10.9 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 1440

Super Shqipëria mposht Poloninë në ‘finalen’ e kualifikimit

0

Kombëtarja shqiptare e ka bërë hapin gjigant në garën për kualifikim në EURO 2024.Kuqezinjtë mposhtën Poloninë, me rezultat 2-0, të dielën mbrëma në ‘Air Alabania’, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Grupit E për kualifikueset e ‘Gjermani 2024’.

Të besuarit e brazilianit Sylvinho bën paraqitje mjaft të mirë në duel me polakët, sidomos në pjesën e dytë të kësaj supersfidë.

Skuadra kuqezi përmes Jasir Asanit (37’), i cili shënoi një supergol, zhbllokoi lojën duke ndezur atmosferën në ‘Air Albania’.

Edhe polakët në pjesën e parë gjetën golin, por ishte VAR-i që anuloi golin skuadrës mysafire, kështu që skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e Shqipërisë prej 1-0.

Lojë joshëse dhe dramatike është zhvilluar edhe në fraksionin e dytë. Futbollistët e Shqipërisë të përkrahur fuqishëm nga tifozët e shumtë në ‘Air Albania’, e kontrolluan lojën mjaft mirë në terren duke shënuar edhe golin e dytë.

Ishte sulmuesi kosovar Mirlind Daku (63’) për të cilin ishte ndeshja e dytë me fanellën kuqezi, i sapo futur në lojë përfitojë mjaft mirë brenda zonës së rrezikshme dhe shënon golin e dytë për Kombëtaren shqiptare.

Përfundimisht Shqipëria mposht Poloninë në ‘finalen’ e kualifikimit pasi që tani kuqezinjtë kryesojnë Grupi E me dhjetë pikë të tubuara, dy më shumë së Çekia, derisa Polonia ndodhet në vendin e katërt me gjashtë pikë.

Mirlind Daku shënon gol të bukur për Shqipërinë

(E plotësuar) Sulmuesi kosovar Mirlind Daku ka shënuar gol për ngritur epërsinë e Shqipërisë në 2-0 kundër Polonisë.

Kuqezinjtë dhe polakët po luajnë në ‘Air Albania’ e stërmbushur në kuadër të Grupit E të kualifikueseve për EURO 2024.

Daku (63’), i sapo futur në lojë ia del të shënon një gol të bukur duke dyfishuar avantazhin e Shqipërisë në 2-0.

Kjo është ndeshja e dytë e sulmuesit kosovar në fanellën e Kombëtares shqiptare

Komuna e Prizrenit vendos ndriçim dekorativ në shtratin e Lumëbardhit

0

Ditët e fundit, Komuna e Prizrenit vendosi që rrjedhën e Lumëbardhit, përgjatë dy anëve të tij, ta dekorojë me ndriçim. Pavarësisht asaj se si duket, pas këtij projekti që Drejtoria e Shërbimeve publike thotë se ishte një test, kanë pasuar reagimet për ndërhyrje në zonën e mbrojtur.

Ndriçimi përgjatë dy anëve të Lumëbardhit nga drejtoria e shërbimeve publike në qytetin e Prizrenit ka ngjallur reagimin e disa prej organizatave të mbrojtje së trashëgimisë kulturore.

“Drejtoria e shërbimeve publike që e ka bërë këtë intervenim, nuk ka marrë pëlqim nga këshilli i trashëgimisë kulturore, po ashtu as nga Qendra rajonale. Intervenimi që është bërë në brigjet e Lumëbardhit , është pa leje, pa konsultim me organet kompetente për trashëgimi kulturore. Nuk mund ta mohojmë faktin që duket bukur, por diçka që bëhet jashtëligjshëm, automatikisht e humb atë bukurinë e vet”, tha për RTK, Edin Gështenja nga Këshilli i Pavarur për Trashëgimi Kulturore.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Reagime për këtë projekt erdhën edhe nga OJQ “Ec Ma Ndryshe “.

“Në përgjigjet e pranuara e kemi vërejt se ky ndriçim, është vendosur pa leje të institucioneve të trashëgimisë kulturore edhe pse drejtoria e shërbimeve publike e ka potencuar se, është një test projekt , por, nuk ka marrë asnjë pëlqim për vendosjen. Pra nuk është gjëja e parë që bëhet pa pëlqim të institucioneve përkatëse, andaj Eci e ka parë të rëndësishme që të reagojë”,të tha Eroll Shabani nga OJQ “Ec Ma Ndryshe”.

Por drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prizrenit thotë se vendosja e ndriçimit në muret e Lumëbardhit ishte një test projekt, që është bazuar në ligjin dhe rregulloren e Zonës Historike.

“Ne i kemi vendos, janë elemente të vogla, ato krejt nuk e marrin sipërfaqen një element diku 0.3 metër katrorë, kështu që, ne jemi konsultuar me ligjin në fuçi për zonën historike të Prizrenit. Normalisht e kam pas edhe një kontakt me zyrtarë të QRTK-së, ku ne kemi aplikuar edhe për një leje, që ne mendojmë t’i respektojmë si organ, pasi që Lumëbardhi është pjesë e trashëgimisë . Ne me projekte të tilla që janë pritur shumë mirë prej qytetarëve kemi me filluar t’i realizojmë ato projekte, normalisht, duke u bazuar në rregulla dhe ligje në fuqi “, tha Çelë Lama,  drejtor i shërbimeve publike në Prizren.

Sipas drejtorit Lamaj, QRTK i ka rekomanduar drejtorisë së shërbimeve publike të hartojë një projekt, ndërsa drejtoria përkatëse është duke e hartuar dhe shumë shpejt do ta dërgojë në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore, që ta marrë pëlqimin.

KESCO: Konsumatorët të gjejnë forma të tjera alternative të ngrohjes

0

Me uljen e temperaturave, Kosova sërish mund të përballet me krizë energjetike. Njohës të kësaj fushe, thonë se vendi nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar, derisa masat e marra deri më tani, përfshirë edhe subvencionet, janë të pamjaftueshme. Ndërkaq, sipas KESCO-s, ende ka pasiguri sa i përket furnizimit me gaz natyror të Evropës, çka edhe e rrit kërkesën për energji.

 

Kriza energjetike mund të jetë e pashmangshme për Kosovën me uljen e temperaturave. Sipas Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KEDS, ende ka pasiguri sa i përket furnizimit me gaz natyror të Evropës, andaj edhe kjo thuhet se e rrit kërkesën për energji elektrike si dhe ndikon në ngritjen e çmimeve.

“Dihet që me ftohjen e temperaturave, fatkeqësisht një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve e përdorin energjinë elektrike për ngrohje. Në mënyrë që konsumi të rritet më pak dhe situata të jetë më e përballueshme dhe më e parashikueshme, kur dihet që ende ekzistojnë shumë pasiguri të furnizimit me gaz natyror të Evropës dhe kjo e rrit kërkesën për energji elektrike dhe i bën çmimet e saj shumë të larta dhe të paparashikueshme, kërkojmë nga konsumatorët që të gjejnë forma të tjera alternative të ngrohjes dhe të vazhdojnë kursimin e energjisë elektrike,”ka thënë  Margarita Rashiti, zëdhënëse në KESCO.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Nga Zyra e Rregullatorit për Energji kanë thënë shkurt për RTK-në se momentalisht furnizimi është i qëndrueshëm, por që nuk mund të deklarohen për parashikimet e muajve të ardhshëm.

Ndërkaq, nga Ministria e Ekonomisë dhe Korporata Energjetike e Kosovës nuk kthyen përgjigje.

Furnizimi me energji, mund të rrezikohet për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese.

Krahasuar me periudhën janar-gusht të vitit të kaluar, gjatë 2023-s konsumi i energjisë elektrike ka shënuar ngritje për 22 mijë e 430 MWh.

Behar Rakaj zgjedhet kryetar i nëndegës së LDK-së “11 Marsi” në Prizren

0

Behar Rakaj është zgjedhur kryetar i nëndegës së LDK-së “11 Marsi” në Prizren.

Në kuvendin zgjedhor është zgjedhur edhe kryesia e re, si dhe tre delegatë për Kuvendin e Degës së LDK-së në Prizren.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Në kuvendin zgjedhor ishte i pranishëm edhe kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj.

“Me Beharin dhe kryesinë e Nëndegës do të vazhdojmë angazhimin për fitoren e Lidhjes Demokratike në Prizren. Fryma e fitores është në secilën nëndegë, andaj LDK është alternativa e vetme për Prizrenin”, njofton LDK-ja në Prizren.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe persona duke studiuar

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Osmani udhëton në Shkup për takimin rajonal Brdo-Brione

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Brdo-Brione.

Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, Presidentja Osmani do ta mbajë fjalim, ndërkaq më pas do të zhvillojë takime bilaterale me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse, njofton zyra e presidentes

Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar

0

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar, Lutfi Hoxha.

“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së artë të teatrit “Aleksandër Moisiu”. Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka.” – njoftoi Teatri i Durrësit këtë të diel ndarjen nga jeta të mjeshtrit të skenës Lutfi Hoxha, homazhet për të cilin do të mbahen nesër në hollin e teatrit “A. Moisiu”.

 

 

Ai mbetet një nga kolosët e roleve dytësore në kinematografinë shqiptare dhe një nga aktorët themelues të teatrit profesionist të Durrësit. Portreti i tij nuk harrohet lehtë për shkak të profesionalizmit dhe mirësisë që gjeneron në secilin prej roleve të realizuara.

Publiku e ka mirëpritur me duartrokitje interpretimin dhe atë që përçon nga vetja ndërsa ngjitet në skenën e teatrit apo luan role kinematografike.

Ai lindi në Durrës më 1 qershor të vitit 1934 ku dhe kreu mësimet e para për të vijuar liceun artistik “Jordan Misja” në degën e aktrimit.

 

 

Mbi 100 role në teatër dhe afro 17 në kinematografi përbëjnë gamën e jetës së tij artistike. Disa prej filmave në të cilat ka interpretuar janë “Rrugicat që kërkonin diell”, “Detyrë e posaçme”, “Thirrja”, ”Shoku ynë Tili”, “Pylli i lirisë”, “Tinguj lufte”, “Nata e parë e lirisë”, “Ne dhe Lenini” etj.

Ai luajti në “Qytet pa dashuri” të Bashkim Hoxhës, “Trokitje në dyert e dhimbjes” nga Serafin Fanku, monologun e Edipit në “Edipi Mbret”, “Nuk paguajmë, nuk paguajmë” të nobelistit Dario Fo, në komendinë “Dy vëllezër e gjysmë”, si dhe në Teatrin Kombëtar “Korbi i bardhë”.

Tërmeti vdekjeprurës në Marok, Kurti: Lajm i tmerrshëm

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur të tmerrshëm lajmin se Maroku është goditur nga një tërmet që ka lënë të vdekur mbi 2 mijë persona.

“Lajm i tmerrshëm për tërmetin e Marokut dhe humbjet shkatërruese që ka sjellë. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur, si dhe me ata të cilët janë përfshirë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit gjatë kësaj kohe sfiduese”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.

“Të dua Kosovë”, Rita Ora reagon për fotografinë e saj në “Fadil Vokrri”

0

Në stadiumin “Fadil Vokrri” të shtunën u zhvillua ndeshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi në rezultat 2-2.

Në tribunë, tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.

Ndërsa në krye të banerit gjigant ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës – nga sekuencat e klipit të famshëm “Shine Ya Light”.

E mesa duket një nderim i tillë i ka rënë në sy edhe vet këngëtares së hiteve ndërkombëtare, e cila i rishpërndau pamjet për 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Fillimisht ajo rishpërndau një fotografi të një faqeje fansash të Përfaqësueses së Kosovës, ku shkruhej: “Prezenca e saj na solli neve fat”.

 

“Nuk është hajdut” – Blendi Fevziu jep mendimin e tij për kryeministrin Kurti

0

Gazetari e moderatori nga Shqipëria, Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin Kojshia Shoë.

Ai është pyetur për mendimin e tij rreth kryeministrit Kurti. Fevziu ka thënë se Kurti nuk i rezulton të jetë hajdut.

“Një person që të paktën nuk është që cedon në aspektin etik të punës, dhe kjo nuk është e vogël. Nuk është hajdut. Mua nuk më rezulton i tillë”, tha ai.

Feziu u pyet edhe për ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Hashim Thaçi interesant, dhe historia e tij është interesante por gjithmonë gjërat kanë një cikël dhe varet nga ai sa do ta arrijë ta zgjasë ciklin e tij”, deklaroi ai.

Aksident i rëndë në Itali, 4 të rinj humbin jetën

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të dielë në Itali, ku si pasojë kanë humbur jetën 4 të rinj dhe dy të tjerë janë plagosur.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Cagliari, ku katër të rinjtë, dy djem dhe dy vajza, të moshës 18 dhe 20 vjeç kanë humbur jetën dhe dy bashkëmoshatarë u transportuan në spital me kodin e kuq.

Aksidenti ka ndodhur në Viale Marconi në drejtim të Quartu Sant’Elena, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

Gjashtë djemtë po udhëtonin me një Ford Fiesta, e cila për arsye të panjohura ka përplasur një trotuar pranë mbikalimit të Boshtit Median, duke u përmbysur.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ambulancat e 118, zjarrfikësit dhe policia bashkiake e Cagliarit. Fatkeqësisht për katër persona nuk mund të bëhej asgjë, dy të plagosurit u transportuan në spital në gjendje të rëndë.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.