10.9 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 1439

Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte

0

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2023/2024.

Sipas njoftimit, konkursi do të jetë i hapur prej datës 12.09.2023 deri më datën 18.09.2023.

Këtë vit kjo Qendër do të pranojë rreth 4,000 studentë, për strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.

“Studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve. Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt. Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student”- thuhet në njoftim.

Tutje QS ka bërë të ditur se çmimi do të jetë 35 euro për muaj (20 euro banimi, 15 euro ushqimi).

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Totaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin “Terre des hojmes Lausanne”

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin “Terre des hojmes Lausanne” në Kosovë, për ofrimin e shërbimeve të specializuara për fëmijët në situatë rruge, shërbime emergjente për fëmijët të cilët gjenden në rrezikshmëri të lartë dhe për fëmijët viktima të abuzimit seksual.

Këto shërbime do të ofrohen në Qendrën për Fuqizim dhe Mbrojtje të Fëmijës në Nashec (ish “Pushimorja”).

 

 

 

Asamblistët e miratuan statutin e Komunës së Malishevës

0

Në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për vitin 2023, të cilën e udhëhoqi kryesuesi, Argjend Thaçi, para asamblistëve, propozoi vetëm një pikë për shqyrtim, diskutim dhe miratim.

Draft-statutin e Komunës së Malishevës të cilën e hartoi dhe draftoi, komisioni profesional.

Pas një debati të gjerë të bërë nga asamblistët, për disa sqarime që kërkuan prej anëtarëve të komisionit, për këto u përgjigjën nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori për Administratë, Fatmir Ademaj.

Në fund me shumë se dy të tretat e votave, asamblistët e miratuan draft-statutin e Komunës së Malishevës.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Basketboll, caktohen çiftet e Superkupës

0

Edicioni 2023/24 në elitën e basketbollit kosovar, do të nisë këtë javë me turneun e Superkupës.

Ky turne, do të mbahet prej të mërkurës deri të dielën në palestrën “18 Qershori” në Suharekë. Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të hënën i ka bërë të ditura edhe çiftet e ndeshjeve të para.

Image

Në dy ditët e para të këtij turneu, do të zhvillohen katër ndeshje në kuadër të serisë çerekfinale, ku do të përcaktohen katër skuadrat gjysmëfinaliste.

Të mërkurën, luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale, ku takohen Sigal Prishtina – Istogu dhe Trepça – Bashkimi. Dueli i parë, ai ndërmjet Prishtinës dhe Istogut, nis në orën 17:00 kurse prej orës 20:00 përballen Trepça – Bashkimi. Edhe dy çerekfinalet tjera, do të zhvillohen në terminin e njëjtë por të enjten. Prej orës 17:00 do të përballen Peja me Prizrenin, ndërsa prej orës 20:00 do të luajnë Golden Eagle Ylli me Vëllaznimin.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Kapen autopjesë të kontrabanduara në Vërmicë

0

Dogana e Kosovës ka gjetur autopjesë dhe instrumentë tabelorë në vlerë prej 6.000 eurove, që ishin tentuar të kontrabandoheshin në pikën kufitare Vërmicë.

Dogana njoftoi të hënën se mallrat ishin të padokumentuara dhe të padeklaruara në momentin e hyrjes në territorin e Kosovës.

Ato janë sekuestruar dhe njëherit janë iniciuar procedura kundërvajtëse ndaj subjekti.

“Gjatë kontrollit së autobusit, është identifikuar sasi e konsiderueshme e auto-pjesëve dhe instrumentave tabelorë, me një vlerë të përgjithshme prej 6,000.00 Euro. Të gjitha këto mallra ishin të pa dokumentuara dhe të padeklaruara në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës. Mallrat e padeklaruar dhe pa dokumentacion janë sekuestruar menjëherë. Njëkohësisht, janë nisur procedurat kundërvajtëse kundër subjektit. Njësit e Doganës vazhdojnë të angazhohen në mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës dhe luftën kundër veprimeve të paligjshme të transportit të mallrave dhe produkteve të padeklaruara”, thuhet nw njoftimin zyrtar.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Fero po mendon për një grua të dytë?

0

Reperi i njohur, Feronit Shabani i njohur ndryshe si Fero, disa ditë më parë ka njoftuar se po largohet përfundimisht nga muzika dhe do t’i përkushtohet familjes dhe fesë.

Pas këtij vendimi, Fero është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku nuk po heziton që të ndajë momente nga xhamia dhe citate të librave fetarë.

Reperi së fundmi ka befasuar me postimin e tij ku ka postuar një fotografi të një shprehje nga dijetari i ndjerë musliman më origjinë shqiptare, Shaykh Al Albani që thotë:

“Nuk është e lejuar për një grua që t’ia pamundësojë burrit të saj marrjne e një gruaje të dytë”.

 

 

Kjo ka nxitur dyshime se Fero po e mendon një gjë të tillë, pasi raportohet se ai dhe modelja Arbenita Ismajli janë pajtuar.

Horoskopi 11 shtator 2023, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

0
Dashi

Kjo dite do jete me e qete sesa duhet për ata qe janë ne një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do rrini ne heshtje dhe asnjeri nuk do flasë. Kujdes sepse edhe qetësia e tepërt mund te sjelle probleme. Beqaret do marrin një propozim nga dikush qe para disa kohesh e kana pasur inat. Mendohuni mire para se ta refuzoni. Financat do jene te mora, por mos kryeni shpenzime te kota.

Demi

Jupiteri do jete aleati juaj ne jene sentimentale dhe gjithçka do shkoje me se miri. Komunikimi do jete i mire dhe pasioni ne mbrëmje do te rindizet. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe jo te kërkojnë “gjilpërën ne kashte”. Askush nuk është perfekt. Te ardhurat nuk do jene aspak problematike dhe do shpenzoni me qetësi për ato qe iu duhen.

Binjaket

Dite mjaft e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për shume gjera me partnerin dhe kjo do sjelle here pas here debate. Beqaret duhet t’i marrin me seriozisht propozimet qe do iu bëhen, jo te tallen. Perspektivat financiare do jene te mira. Ne këtë sektor mund te jeni shume te qete. Nëse keni marre para hua është koha për t’i shlyer.

Gaforrja

Planetët do iu mbështesin gjate gjithë kohës sot dhe jeta ne çift do jete me entuziazmues se me pare. Do flisni hapur për gjithçka pa menduar sesi do reagoje ai. Beqaret do njohin dike interesant gjate një feste pune apo ne ndonjë party me miqtë e ngushte. Ne planin financiar mund te keni ndonjë mini-krize. Tregohuni te vëmendshëm dhe merrni masa para se gjendja te përkeqësohet.

Luani

Te dashuruarit nuk duhet te qahen aspak gjate kësaj dite. Partneri do iu përgatisë surpriza te njëpasnjëshme ne mënyrë qe ju te ndiheni edhe me mire. Beqaret do jene joshës dhe do e kenë me te lehte te bëjnë për vete disa persona. Do e kenë ata mundësinë e zgjedhjes. Financat duhen menaxhuar me më shume kujdes dhe rigorozitet për te mos pasur probleme.

Virgjeresha

Lidhja juaj do kaloje një dite te stuhishme dhe te mbushur me debate. Mos kërkoni me ngulm qe partneri te beje gjithmonë atë qe doni ju sepse nuk keni për te arritur askund. Beqaret nuk duhet te fiksohen pas personave qe kane një angazhim tjetër sepse do lëndohen dhe do lëndojnë edhe një te trete. Financat nuk do kenë asnjë lloj problemi.

Peshorja

Atmosfera ne çift gjate kësaj dite do varet nga sjellja qe ju keni pasur kohet e fundit me partnerin. Nëse komunikimi dhe bashkëpunimi ka mbizotëruar gjithë këtë kohe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Beqaret duhet te mendohen mire para se te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni menjëherë sepse do bëni gabime.

Akrepi

Venusi do e mbroje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje me se miri ndërmjet jush dhe te dashurit tuaj te zemrës. Do e toleroni me tepe rate dhe do i respektoni disa vendime. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm sepse mundësitë për takime thuajse do mungojnë. Financat do jene te begata. Do arrini te shpenzoni aq sa doni dhe situata do mbetet e qëndrueshme.

Shigjetari

Do e keni te thjeshte te flisni për gjithçka me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur. Beqaret nuk duhet te dëgjojnë ato qe do iu thonë te tjerët, por te reflektojnë dhe te bëjnë zgjedhjet e duhura. Ne planin financiar do bëni investimet e nevojshme dhe shume shpejt ky sektor do jete goxha me i mire se tani.

Bricjapi

Ka rrezik qe çështjet financiare te sjellin debate te forta ne çift gjate kësaj dite. Mendoni te mos i përzieni shume ato nëse doni te keni një jete me te qete. Beqaret do gjenden përballë disa zgjedhjeve, prandaj duhet te mendohen mire para se te bëjnë te duhurën. Ne planin financiar duhet te bëni çmos qe te dilni nga situata e vështirë ku jeni futur.

Ujori

Do kaloni momente shume te këndshme dhe te mbushura me emocione sot pranë atij qe dashuroni. Edhe pse nuk do ketë shume kohe ne dispozicion ai do mundohet t’ua beje qejfin. Beqaret do jene te paduruar dhe mund te fillojnë lidhje me persona qe ne fakt nuk iu përshtaten shume. Financat serish nuk do jene te qëndrueshme. Beni kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Duhet t’i kushtoni me shume vëmendje sot jetës suaj ne çift dhe t’ia shprehni partnerit ndjenjat. Vetëm ne këtë mënyrë ai do e kuptoje se çfarë ndjeni me te vërtetë për te. Beqaret nuk do kenë shume fat ne dashuri, por do kaloje një dite te mrekullueshme fale surprizave te miqve te ngushte. Ne planin financiar mos ëndërroni te bëni shpenzime marramendëse sepse do keni vështirësi me pas.

Kuvendi nis sot sesionin vjeshtor

0

Kuvendi i Kosovës sot do të nisë sesionin e ri vjeshtor duke filluar me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Kryesia ka në rend ditë t’i caktojë dy seanca plenare, njëra me 23 pika e tjetra me 13. Ndër pikat e seancës së parë që pritet të caktohet, janë edhe votimi i 3 marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat pushteti, pa votat e opozitës nuk ka arritur t’i miratojë dhe shqyrtimi i dy marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare.

Kuvendi ka në procedurë 48 projektligje që kanë mbetur të papërfunduara nga sesionet e kaluara.

Edhe këtë javë temperatura verore

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të nis me mot kryesisht me diell dhe relativisht të nxehtë.

Kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike do të vazhdojnë deri të mërkurën.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

Të enjten parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, vranësirat gjatë ditës parashihet që vende-vende të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.

Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Aksident në Rrugën e Kombit, makina përplas për vdekje kalimtarin

0

Një aksident është shënuar mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Kukës-Morinë në vendin e quajtur “Fushorja e Uzinë”. Mësohet se një automjet me targa të Kosovës ka goditur një kalimtar 74 vjeçar.

Nga goditja e fortë, i moshuari është përplasur me xhamin e parë të automjetit e për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Policia e Kukësit ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e ngjarjes.

Drejtuesi është shoqëruar në komisariatin e Kukësit. Pas aksidentit, njëra korsi e autostradës ka qëndruar e mbyllur duke shkaktuar trafik të rënduar e radhë kilometrike në “Rrugën e Kombit”./abcnews.al