16.9 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 1406

Hapet çerdhja e dytë publike në komunën e Malishevës

0

Komuna e Malishevës njofton se në qytet është hapur çerdhja e dytë publike.

Gjatë ceremonisë së hapjes kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, premtoi dhe garantoj se do të vazhdohet me investime të tilla në edukimin dhe arsimimin e hershëm, përkatësisht me ndërtimin e çerdheve të reja edh enë vendbanimet tjera të Komunës së Malishevës.

“Është kënaqësi e veçantë që sot po marrë pjesë në hapjen e çerdhes së re në qytet. Ju uroj të gjithëve dhe ju garantoj e ju siguroj, se do të bëjmë të pamundurën për investime në arsimimin dhe edukimin e hershëm, si një parakusht për rritjen dhe zhvillimin në arsim. Investime tona nuk do të ndalen me kaq, pasi do të vazhdohet me investime të reja në arsimin dhe edukimin e hershëm”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, tha se “e kemi premtuar dhe e realizuam, ndërtimin dhe hapjen e çerdhes së dytë në qytet, si një nevojë e kohës. Bashkë me gratë asambliste, kemi bërë përpjekje dhe ja kemi arritur, me përkrahjen e pa rezervë të kryetarit Kastrati, për të hapur edhe këtë çerdhe, për edukimin dhe arsimimin e hershëm të fëmijëve, si dhe për krijimin e mundësive më të mira për gratë që punojnë dhe jo vetëm, si dhe për socializmin e fëmijëve”.

Ajo gjithashtu i uroj dhe inkurajoj edhe edukatoret që të cilat janë të angazhuara në këtë çerdhe.

Edhe drejtoresha e çerdhes “Zërat e ëmbël”, Behare Shala, tha se çerdhja e dytë ka kapacitet për 80 fëmijë, stafin profesional, kushtet shumë të mira dhe edukim të garantuar për fëmijët.

Çerdhja e dytë në qytetin e Malishevës, është investim i Komunës së Malishevës, që është realizuar në kuadër të investimeve kapitale dhe programit të qeverisë Kastrati. Kjo çerdhe ka një hapësirë prej 620 metra katror, konform standardëve të kërkuara.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, fëmijë, njerëz duke buzëqeshur dhe teksti

Arrestohet Radojiçiq

0

Organizatori u sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojiçiq, është ndaluar për 48 orë nga autoritetet serbe.

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, raporton Danas.

“Zyrtarët policorë dhe Policia e Krimeve ka bastisur në apartamentin e Milan Radojiçiq, i cili është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Totaj dëgjon raportimet e drejtorëve të tij

0

Të martën është mbajtur mbledhja e radhës së kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj me drejtorët e qeverisë lokale të cilen ai e drejton. Këta të fundit kanë raportuar për angazhimet aktuale që kanë dikasterët të cilet drejtohen nga ata.

Para kryetarit, Shaqir Totaj dhe kolegëve të tij, ka raportuar drejtori i Inspektorateve, Islam Ukimeri, i cili ka njoftuar për ecurinë e aksionit për lirimin e hapësirave publike në qytet, duke filluar nga lagjja “ Ortakoll”. Sipas tij, aksioni deri më tani është duke u realizuar me sukses, ndërsa pas Ortakollit do të vijojmë me pjesë tjera të qytetit, njoftoi ai.

Drejtori i Bujqësisë, Bexhat Bytyçi, ka folur rreth çështjes së trajtimit të qenve endacak, numri i të cilëve sipas ti, kohëve të fundit është rritur ndjeshëm, dhe prania e tyre po paraqet rrezik për nxënësit në radhë të parë, tha ai.

Ndërkaq, drejtori për Ekonomi dhe Financa, Sulltan Badalli, ka njoftuar kryetarin Totaj se inkasimi i mjeteve të të hyrave vetanake ka shënuar një përqindje të lartë prej 98.33 %.

Në fund të mbledhjes, kryetari Totaj, ka kërkuar nga vartësit e tij që të angazhohen maksimalisht për të arritur kuotën e kërkuar prej 80% të kategorisë së investimeve kapitale, kushtin kryesor për përfitime të granteve nga qeveria qendrore. Në këtë mbledhje, kanë raportuar para kryetarit të gjithë drejtorët e pranishëm aty./TV Prizreni

Djali, nënës:”N’qafë kam me t’pre”

0

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Prizren, ku një 48-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Sinjali mëson se viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti me të birin, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht, si dhe e ka kërcënuar me fjalët “n’qafë kam me t’pre”.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari është emër i njohur për organet e rendit, pasi është recidivist i dhunës në familje.

Me t’u përfunduar procedurat policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti si ‘Dhunë në familje’.

Albion Rrahmani, më i miri i xhiros së dhjetë në Superligën e Rumanisë

0

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, është shpallur lojtari më i mirë në kuadër të xhiros së dhjetë në Rumani,

Skuadra rumunase, Rapid Bukuresht, të martën në faqen e tyre në Facebook, ka publikuar fotografinë e Rrahmanit me trofeun e “Superlojtarit” të xhiros.

Rrahmani në kuadër të xhiros së dhjetë, realizoi dy gola dhe bëri një asistim në fitoren e Rapidit 3:1 kundër Clujit. 23-vjeçari nga Podujeva ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje të luajtura në Superligën Rumune.

Ai iu bashkua Rapidit në verën e këtij viti nga Ballkani dhe me ekipin rumun ka kontratë deri më 2026.
Albion Rrahmani

Rritet vlera e kredive, bizneset kërkojnë ulje të normave të interesit

0

Vlera e kredive të tjera deri në gusht të këtij viti, ka shënuar rritje prej 8.3 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Prej tyre, 832.7 milionë euro, janë kredi që janë të destinuara për korporata jo-financiare, thonë për Radio Kosovën zyrtarë nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

Ekonomia dhe bizneset në Kosovë, vazhdojnë të varen nga kreditë bankare.

Shoqata e Bankave të Kosovës, në një përgjigje elektronike për Radio Kosovën thonë se vlera e kredive të tjera deri në gusht të këtij viti ka arritur në një shifër prej 1 milion e 421.9 milionë euro. Kjo shifër është shënuar me një rritje të konsiderueshme prej 8.3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Siç theksohet në përgjigje nga Shoqata e Bankave të Kosovës, 832.7 milionë euro, ose rreth 58.6 për qind e kësaj shifre, janë kredi që janë të destinuara për korporata jo-financiare.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën se bizneset vazhdojnë të përballen me norma të larta të interesit, andaj dhe rrezikshmëria për moskthim të kredive, po bënë që shumë biznese që të pasivizojnë aktivitetin e tyre.

“Humb mbështetja financiare nga bankat komerciale të cilat janë tepër të shtrenjta, vështirohet mundësia e kthimit të kredive, vështirësohet mundësia e pagesës së tatimeve të ndryshme që rrjedhin nga dita kur regjistrohen, mungesa edhe punëtorëve është tashmë evidente dhe mos mbështetja e institucioneve shtetërore ndaj operatorëve të ndryshëm”, tha ai.

Sipas drejtuesve të Aleancës Kosovare të Biznesit, gjatë këtij viti në Kosovë janë mbyllur rreth 2 mijë biznese për arsye të ndryshme, në shumë raste si pasojë e pamundësisë së kthimit të kredisë.

Nga janari pa viza, këto janë rregullat që kosovarët duhet t`i respektojnë

0

Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.

Pa viza u mundëson qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.

Parlamenti Evropian miratoi në prill të këtij viti vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje u përmbyllën.  Miratimi në Parlamentin Evropian ishte bërë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Ja shtetet që do të mund të udhëtohet pa viza deri në 90 ditë:

Komisioni Evropian në vendimin për liberalizim kishte sqaruar se edhe pas liberalizimit të vizave, bartësit e pasaportave të Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, vend që nuk e njeh as pavarësinë e Kosovës, as pasaportat e saj.

Shtetet që përfshihen në vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Lihtensteini dhe Islanda.

Republika e Kosovës, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilës nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kosova ishte vendim i vetëm në Ballkan që kishte më së shumti kritere për fituar liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Komisioni Evropian, në vitin 2018, kishte konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Etapat deri te liberalizimi i vizave për Kosovën

Kosova ka kaluar disa etapa për të arritur liberalizmin e vizave

Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën

Komiteti LIBE voton pro rekomandimit të KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian konfirmon mandatin për negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave dhe

Komiteti LIBE voton sërish për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së, për të vazhduar me hapat e mbetur për liberalizimin e vizave.

Ndërkaq hapat që ende nuk ka arritur procesi për heqjen e vizave e që duhet të arrihen janë:

Ambasadorët e BE-së votojnë për liberalizimin e vizave

Mbajtja e takimit trepalësh ndërmjet Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian

Ambasadorët e BE-së miratojnë marrëveshjen e arritur nga tri institucionet

Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave

Ambasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave

Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave

Akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian

Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi dhe

Liberalizimi hyn në fuqi.

Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik për shpronësimin e pronës së paluajtshme

0

Nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të martën në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur dëgjimi publik me qytetarë me qëllim të njoftimit nga afër me procedurat për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme ish shoqërore NSH “Jugopetroll” dhe objektin që menaxhohet dhe administrohet nga AKP-ja që është në pronësi të komunës së Rahovecit.

Në njoftimin e kësaj komune theksohet se ky shpronësim është i nevojshëm për realizimin e projektit “Ndërtimi i Sheshit Qendror të Qytetit” Zona Kadastrale Rahovec.

Në këtë dëgjim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga niveli lokal, drejtori i DGJKP-së, Afrim Oruqi, ai i Urbanizmit, Albnor Mullabazi dhe zyrtarë të tjerë.

Të pranishmit në këtë dëgjim publik, janë njoftuar për së afërmi me parcelat, duke interaktuar për të dhënë qëndrimet e tyre për detajet, kërkesat dhe rekomandimet e tyre.

Samir Bruqi, zyrtar i lartë i Departamentit të Shpronësimit në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, ka thënë se vlerësimet e pronave do të bëhen në përputhje me ligjin e shpronësimit.

Turqia arreston dhjetëra persona pas sulmit në Ankara

0

Policia i ka ndaluar të paktën 67 persona të martën në Turqi, teksa e kryen një aksion për t’i shënjestruar personat e lidhur me militantët kurdë.

Aksioni është duke u kryer disa ditë pas një sulmi vetëvrasës në Ankara.

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya, ka thënë se policia ka kryer bastisje në 16 provinca turke, duke i arrestuar 55 persona që dyshohet se kanë qenë pjesë e një “strukture të inteligjencës” të Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK).

Të paktën 12 të dyshuar tjerë si pjesëtarë të PKK-së janë arrestuar në një operacion të ndarë në pesë provinca, ka thënë Yerlikaya në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

PKK-ja ka kryer kryengritje disadekadëshe në Turqi dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Dhjetëra mijëra persona kanë vdekur prej nisjes së konfliktit më 1984.

Të dielën, një person e ka kryer një sulm vetëvrasës afër hyrjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Ankara, disa orë para se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan të mbante një fjalim në Parlament.

Sulmuesi i dytë është vrarë nga forcat policore.

PKK-ja ka pretenduar se është përgjegjëse për sulmin.

Kjo është shuma marramendëse që do të fitojë Fury nga dueli me Usykn

0

Promotori i boksit Bob Arum ka lënë të kuptohet se Tyson Fury mund të fitojë rreth 200 milionë dollarë në duelin për unifikimin e titujve kampionë bote në peshën e rëndë, ndaj Oleksandr Usyk. Kjo përballje e madhe do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Të premten pasdite u njoftua se Fury dhe Usyk kanë rënë dakord për kushtet për të vënë të gjithë titujt botërorë në linjë gjatë periudhës së dimrit. Kjo përballje historike do të zhvillohet më 23 dhjetor ose më vonë, në janar.

Ky lajm ishte befasues, pasi Fury, i cili do të duelojë me Francis Ngannou më 28 tetor, ishte shprehur më herët se kishte mbyllur bisedimet për një duel me Usyk vetëm një javë më parë.

Megjithatë, Arum tani ka zbuluar se Fury do të fitojë më shumë se 100 milionë dollarë, por mediet thonë se britaniku mund të arkëtojë 200 milionë dollarë.

Duke folur për mediet, Arum ka deklaruar: “Nëse do t’i thoshe Tyson Fury se do të fitojë 100 milionë dollarë, ai me të vërtetë do të zemërohej. Ai mendon, dhe besoj se ka të drejtë, se do të fitojë shumë më tepër se kaq”.