8.4 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026
Home Blog Page 1456

Stambolli ndalon konsumimin e alkoolit në hapësira publike

0

Shitja dhe konsumimi i pijeve alkoolike në parqe, plazhe dhe hapësira të tjera publike të hapura në Stamboll, nuk do të lejohet më.

Në një deklaratë për shtyp, guvernatori Davut Gul, tha se vendimi është marrë “për të parandaluar ngjarjet që mund të prishin qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve”.

Ndalimi nuk vlen për ambientet në vende të hapura publike që tashmë kanë licensë për të shitur alkool, ndërsa gjoba për shkelësit do të jetë 617 lira turke, përafërsisht 21 euro.

Reklamimi i pijeve alkoolike në vitrinat e dyqaneve është gjithashtu i ndaluar në Turqi./DW

HISTORIKE: Ballkani kualifikohet për herë të dytë në Conference League

0

Ballkani ka shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të dytë në fazën e grupeve të Europa Conference League.

Ndeshja është mbyllur me rezultat 1-0 në të mirë të Bate Borisovit, por që ishte gol i pamjaftueshëm për të ndikuar në kualifikim.

Kjo pasi rezultati i ndeshjes së parë në “Fadil Vokrri”, ishte 4-1 në favor të suharekasve.

90:00 – Ka përfunduar ndeshja në mes Bates dhe Ballkanit, ku rezultati është 1-0 në të mirë të vendasve, rezultat ky që i dhuroi kualifikimin tutje suharekasve.


90+1’ Gjyqtari kryesor i ndeshjes i ka dhënë 9 minuta lojë shtesë, ku i pari ka përfunduar tashmë. Ballkanin e ndajnë edhe 8 minuta prej kualifikimit të dytë në Conference League

80’ Kanë mbetur edhe 10 minuta lojë në ndeshjen mes Bate Borisovit dhe Ballkanit, ku rezultati vazhdon të jetë ende 1-0 në favor të vendasve. Ballkani po vazhdon të mbajë situatën nën kontrollë ku me këtë rezultat, suharekasit do të vazhdojnë tutje për në fazën e grupeve

69’ Albin Berisha ka humbur një rast të mirë goli në minutën 69 të takimit.

60? Kanë mbetur edhe 30 minuta lojë në Bjellorusi në ndeshjen mes Bate Borisovit dhe Ballkanit. Rezultati vazhdon të jetë ende 1-0 në të mirë të vendasve, ndërsa me këtë rezultat Ballkani do të kualifikohet për në fazën e grupeve.

46’ Ka nisur pjesa e dytë në mes Bate Borisovit dhe Ballkanit, ku mysafirët janë në disavantazh prej një goli, ndërsa për sa i përket rezultatit të përgjithshëm, suharekasit janë dy gola në epërsi.

45? Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes Bate Borisovit dhe Ballkanit. Skuadra nga Bjellorusia po avancon me golin e Artem Kontsevoyit i cili realizoi shënoi në minutën e 30-të të takimit. Rezultati i përgjithshëm i kësaj përballje është 4-2, kurse me këtë rezultat Ballkani kualifikohet në Ligen e Konferencës.

30’ Bate Borisov ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit, rezultati i ndeshjes është 1-0. Artem Kontsevoy ka shënuar gol në minutën e 30-të takimit

15’ Po zhvillohet minuta 15 e takimit ndërmjet Ballkanit dhe Bates,ku  rezultati është 0-0. Posedimi i topit është në të mirë të Ballkanit.

7’ Ballkani po arrin që të qarkullojë mirë topin, duke mos i lënë hapësira bjellorusëve për të zhvilluar ndonjë aksion të mirë.

1’ Ka nisur ndeshja në mes Bate Borisov dhe Ballkanit.


Kujtojmë se ndeshja e parë në “Fadil Vokrri” është mbyllur me rezultat 4-1.

Më poshtë gjeni formacionet zyrtare:

Bate: Kudravets, Jimoh, Bane, Khdarkevich, Martynov, Nechaev, Grechikho, Bocherov, Volkov, Kontsevoy dhe Laptev.

Ballkani: Koliq, Trashi, Jashanica, Dellova, Thaqi, Korenica, Kuç, Zyba, Tolaj, Gripshi dhe Kryeziu.

Kthehu

0

Sahit Osmani

Kthehu moj në të raft mirë
Nuk jemi larg përtej kufijve
Dashuria s’është vetëm dëshirë
As zjarr që në akull kalitet

Çast kur ngjan eklipsi i madh
Si i diellit dhe i hënës
Ylberi i harmonizon ngjyrat
Hedh krahët rrjedhave të kohës

Kthehu moj më jep një lajm
Që tërheq e bashkon përsëri
Atje përtej kufijve të qiellit
Në t’gjitha pjesëzat e natyrës

Versioni i avokatit të familjes së 35-vjeçares që vdiq duke e trajtuar dhëmbin në Malishevë

0

Meshar Selimaj, avokati i familjes së 35-vjeçares që shkoi për ta hequr dhëmbin në Malishevë e iu komplikua gjendja ka treguar versionin e tij rreth këtij rasti.

Selimaj ka thënë se është ende shumë herët të jepen detaje pa u parë raporti i autopsisë.

“Nuk mund të them detaje, duhet pritur raporti i autopsisë, i cili do të rishikohet nga ana e IML-së, përveç faktit që e di se ka shkuar në atë klinikë dhe e ka marrë atë mjekim, rëndon dyshimi për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Momentalisht organet përgjegjëse janë duke e trajtuar rastin me korrektësi. Jemi në stadin fillestar, prokurorja e rastit po e bën punën e vet.Unë kam besim te prokurorja e rastit e cila e bart këtë lëndë, do ta shohim epilogun se si do të vazhdojë ky rast penal”, ka thënë Selimaj, për RTV Dukagjini.

Ndër të tjera, ai ka thënë se pacientja ka shkuar rastësisht në atë klinikë, pasi djali i saj për ta marrë një infuzion dhe me atë rast pastaj ka hyrë ta mjekojë dhëmbin.

Në lidhje me deklaratat e mbrojtjes të të dyshuarve që thonë se mjeku ka kryer “protokollin shëndetësor”, ai ka thënë se “mendoj se janë pretendime të hershme nga ana e mbrojtjes, e kuptoj natyrën e tyre, në këtë moment duhet të rezervohemi”.

Sipas tij, ndonëse është herët të thuhet, “i pandehuri në këtë rast nuk ka ndërmarrë veprime të duhura, nuk i ka dhënë shërbimin e nevojshëm e cila do të kishte pasur si rrjedhojë shpëtimin e jetës së saj, me sa e kuptoj nuk i ka dhënë medikamentin e duhur anti-shok”.

Ndryshe, ditë më herët, Besnik Berisha, avokati mbrojtës i të dyshuarit për këtë rast, në emisionin “FIVE” ka dhënë edhe një këndvështrim në lidhje me rastin e 35-vjeçares, e cila vdiq në Malishevë pasi shkoi për ta trajtuar dhëmbin e pastaj iu komplikua gjendja.

Sipas avokatit, doktori i cili u arrestua për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”, është i licencuar.

Për të njëjtin, nga ministria e Shëndetësisë është thënë se ka ushtruar veprimtari ilegale.

“Ideja është që ky rast mund të ndodhë në Berlin e Vjenë, është për shkak se pacientja, e ndjera, ka qenë alergjike në një anestezion lokal. Kur i është dhënë para heqjes së dhëmbit, i ka shkaktuar alergji, doktori i licencuar, kur është përballë me këtë reaksion, e ka administruar me terapinë e antishokut, e ka pranuar. Ka licencë, mund ta publikoj, jo sikurse është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe në media”, ka thënë Berisha.

Më 22 gusht, një grua rreth 35 vjeç është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë në Malishevë, por i është komplikuar gjendja shëndetësore për çka është dërguar në QKUK.

Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, e kishte konfirmuar se viktima është dërguar pa shenja jete në QKUK.

Subvencionimi i teksteve shkollore, Nagavci thotë se është bërë pagesa për grupin e parë të aplikuesve

0

Siç ka bërë të ditur ajo, numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë dhe pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës.

“Nga të gjitha këto aplikime, janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime për të cilat prindërit do të njoftohen për rishikimet e nevojshme”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ajo tutje ka ripërsëritur se aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që të asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore.

“Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”, ka përfunduar ministrja. /Telegrafi/

Fatos Nano sërish në intubim, i rëndohet gjendja shëndetësore

0

Teksa një ditë më parë ishte në gjendje të stabilizuar, orët e fundit kanë sjell përkeqësim të shëndetit të ish-kryeministrit shqiptar, Fatos Nano.

Burime nga spitali për Klan News, bëjnë me dije se ai është futur sërish në intubim në repartin e reanimacionit për shkak se parametrat jetësorë nuk janë në nivelin e duhur.

Fatos Nano vuan nga insuficenca respiratore, pamjaftueshmëri e mushkërisë për të funksionuar normalisht. Ish-kryeministrit i është kthyer problemi kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Ish-kryeministrit i është kthyer në një shqetësim kronik, dhe për këtë arsye, brenda këtij viti është paraqitur disa herë herë në spital për të marrë shërbim mjekësor.

Arrestohen katër të dyshuar për vrasjen në Malishevë

0

Një person është vrarë sot në fshatin Bubavec të Malishevës.

Policia ka njoftuar që për këtë rast janë arrestuar së paku katër persona që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij”, ka thënë për Klankosova.tv, Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjakovës.

“Njësitet e nevojshme policore i kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.

“Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”.

Dyshohet për vrasje në Malishevë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person pa shenja jete është dërguar në QKMF-në e Malishevës gjatë mesditës të së enjtes.

Ai dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri.

Personeli mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, sipas policisë.

“Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarit/ve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka njoftuar policia.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune

S’ka më dilema, këto pamje ‘dëshmojnë’ se Kiara është shtatzënë!

0

Prindërit e Kiara Titos kanë festuar mbrëmë 30 vjetorin e martesës.

Ata kanë mbledhur në një mbrëmje njerëzit e tyre të dashur për të festuar këtë ditë të rëndësishme.

Kiara dhe Luizi kanë shkëlqyer me pamjen e tyre, por nga videot e publikuara nga të ftuarit është vënë re një detaj.

Barku i Kiarës dukej i fryrë, ç’ka ka nxitur thashethemet se ajo është në pritje të ëmbël.

Pas këtyre pamjeve me barkun e fryrë, njerëzit janë të

Kujtojmë se pak ditë më parë Luizi pohoi se ata janë gati për tu bërë prindër.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune

Osmani: Synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, BE dhe KiE

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Kongresistin Mike Turner, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për Shërbimet e Inteligjencës.

E para e shtetit i ka cilësuar strategjike dhe ekzistenciale raportet me SHBA-në, teksa ka falënderuar kongresistin Turner për mbështetjen ndër vite, të cilën ai ia ka dhënë Kosovës në rrugën e shtetndërtimit.

Presidentja Osmani ka potencuar se shteti i Kosovës është edhe histori suksesi e SHBA-së, thuhet në njoftimin e Presidencës pas këtij takimi.

“Përkushtimi i palëkundur i Shteteve të Bashkuara për kauzën e Kosovës ka qenë i domosdoshëm në rrugëtimin tonë drejt pavarësisë dhe shtetësisë”, ka theksuar Osmani.

Në takim me kongresistin Tuner, Osmani ka bërë të ditur se synimi i Kosovës është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare si: NATO, BE, Këshilli i Evropës dhe të tjera.

Në raport me bashkëpunimin me SHBA-të, Presidentja Osmani potencoi atë në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë. Kësisoj, Presidentja Osmani përmendi aspiratën e Kosovës për anëtarësim fillimisht në Partneritet për Paqe (PfP), e pastaj në NATO, ku mbështetja e SHBA-ve është esenciale.

Më tej, Osmani përmendi faktin se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka bashkëpunim të ngushtë me shërbimet inteligjente të SHBA-ve në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë që mund ta cenojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon.

Ndërkaq në raport me situatën në veri të vendit, Osmani ka theksuar se Kosova ka bërë hapa përmbajtësor në shtensionimin e situatës dhe se vazhdon të jetë palë konstruktive në këtë proces. Por, ka theksuar obstruksionet e Serbisë, si dhe veprimet destabilizuese në veriun e Kosovës nëpërmjet bandave kriminale të dirigjuara nga Beogradi. Ajo ripotencoi rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit.