7.8 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 1434

Pasi dhanë lajmin se po bëhen prindër, Kiara dhe Luizi pranojnë dhuratën më të bukur të mundshmne

0

Kiara Tito është një ndër moderatoret më të dashura për publikun.

Ajo u bë akoma më e dashur pas martesës së saj me Luizin.

Kiara është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.

E përmes fotografisë së fundit, ajo ka treguar dhuratën që ka marrë, e që është një dedikim për të dhe Luizin./ORAinfo/

 

PSG kërkon pesë lojtarë të Real Madrid-it në marrëveshjen për Mbappe

0

Paris Saint-Germain raportohet se ka listuar pesë lojtarë të Real Madrid-it për të synuar kur negociojnë një marrëveshje për Kylian Mbappe.

Të dy klubet nuk arritën një marrëveshje për Mbappe këtë verë, me Real-in duke shpresuar që të nënshkruajë me sulmuesin pa pagesë verën e ardhshme.

Një parakontratë mund të arrihet edhe në janar kur Mbappe të hyjë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij.

Megjithatë, një raport në gazetën spanjolle “Sport” pretendon se PSG do të kërkojë të gjuajë deri në pesë lojtarë kur të jetë në tryezën e bisedimeve me “Los Blancos”.

Raporti thotë se Vinicius Junior dhe Rodrygo favorizohen jashtëzakonisht shumë nga presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Së bashku me dy sulmuesit brazilianë, treshja e mesfushës Federico Valverde, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga janë gjithashtu në listën e dëshirave të parisienëve.

Megjithatë, duke pasur parasysh klauzolat e mëdha të lirimit për lojtarët, nënshkrimet e drejtpërdrejta do të ishin pothuajse të pamundura, kështu që PSG do të duhet të negociojë marrëveshje për çdo lojtar që vjen në drejtim të kundërt.

Real gjithashtu e sheh Vinicius në veçanti si një lojtar “të paprekshëm” që do të shmangte shitjen me çdo kusht.

Duke pasur parasysh moshën e Toni Kroos dhe Luka Modric, klubi gjithashtu do të hezitonte të lejonte tre nga trashëgimtarët e tyre të mesfushës të largoheshin menjëherë.

Mbappe bëri një kthesë të papritur dhe qëndroi me klubin francez këtë verë, pavarësisht se refuzoi të nënshkruante një kontratë të re.

Pasi refuzoi një lëvizje në Arabinë Saudite dhe u përball me hierarkinë e PSG, Mbappe u riintegrua përsëri në skuadër menjëherë pas fillimit të sezonit të ri.

Pavarësisht se nuk u paraqit në shumicën dërrmuese të para-sezonit, trajneri i ri i PSG-së, Luis Enrique e thirri shpejt Mbappe në ditën e dytë të ndeshjeve të sezonit të Ligue 1.

Klubi fillimisht kërcënoi se do ta shiste lojtarin ose do të mos e përdorte nëse ai nuk do të nënshkruante një zgjatje të re të kontratës, por kjo ende nuk ka ndodhur.Albanian Post

Prizren, gjykimi i ish-oficerit të Qendrës së Paraburgimit shtyhet për shkak të problemeve të tij shëndetësore

0

Në Gjykatën e Prizrenit ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Bajram Rexhajt, ish-oficer i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Rexhaj nga Prokuroria po akuzohet se ka pranuar 50 euro ryshfet për të futur në Qendrën e Paraburgimit numër telefoni, kartela mbushëse telefonike dhe një parfum.

Avokati i Rexhajt, Besnik Berisha, ka njoftuar Gjykatën se klienti i tij nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka kërkuar shtyrjen e seancës të caktuar për sot./kallxo.com/

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Gjykimi për shpërthimin në Zhur, në fjalën përfundimtare njëri i akuzuar thotë se rasti i është montuar

0

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të enjten, ka përfunduar gjykimi për shpërthimin në Zhur, me ç’rast dy të akuzuarit Iran Badalli dhe Arben Gashi kanë dhënë fjalët përfundimtare të tyre. I akuzuari Badalli u shpreh se nga gjykata kërkon drejtësi, duke thënë se ky rast është montuar për të.

Në këtë rast, Gashi dhe Badalli po ngarkohen se kanë vendosur mjet eksplodues në shtëpinë e të akuzuarit Badalli në fshatin Zhur, me rastin e bastisjes nga Policia, mjeti kishte shpërthyer ndërsa kishte mbetur i vdekur polici, S.Th, ndërsa të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Bytyqi, si dhe fëmija S.B., kanë pësuar lëndime të rënda trupore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Unë kërkoj nga trupi gjykues veç drejtësi me pas kurrgjë tjetër…veç drejtësi me pas se unë nuk kam të bëjë me këtë rast asnjë send hiç, veç montime m’i kanë ba këta mu”, ka thënë i akuzuari Badalli.

Kurse, i akuzuari Gashi ka shprehur keqardhje për familjen e tani të ndjerit S.Th. dhe të tjerët të lënduar, si dhe ka kërkuar që ndaj tij të shqiptohet një dënim më i butë.

“Ngushëllime pikë së pari familjes së të ndjerit, më vie keq për shokët, për këta tjerët të lënduarit më vie keq. Pranoj veprën prej te Valbon Çollaku deri te fshati Zhur që e kemi bart bashkë me Iranin që e kam bart atë mjet, pajtohem me çdo veprim të gjykatës, jam kryefamiljar…kërkoj nga gjykata të më jepni një dënim më të butë”, ka thënë i akuzuari Gashi.

Fjalën përfundimtare e ka dhënë edhe mbrojtësi i të akuzuarit Badalli, avokati Valdrin Gashi, me ç’rast i njëjti ka thënë se i mbrojturi i tij nuk ka qenë në dijeni se në shtëpinë e tij ka shpërthyer eksploziv.

Gashi ka thënë se nga 15 dëshmitarët e dëgjuar në këtë gjykim, nuk është vërtetuar se Badalli ka dërguar eksploziv në shtëpinë e tij.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se bastisja që ka bërë Policia në ditën kritike ka qenë e paligjshme dhe jo sipas procedurave ligjore. Sipas tij, nuk ekziston asnjë ekspertizë e cila është bërë për shpërthimin e eksplozivit.

Në fund, Gashi ka kërkuar që i akuzuari Badalli duhet të shpallet i pafajshëm ngase sipas tij nuk është provuar se i njëjti ka kryer vepër penale.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Gashi, avokati Esat Gutaj ka thënë se nga provat e administruara është vërtetuar që nuk ekzistojnë elementet qenësore të veprës penale për të cilën ngarkohet i mbrojturi i tij.

Gutaj ka thënë se mungon dashja e kryerjes së veprës penale dhe se i akuzuari Gashi nuk ka qenë në dijeni se do të vie deri tek pasoja e shkaktuar, sipas tij veprimet janë si rezultat i pakujdesisë.

Në fund, Gutaj ka propozuar gjykatës që ndaj të mbrojturit të tij të merret një vendim sa më i butë.

Pas kësaj, gjykatësja Ajser Skenderi gjykimin e shpalli të përfunduar, kurse shpallja e aktgjykimit për këtë rast tha se do të bëhet më 19 shtator 2023.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit Iran Badalli dhe Arben Gashi, në fillim të muajit janar 2020, në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj të njëjtin e kanë fshehur në krevatin e fëmijëve ne dhomën e katit të dytë të shtëpisë të të akuzuarit Iran Badalli në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit dhe pas një kontrolli të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më 28 janar 2020, rreth orës 20:00, në kontakt me këtë mjet, i njëjti ka eksploduar, ku ka gjetur vdekjen zyrtari policor S.Th, kurse policët tjerë të Njësitit gjegjës – të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Byrtyqi si dhe fëmija S.B., kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, të akuzuarit kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, paragrafi 5, 4 dhe 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, në dispozitivit II të aktakuzës, thuhet se në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar përafërsisht si në pikën I të dispozitivit të aktakuzës, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, përveç eksplozivit të lartcekur të shpërthyer, kanë pasur të fshehur edhe eksplozivin e mbetur TNT me peshë prej 809.1 gr dhe një detonator mekanik, në të cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës në gjatësi 63 cm.

Me këtë, të akuzuarit në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /

“Hoxha vetëm sa plagoset në krah”- Libri i ambasadorit norvegjez: Kur Enveri kërcënoi Mehmetin, ky nxori një pistoletë kalibër të madh dhe…! Versioni i Wibye për vrasjen e ish-kryeministrit Sep 13, 2023 | 8:08

0

Nga Ferdinand Dervishi

Memorie.al / “Shqiptarët u shpërngulën në Kosovë pas vitit 1389, kishin nevojë për tokë…”! Është përfaqësuesi zyrtar i popullit norvegjez në Shqipëri, njeriu që risjell në vëmendje këtë version serb, që u përdor edhe si argument historik për të justifikuar masakrat e Millosheviçit në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998-‘99. Autori quhet Carl S. Wibye, ka atributet e ambasadorit norvegjez në Shkup e Tiranë, ndërsa fraza e mësipërme, që nuk mbetet e vetme në helmin që mbart, ka gjetur vend në faqet e librit të tij; “Hakmarrja e Enverit”, publikuar fillimisht në Norvegji më 1994 dhe botuar e promovuar më pas edhe në Tiranë.

Më anë të këtij punimi, norvegjezi Wibye, përpiqet të paraqesë një pasqyrë të Shqipërisë në kohën e diktaturës dhe të viteve të para e pas 1990-ës. Një panoramë e tentuar, por pak e ngjashme me realitetin, apo më saktë e ngjashme me ekstremitete të tej ngritura në fantazi. Ekstremitete që i ulin në infinit të gjitha vlerat morale, dhe jo vetëm, të kultivuara në shekuj të shqiptarëve. Zoti Wibye, duket se e ka shkruar këtë libër nën një ndikim të fortë të propagandës antishqiptare, të bërë nga nacionalizmi ekstrem serb, futur ndoshta në mendjen e tij, që nga koha kur shërbente në Jugosllavi, para vitit 1990.

Libri fillimisht është botuar në Oslo, më 1994, dhe për të nuk gjendet asnjë e dhënë në internet, qoftë në gjuhën norvegjeze, që të thotë nëse përmbajtja e tij është vlerësuar ose jo nga kritika. Apo më keq mund të supozohet se; kritika e ka vënë re, por e ka anashkaluar debatin, për frymën antishqiptare të librit. Një përfundim i ardhur gjithsesi hipotetikisht, po të sillet në vëmendje se kritika norvegjeze, një roman pro-shqiptar, të shkruar nga norvegjezi tjetër, Kjell Hoibraaten, me titull; “Aleksandra, një histori shqiptare”, botuar në Norvegji më 2004, është sulmuar nga kritika e këtij vendi për “pro-shqiptarizëm të theksuar”.

Libri

Pak a shumë subjekti i romanit “Hakmarrja e Enverit”, ka në qendër një shqiptaro-norvegjez i quajtur Simon Murra, që merr një ofertë tunduese nga krerët komunistë shqiptarë, për të ndihmuar në nxjerrjen e naftës. Ai vjen në Shqipëri ku lidhet me një klan pranë kryeministrit Mehmet Shehu, që është vendosur dukshëm, me idetë e tij, kundër Enver Hoxhës. Murra, asiston në vrasjen e Mehmet Shehut, që sipas autorit të librit, ka ndodhur jo në banesën e krevatin e tij, por në një sallë mbledhjesh në Komitetin Qendror.

Sipas këtij versioni, ish-kryeministri qëllohet dhe vritet nga rojet e Enver Hoxhës, në shkëmbim zjarri, në momentin që kishte nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe shënjestruar liderin komunist të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e romanit, jep sërish një panoramë të shtrembëruar të Shqipërisë postkomuniste, ku personazhi kryesor, merr përsipër të bëjë rolin e trafikantit të floririt, duke thyer me turirin e makinës së vet, të gjitha postblloqet deri në Maqedoni. Në fund, personazhi kryesor vritet, nga të panjohur në Norvegji, duket për të justifikuar titullin e librit. Kjo është pak a shumë përmbajtja, në vija të trasha, e romanit të Wibye.

“Gafat” e Wibye

Një shqiptar që do e lexonte me kujdes këtë libër (rekomandohet të mos lexohet nga ekstra-patriotë), do të vinte re që në kapitullin e pare, një histori të papranueshme hakmarrjeje, që autori e konsideron në replikat e veta, si gjakmarrje. Një histori që ka në thelb shfarosjen e kaluar makabre, të një familjeje të tërë nga hasmi, varjen dhe rrjepjen gjallë të kryefamiljarit, vrasjen e dy djemve të mitur, përdhunimin në grup të vajzës adoleshente, përdhunimin me mjete të forta, vrasjen dhe prerjen e gishtit për të marrë unazën.

Habitshëm të dy palët në gjak, janë nga Saranda, një zonë ku nuk njihet gjakmarrja dhe përkundër së vërtetës, skena makabër që përshkruhet, nuk ka asgjë të përbashkët me hakmarrjen në Shqipërinë e çdo kohe, aq më tepër me gjakmarrjen. Ajo në rastin më të përafërt, është një skenë e ngjashme me ato të propaganduara nga fqinjët tanë veriorë serbë, që shpesh kanë zënë vend edhe në letërsinë e tyre, qoftë edhe në tregimet e të vetmit jugosllav, fitues të çmimit “Nobel”. Dhe ndërsa qëllimi i serbëve është i njohur, ai i ambasadorit norvegjez në Tiranë e Shkup, vlen të bëhet i ditur.

Që influencimi mund të ketë ardhur pikërisht prej faktit se, Wibye ka shërbyer për një kohë në ish-Jugosllavi si diplomat, kjo përforcohet edhe nga një tjetër provokim në libër. Vënë në gojën e Enver Hoxhës, autori vjen në një tjetër tezë të njohur serbe për Kosovën. Në faqen 88 të librit, Wibye shkruan: “Pas 1389, nuk kishte më serbë në Kosovë. Ishte një vend i shkatërruar. Shqiptarët që kishin nevojë për tokë u shpërngulën aty…”! Një version që nuk gjendet në çdo lloj enciklopedie a teksti historie të botës së civilizuar, përveçse në ato serbe. Pak të kishte kërkuar, pak të kishte shfletuar apo naviguar në internet, qoftë në një ndërkohë të dytë, Wibye do të kishte gjetur versionin e saktë historik.

Një konceptim që tashmë lexohet si një formulë e vetme, e paprekshme në formën: “…në kohë të lashta e populluar nga Ilirianë dhe Trakianë, në Kosovë u vendosën sllavët në shekullin e 7-të. Rajoni i kaloi Bullgarisë, në shekullin e IX-të. Që nga 1389, pas fitores së turqve në Fushën e Kosovës, deri më 1913, kjo zonë ishte nën pushtimin otoman, ndërsa popullsia dominante përbërëse ishin shqiptarët. (Anciently inhabited by Illyrians and Thracians, Kosovo was settled by the Slavs in the 7th cent. The region passed to Bulgaria in the 9th cent and to Serbia in the 12th cent. From 1389, following the Turkish victory at Kosovo Field, to 1913, it was under Ottoman rule, and the Albanians were the dominant ethnic group in the region).

Dhe autori i këtij libri, duhet ta dijë mirë se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe se serbët nuk janë pasardhës të trakëve. Por nuk mbaron këtu. Pasi nëpër faqet e librit përgjithësisht nuhatet, ndihet qëndrimi apo paragjykimi sipas një vlerësimi standard, të ulët, për shqiptarët, duket të fiksuar fort në memorien e autorit. Kështu në faqen 84, teksa shpjegon se njerëzit që Enver Hoxha nuk i pëlqente, apo konsideronte kundërshtarë, vriteshin me të dalë nga zyra e tij, shkruan: “Për shumë njerëz, ky është një presion i madh, që të rrinë aty dhe të dinë se ata mund të çohen drejt vdekjes, me një lëvizje të vogël dore. Ata thjesht e bëjnë në brekë…! Enveri e ka mësuar nga Stalini. Disa burra presin në dhomën ngjitur. Ata e marrin prenë. I heqin atij pantallonat dhe e shpëlajnë nga poshtë”.

Duket Wibye, nuk e ka të qartë edhe pas shumë vitesh nga publikimi i parë i librit të tij, kur e njeh më mirë Shqipërinë, se shqiptarët janë njerëz me një kultivim të fortë dhe se e kanë të vështirë ta bëjnë në brekë, qoftë para tytës së armës. Përndryshe, do ta kishte pasur të lehtë të mataronte nëpër rreshta. Ndërsa kulmi, apo më saktë ngjitja deri në perversitet shënohet në faqen 104, kur autori përshkruan ish-kryeministrin Mehmet Shehu. “Pas syzeve shkëlqenin sytë blu. Një nga gratë e fisit kishte qenë për shëtitje në Kostandinopojë, në kohën kur Vikingët ishin roja të perandorit. Ose ndoshta ishte edhe ky një rezultat i udhëtimeve të Sigurd Jorsalfar-it. (Sigurd Jorsalfar është emri i një pjese orkestrale të kompozitorit norvegjez Eduard Grig, 1843–1907 red.)”.

Një anomali konceptive e djallëzuar, që nuk lë shans për asnjë justifikim, se autori mund të ketë pasur një çast humbjeje të kontrollit! Që Wibye nuk është krejt pa faj në konceptet e pasqyruara ndaj shqiptarëve, kjo vërtetohet edhe në faqen 91 të librit, kur ai shkruan: “Hoteli që kishte qenë një qendër kulturore në kohën e grekëve, ndërsa norvegjezët jetonin nëpër vrima dhe prisnin për epokën e gurit, ishte më pak se një kilometër në jug të Durrësit”. Pra, shënjestra me këtë rast, duket se është kthyer pashpjegueshmërisht edhe nga vetja.

Një publikim i pabujshëm

Promovimi i librit të Wibye në gjuhën shqipe, u realizua në mjediset e një lokali/librari, të njohur të kryeqytetit. Pati vetëm një referat të lexuar, edhe ky i hartuar nga një i huaj, më tej një fjalë e shkurtër nga përkthyesi dhe me kaq u mbyll. Pa e lexuar librin, disa media televizive, por edhe të shkruara, në kuadrin e rutinës së përditshme, e vlerësuan romanin, sidomos raportin që konfigurohej mes temës shqiptare dhe autorit-ambasador në Shqipëri. Për çudi libri nuk është i pajisur me parathënie apo pasthënie. Menjëherë pas publikimit të librit, ambasadori Wibye, gjeti kohën të shkruajë në anglisht një përgjigje për pyetjet e dërguara nga ana jonë.

Pyetjet ishin ndërtuar pa u lexuar libri, por me sugjerimin jo saktësisht profesional, të dikujt që e kishte lexuar. Duke vënë re nga pyetjet se hakmarrja ekstreme në fillim të librit mund të shkaktonte pakënaqësi ndër lexuesit, Wibye nuk e quajti atë një histori tipike shqiptare, por; “një histori nga bota reale diçka që ndodh dikur, diku, është vetëm një pjesë e historisë…”! Më tej në të njëjtën linjë ai shkruante se përshkrimi; “…nuk ka një dëshirë për të dhënë rastin më të keq, ose ndonjë gjë tjetër”. Pra gjykuar nga kjo përgjigje, autori i librit duket e kapi që në ajër, që libri i tij mund të provokonte ndjenjat e një pjese të shqiptarëve. Këtë vërtetoi edhe ngurrimi i tij i gjatë dhe përfundimtar, për t’iu përgjigjur pyetjeve të një interviste të dytë, këtë radhë të ndërtuar pas leximit të imtësishëm të librit.

Norvegjezi tjetër

Vetëm rreth dy vjet më parë, në Tiranë, promovoi librin e tij edhe një tjetër norvegjez. Ai quhet Kjell Hoibraaten dhe njihet nga shqiptarët, si pronari i anijes “La Vikinga”, që lidhte Durrësin me Barin. Libri titullohet “Aleksandra, një histori shqiptare”, me parathënie të Arbën Xhaferrit dhe është i përkthyer nga njohësi i talentuar i norvegjishtes, Myrteza Shini. Për çudi edhe ky libër ka në qendër një linjë shqiptare, por përkundër librit të Wibye, përmes përmbajtjes lexohen tone mirëdashëse për Shqipërinë e shqiptarët. Në një intervistë për një të përditshme shqiptare, autori Hoibraaten, pohoi se kritika e kishte pritur me konteste librin në Norvegji, duke e quajtur si shumë pro-shqiptar.

Pjesë nga libri i ambasadorit Wibye

Faqe 84. “Për shumë njerëz ky është një presion i madh, që të rrinë aty dhe të dinë se ata mund të çohen drejt vdekjes me një lëvizje të vogël dore. Ata thjesht e bëjnë në brekë…! Enveri e ka mësuar nga Stalini. Disa burra presin në dhomën ngjitur. Ata e marrin prenë. I heqin atij pantallonat dhe e shpëlajnë nga poshtë”.

Faqe 88. “Pas 1389, nuk kishte më serbë në Kosovë. Ishte një vend i shkatërruar. Shqiptarët që kishin nevojë për tokë u shpërngulën aty…”.

Faqe 104. “Pas syzeve shkëlqenin sytë blu. Një nga gratë e fisit kishte qenë për shëtitje në Kostandinopojë, në kohën kur Vikingët ishin roja të perandorit. Ose ndoshta ishte edhe ky një rezultat i udhëtimeve të Sigurd Jorsalfar-it”.

Faqe 91. “Hoteli që kishte qenë një qendër kulturore në kohën e grekëve, ndërsa norvegjezët jetonin nëpër vrima dhe prisnin për epokën e gurit, ishte më pak se një kilometër në jug të Durrësit”.

“Shpresoj se kam dhënë një përshkrim pozitiv për ju”!

Me fraza të kursyera ishte përgjigjja e ambasadorit norvegjez Carl S. Wibye, në pyetjet e dërguara nga ana jonë, për librin e tij të sapo-botuar; “Hakmarrja e Enverit”. Por gjithsesi, përmes rreshtave të përgjigjeve lexohej pasiguria e autorit për nuhatjen nga lexuesit të qëndrimeve të tij kundrejt shqiptarëve. “Është histori nga bota reale dhe nuk ka një dëshirë për të dhënë rastin më të keq. Shpresoj se kam dhënë një përshkrim pozitiv për vendin tuaj”, është thelbi i argumentit të Wibye.

Zoti ambasador, si ju lindi ideja të shkruanit një histori shqiptare, në një kohë që duke u nisur nga detyra që kishit në atë kohë, mund të kishit ndërtuar diçka jugosllave?

Unë mbuloja Shqipërinë, po aq sa edhe Jugosllavinë në atë periudhë. Shumë njerëz kanë shkruar për Jugosllavinë dhe shumë pak për Shqipërinë.

Në pjesën e parë të librit përshkruani një histori ekstreme gjakmarrjeje dhe jo një histori tipike për Shqipërinë e asaj kohe. Këtu keni dashur thjesht të përshkruani një fenomen në rastin e vet më të egër, apo jeni ndikuar nga perceptimi kolektiv për shqiptarët në anën veriore të kufirit të tyre?

Është një histori nga bota reale, diçka që ndodh dikur, diku, është vetëm një pjesë e historisë, nuk ka një dëshirë për të dhënë rastin më të keq, ose ndonjë gjë tjetër.

Mësuam se ju keni punuar për një kohë në Jugosllavi, si diplomat dhe se keni pasur nëpër duar informacione të ndryshme që kishin të bënin me shtetin fqinj, Shqipërinë. Jashtë asaj që thoni në libër, a mund të na rrëfeni diçka për përmbajtjen e tyre?

Jo, realisht ka kaluar shumë kohë.

Shqipëria që konfiguronit në mendje nga larg, pa e parë nga afër, sa ndryshe ishte kur e vëzhguat nga afër?

Kam pasur një imazh më shumë se realist se si duhet të ishte dhe udhëtimet e mia në Shqipëri, konfirmuan disa nga këto. Vetëm se është ndryshe kur ju jeni shumë afër, bëhet diçka e prekshme, diçka e frikshme, në këtë rast.

Vdekja e Mehmet Shehut është një temë shumë e diskutuar ende në Shqipëri. Ju përshkruani një version sipas të cilit ish-kryeministri shqiptar u vra në një mbledhje nga një truprojë, pasi tentoi të vriste Enver Hoxhën. Të njëjtin version kanë dhënë edhe mediat jugosllave ditën kur ka ndodhur kjo ngjarje. Më pas është sqaruar se Shehu ka vdekur i vetëvrarë (versioni zyrtar) në shtratin e tij në shtëpinë e tij. Apo gjithçka është fiction edhe në këtë pjesë të librit?

Unë do ta them edhe më pas se versioni im është ai korrekti, dhe se detajet e tjera janë gjithashtu korrekte. Nuk bëj komente të tjera në këtë pikë.

Sa mendoni se ia keni arritur që të përçoni te lexuesit një panoramë sa më të afërt me Shqipërinë e shqiptarët nën regjimin komunist? A mendoni se pas leximit të librit shqiptarët që kanë jetuar në këtë kohë do të thonë: “Po, kështu ka ndodhur”?

Unë sinqerisht shpresoj të jetë kështu. Dhe unë shpresoj se kam dhënë një përshkrim pozitiv për vendin tuaj, përmes gjithë errësirës së vendosur nga një regjim i çuditshëm, një errësirë të cilën ju tashmë e keni flakur tej, dhe Shqipëria është duke lëvizur shpejt, në drejtimin e duhur.

Versioni i Wibe, për vrasjen e Mehmet Shehut

Sipas versionit të Wibye, Mehmet Shehu, ish-kryeministri më jetëgjatë shqiptar, nuk është vetëvrarë, por është vrarë nga roja e Enver Hoxhës. Wibye e vendos ekzekutimin e Shehut, në një sallë mbledhjesh në Komitetin Qendror, pas një sherri me Enver Hoxhën. Argumenti që nxeh Enverin, ishte hapja e Shqipërisë me pjesën tjetër të botës. Sipas Wibye, në kohën kur Hoxha e ka kërcënuar Mehmetin, se ka për ta pësuar, Shehu ka nxjerrë një pistoletë të kalibrit të madh dhe ia ka drejtuar Enverit, duke arritur ta tërheqë këmbëzën. Por në të njëjtën kohë, ai është qëlluar nga një roje i Hoxhës dhe është vrarë. Enveri vetëm sa plagoset në krah. Sipas Wibye, ky është versioni më ekzakt i kësaj ngjarjeje! Memorie.al

“Atentat i dështuar ndaj Enverit”- Çfarë zbuloi sigurimi nga përgjimet e diplomatëve për bandën e Xhevdet Mustafës

0

AFRIM IMAJ/ Ajo që ndodhi 25 shtatorin e vitit 1982 ka qenë një nga ngjarjet më tronditëse të regjimit komunist. Zbarkimi i Xhevdet Mustafës dhe mënyra si u eliminua grupi i tij, i njohur ndryshe si grupi i fundit i diversantëve të ardhur në Shqipëri, ka mbetur një mister me shumë enigma e të panjohura.

 

Dokumentacioni i kohës, ai sekret, por jo vetëm, përveç kronikës së ngjarjes, një komunikatë e rëndomtë e Ministrisë së Brendshme me tri fjali të thata, përmban jo pak paqartësi, sidomos për misionin e bandës dhe porositësin e saj. Publikimi i ndodhisë, së paku ditët e para, të krijonte përshtypjen se zbarkimi i bandës së Mustafës kishte zënë në befasi tërë piramidën e regjimit. Por zhvillimet e mëtejshme, sidomos “loja” e Sigurimit dhe hetuesisë me të mbijetuarin Bajrami, ish-eksponent i Policisë Sekrete i depërtuar në Perëndim qysh në fillim të viteve ’50, tregonin një realitet tjetër:

Ngjarja ishte iniciuar në Tiranë dhe “mysafirët” ishin ftuar të vepronin sipas regjisë së parashkruar nga Shërbimi i Fshehtë shqiptar. Mirëpo, terri informativ me të cilën u përcoll ngjarja nga autoritetet shqiptare, një zgjedhje e qëllimtë kjo prej tyre, këtë radhë zuri në befasi faktorin e jashtëm, kryesisht korpusin e diplomatëve të huaj të akredituar në Tiranë. Desantimi i bandës në zonën e Divjakës ishte për ta një rrufe në qiell të pastër. Në tronditje e sipër, gjithkush prej tyre ndezi “radarët” e vet për të mësuar sadopak mbi të vërtetën e asaj që nuk deshifrohej nga njoftimet zyrtare të Tiranës. Moria e dilemave nuk ishte e vogël: Kush fshihej pas bandës, me çfarë misioni vinte ajo, cilët ishin porositësit, kujt i interesonte zbarkimi i saj, cilat ishin agjenturat që kishin investuar për të, etj.

Gazeta “Panorama.al” ka siguruar një dosje sekrete të Sigurimit të Shtetit me komentet dhe vlerësimet e diplomatëve të huaj në Tiranë për grupin diversionist që zbarkoi në Shqipëri në shtator të vitit 1982. Janë të dhëna dhe argumente të vjela nga Shërbimi Sekret me teknikat e veta në rrugë operative gjatë ditëve të postngjarjes, për të cilat interesohej drejtpërdrejt kupola e regjimit. Në grupin e parë të raporteve sekrete që ministri i Brendshëm, Hekuran Isai, i adresonte Hoxhës pesë ditë pas ngjarjes, bëjnë pjesë vlerësimet dhe hamendjet e ambasadorit italian Françesko Xhentile, atij francez Manel Martin, kryediplomatit grek Apostolios Papasliotis dhe disa diplomatëve të tjerë të këtyre vendeve për misionin e mundshëm dhe porositësit e bandës së Xhevdet Mustafës. Përveç diferencave për profilin dhe qëllimin e saj, argumentet e tyre bashkohen në specifikën e momentit kur ndodhi ngjarja. Në vlerësimin e tyre nuk është rastësi që diversantët e harruar qysh nga vitet ’50, rishfaqen bujshëm menjëherë pas vetëvrasjes së mistershme të Kryeministrit Mehmet Shehu.

Përqasja me ndodhinë e pazakontë, aq sa dominonte opinionin e diplomatëve të Tiranës, së paku në ditët fundit të shtatorit 1982, po aq shfaqej e paqartë dhe intriguese në shtjellimin e enigmave të ngjarjes, që përkonte me tragjedinë e numrit dy të regjimit komunist. Raportet e Sigurimit të Shtetit me këtë lëndë, në pamje të parë të duken si përpjekje profesionistësh për të zbuluar organizatorët dhe porositësit e bandës, por vështruar nga distanca kohore dhe të dhënat e zbardhura nga procesi i Kadri Hazbiut, që shkoi në plumb pas dëshmive të rreme të Halit Bajramit, rezulton tjetër gjë. Mustafa dhe të tjerët vinin në Shqipëri me bekimin e fshehtë të autoriteteve të Tiranës dhe këto të fundit nuk kish si ta kërkonin identietin e tyre në përgjimet e të huajve.

Ca më tepër që grupi i desatuesve shoqërohej nga i besuari i Shërbimit të Fshehtë, i cili shkëmbente informacion me eprorët e Tiranës që nga çastet e nisjes e deri në momentin e asgjësimit të bandës. Përgjimi i të huajave, me sa duket, specialistëve të Hekuran Isait u interesonte të mësonin deri ku arrinte njohja e tyre mbi të vërtetën e bandës së Mustafës, alias Halit Bajramit. Droja se mos ata binin në gjurmët e organizatorëve, tmerronte “regjisorët” e vërtetë të operacionit diversionist, të cilët bënin përpjekje të jashtëzakonshme t’ia faturonin ngjarjen agjenturave të huaja borgjezo-revizioniste.

DOKUMENTI

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë
Ministria e Punëve të Brendshme
Drejtoria e Parë, Numër 3817, Sekret
Ekzemplar numër 3 Tiranë, më 30.9.1982

Lënda: Mbi disa komente e lëvizje të diplomatëve të huaj për bandën kriminale të Xhevdet Mustafës

Diplomatë të ndryshëm të përfaqësive të vendeve kapitalisto-revizioniste kanë bërë këto komente për asgjësimin e bandës kriminale nga forcat tona: 1-Ambasadori italian, Françesko Xhentile: Banda duhej të ishte e madhe, mbasi me sa konstatova vet, forcat e ushtrisë gjatë ndjekjes ishin të shumta dhe mjetet e përdorura të rënda. Në këto rrethana nuk mund të mos mendohet për një bandë prej pak peronash. Kryebanditi Mustafa për si përmendej në gazetë, duhej të ishte person i njohur në Shqipëri”.

Vlen të përmendet se ambasadori italian, më 26.9.1982, shkoi për një vizitë në Apoloni. Atje ka qenë edhe më parë. Ambasadori konstatoi lëvizje të forcave tona gjatë kthimit nga Lushnja në Rrogozhinë, ku kërkoi prej shoferit të qëndronte për t’i parë ato. 2-Sekretari i Ambasadës Greke, Nikolla Krisogjellos, në bisedë me ambasadorin grek, Apostolis Papasliotis: Disa kolegë më informuan për ardhjen e një bande nga Italia.

Ne mendojmë se Shehu ka pasur lidhje me Italinë dhe se kjo bandë pritej. Një koleg i kishte thënë nëpunësit tonë Jani Gullo se mbas disa ditësh do të fliten shumë gjëra për Italinë. Kjo është një ngjarje serioze, prandaj të informojmë me telefon qendrën. Në përgjigje, ambasadori grek tha: Këtu ka diçka të re, por me rëndësi është fakti se shqiptarët e prisnin këtë bandë, çka do të thotë se ata ishin tradhtuar. Në qoftë se do të jetë e vërtetë se në dërgimin e bandës ka gisht Italia, në bashkëpunim me amerikanët, atëherë marrëdhëniet Shqipëri-Itali marrin një drejtim tjetër”. 3-Nëpunësi i Ambasadës Greke Leonidhas Mingas:

Nga komunikata kuptova se kanë ardhur për qëllime terroriste. Ky është një krim që bëjnë. Për të kryer këto detyra, ata duhet të kenë pasur njerëzit e tyre në Shqipëri. Këta banditë ka shumë mundësi të kenë ardhur nga Italia, jo se u janë gjetur lireta, sepse mund të kishin edhe dhrami, por të arratisurit shqiptarë janë të organizuar në Bari të Italisë. Kryebanditit Xhevdet Mustafa ia kam dëgjuar emrin. Ai është arratisur nga Shqipëria në vitin 1952 dhe ka qenë anëtar i organizatës “Shqipëria e Lirë” në Romë”. Nëpunësi tjetër Andon Helidhonis ka thënë: Banda mund të ketë ardhur nga Italia. Ata i gënjejnë se në Shqipëri nuk është gjendje e mirë dhe vinë e lënë kockat këtej.

Ç’mund të bëjnë këta banditë?! Asgjë! Kështu ndodhi edhe para 20 viteve që hodhën diversantë në Tepelenë me aeroplan, ata vetëm lanë kockat në Shqipëri. 4-Sekretari i dytë i Ambasadës Rumune, Aleksandër Like: Ka shumë vite që nuk kam dëgjuar për ardhjen e bandave terroriste në Shqipëri. Si shpjegohet që filluan përsëri? A njihet drejtuesi i këtij grupi? Cili shtet mund t’i ketë dërguar? Me se erdhën dhe pse u duheshin lireta dhe dollarë amerikanë?”.

5-Lidhur me bandën kriminale na tërhoqën vëmendjen edhe disa lëvizje e qëndrime të diplomatëve koreanë: Më datën 26.9.1982 prej orës 8:00 – 16:00 ambasadori korean, dy diplomatë dhe familjet e tyre kanë parkuar makinat në anë të rrugës te Shkëmbi i Kavajës, ndërsa vetë janë larë në det. Më datë 28.9.1982, ambasadori korean dhe diplomatët e tij morën leje për të vizituar Vlorën. Gjatë rrugës janë kthyer në rrugën e Divjakës, por nuk janë lejuar të futen në Divjakë. Shoferi pretendon se kishte ngatërruar rrugën, kur dihet se ka katër vite në vendin tonë. Edhe në qytetin e Vlorës kanë kërkuar të bëjnë vizita në institucione të ndryshme, megjithëse këto kërkesa në protokollin e Ministrisë së Jashtme nuk ishin parashikuar.

RAPORT

Ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë Ministria e
Punëve të Brendshme
Tiranë, 4.10.1982

Lënda: Mbi disa komente e vlerësime të diplomatëve të huaj për asgjësimin e bandës terroriste të Xhevdet Mustafës

Diplomatë të përfaqësive të huaja të akredituar në Tiranë, në biseda me burimet tona vazhdojnë të bëjnë komente e vlerësime dhe shprehin këto interpretime: 1-Ambasadori francez Manel Martin, në një bisedë me një burimin tonë: “Banda duhet të ketë pasur njerëzit e vet të komprometuar në vendin ku desantoi. Me paratë që iu gjetën nuk do të thotë se janë financuar nga Italia dhe SHBA, apo anglezët. Konkretisht, nuk dihet asgjë se nga është nisur banda.

Djali i ish-mbretit Zog u ka dhënë intervistë disa gazetarëve të huaj, ku pohonte se njihte kryebanditin Xhevdet Mustafa dhe ky është pjesëtar i një ushtrie shqiptare në mërgim. Këta banditë ka mundësi të mos jenë armiq të popullit shqiptar, por armiq personalë të Enver Hoxhës. Ishte një atentat ndaj tij që dështoi. Besoni se Enver Hoxha nuk ka armiq personalë?!

A nuk ishte Mehmet Shehu një armik personal i tij?! Pse nuk informoni popullin më gjerësisht për kapjen dhe asgjësimin e bandës? Diktatura e proletariatit është një regjim totalitar, ku udhëheq vetëm një parti, prandaj dhe Stalini është akuzuar si diktator e vrasës. Unë e kuptoj sa i lidhur është populli shqiptar me Partinë dhe Enver Hoxhën, por përsëri dyshoj se Enver Hoxha ka armiq personalë.

2-Sekretari i parë e Ambasadës franceze, Jean Bujal, shprehu kënaqësi që bandës nuk iu gjetën franga franceze dhe se Franca nuk ka gisht në këtë çështje. 3-Atasheu i Ambasadës hungareze, Gjergj Llukaç, në bisedë me burimin tonë: Më çuditi shumë lajmi i dhënë në shtyp lidhur me diversantët, pasi nuk kemi dëgjuar më parë gjëra të tilla. Nuk dimë nga cili vend janë hedhur dhe ku kanë desantuar”.

http://www.panorama.com.al/dokumenti-atentat-i-deshtuar-ndaj-enverit-cfare-zbuloi-sigurimi-nga-pergjimet-e-diplomateve-per-banden-e-xhevdet-mustafes/

Kurti: Pikërisht kur jam konstruktiv dhe bëj propozime shkaktohet një lloj nervoze në dhomë

0

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është treguar konstruktiv në takimin e sotëm me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se ka bërë një propozim në këtë takim.

Sipas tij, sa herë që bën propozime shkaktohet nervoz në dhomë.

“Ne kemi bërë një propozim. Është për të ardhur keq se pikërisht kur jam konstruktiv dhe bëj propozime shkaktohet një lloj nervoze në dhomë dhe vështirësohet dialogu”, ka thënë Kurti.

Ai është shprehur i gatshme në zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

“Shpreh edhe një herë gatishmërinë time të plotë që secilin nen nga 11 sosh të Marrëveshjes Bazike, secilën fjali nga 6 sosh në preambulë, dhe secilën pikë të aneksit ta zbatoj”, ka thënë Kurti.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Borrell: Pa normalizim nuk do të ketë të ardhme evropiane as për Serbinë, as për Kosovën

0

Kryediplomati evropian Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijën një marrëveshje për rrugëtimin e tyre në Bashkimin Evropian.

“Të dy shtetet duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, një union që është ndërtuar në një fqinjësi të mirë dhe të ardhme të mirë për gjithë qytetarët”, u shpreh Borrelli, njofton Klankosova.tv.

“Rruga për në Bashkimin Evropian kalon nëpërmes dialogut, pa normalizim nuk do të ketë të ardhme evropiane as për Serbinë as Kosovën”.

“Serbia rrezikon të ecë prapa, pasi vendet e tjera e rajonit po ecin përpara”.

“Jam musliman, nuk kam lidhje me të”, Fero bën deklaratën e fortë për Arbenitën

0

Reperi Fero i ka dhënë fund disa dilemave të cilat kanë bërë bujë ditëve të fundit në mediat rozë.

Me anë të një teksti në gjuhën angleze ai tregoi se nuk ka lidhje me atë se çfarë po bën ish-gruaja e tij.

Ai tha se kanë respekt për njëri-tjetrin për shkak se kanë një vajzë, por tani që është kthyer në fenë myslimane, thotë se nuk ka asnjë lidhje me të.

“Jam musliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili e kemi jetën me respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajze, por sot jam Musliman dhe nuk kam lidhje me te. Ajo zgjodhi jetën e saj”, shkroi Fero.

Vuçiq akuzon Kurtin: Po i shmanget formimit të Asociacionit

0

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, ka folur pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili takim u lehtësua nga BE-ja.

Para medieve, Vuçiq ka akuzuar Kurtin, i cili, sipas tij, po i shmanget formimit të Asociacionit.

“Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit të komunave [me shumicë] serbe. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj”, ka thënë Vuçiqi, transmeton “REL”.