15.8 C
Prizren
E hënë, 25 Shtator, 2023

KESCO: Konsumatorët të gjejnë forma të tjera alternative të ngrohjes

Me uljen e temperaturave, Kosova sërish mund të përballet me krizë energjetike. Njohës të kësaj fushe, thonë se vendi nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar, derisa masat e marra deri më tani, përfshirë edhe subvencionet, janë të pamjaftueshme. Ndërkaq, sipas KESCO-s, ende ka pasiguri sa i përket furnizimit me gaz natyror të Evropës, çka edhe e rrit kërkesën për energji.

 

Kriza energjetike mund të jetë e pashmangshme për Kosovën me uljen e temperaturave. Sipas Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KEDS, ende ka pasiguri sa i përket furnizimit me gaz natyror të Evropës, andaj edhe kjo thuhet se e rrit kërkesën për energji elektrike si dhe ndikon në ngritjen e çmimeve.

“Dihet që me ftohjen e temperaturave, fatkeqësisht një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve e përdorin energjinë elektrike për ngrohje. Në mënyrë që konsumi të rritet më pak dhe situata të jetë më e përballueshme dhe më e parashikueshme, kur dihet që ende ekzistojnë shumë pasiguri të furnizimit me gaz natyror të Evropës dhe kjo e rrit kërkesën për energji elektrike dhe i bën çmimet e saj shumë të larta dhe të paparashikueshme, kërkojmë nga konsumatorët që të gjejnë forma të tjera alternative të ngrohjes dhe të vazhdojnë kursimin e energjisë elektrike,”ka thënë  Margarita Rashiti, zëdhënëse në KESCO.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Nga Zyra e Rregullatorit për Energji kanë thënë shkurt për RTK-në se momentalisht furnizimi është i qëndrueshëm, por që nuk mund të deklarohen për parashikimet e muajve të ardhshëm.

Ndërkaq, nga Ministria e Ekonomisë dhe Korporata Energjetike e Kosovës nuk kthyen përgjigje.

Furnizimi me energji, mund të rrezikohet për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese.

Krahasuar me periudhën janar-gusht të vitit të kaluar, gjatë 2023-s konsumi i energjisë elektrike ka shënuar ngritje për 22 mijë e 430 MWh.

Kosova bie edhe dy pozita më poshtë në renditjen e FIFA-s

Pas dy ndeshjeve të shtatorit, Kombëtarja e Kosovës ka rënë edhe dy pozita më poshtë në renditjen e FIFA-s. “Dardanët” morën rezultate jo të mira,...

Aksident trafiku në Suharekë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Studeqan të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa kanë kërkuar tretman mjekësor gjashtë persona. Njëri...

Lajmet e Fundit