14.3 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 1404

Dita e ndeshjes: Ballkani sfidon Dinamo Zagrebit

0

Kampioni i Kosovës Ballkani sonte do të zhvillojë një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e klubit të tyre.

Ballkani do të përballet me gjigantin kroat, Dinamon e Zagrebit, sfidë kjo që do të luhet në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Pas humbjes nga Viktoria Plzen, “Xhebrailat” do të tentojnë ta befasojnë gjigantin kroat në “Fadil Vokrri”.

Në konferencë për shtyp, trajneri i Ballkanit Ilir Daja e pranoi se Dinamo është favorit por klubi kosovar ka motivin për të zhvilluar një ndeshje të bukur.

“Për ecurinë e Dinamos dhe nivelin që ka, nuk duhet folur shumë, pasi është një klub me eksperiencë të jashtëzakonshme dhe është përfaqësuesja më e mirë e kampionatit të Kroacisë, një vend që ka qenë edhe nënkampion bote. E kemi ndjekur ecurinë e tyre, pasi kemi pasur më shumë kohë dhe mund t’u them se janë favoritët kryesorë, bashkë me Viktoria Plzen, për të kaluar grupin, por duke pasur edhe përkrahjen e tifozëve tanë, besoj që nuk do të kemi nevojë për motivim dhe do të menaxhojmë emocionet, për të bërë një ndeshje të mirë. Jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë që nesër të bëjmë diçka të bukur”, tha tekniku shqiptar.

Ndërsa, një përballje jo të lehtë pret edhe trajneri i Dinamos Sergej Jirakovic, që në të mërkurën u shpreh se kanë analizuar klubin nga Suhareka.

“Na pret një ndeshje kërkuese ndaj Ballkanit, një ekip shumë mirë i udhëhequr, i organizuar dhe lehtësisht i adaptueshëm. Ata dinë të ndryshojnë sistemin, ne e dimë që luajnë romb 4-4-2, i kemi analizuar dhe do të duhet të jemi në nivelin maksimal për agresivitet dhe duele, madje do të thosha në kufirin e fanatizmit, sepse kështu luajnë”.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Dinamos do të nis me fillim nga ora 18:45./rtklive

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

2 mijë e 474 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 21 aksidente me të lënduar dhe 25 me dëme materiale, përcjell Klankosova.tv.

Në 24 orët e fundit janë arrestuar 22 persona dhe 13 janë dërguar në mbajtje.

SHBA-ja i jep Ukrainës 1.1 milionë fishekë të sekuestruar nga Irani

0

SHBA-ja ka dërguar afërsisht 1.1 milionë plumba të sekuestruara nga Irani vitin e kaluar në Ukrainë, tha ushtria e saj.

Komanda Qendrore e SHBA (Centcom), e cila mbikëqyr operacionet në Lindjen e Mesme, thotë se ato u konfiskuan nga një anije e nisur për në Jemen në dhjetor.

Aleatët perëndimorë të Ukrainës paralajmëruan kohët e fundit se linjat e tyre të prodhimit po përpiqeshin të mbanin shpejtësinë me të cilën Ukraina po përdorte municione.

Centcom thotë se raundet iraniane u transferuan në Ukrainë të hënën.

Bëhet e ditur se municioni ishte i kalibrit 7.62 mm i përdorur në pushkët dhe mitralozat e lehta të epokës sovjetike, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Municionet fillimisht u kapën nga forcat detare amerikane nga një anije pa shtetësi e quajtur MARËAN 1 më 9 dhjetor.

Qeveria amerikane fitoi pronësinë e tyre në korrik përmes një procesi të njohur si konfiskimi civil, me anë të të cilit një pasuri mund të sekuestrohet nëse pronari i tij mendohet të jetë i përfshirë në aktivitet kriminal.

Në këtë rast, pretendimi u ngrit kundër Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, një degë e forcave të armatosura iraniane të ngarkuara me ruajtjen e qeverisë së vendit.

Malishevë: Djali ia vodhi babait 10 mijë euro

0

Të marten policia e ka arrestuar një person në Malishevë.

I njëjti dyshohet se ia ka vjedhur babait të tij 10 mijë euro.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lartcekur babait të tij viktimës mashkull kosovar i kishte vjedhur një shumë të konsiderueshme parash. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

I riu është ndaluar për 48 orë dhe prokurori i shtetit e ka iniciuar rastin si “Vjedhje e rëndë”.

Në disa media është raportuar se i dyshuari ishte zhdukur për disa ditë dhe policia e kishte gjetur atë tek një vilë.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Sot nis fushata për informim për liberalizim të vizave

0

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nga sot do të hapet fushata për informimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, lanson Fushatën Informuese për Liberalizimin e Vizave”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.

Fushata do të lansohet në Sheshin Skënderbeu me fillim nga ora 13:00, ku lansimin do ta bëjë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Aktiviteti i parë do mbahet në Prishtinë për të vijuar më tej në krejt Kosovën”, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës.

Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.

Qytetarëve të Kosovës nga 1 janari u mundësohet të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.

Parlamenti Evropian miratoi në prill të këtij viti vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje u përmbyllën.  Miratimi në Parlamentin Evropian ishte bërë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Edhe ambasada e Gjermanisë në Kosovë ditë më parë ka dalë me një njoftim sa i përket udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se “Poseduesit e pasaportave të Kosovës duke filluar nga 1 janari 2024 do të mund të udhëtojnë drejt Zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtëra”

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

0

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 25 gradë Celsius.

Të enjten dhe të premten, sipas parashikimit, do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s, thuhet në njoftimin e IHMK

Totaj pret në takim koordinatoren e re të TIKA-s, diskutojnë për bashkëpunimin

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot koordinatoren e re të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe bashkëpunëtorin e saj, për të diskutuar për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit tonë.

Me këtë rast diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit, agrikulturës, projekteve sociale dhe kulturore, që përforcojnë edhe më tej lidhjet miqësore mes Kosovës dhe Turqisë.

 

Halli i Vuçiqit po njollos dhe fytyrën e Partisë Socialiste

0

nga Andi Bushati

Ndonëse rezoluta e Partisë Socialiste, i ka tejkaluar qëndrimet e kryeministrit Rama, lidhur me atë që ndodhi në Banjskë, në 24 shtator, ajo është në mos e turpshme, krejtësisht e pamjaftueshme për t’i bërë nder shtetit shqiptar. Aty vërtet përdoret termi “terrorist”, të cilin kryeministri nuk guxon ta shqiptojë, aty është zbutur qëndrimi i Ramës për marrjen nën kontroll të veriut nga KFOR, duke kërkuar thjeshtë shtimin e trupave ndërkombatare, por këto janë një ndihmë e papërfillshme ndaj asaj pjese të kombit, me të cilët ndajmë të njëjtat aspirata.

Dhe këtu nuk është puna të futemi në sherrin tonë lokal mes rilindasve dhe non gratave. As të merremi me cic micet e brendëshme se kush është më tepër patriot. Ka një referencë të thjeshtë me të cilën duhet të matet fytyra e Shqipërisë, që do të njolloset ose jo, nga rezoluta që do të miratojë parlamenti. Ky është krahasimi i tekstit të votuar unanimisht nga deputetët e të tëra krahëve në Prishtinë, me draftin që do të prodhojnë kolegët e tyre në Tiranë. Deri më tani, ajo që propozon PS meriton termin langaraqe. Ndoshta duke e ditur këtë mëkëmbësit e Ramës po tentojnë të fshihen pas trukeve absurde, herë duke e shtyrë miratimin e rezolutës drejt gjysmës së dytë të tetorit dhe herë duke përdorur alibinë qesharake të përgjegjësisë së një vendi të NATO-s.

Po ti lexosh edhe atë që votoi parlamenti kosovar edhe atë që propozojnë socialistët diferencat janë thelbësore, jo vetëm në gjuhë dhe në frymë, por edhe në koncepte. E para “dënon sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë”. E dyta flet për veprime të një “njësie terroriste serbësh”. Pra njëra denoncon krimin shtetëror, tjetra flet për individë. Dhe pyetja shtrohet: cili version është më pranë së vërtetës? Kur mendon se armatimi i rëndë i përkiste ushtrisë Serbe, se terrorristët ishin stërvitur aty, se Beogradi bëri sikur e arrestoi dhe më pas e liroi Radoiçiçin, për të mos e ekstraduar, se vetë Vuçiçi është shfaqur në publik dhe e ka mbrojtur para të gjithëve këtë kriminel, për pyetjen e mësipërme nuk ka më dilema.

Po atëherë, pse qëndrimi i Partisë Socialiste e shpërfill këtë realitet? Pse ata nuk guxojnë as të kërkojnë “një hetim ndërkombëtar të shtetit serb”, ashtu sikurse bënë deputetët e të gjithë spektrit në Prishtinë?

Këto dilema kanë vetëm një përgjigje. Ato shpjegohen me nevojën e grupit parlamentar socialist për të pasur koherencë me qëndrimet personale të Edi Ramës. Edhe kur u rrëmbyen tre policët edhe kur u zhvilluan trazirat dhe për përleshjet e serbëve me KFORin në veri edhe kur qeveria Kurti shoqëroi në zyra kryetarët e zgjedhur të komunave edhe per asocacionin edhe për sanksionet, Edi Rama, në rastin më të mirë, ka qëndruar në mes të dy palëve. Basti që ai ka vënë për projekt afatgjatë me Vuçiçin, shpesh e ka detyruar që ti dalë kundër Kosovës.

Por, në këtë rast është ndryshe. Sado që qëndrimet e tij si kryeministër kanë peshën e vendimmarrjes shtetërore, ato shpesh mund të konsiderohen edhe si personale, në një vend ku institucionet kanë vdekur dhe gjithçka vendoset nga një njeri i vetëm. Por së paku formalisht, rezoluta e një parlamenti është diçka tjetër. Ajo vulos qëndrimin e vendit. Ajo bëhet në emër të gjithë shqiptarëve. Prandaj gjëja më e pakët që duhet përfillur, në këtë rast, është shqetësimi i Edi Ramës se mos rëndohet Vuçiçi.

Partia Socialiste është e dënuar të veprojë në të njëjtën linjë si forcat kryesore politike në Kosovë, për të treguar me gisht shtetin serb dhe për të kërkuar hetim ndërkombëtar ndaj tij. Çdo qëndrim i ndryshëm, do ta shndëronte njollën që Rama ka marrë personalisht përsipër, në faj kolektiv. PS nuk mund të bëhet lavatriçja e Vuçiçit pasi në këtë rast, duke i imponuar si shumicë kuvendit një rezolutë neutrale, ajo do na nxinte të gjithëve. ©Lapsi.al

Gjenden mbetje mortore në Bishtazhin, dyshohet të jenë të luftës së fundit

0

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, ka bërë të ditur se gjatë gërmimeve në Bishtazhin të Gjakovës janë gjetur disa mbetje mortore .

Sipas KQPZh-së, eshtrat e gjetur potencialisht i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

“Në vazhdën e aktiviteteve gërmuese, gjatë këtyre dy javëve, ekipet tona të KQPZH, IML dhe Policia e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, EULEX-it dhe KNKK, janë duke kryer gërmime në lokacion Bishtrazhin, Komuna e Gjakovës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej bëhet e ditur rezultati i eshtrave të gjetura do të bëhet publik pas analizave të ADN-së.

Deklarohet i pafajshën zyrtari i Komunës së Rahovecit

0

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, i akuzuari Syljeman Daka është deklaruar i pafajshëm se në cilësinë e zyrtarit të shërbimeve publike në Komunën e Rahovecit, ka keqpërdour detyrën zyrtare.

Deklarimin rreth akuzës, i akuzuari Daka e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

“Nuk ndihem fajtor” tha i akuzuari Daka.

Meqenëse i pandehuri Daka nuk e pranoi fajësinë, gjyqtari i çështjes, Sulltan Dobraj, e njoftoi atë se në afat prej 30 ditësh, ka të drejtën të paraqesë kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Ndërsa, në seancë mungoi i dëmtuari Avdi Jakupi, i cili sipas gjyqtarit Dobraj është ftuar në mënyrë të rregullt, por që me anë të një e-maili ka njoftuar se nuk mund të marrë pjesë për shkak të obligimeve personale.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, thuhet se më 27 dhjetor 2022, në fshatin Krushë e Madhe dhe në fshatin Xërxë të Rahovecit, i pandehuri Sylejman Daka, në cilësinë e zyrtarit për shërbime publike në Komunën e Rahovecit, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që t’i shkaktojë dëm presonit tjetër- të dëmtuarit kontraktuesit OE “Agro Invest” Sh.P.K., me përfaqësues të autorizuar Avdi Jakupin.

Aktakuza thotë se duke mos përfillur procedurat ligjore të përcaktuara, si menaxher-mbikëqyrës i rrnimit, nuk e ka lejuar që të bëhet rrënimi i objekteve pa leje në vendet e lartpërmendura, por urdhvroi vetëm pjesërisht rrënimin e tyre.

Gjithmonë sipas aktakuzës, edhe pse i akuzuari Daka është njoftuar në formë të shkruar nga aktvendimet e nxjerra nga inspektori i ndërtimit të Komunës së Rahovecit se duhet të veprohet në bazë të aktvendimit të 20 korrikut 2022, konkluzionit mbi lejimin e ekzekutimit të 7 shtatorit 2022 dhe aktvendimit të 30 shtatorit 2022 dhe konkluzionit mbi lejimin e ekzekutimit të rrënimit të 14 tetorit 2022, i akuzuari nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, ka urdhëruar vetëm pjesërisht rrënimin e tyre edhe pse në aktvendime thuhej të bëhet rrënimi i tërësishëm dhe trualli të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Me këtë, thuhet se i është shkaktuar dëm material të dëmtuarit Avdi Jakupi në shumë prej 8 mijë e 263 euro e 40 centë.

Për këto veprime, Sylejman Daka po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi