9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026
Home Blog Page 1457

SBASHK: Urime viti i ri shkollor!

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës së Kosovës, ka uruar punëtorëve të arsimit dhe gjithë nxënësve për vitin e ri shkollor, dhe i ka falënderuar që kësaj radhe nuk kishin kërkesa për veprime sindikale dhe kjo ka dhënë shpresë se ky vit shkollor do të ketë fillim dhe rrjedhë të mbarë.

Megjithatë, përmes një njoftimi për media, SBASHK-u thotë se për këtë MASHT-i u kujdes që kjo të mos ndodh duke sjell vendim të gabuar për tekstet shkollore, vendim ky që ka krijuar shqetësime e stres të punëtorët arsimorë në mësimin shqip, por dhe te kolegët në mësimin në gjuhën boshnjake e turke.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune

“Të nderuarit mësimdhënëses të Kosovës ju keni qenë të përkushtuar në misionin e shenjtë të edukimit e arsimit të brezave nëpër vite e dekada dhe keni kaluar me sukses pengesat që na krijuan të tjerët. Ju lus që të angazhoheni maksimalisht e të kontribuoni aq sa mundeni që pajisja me tekste shkollore të bëhet në mënyrën më të mirë të mundur e sidomos për nxënësit që vijnë nga familje me gjendje më të rënduar ekonomike”, thuhet në njoftim.

“Anëtare e anëtarë të SBASHK-ut, ministrja Nagavci, në vend që të kërkojë falje nga prindërit, nxënësit e mësimdhënësit për problemin që ka krijuar lidhur me tekstet shkollore, ajo kishte bërë pyetje se kë përfaqëson Jasharaj.

Ajo, si duket, ka besuar se do të jep rezultate plani i saj dhe i ministrit Murati se duke krijuar pengesa, që nuk ndodhin në as një vend demokratik të botës, punëtorët e arsimit nuk do të regjistrohen si sindikalistë në e-Kosova dhe kështu do të shuhet SBASHK-u. Por, Nagavcit nuk ia paskan treguar lajmin se SBASHK-u nuk u shua, por vazhdon rrugëtimin me unitet të plotë e me shumë angazhime në shërbim të arsimit dhe do ta ngrit zërin në emër të anëtarësisë.

Pra, Jasharaj përfaqëson mijëra e mijëra anëtare e anëtarë të SBASHK-ut që nga çerdhet e deri në universitete. Nagavci me tendencën për të krijuar përçarje deklarohet se ky vendimi i ri për tekstet shkollore qenka edhe në shërbim të mësimdhënësve. Ajo, mbase ka menduar se kështu i kursen nga lodhja e ndarjes se teksteve shkollore për nxënësit e tyre, por ata nuk e duan këtë kujdes sepse me kënaqësi e të lumtur e kanë kryer këtë veprim duke i parë të gëzuar nxënësit për tekstet e reja shkollore.

Sa është kujdesur e kujdeset Nagavci për punëtorët e arsimit u pa kur i gëzohej angazhimit të Qeverisë për ndëshkim me ndalim pagash pse punëtorët e arsimit kishin qëndruar arsyeshëm në grevë. Dhe kur u bënte presion edhe me inspektorë që të mbajnë mësim për të kompensuar orët e humbura në grevë.

Ministre mos u mundoni kot se sindikatën tonë u munduat ta shuani, por SBASHK ishte dhe mbetet sindikatë e punëtorëve të arsimit që nga çerdhet e deri në universitete dhe do të vazhdojë të jetë zë i tyre”, thuhet në komunikatën për media të SBAShK-ut.

Manchester City dhe Wolves arrijnë marrëveshjen për Matheus Nunes

0

Manchester City ka finalizuar një lëvizje prej 53 milionë paundësh për Matheus Nunes, raportojnë mediat britanike.

City kishte arritur një marrëveshje verbale të mërkurën prej 47.2 milionë paund, por kushtet ndryshuan brenda natës dhe skuadra e Pep Guardiola-s tani do të paguajë më shumë, me pagesa të shpërndara në një periudhë më të gjatë kohore.

Wolves kishte kërkuar më shumë se 60 milionë paund për Nunes dhe City kishte kërcënuar të largohej, por klubi nga “Molineux” është i kënaqur me strukturën e rishikuar të marrëveshjes për 25-vjeçarin, i cili kishte refuzuar të stërvitej.

City ka qenë i etur për Nunes që kur vendosi të braktisë ndjekjen e Lucas Paqueta të West Ham.

Wolves kishte refuzuar ofertën fillestare të kampionëve të Premier League prej 47 milionë paund, duke bërë që Nunes të qëndronte larg stërvitjes, por gatishmëria e City-t për t’u larguar nga marrëveshja rezultoi që Wolves ta zbutëste kërkesën.

Pas fitores së tyre 5-0 ndaj Blackpool në Kupën Carabao të martën, trajneri Gary O’Neil tha se ai ende priste që Nunes të ishte në klub pas afatit të 1 shtatorit (mbyllja e merkatos).

Por me elementët përfundimtarë të marrëveshjes të rënë dakord tani, atij i është dhënë leja për të shkuar në teste mjekësore me Man City.

Gajtë kohës së Nunes me Sporting Lisbona, trajneri i City-t, Pep Guardiola e përshkroi atë si “një nga më të mirët në botë”.Albanian Post

Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Opojë të Dragashit

0

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Dragash si rezultat i një pune të organizuar operative hetimore ka arrestuar të dyshuarin F.J. (viti i lindjes 2000).

Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda të ndodhura në fshatrat e Opojës.

I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

‘Hardh Fest’ prej nesër gërsheton vreshtarinë me muzikën

0

Fillimi i shtatorit në Rahovec do të nisë me festivalin “Hardh Fest”, i cili gërsheton muzikën rok me vreshtarinë, në qytetin që njihet për prodhimin e rrushit. Sivjet me moton “Muzikën, Pijen e shoqninë i ki n’Hardh Fest”, ky festival do të sjellë emra të njohur të muzikës.

Lajm përbën fakti që sivjet në skenë do të ngjitet grupi “DSL Dire Straits Legacy”, të cilët do të festojnë muzikën e Dire Stairs, që kanë shitur mbi 120 milionë albume në mbarë botën.

“Baza e festivalit është vreshtaria, rrushi. Në pikësynim kryesor është vreshtari, pas asaj vazhdojnë aktivitetet tjera e përfundojmë me koncerte. Është festivali që sjellë më së shumti vizitorë në Rahovec”, ka thënë Agron Sokoli, drejtori i festivalit “Hardh Fest” për programin “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së.

Vitin e kaluar organizatorët kanë konfirmuar se ka pasur pjesëmarrje prej 100 mijë vizitorëve. Sivjet numri pritet të jetë edhe më i lartë ku në program janë grupe e artistët si Jericho, ‘Asgjë sikur dielli’, ‘Offchestra’, ‘Grupi Na’, Renis Gjoka dhe band, Xuxi dhe band, DJ Enndzi, ‘Black Storm’.

Lirohen nga akuza për korrupsion drejtoresha e Inspekcionit dhe inspektori i ndërtimit në Suharekë

0

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim lirues ndaj drejtoreshës së Inspekcionit në Suharekë, Jehona Rrafshi- Lumi dhe inspektorit të ndërtimit Hafir Maliqaj, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Teuta Krusha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Krusha tha se të akuzuarit Rrafshi- Lumi dhe Maliqaj i liron nga akuza në mungesë të provave, pasi sipas saj nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën që iu vihej në barrë.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit janë liruar edhe nga shpenzimet e procedurës penale dhe pagesa për kompensimin e viktimave të krimit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit të ngritur më 19 prill 2021, e akuzuara Jehona Rrafshi-Lumi ngarkohej me veprën penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i akuzuar Hafir Maliqaj, ngarkohej me dy vepra penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se akuzuara Rrafshi-Lumi, duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e pastaj nuk e përmbush detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër.

Aktakuza thotë se në vend të inspektorit të ndërtimtarisë ne cilësinë e drejtoreshës së Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës se Suharekës, nxjerr konkluzion 09 Nr.109, të datës 26 maj 2020, e pastaj më 29 maj 2020 në vendngjarje në parcelat kadastrale nr.2667-0 dhe 2685-0, pronë e të dëmtuarës “AgroKosova – Holding ”, në rrugën “Ukë Bytyqi” në lagjen Shirokë të Suharekës, nuk e rrënon në tërësi objektin afarist të ndërtuar pa leje, të investitorit Blerim Gashi dhe kësisoj i shkakton dëm material ose ia shkel të drejtat e të dëmtuarës.

Për këtë, ajo akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 e lidhur me paragrafin 3, pika 3.6 të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri Hafir Maliqaj akuzohej se në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër.

Sipas aktakuzës, pas datës 29 maj 2020, si inspektor i ndërtimtarisë në Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Suharekës, nuk ndërmerr masa ligjore për pengimin e rindërtimit pa leje të objektit afarist, i ndërtuar nga investitori Blerim Gashi në parcelat kadastrale 2667-0 dhe 2685-0, pronë e të dëmtuarës “Agrokosova – Holding” në rrugën “Ukë Bytyqi”, në lagjen Shirokë të Suharekës, duke u mjaftuar vetëm me nxjerrjen me vonesë të një urdhër ekzekutimi të lëshuar nga drejtoresha e Drejtorisë së Inspekcionit 09 Nr.2076, më 30 nëntor 2020, pasi ka përfunduar ndërtimi dhe me këtë të dëmtuarës i është shkaktuar dëm material ose shkelur të drejtat e saj.

Për këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Hafir Maliqaj si person zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që nuk vepron sipas urdhrit të aktvendimit të lëshuar vete më 20 gusht 2020, që në afatin e lejuar prej 15 ditëve të pajiset me leje ndërtimi.

Në aktakuzë thuhet se gjatë këtij afati njëherit ta mbikëqyrë dhe pengojë investitorin Xhevdet Rexhepin, pronar i objektit afarist “Viva Fresh” në fshatin Reshtan – Komuna e Suharekës, që të vazhdojë me ndërtim, por përveç që nuk e bën këtë, po ashtu del me vonesë në vend të ngjarjes më 28 shtator 2020, ku në procesverbalin e hartuar të datës 28 shtator 2020, pasi urdhëron ndërprerjen e punimeve në vend që të ndërmarrë masa që investitorit t’i lejojë afat për rrënim vullnetar e pastaj eventualisht për rrënim të detyrueshëm, përsëri i jep afat shtesë por tani më të gjatë prej 30 ditëve që të pajiset me leje ndërtimi, me të cilat veprime i ka shkaktuar dëm material komunës së Suharekës.

Për këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Vdes në QKUK burri që u aksidentua një javë më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK) ka vdekur një burrë që ishte aksidentuar në autostradën “Ibrahim Rugova”, të enjten e kaluar.

“Më datë 30.08.2023 është raportuar se viktima mashkull kosovar i lënduar rëndë në aksident trafiku më datën e lartcekur ka ndërruar jetë në QKUK-së”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas raportit me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës iu është dorëzuar familjarëve për ceremoninë e varrimit.

Sonte shorti i Ligës së Kampionëve

0

Sonte do të tërhiqet shorti për fazën e grupeve të garës më prestigjioze për klube, Liga e Kampionëve.

Ceremonia do të fillojë nga ora 18:00, teksa krahas shortit do të ndahen çmimet për më të mirët e sezonit që lamë pas.

32 ekipe të ndara në katër vazo presin fatin e tyre sonte.

VAZO 1:

Manchester City
Sevilla
Barcelona
Napoli
Bayern Munich
PSG
Benfica
Feyenoord

VAZO 2:

Real Madrid
Man Utd
Inter
Dortmund
Atletico Madrid
Leipzig
Porto
Arsenal

VAZO 3:

Shakhtar Donetsk
Salzburg
Milan
Braga
PSV
Lazio
Crvena Zvezda
Copenhagen

VAZO 4:

Young Boys
Real Sociedad
Galatasaray
Celtic
Neëcastle
Union Berlin
Antwerp
Lens

Ndeshjet e para të fazës së grupeve do të zhvillohen në datat 19-20 shtator, kurse xhiroja e fundit luhet me 12-13 dhjetor.

Faza e nokautit nis më 13-14 shkurt, kurse finalja e madhe do të jetë më 1 qershor.

Bija e Jakup Krasniqit publikon një poezi të tij nga Haga: Burgu im qenka një vrimë

0

Gresa Krasniqi vajza e ish-udhëheqësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka publikuar një poezi të cilën e ka shkruar Krasniqi gjatë kohës sa po qëndron i paraburgosur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ajo ka publikuar një foto me dorëshkrime të Krasniqit, e ndër to edhe një poezi për burgun.

Burgu im qenka një vrimë
Qiell e diell i shoh copë-copë
Aty ku bie e zgjohem përditë
Për mua është vetëm një grope
Veçmas për këtë moshë.
” – shkruhet në mbishkrimin e fotografisë.

FOTO:

Ballkani gati ta rishkruajë historinë

0

Kampioni i Kosovës Ballkani është 90 minuta larg përsëritjes së historisë, duke siguruar fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Pas fitores bindëse në Prishtinë ndaj Bate Borisov, djemtë e Ilir Dajës synojnë ta kryejnë punën sonte dhe të avancojnë tutje.

Ballkani fitoi me rezultat të thellë 1:4 në ndeshjen e parë të play-off-it në “Fadil Vokrri”, andaj skuadra nga Suhareka shihet favorit për t’u kualifikuar në fazën grupore.

Të dy skuadrat të mërkurën mbrëma kompletuan stërvitjen e fundit, ndërsa sonte do ta zhvillojnë përballjen më fillim nga ora 20:00.

Klubi kosovar në këtë rrugëtim eliminoi skuadrat si Lincoln Red Imps në raundin e tretë dhe Larnen në raundin e dytë kualifikues.

Zafir Berisha: Kurti po e vret veten, nuk ka budalla në Kosovë që shkon në burg për të

0

“Mendoj që Albin Kurti është duke vrarë vetveten, nuk ka budall në Kosovë që humb kohën në burg për Albin Kurtin”.

Kështu ka deklaruar ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zafir Berisha pas deklaratave të Faton Klinakut nga OVL – UÇK.

I ftuar në “Debat Plus’ të RTV Dukagjini, Berisha ka deklaruar se deklaratat e Klinakut u devijuan qëllimisht. Krahas kësaj, ai pati kritika për ekzekutivin dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Mendoj që Albin Kurti është duke vrarë vetveten, nuk ka budalla në Kosovë që humb kohën në burg për Albin Kurtin. Sepse ai çdo ditë nga pak po e vranë vetveten. Mendoj se deklarata është devijuar qëllimisht në radhë të parë nga Glauku, shefi i bandave të hienave. Shefi i bandave të hienave të rrjeteve sociale sepse ky debat ka të bëj për të iu ikur dështimeve të Qeverisë dhe super skandaleve që po ndodhin. Mendoj se kjo çështje u rrit shumë më tepër sesa është dashur të rritet”, ka deklaruar ai.

“E njoh deri diku Faton Klinakun i cili nuk është prej asaj kategorie të njerëzve që shkon në burg për Albin Kurtin, i cili vret çdo ditë vetveten”, ka deklaruar Berisha.

 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku, është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratën e tij për kryeministrin Albin Kurti, e cila u vlerësua si kërcënim ndaj tij.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar vetë Klinaku, duke bërë të ditur se ai është intervistuar në prani të avokatit të tij, duke mos dashur të japë më shumë detaje.

Klinaku ka ndarë dje në rrjetin social në Facebook një bisedë që ka pasur me një votues të Kurtit, ku, ndër të tjera, ka thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.