6.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 1433

Fituesit e Nobelit do të shpërblehen me më shumë para këtë vit

0

Fondacioni Nobel bëri të ditur më 15 shtator se do ta rrisë shumën monetare të shpërblimit për fituesit e çmimeve Nobel këtë vit. Shuma është rritur për 1 milion korona suedezë, apo 83.940 euro, në 11 milion korona, apo 923.241 euro, pasi që monedhës suedeze i ka rënë vlera së fundi.

“Fondacioni ka zgjedhur ta rrisë shumën e çmimit sepse një gjë e tillë është financiarisht e mundshme”, thuhet në deklaratën e shkurtë të fondacionit.

Zhvlerësimi i shpejtë i monedhës suedeze e ka çuar atë në nivelin më të ulët ndonjëherë në krahasim me euron dhe dollarin amerikan. Suedia ka qenë duke luftuar me inflacion të lartë, që u ul deri në 7.5 për qind në gusht, nga 9.3 për qind sa ishte në korrik.

Megjithatë, përkundër uljes, inflacioni mbetet larg objektivit prej 2 për qind të vendosur nga banka qendrore e Suedisë, Riksbank.

Kur u ndanë çmimet e para Nobel në vitin 1901, shuma e çmimit ishte 150.782 korona për kategori, tha fondacioni, por gjatë 15 vjetëve të fundit, shuma është ndryshuar disa herë.

Në vitin 2012, shuma u reduktua nga dhjetë milionë në tetë milionë korona pasi filloi një program për përforcimin e financave të Fondacionit Nobel. Në vitin 2017, shuma e çmimit u rrit nga tetë milionë në nëntë milionë korona. Në vitin 2020, ajo u rrit edhe një herë për një milion korona.

Fituesit e çmimeve Nobel të këtij viti do të shpallen në fillim të tetorit. Më pas, laureatët ftohen të marrin çmimet e tyre në ceremonitë e çmimeve më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të çmimit, Alfred Nobel.

Çmimi prestigjioz i paqes ndahet në Oslo, ashtu siç kishte kërkuar Nobeli, ndërsa ceremonitë e tjera të ndarjes mbahen në Stokholm.

Suedia nuk është pjesë e eurozonës. Njëzet vjet më parë, suedezët mbajtën një referendum nëse donin ta merrnin me monedhën evropiane, por ata votuan kundër këtij ndryshimi.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Përdorimi i drejtë i përemrave pronorë

0

Eroll Sejdiu

  • Në vetën e parë e të dytë, kur prona është në numrin njëjës, nuk përdoren nyjat: i,e. Prandaj themi: shoku im, shoku ynë dhe jo shoku i im, shoku i ynë; ara ime, ara jonë dhe jo ara e ime, ara e jonë. Shoku yt, shoku juaj dhe jo shoku i yt, shoku i juaj; ara jote, ara juaj dhe jo ara e jote, ara e juaj.
  • Kështu përdoren edhe kur janë në funksion të kallëzuesit emëror, do të thotë kur ndodhen pas foljes jam: Libri është imi (dhe jo i imi). Libri është yti (dhe jo i yti). Çanta është imja (dhe jo e imja). Siç shihet, në këtë funksion përdoren në trajtën e shquar si fjalë të emërzuara.
  • Por kur prona është në numrin shumës, para pronorëve përdoret rregullisht nyja “e” edhe në vetën e parë e të dytë : shokët e mi, shokët e tu; arat e mia, arat e tua. Ndërkaq, në vetën e tretë përdoret rregullisht nyja: Libri i tij (i saj), libri i tyre etj.
  • Kur edhe prona, edhe pronori janë në shumës, forma e drejtë standarde është shokët tuaj dhe jo shokët e juaj; shoqet tuaja dhe jo shoqet e juaja.
  • Po kështu në vetën e parë e të dytë, kur prona është në gjininë femërore, ndonjëherë përdoret gabimisht forma e kallëzores edhe në gjinore, në dhanore, e në rrjedhore. Pra, duhet përdorur: Dera e shtëpisë sime dhe jo Dera e shtëpisë time; Kopshti i gjyshes sate dhe jo Kopshti i gjyshes tënde; Oborri i shkollës sonë (suaj) dhe jo Oborri i shkollës tonë (tuaj).
  • Duhet pasur kujdes që të mos përdoret gabimisht forma e gjinisë femërore në vend të gjinisë mashkullore. Pra, duhet përdorur: qyteti ynë dhe jo qyteti jonë; livadhi yt dhe jo livadhi jot, puna jote dhe jo puna yte.
  • Për vetën e tretë njëjës, me vlerën e përemrit pronor si përcaktor i emrave që tregojnë lidhje gjinie a marrëdhënie familjare, përdoren nyjat i,e: P.sh.: i ati (ati i tij, i saj), e ëma (ëma e tij ,e saj), i vëllai (vëllai i tij, i saj), e motra (motra e tij, e saj). Siç shihet, në raste të këtilla në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet: i ati im (yt), e ëma ime (jote), sepse siç u tha, nyjat “i”,”e”, përdoren në vend të përemrit i (e) tij, i(e) saj para emrave të lartpërmendur.

Putini: I hapur për negociata për përfundimin e luftës në Ukrainë

0

Vladimir Putin u ka thënë gazetarëve se është i hapur për negociata për përfundimin e luftës në Ukrainë, por Ukraina nuk i dëshiron ato.

“Unë e kam thënë tashmë: ne kurrë nuk kemi refuzuar negociatat. Prandaj, ju lutem, nëse pala tjetër do, le ta thotë drejtpërdrejt. Unë jam duke folur, por nga ana tjetër nuk dëgjojmë asgjë”, tha ai.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paraqitur vazhdimisht një plan paqeje me dhjetë pika për t’i dhënë fund konfliktit, por duke i kërkuar Rusisë të largojë trupat e saj nga territori i Ukrainës.

Raporti i UEFA: Shqipëria, një nga ligat që shkarkon trajnerët më shpesh

0

Në një raport të ri të publikuar nga UEFA, Abissnet Superiore e Shqipërisë rezulton të jetë një nga ligat me nivelin më të lartë të shkarkimit të trajnerëve në sezonin 2022-23.

Organi qeverisës i futbollit evropian, ka publikuar së fundmi raportin “European Club Talent and Competition Landscape”, i cili ndër të tjera ka analizuar edhe shkarkimet e trajnerëve për sezonin e kaluar.

Një total prej 1,209 trajnerësh drejtuan ekipe të nivelit më të lartë në Evropë. Ata ishin të pranishëm në 736 klube të ndryshme.

Qarkullimi i trajnerit është rritur me 13% gjatë 10 sezoneve të fundit dhe vitin e kaluar dëshmoi numrin më të madh të shkarkimeve të trajnerëve të regjistruar (duke përjashtuar totalin në vitin 2020, i cili pa shumë ndryshime të shtyra nga sezoni i kaluar në kushtet e pandemisë).

Në “5 ligat” e mëdha të futbollit, Anglia dhe Franca panë numrin më të madh të shkarkimeve (22), të ndjekura nga Italia (14), Spanja (13) dhe Gjermania (12).

Megjithatë, pjesë e listës është bërë edhe Shqipëria. Në Superiore ka pasur 21 shkarkime apo largime, duke e renditur ligën në vendin e 12 së bashku me atë të Bjellorusisë dhe Turqisë.

Vendi i parë që “pret koka” trajnerësh më shumë është Qipro, me 32 shkarkime apo largime. Pas tyre vjen Serbia me 31. Rumania me 29. Bullgaria me 25. Kazakistani me 24. Belgjika, Kroacia, Izraeli, Rusia, Anglia dhe Franca me nga 22.

Kryetrajnerët, të cilët kanë punuar në futbollin e klubeve të nivelit të lartë evropian gjatë sezonit të kaluar, ishin në punën e tyre, ose kishin qenë në punën e tyre deri në fund të sezonit, për një mesatare prej 1.31 vitesh (më pak se 16 muaj).

Në këtë drejtim, Shqipëria është një nga vendet në të cilin trajnerët qëndrojnë shumë pak në drejtimin e një klubi. Mesatarisht më pak se një vit. Por, një panoramë tjetër afrohet në Kosovë, ku trajnerët qëndrojnë më shumë se 2 vite në pankinën e të njëjtit ekip. Dhe, kjo statistikë gjendet shumë pak në Evropë, ku përveç Kosovës e kanë Norvegjia, Skocia, Austria, Irlanda dhe Irlanda e Veriut.

Në raport flitet edhe për migrimin e trajnerëve. Sipas tij, në ligat më të mira evropiane, mesatarisht, 71% e trajnerëve të parë që drejtuan ekipet gjatë sezonit 2022-23 ishin të punësuar në vendin e tyre.

Në Serie A, 89% e trajnerëve ishin vendas. Raporti ndryshonte në Ligue 1 me 72%, La Liga 70%, Bundesliga 68% dhe për të ardhur te Premier League me 42 %.

Në këtë pikë, në Shqipëri në sesonin e kaluar mbi 80 % e trajnerëve kanë qenë vendas. Situata ndryshonte në Kosovë, ku përqindja e vendasve ishte midis 60-80%.

Nga sa u tha më sipër, mund të nxjerrim perfundimin se Superiorja e Shqipërisë përbëhet në masë të madhe nga trajnerë vendas, të cilët zakonisht nuk qëndrojnë më shumë se një sezon në krye të një klubi.

Në dallim, Kosova përbëhet në shumicë nga trajnerë vendas (jo aq sa në Shqipëri), të cilët qëndrojnë në detyrë për më shumë se dy vite. Kjo tregon dhe një llojë stabilitetit në Superligë.Albanian Post

Zelensky do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë dhe Capitol Hill javën e ardhshme

0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të vizitojë Washingtonin javën e ardhshme për të takuar presidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë dhe për të zhvilluar takime në Capitol Hill.

Kjo gjatë udhëtimit të tij në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Vizita e tij vjen në një moment, kur Kongresi aktualisht po peshon kërkesën e Presidentit Biden për të miratuar më shumë se 20 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën.

Biden është zotuar të mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa duhet”.

Por ndërsa lufta zvarritet, ka përçarje në rritje, veçanërisht midis republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve, rreth asaj se sa ndihmë duhet të vazhdojnë SHBA-të t’i japin Kievit.

Udhëtimi i tij në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ishte tashmë i njohur, por ndalesat e tij në Washington nuk janë shpallur publikisht.

Udhëtimi në Washington u raportua për herë të parë nga “Punchbowl News”.

Mosprofilizimi i punëtorëve, problem për bizneset

0

Mosprofilizimi i punëtorëve në fusha të caktuara në Kosovë, mbetet një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen bizneset në vend. Përfaqësues të bizneseve theksojnë se institucionet relevante duhet të krijojnë mekanizma për profilizime duke u bazuar në kërkesat e tregut.

Një nga sfidat me të cilat përballen bizneset në Kosovë, vazhdon të mbetet mos profilizimi i punëtorëve në fusha të caktuara. Kjo ndodh për arsye se nuk përputhet niveli i edukimit apo kualifikimi i të rinjve me tregun e punës. Kështu thotë për Radio Kosovën kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

“Nëse e shohim, në të gjitha analizat kjo na del sfida më e madhe ose problemi më i madh. Pra, bizneset përballen me mungesën e fuqisë punëtore në përputhje me kërkesat e tregut që kanë kompanitë tona. Oda Ekonomike e Kosovës është duke bërë të pamundurën për të gjetur mënyrën që nëpërmjet themelimit të qendrës rajonale, të bëjë trajnimin dhe certifikimin e të rinjve që kërkon tregu dhe bizneset”, tha ai.

Kërkesat e tregut aktualisht janë më shumë në profesionet teknike-inxhinerike, e që në këtë fushë duhet bërë më shumë, përderisa fusha administrative mbetet më e ngarkuara, thotë për Radio Kosovën kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

“Institucionet arsimore mbeten më të ngarkuarat, si dhe administrata. Kjo e fundit pothuajse është e stërngarkuar. Ndërsa, profesionet teknike-inxhinierike janë në kërkim dhe kanë të ardhme më të qëndrueshme. Pra, të rinjtë duhet të profilizohen në drejtime të profilizuara që të rrisin aftësitë profesionale në shkolla të ndryshme profesionale”, theksoi Shahini.

Zyrtarët e ekonomisë theksojnë se profilizimi i punëtorëve në Kosovë duhet të trajtohet nga institucione të ndryshme për të inkurajuar të rinjtë tanë që të mos kopjojnë njëri- tjetrin, por të profilizohen në drejtime të ndryshme që do t’iu siguronte edhe një vend pune.

Osmani: Marrëveshja me USAID-in fuqizon administratën publike

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe u.d. e drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore, në vlerë prej 34,7 milionë dollarë.

Me këtë rast, e para e shtetit, Vjosa Osmani tha se përmes kësaj marrëveshje do të fuqizohet administrata publike e do të sigurohen shërbime më të mira për qytetarët, raporton RTKlive.

“Marrëveshja do të kontribuojë në plotësimin e objektivave zhvillimore të vendit tonë. Si rezultat i saj do t’i kemi në dispozicion gati 35 milionë dollarë. Një nga objektivat parësore të sigurojë shërbime më të mira për qytetarët. Do të fuqizohet administrata publike dhe do të promovohet transparenca. Kjo marrëveshje do të kontribuojë në reduktimin e korrupsionit. Ajo hapë rrugën për një të ardhme më të qëndrueshme për Kosovën. Në përpjekjet tona për të garantuat një të ardhme më të begatë, SHBA-të nuk kanë ofruar vetëm mbështetje por një partneritet të vërtetë. Marrëveshje kontribuon në avancimin e raporteve unike mes Kosovës e SHBA-së”, shtoi Osmani.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se po konfirmohet sërish partneriteti i qëndrueshëm dhe afatgjatë i ShBA-së me popullin e Kosovës.

“Mendoj se është e duhur që të konfirmojmë sërish partneritetin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të ShBA-së me popullin e Kosovës. Ky fond do të mbështesë qëllimet strategjike të ShBA-së për Kosovën siç janë: Avancimin e integrimit të Kosovë në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përpjekjen për promovimin e rritjes së përparimit ekonomik dhe përpjekjet për zhvillimin e qeverisjes së mirë”, theksoi ai.

Nënshkruhet marrëveshja e grantit në vlerë prej 34,7 milionë dollarë

(E plotësuar, ora 11:12) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe u.d. e drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore, në vlerë prej 34,7 milionë dollarë.

Sot nënshkruhet marrëveshja 34 milionë dollarësh nga Osmani dhe USAID

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se të premten, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID do të nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarë.

“Amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D drejtoresha e USAID Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M.Hovenier, do të deklarohen për media.

Suharekë: 58-vjeçari që vdiq pasi e zuri traktori me dru, ishte ushtar i UÇK-së dhe TMK-së

0

 

Një 58-vjeçar ka vdekur në fshatin Studenqan të Suharekës, pasi u zu nga traktori me dru.

K.B, kishte shkuar në mal për të prerë dru, teksa aty e gjeti vdekjen.

Bëhet e ditur se tanimë i ndjeri ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Kapllan

 

Protestuesit e OVL e UÇK-së hedhin telefonat në oborr të EULEX-it

0
U mbajt protesta e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë.

 

Protestuesit kanë hedhur telefonat e tyre brenda oborrit te EULEX, në shenjë proteste për bastisjet e fundit që kanë kryer njësitet e EULEX-it ditët e fundit, kur e kanë edhe sekuestruar telefonat e disa ish ushtarëve të UÇK-së dhe familjareve të tyre.

Ndryshe, OVL e UÇK-së e organizon këtë protestë për të kundërshtuar bastisjet e fundit ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

 

 

===

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot do të mbajë protestë nga ora 12:00 para zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë.

 

 

Sipas ushtruesit të detyrës së OVL-së së UÇK-së, protesta do të mbahet për të kundërshtuar veprimet e fundit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

“Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i, janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal”.

“Kjo gjë kështu, siç po bëjnë këta të panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë sikur dikur në kohën e pushtuesit, dhe institucionet tona vetëm po heshtin”, shkroi Klinaku, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se ditëve të fundit, me urdhër të Gjykatës Speciale në Hagë, EULEX-i ua ka konfiskuar telefonat ish-komandantit në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafës – Remit, ish të burgosurit politik, Nait Hasanit, Arben Mustafës, vëllait të ish-komandat Salih Mustafës – Calit.

Ndërsa, përveç vëllait të “Calit”, njësitet e EULEX-it dje kryen një bastisje edhe në shtëpinë e Behar Berishës, ish-pjesëtarit të UÇK-së i cili ishte bashkëluftëtar i Salih Mustafës.

 

Moti sot: Me diell e vranësira me mundësi reshje shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të premte parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin shi.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes 8 dhe 12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24 deri në 29 gradë, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.