12.4 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 1442

Një grua në Rahovec rrahet nga djali dhe nusja e tij

0

Një grua në Rahovec ka deklaruar në polici se është sulmuar fizikisht nga djali i saj dhe nusja e tij.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se gruaja ka pranuar trajtim mjekësor dhe dy të dyshuarit janë arrestuar.

“Më 08.09.2023 në polici është paraqitur ankuesja femër kosovare dhe e njëjta ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj dhe nusja e djalit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Rahovec/ Gjendet pa shenja jete një person në arat e tij

0

Një person është gjetur pa shenja jete në arat e tij në fshatin Pataqan i Epërm në Rahovec.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se babai i tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në arat e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Lëndohet një zjarrfikës në Rahovec gjatë shuarjes së zjarrit në një pyll

0

Është lënduar një zjarrfikës në fshatin Zatriq të Rahovecit, teksa po shuante zjarrin në pyllin e fshatit.

Zjarrfikësi është duke u trajtuar në spitalin e Gjakovës, ndërkaq raportohet se pyllit i është vënë zjarri nga disa persona të panjohur.

“Raportohet se nga persona të pa njohur i është vënë zjarri pyllit të fshatit. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit, një zjarrfikës ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Garat ndërkombëtare çiklistike, këto rrugë do të mbyllen sot

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të garave ndërkombëtare çiklistike do të ketë bllokim apo ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë dhe autostrada.

Policia njofton se sot do të ketë bllokim të disa rrugëve nga ora 11:00 deri në ora 15:00, transmeton Telegrafi.

“Etapa e tretë: më datë 09.09.2023, prej orës 11:00 deri 15:00, gara do të fillojë nga Hani i Elezit – Kaçanik-Ferizaj – Bardhosh (Gazimestan te Unaza) – Fushë Kosovë (Tranzit)- Komoran – Kroni Mbretit – Malishevë-Suharekë-Prizren – Morinë (kufiri me Shqipërinë) ku edhe është përfundimi garës (5 km afër kufirit Morinë) me gjatësi të përgjithshme 157.5 km”, ka njoftuar Policia.

Gjatë kësaj kohe, parashihet që të ketë bllokim/ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në akse rrugore/autostrada (segmentet e lartcekura) dhe riorientim në rrugë të tjera alternative.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik rreth këtij bllokimi e riorientim të veturave në kohën sa do të jenë duke u zhvilluar garat.

“Andaj, qytetarët të planifikojnë me kohë qarkullimin në rrugë alternative në mënyrë që të mos krijohen tollovi e kolona të panevojshme”, thuhet në njoftim.

Vdes komediani legjendar, Mike Yarwood

0

Komediani dhe imituesi Mike Yarwood ka vdekur në moshën 82-vjeçare, ka njoftuar Royal Variety Charity.

“Mike lë pas një zbrazëti të madhe në industrinë e argëtimit. Ngushëllimet tona më të thella familjes së Majk, miqve dhe fansave të tij të shumtë”, thuhet më tej në postim.

Foto: Shutterstock

I lindur më 14 qershor 1941 në Bredbury, Cheshire, Yarëood u bë një emër i njohur në vitet 1960 dhe 1970 me përshtypjet e tij për njerëzit duke përfshirë politikanë të profilit të lartë dhe të famshëm.

Duke folur për trashëgiminë e të ndjerit, Royal Variety Charity deklaroi: “Mike Yarwood u ngrit shpejt për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të imituar zërat dhe sjelljet e personaliteteve të panumërta dhe figurave publike”.
Foto: Getty Images

Talenti i tij për imitim solli buzëqeshje në fytyrat e miliona njerëzve dhe aftësia e tij unike për të kapur thelbin e subjekteve e bëri atë një ikonë në botën e komedisë.

Komediani luajti në disa shfaqje televizive përfshirë: “Will the Real Mike Yarwood Stand Up?”, “Look: Mike Yarwood” dhe “The Mike Yarwood Show”.

Foto: Getty Images

I njëjti vdiq në spital të premten më 8 shtator.

Artisti i famshëm kishte dy vajza me ish-gruan e tij, balerinën Sandra Burville. /Telegrafi/

Dhëndri iku nga dasma, por ky nuk ishte fundi: Lëvizja e vjehrrit habiti shumë njerëz

0

Ajo që supozohej të ishte dita më e lumtur në jetën e një gruaje indoneziane u shndërrua në një makth.

Mediat lokale raportojnë se dhëndri është zhdukur ditën e dasmës, duke lënë në frikë gruan, familjen dhe të ftuarit e tij të paditur. Megjithatë, pasoi një kthesë e pabesueshme.

Një vajzë nga fshati Jikotamo kishte kohë që dilte me një djalë, ndaj u vendos që dashuria e tyre të kurorëzohej me një martesë.

Megjithatë, në ditën e gëzueshme, 29 gusht, ajo mbeti e vetme para altarit.

“Të ftuarit kishin ardhur tashmë kur familja na njoftoi se dhëndri kishte ikur”, tha për media vëllai i nuses Visto Ahmad.

Më pas në skenë hyn vjehrri që u martua me vajzën dhe në rrjetet sociale u shfaq video e ceremonisë së çuditshme.

Edhe pse familjet e nuses dhe dhëndrit ishin të indinjuar, paratë e shpenzuara ishin një shqetësim shtesë. Natyrisht, anulimi i dasmës nuk bëhej fjalë.

Reagimet e përdoruesve të internetit janë të ndara. Disave iu vinte keq për fatin e vajzës, ndërsa të tjerë bënin shaka për situatën e pazakontë.

“Gruaja e babait tim është ish e dashura ime”, shkroi një burrë, ndërsa një tjetër shtoi në mënyrë kritike, “vajza juaj do të jetë në kurth në një martesë që nuk e do për pjesën tjetër të jetës së saj”. /Telegrafi/

Kosova synon ta ndalë Zvicrën

0

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë përballjen e vështirë ndaj Zvicrës, sonte më fillim nga ora 20:45. “Dardanët” e kanë shumë të vështirë kualifikimin tutje, por me një fitore në “Fadil Vokrri” padyshim do të ktheheshin në garë me Izraelin dhe Rumaninë për pozitën e dytë.

Përzgjedhësi Primoz Gliha të mërkurën në konferencë për shtyp e pranoi se situata nuk është e lehtë, mirëpo “Dardanët” kanë punuar shumë mirë në këto pesë ditë.

“Është një situatë jo e mirë, por jemi këtu për të gjetur zgjidhje dhe jo për të qarë, prandaj kemi provuar ta bëjmë këtë edhe në këto pesë ditë për të mirën e ekipit”.

Ndërsa, kapiteni Amir Rrahmani gjithashtu tha se i pret një sfidë shumë e vështirë, mirëpo janë shumë të motivuar.

“Është një ndeshje e rëndësishme si ato që kemi pasur më herët. Jemi të motivuar se kemi kundërshtarin më të fortin në grup, ndeshje e mirëpresim pavarësisht se kemi shumë nevojë për pikë. Por jemi të përgatitur për këtë sfidë”, tha ai.

Problemi për Kosovën është se edhe ekipi mysafir dëshiron vetëm pikët e plota, me trajnerin Murat Yakin se ishte i qartë në konferencë për shtyp se për Zvicrën opsion është vetëm fitorja.

“Para dhe pas ndeshjes ne mund të jemi miq, por në lojë vetëm fitorja është për ne. Graniti dhe Xherdani gjithashtu e kanë të qartë këtë aspekt ngase janë shumë profesionist dhe do ta shihni në fushë”, tha ai.

Për fund, kujtojmë se përballja zhvillohet në “Fadil Vokrri” më fillim nga ora 20:45./RTKlive

Moti sot: Me diell e vranësira, temperaturat deri në 28 gradë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të jenë në mes 25 e 28 gradë, transmeton Klankosova.tv.

Qytetet me temperaturën më të lartë pritet të jenë Gjakova e Prizreni me 28 gradë ndërsa Dragashi pritet ta ketë temperaturën më të ulët, me vetëm 9 gradë Celsius

8 shtatori, Dita Ndërkombëtare e shkrim-leximit

0

Sot është Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit, e cila ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë e leximit për individët, komunitetet dhe shoqëritë.

Dita Ndërkombëtare për avancim të shkrim-leximit e cila shënohet çdo vit më 8 shtator ka për qëllim që të ngritë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në lidhje me problemin e analfabetizmit i cili fatkeqësisht si proces është prezent në shumë shoqëri.

Iniciativa e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për avancimin e shkrim-leximit rrjedh nga Konferenca botërore e ministrave të arsimit e organizuar në muajin shtator të vitit 1965 në Teheran e cila temë si bazë e kishte zhdukjen e analfabetizmit, ndërsa UNESCO si ditë ndërkombëtare e shënon nga viti 1966 me qëllim të promovimit të rëndësisë së arsimimit të fëmijëve dhe të rriturve.

Sipas të dhënave të UNESCO, rreth 775 milionë persona të rritur në planet nuk kanë as minimumin e nivelit të shkollimit, 1 në 5 persona të rritur janë analfabet nga të cilët 2/3 janë femra. Rreth 75 milionë fëmijë nuk vijojnë shkollimin, nuk ndjekin rregullisht shkollimin ose e kanë braktisur tërësisht atë./

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Prizren, 17 aktakuza kundër 34 personave

0

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 31 aktakuza kundër 51 personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 17 persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë? parashtruar gjashtë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë personave të pandehur.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 17 aktakuza kundër 34 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar për kryerje të veprave penale dhe ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një personi.

E Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave të ndryshme  penale.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person ka paraqitur një kërkesë për caktim paraburgimi dhe ka ngritur një aktakuzë kundër tre personave për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre persona të dyshuar dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.