11.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 1427

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

0

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune:

Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të gjuhës angleze, me normë të plotë, për një periudhë njëvjeçare dhe me mundësi vazhdimi.

Kushtet që duhet të plotësohen:

-Diploma e fakultetit përkatës (është e preferueshme grada master);

-Letër motivuese;

-CV;

-Të jetë banor i Kosovës (kopje e letërnjoftimit);

-Vërtetimin se nuk është nën hetime.

Kandidatët që kanë diplomuar në universitetet jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASHTI.

Dokumentet shtesë:

-Certifikata të trajnimeve;

-Referenca etj.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e administratës, prej sot, deri më 20.09.2023, drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike, në: [email protected].

Për çdo informacion, ju lutemi shkruani në [email protected] ose

telefononi në nr. +383-44-434-087.

Këtu mund ta gjeni formularin e aplikimit për punësim: https://bit.ly/3OYQsla

Serwer: Dialogu në duart e përfaqësuesve që kurrë s’kanë qenë të gatshëm ta njohin Kosovën

0

Daniel Serwer, specialist i fushës për menaxhimin e konfliktit dhe një nga vëzhguesit më të njohur të zhvillimeve socio-politike në Ballkanin Perëndimor, në një op-ed të publikuar të martën, ka konsideruar se “qasja e pafrytshme” e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në rajon do të vazhdojë edhe për një kohë.

Serwer ka thënë se me gjithë “papërsosmëritë e saj”, shteti i Kosovës është ndër “ndërmarrjet më të suksesshme” të demokracisë në Ballkanin Perëndimor që prej vitit 1995 dhe ndoshta në mbarë botën, porse njëkohësisht ka vlerësuar se Kosova tani është “më e izoluar se kurrë” për shkak të “politikave të njëanshme, kundërproduktive dhe të gabuara” të Brukselit e Uashingtonit.

“Kosova është më e izoluar se kurrë. Ky është një problem. Sado që i kundërshtoni ambiciet etnonacionaliste të Serbisë, Prishtina ka humbur tërheqjen me Brukselin dhe Uashingtonin. Nuk ka asnjë meritë edhe kur në dialog parashtron një hap në drejtim të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Edhe pse në përputhje me kërkesat e vetë Kosovës”.

Ai ka shpresuar se të paktën letra e dhjëtëra ligjvënësve të lartë evropiano-amerikanë për marrëdhënie me jashtë, ku kanë kërkuar nga shefat e diplomacive në Bruksel, Londër dhe Uashington, një qasje më të ashpër dhe më të vendosur ndaj Serbisë, do të ndryshonte qasjen aktuale të zyrtarëve perëndimorë, porse me administatën aktuale “politikat e njëanshme dhe të gabuara të vazhdojnë”.

Serwer ka theksuar se administrata e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, ka nevojë për një “rivlerësim dhe rivendosje” të politikës, ndërsa duke komentur qasjen e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme të Sigurisë, Josep Borrell, ka shtuar se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve është në duart e një përfaqësuesi që nuk ka qenë i gatshëm ta njohë Kosovën.

Sa i përket pozicionit të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, profesori amerikan ka thënë se pret qasje më të drejt nga një diplomat që ka luajtur një rol kyç në referendumin e pavarësisë së Malit të Zi më 2006, porse ka kujtuar se edhe pse ka premtuar se Sllovakia do ta njohë Kosovën, diplomati sllovak nuk ka arritur të përmbushë premtimin e tij./AP

Ekipi belg i ofron kontratë Eden Hazard-it

0

Eden Hazard thuhet se është në shënjestër të Royale Union Saint-Gilloise dhe belgu po shqyrton këtë lëvizje.

Hazard u lirua nga gjiganti spanjoll Real Madrid në verë, pasi bëri vetëm 76 paraqitje në katër sezone në klub.

Real-i e bleu anësorin nga Chelsea për një tarifë fillestare prej 89 milionë paund, duke u rritur në 150 milionë, por periudha e tij në Spanjë u rrënua me dëmtime të ndryshme.

Pasi shënoi vetëm shtatë gola për klubin, Hazard tani e gjen veten pa klub në moshën 32-vjeçare.

Ofertat që ai ka marrë deri më tani nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta tunduar atë të largohet nga shtëpia e tij në Madrid, por gazeta spanjolle “AS” raporton se Saint-Gilloise tani po përpiqet ta bindë atë.

Ky veprim do ta shihte Hazard-in me dy vëllezërit e tij Kylian dhe Thorgan në kryeqytetin e Belgjikës. Thorgan aktualisht luan për Anderlecht, ndërsa Kylian luan me RDWM.

Hazard nuk po nxiton për të marrë një vendim që mund të jetë një lajm jo i mirë për Liverpool-in, i cili është në grupin e Europa League me Saint-Gilloise.

“AS” shton se ai është “i vakët” për idenë e rikthimit në Belgjikë në këtë moment.Albanian Post

Dy persona plagosen me armë zjarri në Rahovec

0
Dy persona janë qëlluar me armë zjarri sot, në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec.

 

 

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj, theksoi se të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës për trajtim.

Ai shtoi se dy persona të tjerë që dyshohen se janë përfshirë në rast janë dorëzuar në stacionin policor të Rahovecit

“Rreth orës 16:40, është raportuar se dy persona në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec ishin qëlluar me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë të plagosur nga amë zjarri”, u shpreh Elezaj.

“Në ndërkohë në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast. Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”.klankosova

 

Gjykata e Tiranës merr vendim që Dritan Goxhaj të ekstradohet në Hagë

0

Gjykata e Tiranës ka vendosur t’i hapë rrugë ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Ky i fundit, i arrestuar në vendin tonë gjatë muajve të verës, do të ekstradohet në Gjykatën Speciale të Hagës.

Prokuroria e Specializuar e akuzon atë se ka intimiduar dëshmitarët në procesin kundër drejtuesve të UÇK-së për krime lufte, duke publikuar emrat e tyre.

Avokatët e Dritan Goxhaj e konsideruar arrestimin si politik arrestimin e ish-luftëtarit të UÇK, ndërsa mbështetës të tij kanë protestuar vazhdimisht me parrulla duke kundërshtuar ekstradimin e Goxhajt dhe kërkojnë lirimin e tij. /TV Klan

Zelensky: Putini është ‘Hitleri i dytë’, Ukraina po lufton për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore

0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka fajësuar Rusinë për “ngritjen e një Hitleri të dytë” në formën e Vladimir Putinit.

Duke folur me CBS në 60 Minutes, presidenti ukrainas ka deklaruar se Ukraina po lufton për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore, shkruajnë mediet e huaja.

“Ne nuk mund ta ndryshojmë Putinin. Shoqëria ruse ka humbur respektin e botës: ata e zgjodhën dhe e rizgjodhën dhe ngritën një Hitler të dytë. Ata e bënë këtë. Ne nuk mund të kthehemi pas në kohë. Por ne mund ta ndalojmë këtu”, ka thënë Zelensky.

Ndërkohë ai ka vënë në pikëpyetje pse Kombet e Bashkuara kanë lejuar ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov të marrë pjesë në organizmin botëror në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Kremlinit ndaj kombit të tij.

Ndërsa vizitonte një spital në Nju Jork, ku po trajtohen ushtarët ukrainas, Zelensky ka shtuar se trupi i liderëve botërorë duhet të përgjigjet për vendimin e tyre për të lejuar Lavrovin të marrë pjesë.

Ndryshe, më vonë sot ai do t’u drejtohet liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe gjithashtu do të flasë për luftën në Ukrainë nesër në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Konkurs për çmimin letrar mbarëkombëtar “At Gjergj Fishta”

0

Bashkia Lezhë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, organizon konkursin letrar për çmimet “At Gjergj Fishta” 2023.

Nga ky konkurs do të përzgjidhet romani më i mirë, libri më i mirë poetik dhe vepra më e mirë studimore për letërsinë, me prioritet për veprat studimore kushtuar veprës a figurës së At Gjergj Fishtës.

Veprat letrare duhet të jenë botime të vitit 2023, të botuar dhe jo dorëshkrime. Ato do të duhet të dorëzohen dorazi në 3 kopje si dhe në versionin pdf në adresen e emailit: [email protected]

Bashkia Lezhë ftoi të marrin pjesë të gjithë autorët të cilët e kanë shkruar veprën e tyre në gjuhën shqipe, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera.

Në jurinë e këtij konkursi është shkrimtarja Diana Çuli, studiuesi prof. Alfred Çapaliku si dhe poeti e botuesi Mark Simoni.

Ndarja e çmimeve do të bëhet më 23 tetor gjatë aktivitetit të organizuar nga bashkia Lezhë./atsh/KultPlus.com

Valverde: Kam fatin të luaj te Reali

0

Federico Valverde është kthyer në një katalizator të mesfushës së Real Madridit, teksa shihet si një prej yjeve në shkëlqen më shumë në organikën e “galaktikëve” spanjollë.

Ofertat për 25-vjeçarin nuk mungojnë, me “të kuqtë” e Liverpoolit, që janë të parët në listë që duan të sigurojnë shërbimet e tij, mirëpo uruguaiani duket se nuk e ka ndërmend të largohet në “Santiago Bernabeu” dhe këtë gjë e tha dhe për mediet, ku ndër të tjera shtoi se është shumë me fat që luan te “mbretërit”.

“Ofertat drejt Real Madrid? Unë kam fatin të luaj me Real Madrid. Do të mendoj për një tjetër opsion ditën kur nuk do të ndjehem i dëshiruar nga ‘galaktikët’ apo kurrë të mos kem cilësinë për të luajtur me ta. Atëherë do të jetë vetë Reali që do të mendoj për një tjetër lojtar duke ma bërë të qartë se nuk jam në planet e tyre. Por, për momentin nuk ka asnjë tjetër opsion veç madrilenëve”, ka thënë Valverde.

Osmani takohet me shefen e MCC-së, flasin për investimin 236 milionësh

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit atje Osmani është takuar me kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Osmani ka shpreh mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për zhvillimin ekonomik, respektivisht përmes investimeve në sektorin e energjisë në Kosovë nëpërmjet Programit Kompakt.

“Sipas Presidentes Osmani, ky program do të japë kontribut strategjik në përmirësimin e infrastrukturës energjetike, fuqizimin e sektorit privat, si dhe do të nxisë mundësitë ekonomike për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në takim u diskutua po ashtu edhe për mundësitë që nëpërmjet mbështetjes së tillë të përmirësohet qeverisja dhe të krijohet një mjedis gjithnjë e më i favorshëm për bizneset dhe investitorët e huaj.

Programi Kompakt kap vlerën prej 236.7 milionë dollarësh dhe është investimi më i madh i pasluftës në fushën e energjisë, i cili do të ketë rol strategjik në procesin e tranzicionit energjetik në Kosovë.

Presidentja Osmani ka theksuar se investimet sikurse ky i MCC-së, më shumë se sa vlerën monetare, shpërfaqin raportin e Kosovës me SHBA-të, një aleate strategjike dhe mbështetëse e madhe në të gjitha fazat.RTKlive

Policia po heton rastin e vdekjes së një personi nga rrokullisja e traktorit në Suharekë

0

Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e vdekjes së një qytetari nga rrokullisja e traktorit në Suharekë.

“Është raportuar se viktima kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe ishte rrokullisur, ku si pasojë kishte pësuar lëndime. Viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij”- thuhet në njoftimin e policisë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurori trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze