dy grupet e pronësisë dhe kombet që ata përfaqësojnë mund ta shohin atë si një shans për të fituar të drejtat e mburrjes ndaj tjetrit. Ajo që është ndoshta më interesante është se ku shkon më tej kjo betejë për epërsinë e futbollit në Lindjen e Mesme.

“Katar 2022” u konsiderua si një Kupë Botërore e suksesshme nga ata brenda FIFA-s dhe raportohet se presidenti Gianni Infantino është i prirur ta kthejë turneun në rajon sa më shpejt. Arabia Saudite është favoriti aktual për ta pritur në vitin 2034, me futbollin vetëm sportin më të fundit në të cilin po hedhin para.

Golfi, Formula 1, boksi dhe UFC kanë bërë marrëveshje me sauditët në vitet e fundit, dhe marrja e Newcastle është vetëm një hap drejt tyre për të bërë një zhurmë të ngjashme në futboll.

Investimi i PIF në Ligën Pro nuk ka gjasa të jetë një fluturim i vetëm një vere. Ata do të synojnë që lojtarët e shquar në Kupën e Botës së tyre në shtëpi të luajnë për Al-Ittihad dhe Al-Nassr.

Katari, natyrisht, e ka parë Kupën e Botës së tyre të vijë e të largohet, dhe ndoshta nuk është rastësi që Neymar dhe Messi u lanë të largoheshin nga PSG pothuajse sapo ai turne përfundoi. Mbetet për t’u parë nëse QSI është e gatshme të investojë aq shumë te PSG ose ndonjë klub tjetër në vijim, por kjo nuk do të thotë se vendi ka përfunduar me lënien e gjurmëve të tij në lojën evropiane.

Sheikh Jassim, një anëtar i familjes mbretërore të Katarit, mbetet kryesuesi për të përfunduar blerjen e Manchester United, dhe do të ketë të tjerë në rajon që janë të prirur të investojnë ose blejnë klube gjatë viteve të ardhshme.

Dhe kështu, ndërsa dy klubet me ndikimin më të madh të Lindjes së Mesme takohen në Champions League, kjo nuk ka gjasa të jetë e vetme për sa i përket rajonit që të ketë fjalën e tij në garat më të mëdha të klubeve në botë.Albanian Post 

Malishevë: Policia arreston të dyshuarin, i vodhi para babait

0

Të martën policia në Malishevë ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar, mashkull kosovar, pasi i njëjti me datën 6 shtator, babait të tij, i kishte vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.

Kurse, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh te policisë.

Milan Radojçiq lirohet nga paraburgimi, i ndalohet ardhja në Kosovë

0

Gjykata e Lartë në Beograd ka liruar nga paraburgimi Milan Radiçiçin, i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, dhe i vetë deklaruar si udhëheqës i një grupi terrorist që sulmoi policinë kosovare në veri.

Sipas medieve serbe, pasi dëgjoi të pandehurin Milan Radoiçiq, gjyqtari i procedurës paraprake në Serbi, hodhi poshtë propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për të caktuar masën e paraburgimit, për shkak të rrezikut të arratisjes.

Sipas vendimit të Gjykatës, Radoiçiqit, i është ndaluar largimi nga territori i Serbisë pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në Kosovë. po ashtu Gjykata thuhet se i ka caktuar paraqitje në stacionin policor në datën 1 dhe 15 të çdo muaji, si dhe i është konfiskuar pasaporta e Republikës së Serbisë.

Sipas prokurorisë serbe, Radojçiq akuzohet se ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese të fuqisë së madhe shkatërruese në Tuzla të Bosnjës dhe Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator të këtij viti, kur edhe ka kryer sulmin në veri. Por, nga dëshmitë që ka publikuar policia e Kosovës shihet se armët janë të Serbisë, përkatësisht të Ushtrisë së Serbisë.

Iran, 16-vjeçarja në koma pas sulmit nga policia e moralit – nuk po mbante hixhabin

0

Një vajzë 16-vjeçare iraniane është shtruar në gjendje kome që nga e diela në Teheran, nën mbikëqyrje të rreptë.

Kjo pasi u sulmua dhe u arrestua nga oficerët e policisë morale për shkak se ajo nuk mbante hixhabin e detyrueshëm.

Rasti është diskutuar shumë në mediat sociale, ku ngjashmëritë me rastin e Mahsa Amini, vdekja e së cilës më 16 shtator 2022 shkaktoi një lëvizje të madhe proteste në vend.

Sipas informacioneve të marra nga organizata e të drejtave të njeriut Hengaw, mëngjesin e 1 tetorit, Armita Garawand, një 16-vjeçare me origjinë nga Kermanshah dhe banuese në Teheran, u sulmua dhe u arrestua nga oficerët në stacionin e metrosë Shohada, sepse nuk respektoi detyrimin e hixhabit.

Sulmi i shkaktoi plagë të rënda dhe ajo u transportua në spital.

Të shqetësuara për rindezjen e mundshme të tensioneve, autoritetet iraniane e mohuan menjëherë sulmin, duke shpjeguar se vajzës i “i ra të fikët” për shkak të rënies së presionit të gjakut.

Prindërit e saj kanë dhënë një intervistë duke konfirmuar versionin zyrtar, por dihen metodat e presionit që regjimi përdor rregullisht ndaj familjarëve të viktimave të incidenteve të tilla për të mbyllur gojën.

Sipas Hengaw, Garawand u plagos rëndë pasi u arrestua nga oficerët e të ashtuquajturës policia e moralit në stacionin e metrosë Shohada në Teheran të dielën.

Ajo është shtruar nën masa të rrepta sigurie në spitalin Fajr në Teheran dhe “për momentin nuk lejohen vizita as nga familja e saj”.

Edhe pse një banore e Teheranit, Garawand është nga qyteti i Kermanshah në Iranin perëndimor të populluar nga kurdët.

Maryam Lotfi, gazetare e gazetës “Shargh”, u përpoq të vizitonte spitalin pas aksidentit, por u arrestua menjëherë.

Ajo u lirua më vonë.

Rasti është bërë objekt diskutimi intensiv në media sociale, me një video të supozuar të incidentit që disa thonë se tregon adoleshenten, me miqtë dhe me sa duket pa shami, duke u shtyrë në metro nga policet gra.

Masood Dorosti, CEO i Metrosë së Teheranit, mohoi se kishte pasur “ndonjë konflikt verbal ose fizik” midis studentes dhe “pasagjerëve ose menaxherëve të metrosë”.

“Disa thashetheme për një përplasje me oficerët e metrosë … nuk janë të vërteta dhe pamjet e CCTV hedhin poshtë këtë pretendim”, i tha Dorosti agjencisë shtetërore të lajmeve “IRNA”.

Një vit pas vdekjes së Masha Amini, autoritetet iraniane kanë nisur një përpjekje të përtërirë për të goditur gratë që kundërshtojnë rregullat e rrepta të veshjes së Republikës Islamike për gratë, duke përfshirë hixhabin e detyrueshëm.

Qendra për të Drejtat e Njeriut me bazë në New York në Iran tha se gratë dhe vajzat “përballen me dhunë në rritje, arrestime arbitrare dhe rritje të diskriminimit pasi regjimi riaktivizoi patrullat e tij policore që ato të mbajnë mbulesë të detyruar”. Albanian Post

Komuniteti shqiptaro-amerikan i shkruan Bidenit, i shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia

0

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia.

Organizata shqiptaro-amerikane nga pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara i dërguan të martën një letër presidentit Joe Biden, ku shprehën shqetësimin për veprimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe kërkuan që ShBA-ja dhe BE-ja të marrin masa kundër presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga kërcënimi i vazhdueshëm që paraqet Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, thuhet në letrën e nënshkruar nga rreth 90 shoqata dhe grupe shqiptaro-amerikane, të një spektri të gjerë
Nënshkruesit e letrës i kërkojnë presidentit Biden një takim për të diskutuar për gjendjen e krijuar.

Letra drejtuar presidentit Biden merr shkas kryesisht nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë në pjesën veriore të Kosovës, ku humbi jetën një oficer policie, si edhe nga grumbullimin e madh ushtarak nga Serbia në kufirin me Kosovën, që vetë Shtëpia e Bardhë e quajti “të pashembullt”, duke bërë thirrje Beogradit për tërheqjen e trupave nga kufiri.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby tha të martën se Serbia ka filluar tërheqjen e këtyre forcave.

“SHBA dhe BE duhet të marrin masa ndaj presidentit Vuçiç dhe të mos ta lejojnë atë të nxisë dhunën, të armatosë terroristët dhe të kërcënojë fqinjët e tij. Serbia nuk mund të mbetet anëtare e komunitetit perëndimor duke mbajtur njëkohësisht lidhje të ngushta me Rusinë”, thuhet në letër.

Aktivistët shqiptaro-amerikanë vënë në dukje lidhjen e veçantë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Si shqiptaro-amerikanë krenarë, ne vlerësojnë thellësisht mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në letër, por shtohet se ky komunitet është i shqetësuar për rolin e Serbisë duke i quajtur veprimet e saj si “një rrezik të qartë dhe të pranishëm ndaj popullit, sigurisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”.

Në letër përmendet fakti që nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiç, e pranoi publikisht se drejtoi operacionin e 24 shtatorit, së bashku me Bojan Mijailoviçin, një truprojë i ministrit të Brendshëm Aleksander Vulin, i cili është sanksionuar nga Departamanti i Thesarit i SHBA-së, për krim të organizuar, operacione të paligjshme lidhur me narkotikë dhe lehtësimin e aktiviteteve keqdashëse të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Në letër përmendet gjithashtu deklarata e ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, se sulmi “ishte i koordinuar dhe i sofistikuar” se personat e armatosur duket të kanë pasur stërvitje ushtarake dhe se sasia e armëve lë të kuptohet se kishte një plan “për të destabilizuar sigurinë në rajon.”

“Sulmi terrorist është pjesë e një sërë përpjekjesh për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin… (Ai) paraqet një kthesë kritike dhe vendimtare jo vetëm për rajonin por edhe për gjithë Evropën”,

Autoritetet në Prishtinë, Bashkimi Evropian dhe diplomatët perëndimorë kanë kërkuar vënien e autorëve të sulmit para drejtësisë. Prishtina ka akuzuar Beogradin për mbështetjen dhe pajisjen e grupit që kreu sulmin.

“Serbia ka treguar herë pas here se përbën rrezik për Kosovën, fqinjët e saj dhe komunitetit ndërkombëtar më gjerë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk mund ta trajtojnë më Serbinë si një partner i besueshëm ndërkohë që ajo furnizon dhe tani strehon terroristë të armatosur rëndë”, thuhet në letër.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha të martën se ka arrestuar Milan Radoiçiçin. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka mohuar lidhjet me grupin e armatosur. Ai ka akuzuar Prishtinën zyrtare për nxitje të dhunës në veri.

Limaj: Serbia s’do të ndalet me kaq, sulme të tilla mund të përsëriten

0

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka quajtur agresion i Serbisë ndaj Kosovës sulmin në Banjskë. Sipas Limajt, Serbia nuk do të ndalet me kaq dhe se sulme të tilla mund të përsëriten.

Kreu i Nismas ka thënë se Serbia ka pasur për synim ndryshimin e realitetit të Kosovës si shtet i pavarur dhe demokratike.

Limaj e sheh edhe si tendencë për të okupuar territore në Kosovë, teksa grupet terroriste i sheh se janë mbështetur nga shteti serb.

“Ai është një agresion, nuk është thjesht një sulm ndaj Policisë së Kosovës por është agresion ndaj shtetit të Kosovës. I planifikuar, i mirë menduar me objektiv të qartë politik dhe në mbështetje të fuqishme logjistike siç e kemi parë nga shteti serb. Agresion i Serbisë në drejtim të Kosovës për të ndryshuar realitetet, me objektiva të qarta territoriale për të provokuar një luftë ose konflikt në Kosovë, për ta destabilizuar këtë vend dhe mundësisht për të okupuar pjesë të territorit të Kosovës”, ka thënë Limaj për EO.

Teksa ka folur për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, Limaj pajtohet që të ketë hetim ndërkombëtar.

“Ajo që ka ndodhur është fillimi i atij planifikimi, kështu që natyrisht duhet një hetim i gjithmbarshëm dhe besoj se institucionet tona të sigurisë kanë bërë dhe janë duke bërë hetime, për ta zbardhur deri në fund këtë agresion dhe për ta vënë në tavolinën e akuzës Serbinë. Pra për ta bërë ndërlidhjen e qartë e cila dihet që është, e cila dihet që është, me fakte dhe prova. Kush qëndron prapa këtij agresioni dhe siç e ka thënë edhe Parlamenti i Kosovës na duhet urgjentisht një hetim ndërkombëtar për të fituar kredibilitetin e nevojshëm ky hetim. Kosova është e interesuar dhe ka nevojë që këto prova të marrin vlerën kredibile dhe të testohen nga një hetim ndërkombëtar. Është interes jetik i Kosovës që ky hetim të përfshihen akterët në këtë hetim dhe përfundimisht të dihet saktë ajo çfarë ka ndodhur dhe po ndodh”, u shpreh Limaj.

Ish-zëvendëskryeministri u shpreh se Serbia ka ndryshuar diskurs në raport me Kosovën. Thotë se nga politikat për të kundërshtuar pavarësinë, ka hyrë në një fazë të agresionit.

“Për mua ky është vetëm fillim i asaj. Serbia ka hyrë në një fazë tjetër në drejtim të agresionit të Kosovës. Deri tani ne e dimë se në çfarë forma Serbia ka funksionuar në raport me Kosovën duke mohuar nga vetë, lirinë dhe shtetësinë e saj dhe nuk ka lënë asgjë pa bërë për ta anuluar realitetin që është krijuar. Tani ka kaluar në një fazë tjetër, të gjitha ato mekanizma i kanë dështuar, tash ka kaluar në një fazë të agresionit të hapur territorial ndaj Kosovës dhe kjo duhet të faktohet dhe provohet”, u shpreh Limaj.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon