8.3 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 1429

Bllokuan autostradën në Suharekë, gjobiten shoferët e autobusëve

0

Policia e Kosovës, gjatë patrullimit në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka hasur në pesë autobus të ndaluar dhe parkuar në shiritin për ndalje emergjente, me ç`rast janë gjobitur të gjithë shoferet.

Sipas njoftimit, shoferet të cilët janë gjobitur janë larguar nga ai lokacion.

“Njësia për kontroll të Autostradave gjatë patrullimit në Autostradën Ibrahim Rugova në afërsi të daljes në Suharekë kanë hasur në 5 (pesë) Autobus të ndaluar/parkuar në shiritin për ndalje emergjente, me ç‘rast janë gjobitur të gjithë shoferet si dhe janë larguar nga ai lokacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Kiara shfaqet me një stil krejt ndryshe, por nuk i paska aspak hije asaj

0

Kiara Tito është një ndër moderatoret më të dashura për publikun.

Ajo u bë akoma më e dashur pas martesës së saj me Luizin.

Kiara është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.

Në fotografinë e fundit ajo është shfaqur e veshur me një stil më ndryshe, por nuk është se i paska shumë hije./ORAinfo/

 

Biden do të bëjë thirrje për zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

0

Presidenti amerikan Joe Biden do të bëjë thirrje për zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë një takimi të liderëve botërorë në New York.

Kështu bën të ditur gazeta britanike “The Telegraph”, duke cituar një deklaratë nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby.

Sipas Kirby-it, presidenti amerikan do t’u kërkojë 193 vendeve anëtare të OKB-së të “shikojnë arkitekturën e Këshillit të Sigurimit”.

“The Telegraph” shkruan se Biden dëshiron të përfshijë pesë ose gjashtë anëtarë të rinj të përhershëm, duke përfshirë Indinë, Brazilin, Gjermaninë, Japoninë dhe Afrikën e Jugut.

Aktualisht, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka pesë anëtarë të përhershëm: Kina, Rusia, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca.

Ai përfshin gjithashtu 10 anëtarë jo të përhershëm, të cilët zgjidhen për një mandat dyvjeçar.

Duke folur për “The Telegraph” në Shtëpinë e Bardhë, Kirby tha se sipas pikëpamjes së Presidentit Biden, arkitektura e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të jetë “më gjithëpërfshirëse”.

I pyetur nëse kjo nënkuptonte ndryshimin e rregullave të vetos apo strukturës së anëtarësimit, Kirby tha: “Ne thjesht mendojmë se është koha të flasim për arkitekturën e organizatës. Unë mendoj se Presidenti Biden, i Shteteve të Bashkuara, do të mbështeste më shumë anëtarësim”.

Reforma e Këshillit të Sigurimit do të kërkojë ndryshime në Kartën e OKB-së.

Mund të vihet veto nga Kina dhe Rusia, kompetencat e të cilave për të bllokuar rezolutat dhe sanksionet mund të reduktohen si rezultat i reformës.

Presidenti amerikan do të ketë një agjendë të ngarkuar gjatë qëndrimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB-së.

Sipas Associated Press, në të do të përfshihen takime me presidentin brazilian Luiz Inácio Lula da Silva dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Më pas ai do të kthehet në Washington për bisedime kritike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, tashmë në vitin e saj të dytë, do të jetë përsëri në qendër të mbledhjes vjetore në New York.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy do të marrë pjesë personalisht për herë të parë që nga fillimi i konfliktit.

Zelensky-i pritet t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të martën dhe të flasë në një takim të organizuar nga Presidenca e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Ukrainën të mërkurën.

Kjo e fundit, mund ta vendosë atë në të njëjtën tryezë me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzia parashikoi se takimi i planifikuar i KS-së do të ishte thjesht një “shfaqje e madhe”.

Diplomatët perëndimorë janë të prirur të tregojnë se përpjekjet e tyre për të synuar diplomatikisht Rusinë për luftën në Ukrainë nuk do të thotë se ata nuk mund të fokusohen në kriza dhe çështje të tjera të rëndësishme për pjesën tjetër të botës.

“Nuk është rasti i asnjërit/ose. Ne duhet t’i bëjmë të dyja”, tha ambasadorja britanike në OKB Barbara Woodward, duke e përshkruar pushtimin rus si “një sulm ndaj gjithçkaje që OKB-ja përfaqëson”.

Megjithatë, një diplomat i lartë evropian, duke folur në kushte anonimiteti për Reuters, paralajmëroi se tensionet gjeopolitike mund të largojnë më shumë vende në zhvillim nga përpjekjet e udhëhequra nga perëndimi dhe drejt grupit BRICS – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut – me shpresën se ai mund “të përmbushë më mirë disa nga interesat e botës në zhvillim”.

Vonesat e FIFA-s shqetësojnë SHBA-të për Kupën e Botës 2026

0

Edhe pse kjo ngjarje është ende gati tre vjet larg, Shtetet e Bashkuara kanë filluar të shqetësohen për Kupën e Botës 2026, të cilën SHBA-të do ta organizojnë së bashku me Meksikën dhe Kanadanë.

Kjo u zbulua në një studim të gjatë të “New York Times”, i cili nënvizon se si duke filluar nga ky edicion i turneut, FIFA ka vendosur të organizojë nga brenda përgatitjet për Kupën e Botës, veprim i cili – në idetë e organit drejtues të futbollit global – duhej të thjeshtonte planifikimin e ngjarjes.

Por ndërsa ekipet kombëtare fillojnë fazat e ndryshme të kualifikimit për turneun, qytetet në të gjithë Shtetet e Bashkuara po përjetojnë zhgënjim në rritje me ritmin e përgatitjeve dhe komunikimeve të FIFA-s dhe mungesën e qartësisë për rolet e tyre në atë që do të jetë eventi sportiv më i pasur i vënë ndonjëherë në skenë në tokën amerikane.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Qytetet dhe stadiumet nuk e dinë ende, për shembull, sa ndeshje do të organizojnë dhe as në cilat data.

Rregullat e paqarta të sponsorizimit i penguan qeveritë vendore të siguronin marrëveshje për të mbuluar miliona dollarë para publike që ishin zotuar të sillnin në tryezë.

Dhe vonesat në punësim mund ta lënë FIFA-n pa profesionistë me përvojë në marketing dhe mikpritje, shifra të nevojshme për organizimin e turneut.

Njëfarë qartësie mund të vijë në javët në vijim, kur FIFA më në fund do të zbulojë orarin e plotë të ndeshjeve për turneun, duke përfshirë qytetin që do të presë finalen.

FIFA ka ngushtuar zgjedhjen e saj në dy pretendentë: New York dhe Arlington.

Organi i futbollit planifikon të bëjë një njoftim muajin e ardhshëm ose, më së voni, në nëntor, në mënyrë që të përmbushë afatin e vetëvendosur për publikimin e orarit deri në vjeshtë.

E dhënë në tre shtete të ndryshme, Kupa e Botës 2026 ka qenë gjithmonë një sfidë monumentale e planifikimit.

Asnjë ngjarje e mëparshme sportive nuk do të krahasohet me shkallën e saj: më shumë se 100 ndeshje, të luajtura në 16 qytete në tre vende gjatë një muaji.

Ngjarja ka kërkuar tashmë koordinimin e organeve të shumta federale si për arsye sigurie, ashtu edhe për të lehtësuar lëvizjen e tifozëve që ndjekin ekipet e tyre përtej kufijve të Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë.

Përpjekjet e qeverisë udhëhiqen nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i cili në fillim të këtij viti filloi të koordinojë takimet që përfshinin gjithashtu përfaqësues nga FIFA dhe futbolli i SHBA-ve.

Shtëpia e Bardhë koordinoi takime të ngjashme për Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit, një ngjarje që nuk do të zhvillohet deri në vitin 2028.

Megjithatë, ky planifikim filloi vite më parë, pjesërisht sepse linjat e komunikimit ishin shumë më të qarta dhe sepse Los Anxhelosi ka krijuar një organizim komision shumë kohë përpara FIFA-s.

FIFA ndryshoi gjithashtu formatin e turneut në mes të rrugës dhe e bëri këtë për herë të dytë në mars, një lëvizje që do të kërkojë mbajtjen e 104 ndeshjeve në total, nga 64 aktuale.

Me FIFA-n përgjegjëse për përgatitjet për vitin 2026, Futbolli Amerikan e gjeti veten kryesisht të përjashtuar nga vendimet madhore.

Një pjesë e vështirësive dhe zhgënjimit lidhen edhe me paratë. Duke marrë kontrollin total të organizimit të eventit të saj më të madh, FIFA ka më shumë ndikim në mënyrën se si mund të tregtohet Kupa e Botës.

Parashikimet e tij të të ardhurave janë pothuajse dyfishi i shifrave të pritura për Qatar-in 2022, por qytetet ende të zhytur në negociata me FIFA-n mbi pjesën e tyre të të ardhurave, të tilla si sponsorizimet lokale dhe paketat e mikpritjes, kanë frikë se do të humbasin përfitimet komerciale.

Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet e FIFA-s me qeverinë amerikane gjithashtu duket se janë ftohur.

Presidenti i saj, Gianni Infantino, ishte një vizitor i shpeshtë në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës Trump.

Megjithatë, ekzekutivi nuk e ka vizituar ende Shtëpinë e Bardhë qëkurse Trump u largua nga detyra dhe marrëdhënia e tij me lidershipin aktual amerikan nuk është aq e ngushtë.

Infantino kishte shpresuar të takohej me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Kupën e Botës në Qatar në fund të vitit të kaluar, por Blinken thuhet se refuzoi të caktonte kohën në programin e tij.

Marrë dhe përshtatur nga “Calcio e Finanza” për Albanian Post

 

Kurti: Në Bruksel u ekspozova para një skenari të dizajnuar nga Miroslav Lajçak, kishte koordinim mes tij dhe Vuçiqit

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel ka refuzuar që marrëveshja bazike të fillohet të zbatohet nga neni për Asociacion.

Kurti tha se në takim kishte shkuar edhe me propozim, por që propozimi i tyre është refuzuar.

“Shkova në takim me propozim konkret, me të cilin ne parashikuam një zbatim të plotë të marrëveshjes bazike, propozimi ynë bazohej në parimin gjithëpërfshirës, që nënkupton që çdo nen e çdo përcaktim do të përfshihej në planin e zbatimit. Parimin e gjithëpërfshirës nuk e kam zbuluar unë, as nuk është diçka e pazakontë në planet zbatuese të marrëveshjeve ndërkombëtare. Në aneksin e marrëveshjes thuhet se çdo nen i marrëveshjes duhet zbatuar, kjo është e zakonshme dhe logjike në zbatimin e marrëveshjes”, tha ai.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Kurti bëri të ditur se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kishin kërkuar të kalohet të pika për negocim për Asociacion.

“Në aneks përcaktohet në tri klauzola specifike që çdo nen i marrëveshjes bazike duhet zbatuar dhe gjithashtu që palët nuk duhet të shprehin obstruksione në ndonjë nen. Në takimin e parë, bilateral me Borrellin dhe Lajçakun, më është kërkuar që të kalojmë menjëherë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar në nenin 7 të marrëveshjes bazike në lidhje me nenin 10. Ua bërë të qartë se një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnim pa u dakorduar në mënyrë të plotë për planin e zbatimit të sekuencuar. Aq më shumë për shkak se Vuçiq ka një kohë që deklaron se nuk ka pranuar një marrëveshje me Kosovën dhe do ta zbatojë atë vetëm në përputhje me linjat e kuqe të Serbisë”, ka thënë ai.

Kurse, në takimin e dytë, kryeministri tha se ishte ekspozuar para një skenari që ishte dizajnuar nga Miroslav Lajçak.

“Në takimin e dytë, me Vuçiqin u ekspozova para një skenari, ku Lajcak e kishte dizajnuar kohë më parë. Ua propozova planin e punuar nga Kosova, është dokumenti i parë që e propozoj në nivel të lartë, presidenti Vuciq dhe Lajçak reaguan me të njëjtin mendim, të dy thanë se ky plan është jo realist, dhe rruga e vetme përpara është statuti i Asociacionit. Pasi u refuzova ua shtrova një pytje, nëse po refuzoni propozimin tim, më thoni nëse Serbia ka bërë plan, Lajçak tha po, Serbia tha se po. Unë insistova që ta shoh propozimin”, tha mes tjerash.

Kurti tha mes tjerash se Lajçak dhe Vuçiq ishin koordinuar që marrëveshja të zbatohet vetëm në disa pika që janë në interes të tyre./Telegrafi/

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Haradinaj: Kosova në NATO është zgjidhja

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO, dhe se kjo sipas tij është zgjidhja.

Kreu i AAK-së pohon se rendi dhe ligji nuk ka alternativë dhe se duhet të forcohet në të gjithë vendin, pa përjashtim.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

“Siguria e përgjithshme lehtëson dhe shpejton rendin dhe ligjin. Siguria dhe stabiliteti, forcon edhe ekonominë. Kosova në NATO është zgjidhja. Jo anasjelltas. Jo larg integrimeve euroatlantike për më shumë rend e ligj. E kundërta. Sa më afër integrimeve dhe sa më shpejtë në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, aq më shumë rend dhe ligj, aq më shumë ekonomi”, thotë Haradinaj.

Ditë më parë, Haradinaj ka kritikuar opozitën për mënyrën se si po e udhëheq vendin, ku edhe ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Arrestohet për ngacmim një burrë në Prizren

0

Policia ka iniciuar rast të ngacmimit në Prizren si dhe ka arrestuar një person të shtunën.

Sipas raportit 24 orësh, i arrestuari i gjinisë mashkullore dyshohet se e ka ngacmuar një grua.

Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të paktën 20 të vdekur pas përplasjes së një autobusi me një kamion në Limpopo të Afrikës së Jugut

0

Të paktën 20 persona besohet se kanë gjetur vdekjen kur një kamion u përplas me një autobus në Limpopo të dielën.

Sipas autoriteteve, shumica e njerëzve vdiqën në vendin e ngjarjes së aksidentit që ndodhi midis orës 17:00 dhe 18:00 në zonën e Nianit në rrugën e Musina, përcjell Telegrafi.

Autobusi, i cili u përplas kokë më kokë me kamionin, besohet se po transportonte punëtorët e minierave në Venetia Mine, një minierë diamanti në pronësi të De Beers.

Nuk dihen ende detaje rreth shkakut të përplasjes.

Miniera Venetia është miniera më e madhe e diamanteve në vend, që përbën më shumë se 40 për qind të prodhimit vjetor të diamanteve të Afrikës së Jugut dhe punëson më shumë se 4,300 njerëz.

Afrika e Jugut renditet lart kur bëhet fjalë për infrastrukturën rrugore në kontinent, megjithatë ajo ka gjithashtu një rekord të keq të sigurisë rrugore. /Telegrafi/

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Ndërkohë, do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes.

Murati: Në ‘emër të interesit publik’ Kushtetuesja po i bllokon ligjet

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati reaguar të dielën kundër bllokimit të ligjeve nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Ai në rrjetin social Facebook, ka përmendur disa nga ligjet e bllokuara që i ka dërguar opozita në Gjykata në emër, siç thotë ai “të interesit publik”.

 

“Ligjet që po mbahen të bllokuara nga Gjykata Kushtetuese në emër të “interesit publik”:  Ligji për çmimet tavan (dërguar nga LDK);  Ligji për pagën minimale (dërguar nga AAK) dhe;  Ligji për faljen e tatimit në pronë (dërguar nga PDK).

Kujtojmë se Gjykata Kushtuese në fillim të këtij muaji, ka pezulluar Nenit 5 të Ligjit të ndryshuar për Tatimin në Pronë, nen ky i cili mundëson komunave të falin një pjesë të barrës tatimore për vitin 2023, deri në 100 euro.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë pezulluese për t’i mbrojtur komunat nga vetvetja”, ka shkruar atëherë ministri Murtai nw Facebook .