17.8 C
Prizren
E martë, 3 Tetor, 2023

Zelensky: Putini është ‘Hitleri i dytë’, Ukraina po lufton për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka fajësuar Rusinë për “ngritjen e një Hitleri të dytë” në formën e Vladimir Putinit.

Duke folur me CBS në 60 Minutes, presidenti ukrainas ka deklaruar se Ukraina po lufton për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore, shkruajnë mediet e huaja.

“Ne nuk mund ta ndryshojmë Putinin. Shoqëria ruse ka humbur respektin e botës: ata e zgjodhën dhe e rizgjodhën dhe ngritën një Hitler të dytë. Ata e bënë këtë. Ne nuk mund të kthehemi pas në kohë. Por ne mund ta ndalojmë këtu”, ka thënë Zelensky.

Ndërkohë ai ka vënë në pikëpyetje pse Kombet e Bashkuara kanë lejuar ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov të marrë pjesë në organizmin botëror në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Kremlinit ndaj kombit të tij.

Ndërsa vizitonte një spital në Nju Jork, ku po trajtohen ushtarët ukrainas, Zelensky ka shtuar se trupi i liderëve botërorë duhet të përgjigjet për vendimin e tyre për të lejuar Lavrovin të marrë pjesë.

Ndryshe, më vonë sot ai do t’u drejtohet liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe gjithashtu do të flasë për luftën në Ukrainë nesër në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

S’ka shërbime të “Vala”, Telekomi tregon arsyet

Qytetarët konsumatorë të telefonisë mobile të operatorit “Vala” janë përballur të martën me probleme për thirrjet telefonike nga ky operator. Telekomi njofton se në mëngjes,...

Nderim Gashi shpall kandidaturën për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren

Nderim Gashi do të garojë për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren. Kuvendi zgjedhor mbahet të dielën. Gashi, tha se qëllimi i tij do të...

Lajmet e Fundit