9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026
Home Blog Page 1459

Presidentja Osmani thotë se pezullimi i vendimit për viza e vret dialogun

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Dhe një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut. Nuk ka më askush mandat që të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet”, ka thënë Osmani.

Osmani e bëri këtë deklaratë, duke iu referuar qëndrimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

Presidentja Osmani ka thënë se Kosova ka arritur pajtueshmëri me Bashkimin Evropian për shtensionim të situatës. E para e vendit e ka përmendur që marrëveshja parasheh zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në dhe rreth ndërtesave komunale në veri, hap që ajo ka thënë se Kosova e ka bërë, dhe se është duke u punuar në organizimin e zgjedhjeve të reja.

Sipas saj, baza ligjore për mbajtje të këtyre zgjedhjeve do të jetë gati më 1 shtator, dhe kështu ka thënë se pret që BE-ja t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat ajo i ka vlerësuar si të padrejta dhe joproporcionale.

Një tjetër pikë e marrëveshjes së Bratisllavës parasheh edhe kthimin sa më të shpejtë në dialog në nivel të lartë. Osmani ka thënë se pret lëvizje në këtë drejtim në shtator.RTKlive

Prizren/ Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje

0

Stacioni Policor Prizren më 29.08.2023 ka pranuar informacion për një rast të dhunës në familje në një fshat të komunës së Prizrenit.

Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e rastit F.K. (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar shqiptar), i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Nga hetimet preliminare janë gjetur prova se i dyshuari ndaj viktimës (bashkëshortes së tij) në mënyrë sistematike prej një kohe ka ushtruar dhunë fizike e psikike.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit prej 48 orësh dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Dhunë në familje’’.


 

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Lukaku: Emocionuese që kaq shumë njerëz po më prisnin

0

Romelo Lukaku ndodhet në kryeqytetin e Italisë, ndërsa sot pritet zyrtarizimi i tij te Roma.

Ndërsa ka mbërritur mbrëmjen e së martës në Romë, sulmuesi belg ka thënë dhe fjalët e para për mediet italiane, duke u shprehur se ndjehej shumë i lumtur me pritjen e tifozëve.

“Jam i lumtur, duke parë të gjithë këta njerëz ishte emocionues për mua, mezi pres të luaj”, deklaroi Lukaku.

Sulmuesi kaloi vizitat mjekësore me Romën dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizmi i tij te “verdhekuqtë”.

11 të shtruar në spital pas turbulencave të rënda gjatë fluturimit nga Milano për në SHBA

0

Njëmbëdhjetë persona në një fluturim të “Delta Airlines” u dërguan në spital të martën, pasi përjetuan turbulenca të rënda përpara se të uleshin në Atlanta, tha një zëdhënës i kompanisë.

Aeroplani mbante 151 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit nga Milano kur ndodhi turbulenca shtoi ai, përcjell klankosova.tv.

Ndërsa shkalla e lëndimeve, nuk ishte e qartë menjëherë.

“Anëtarët e ekipit të kujdesit të Delta-s po mobilizohen për t’u lidhur me klientët në fluturimin Delta 175 që përjetuan turbulenca të rënda përpara se të uleshin të sigurt në Atlanta të martën”, citohet të ketë thënë zëdhënësi, shkruan CNN.

E sipas Agjencisë Federale të Aviacionit, fluturimi ndodhej rreth 40 milje në verilindje të aeroportit Hartsfield-Jackson të Atlantës.

”Prioriteti ynë është të kujdesemi për klientët dhe ekuipazhin tonë që pësuan lëndime. Ne jemi mirënjohës për reaguesit e parë që takuan avionin për të ofruar kujdes mjekësor dhe që po transportojnë të plagosurit në spital”, shtoi zëdhënësi i Delta-s.

Ulen temperaturat, mot i freskët në Kosovë

0

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët.

“Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme”, thotë Instituti Meteorologjik i Kosovës.

“Riga të dobëta lokale mund të ketë në viset e larta”.

Prizreni e Gjakova do t’i shënojnë temperaturat më të larta, 29 gradë Celsius, ndërkaq më së freskëti do të bëhet në Dragash, 14 gradë Celsius.

Nagavci njofton prindërit: Paratë për librat pritet t’iu deponohen në llogari para 1 shtatorit

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka takuar drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, të cilëve ka thënë se u ka kërkuar bashkëpunim në mënyrë që procesi lidhur me alokimin e fondeve për blerjen e teksteve shkollore të realizohet me sukses.

Pas takimit, Nagavci ka shkruar se “deri tani në portalin e-kosova janë pranuar rreth 80,000 aplikime në platformën e cila do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator”.

Ajo ka thënë se i ka njoftuar drejtorët se prindërve që tashmë kanë aplikuar për tekste dhe materiale, mjetet pritet t’iu deponohen në llogari para datës 1 shtator.

“Drejtorët Komunalë të Arsimit i njoftova se prindërve që tashmë kanë aplikuar për tekste dhe materiale, mjetet pritet t’iu deponohen në llogari para datës 1 shtator. Lidhur me një nga sfidat kryesore në të cilën kanë hasur prindërit -aplikimi online për fëmijët që mbushin 6 vjeç pas 1 shtatorit, i sigurova se këto dhe të tjera ankesa po trajtohen me seriozitet dhe përkushtim nga ekipet mobile. U rikujtova pjesëmarrësve se komunat tashmë janë informuar që shkollat mund të bëjnë përzgjedhjen e titujve të teksteve, të cilat mësuesit duhet t’i ndajnë me prindërit para fillimit të procesit mësimor. Ndërkohë, shtëpitë botuese kanë konstatuar se ka tekste të mjaftueshme, dhe nuk do të ketë probleme me furnizimin e librarive”, ka shkruar ajo në Facebook.

Totaj: Dy vjet po qeverisi pa afera korruptive dhe me transparencë

0

“Na ka shqetësu qasja e Qeverisë dhe ministres ndaj blerjes së librave. Ne kemi dhënë mendimet tona. Ministria inshaaAllah e di se çka po bëjnë?! Jam optimist nga natyra dhe du me shpresu se nxënësat i marrin librat. Ministria ka një qasje jo praktike, jo funksionale, në vend që ta lehtësojnë po e vështirësojnë. Ky veprim i ministrisë është i njëanshëm. Nuk ka pasur komunikim, nuk e kemi ditë se çka po ndodh?! Ekziston një çasje nga ministria e qeveria që nuk e ka në fokus bashkëpunimin, është një qasje interesante nga ministria. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë.”, tha ai.

Tutje, Totaj kritikoi Qeverinë Kurti për mosbashkëpunim. Ai iu kundërpërgjigj kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi që tha se nuk ekzistojnë pretendimet e kryetarëve të komunave se qeveria nuk po bashkëpunon.

Totaj përmendi një projekt që do të siguronte ujë për 30 vjet për qytetarët e Prizrenit.

“Përvoja ime thotë diçka tjetër, përvoja e Bulliqit thotë diçka tjetër e nuk dua ta komentoj. Ne kemi pasur mundësi për një bashkëpunim më të mirë. Kemi mundur që të bashkëpunojmë më mirë ndërtimin e një nënkalimi që është afër nesh e që do ta shkarkonte edhe më shumë komunikacion. Të jemi korrekt, ne kemi biseduar me kryeministrin për ndërtimin e një tuneli. Ai ka qenë vetëm një herë në vizitë. Kryeministri u tregua i gatshëm për të punuar në këtë projekt. Shpresoj që e ka pasur seriozisht. Projekti për teleferikun tek Kalaja e Prizrenit, dua të falenderoj zëvendësministrin Hysen Durmishin për bashkëpunimin. Ai është shprehur i gatshëm për të biseduar në lidhje me këtë projekt. Po i përmendi këto për të treguar se kur ka bashkëpunim projektet ecin. Ne kemi një projekt të ujit për krejt territorin e Prizrenit, po presim për studimin e fizibilitetit. Pastaj duhet të shikojm për fonde. Nëse mundemi që të marrim fonde nga Qeveria do të na ndihmonte. Ekspertët na ka kanë thënë se me këtë projekt do të sigurohej uji për 30 vjet.”, u shpreh kryetari i Prizrenit.

Tutje, ai shtoi se për shkak të sanksioneve ndaj qeverisë është ndërprerë komunikimi me ambasadorin gjerman në lidhje me një projekt.

“Ne kemi biseduar me ambasadorin gjerman për një projekt për ndërtimin e një impianti për ujërat e zeza për një pjesë të qytetit që s’ka impiant, por për shkak të sanksioneve nuk po mundemi të bisedojm.”, tha Totaj.

Kryetari i Prizrenit foli për projektin që do të ndryshoi pamjen e shatërvanit e që pritet të filloi në tetor.

“Jemi në fazën finale të një projekti për rregullimin e shatërvanit. Kemi planifikuar që të fillojm në shtator por nuk po mundemi për shkak se projekti ende nuk është gati. Shatërvanit do t’i jepet një pamje tjetër. Kabllot elektrike do të futen nën tokë. Do të filloj në tetor. Është projekt që ka filluar nga kryetari i mëparshëm. Planifikohet të filloi në tetor dhe nuk besoj që do të zgjas shumë. Apeloj tek të gjithë për bashkëpunim.”, shtoi ai.

Totaj kritikoi dy ministrat e Qeverisë Kurti, Hajrullah Çekun e Hekuran Muratin.

“I kam treguar kryeministrit për ministrin nga Prizreni, Hajrullah Çeku që s’po i kthen emailat edhe nuk po përgjigjet. Kryeministri na tha se na presin ditë më të mira dhe bashkëpunim më të mirë. Çasja e ministrisë së Hekuran Muratit nuk është profesionale.” , tha kryetari i Prizrenit.

Ai foli edhe për çështjen e tatimit në pronë, ku kryetarët e komunave e dërguan në kushtetuese vendimin e ministrit Murati për faljen e tatimit në pronë.

“Kemi argumente 99% për çështjen e tatimit në pronë. Asnjë qeveri me aprovu ligje që prekin autonomisë së komunës. Unë jam i sigurt që do të shohim një masë parandaluese. Vendimi final nuk ka si të jetë ndryshe. Kemi komunë që do të dëmtohen deri në 75% në buxhet. Nëse ndodh, nuk besoj se do të ndodh, komuna e Prizrenit do të dëmtohen 3 milionë euro.”, tha Totaj.

Totaj tregoi se si Qeveria Kurti e kishte disrespektuar atë në një organizim që e kishin bërë në Prizren.

“Vitin e kalur në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit ne kemi pasur një organizim, qeveria ka pasur një organizim tjetër. Më kanë ftuar, për shkak të qasjes institucionale e kam pranuar ftesën. Kur jam shkuar më kanë ulur në rreshtin tretë apo katërt edhe pse isha zot shtëpie. Nuk kanë ardhur në Prizren as presidentja as kryeparlamentarin. Kanë ardhur disa herë ambasadorët, organizatat e mëdha ndërkombëtare, shefi i Eulexit.”, shtoi ai.

Ai tha se nuk ka asnjë aferë dhe se nuk i ka bërë askujt favore deri më tani.

“Për sa vjet sa kam punuar si drejtor i ATK-së s’kam pasur asnjë aferë. Kadri Veseli më patë thënë se të punosh në ATK e të mos kesh asnjë aferë nuk ndodh diku tjetër. Nuk vijnë për të ofruar ryshfet se më njohin, e dinë që nuk korruptohem. Nuk kam pasur presion nga askujt për favore. Ekipin e kam zgjedhur vet, s’kam pasur presione për të zgjedhur dikë drejtor. Janë njerëz të besueshëm që kemi qenë në opozitë.“, u shpreh kryetari i Prizrenit.

Shaqir Totaj në “20MIN+” foli për rivalin e tij nga LVV, Mytaher Haskuka. Ai tha se Haskuka s’ka profil lideri por që është djal i mirë.

“Në kohën e kryetarit Haskuka ka pasur një rënie të besueshmërisë. Nuk jam marr me qeverisjen e Haskukës. Një rast e kemi denoncuar. Jam i gatshëm ta takoj Haskukën. Haskuka nuk mendoj se është djalë i keq por ka qenë personi i gabum në vendin e gabum. Nuk është profi i liderit. Sipas thashethemeve thuhet se partia LVV nuk e ka lënë të punojë.”, tha ai.

Kryetari i Prizrenit komentoi sulmin ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi në protestën që u bë kundër “DokuFestit”.

“Sulm ndaj gazetarëve nuk tolerohet. Nuk po du me arsyetu se edhe gazetarët dinë të mos jenë profesional por të sulmohet nuk është e rrugës. DokuFesti e ka promovuar jo vetëm Prizrenin por edhe Kosovën. Por kur ka kritikë duhet të merret seriozishtë. Mendoj që kanë shkuar pak larg. S’ka ekstremizëm në Prizren. Individ mund të ketë, është rast i izoluar.” , u shpreh Totaj.

Ai komentoi edhe përplasjen që e kishte me ish-rivalin e tij, Zafir Berisha, me të cilin është edhe në gjyq.

“E kam denoncuar Zafir Berishën për shkak të një gjuhe joadekuate me ofendime me bazë familjare. Nuk jam takuar me Zafirin më. Koha do të tregoj nëse do takohemi. Nëse i ka rënë pishman për fjalët ofenduese, mund të takohemi.”, shtoi ai.

Në fund, Totaj i quajtu veprime pa sens të Qeverisë Kurti për të sulmuar prokurorinë e gjykatën.

“Vetëm 22% e buxhetit të vendit shkojnë për komunat. Po ndihemi të anashkaluar nga mungesa e vizionit të kësaj qeverie. Veprimet po tregojn që kjo qeverie është marakli apo qefli të tenderave një burimor. Mua po më duket paradoksal që qeveria dhe mistria sulmojnë prokurorinë e gjykatën. Si veprim nuk ka sens dhe logjikë”, përfundoi Totaj./kosovalive.net/

Nis shitja e biletave për ndeshjen e kualifikimeve, Kosovë-Zvicër

0
Sot nga ora 13:00 ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kosovë- Zvicër, e cila luhet me 9 shtator në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024. 

Çmimet e biletave në Veri dhe Jug janë 5 euro, në Lindje kushtojnë 10 euro, në Perëndim 20 euro, ndërsa bileta VIP 80 euro.

Një person ka mundësinë të blejë deri në 4 bileta, bënë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton klankosova.tv

Ndërsa për të blerë biletën online duhet fillimisht të regjistroheni në platformë, pastaj zgjidhni tribunën e staduimit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar .

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online, kur të përfundoj blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet bileta dhe fatura juaj.

Bileta duhët të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Ndërsa në stadium një person mund të hyjë vetëm me një biletë, pra janë të personalizuara.

Linku ku mund të bleni biletën online: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Nëse pas blerjes së biletës nuk e merrni nëpërmjet emailit, atëherë mund ta gjeni përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

 

Gjykata e urdhëron “Burdushin” të shkojë në burg në shtator për vuajtjen e dënimit me 4 vjet e 6 muaj burgim

0

Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, nuk ka shkuar ende në vuajtje të dënimit me burgim, pasi nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 10 janar 2023, ishte dënuar me dënim unik prej 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, mashtrim, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje, e të cilin dënim më 30 qershor 2023 e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

Sipas urdhëresës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Gjykata Themelore në Prishtinë më 21 gusht 2023, e ka urdhëruar “Burdushin” që më 18 shtator 2023, deri në orën 12 të paraqitet në Shërbimin Korrektues të Republikës së Kosovës, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për të filluar mbajtjen e dënimit me burgim.

Në këtë urdhëresë, thuhet se nëse i dënuari nuk vepron sipas urdhëresës, përkatësisht nëse në ditën e caktuar nuk paraqitet në Institucionin për mbajtjen e dënimit, gjykata do të lëshojë urdhëresë për ndalim dhe dërgim me forcë për mbajtjen e vuajtjes së dënimit.

Në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka deklaruar se ende nuk kanë pranuar ndonjë dëshmi nëse urdhëresa e lëshuar nga gjykata është pranuar nga “Burdushi”.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, nga Zyra për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale të gjykatës, jemi informuar se ka filluar procedura e ekzekutimit të dënimit me burgim për të dënuarin H.P. Të dënuarit H.P i është dërguar nga gjykata urdhëresa që të lajmërohet në institucionin për mbajtjen e dënimit me burgim, mirëpo gjykata ende nuk ka dëshmi se është pranuar urdhëresa nga i njëjti”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Gjithashtu në përgjigjen e gjykatës, thuhet se i njëjti nuk ka bërë ende ndonjë kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burg.

“Betimi për Drejtësi”, ka kontaktuar edhe mbrojtësin e “Burdushit”, avokatin Sami Istrefi, i cili ka mohuar se ka pranuar një urdhëresë të tillë.

“Nuk kam pranuar ende, kështu që sigurisht ndoshta pala e ka pranuar, por unë nuk e kam pranuar”, ka thënë avokati Istrefi.

I pyetur nëse i njëjti ka kontaktuar me palën e tij lidhur me këtë çështje, avokati Istrefi ka deklaruar se nuk ka biseduar me palën lidhur me këtë çështje.

“Sigurisht, ndoshta nuk e ka marrë pala ende, por në momentin që e pranon na menjëherë në kuadër të asaj parashtrese që e ka lëshuar kryetarja e gjykatës tani duhet me pa sa është e mundshme me kërku edhe një afat shtesë, në qoftë se jo atëherë të shohim qysh vendos gjykata”, tha tutje avokati Istrefi.

Ai ka thënë në momentin që pala e pranon urdhëresën në fjalë, në konsultim me të do të vlerësojnë se a do t’i duhet edhe një afat shtesë për shtyrje të ekzekutimit të dënimit dhe në qoftë se jo, atëherë ai do të shkojë në vuajtje të dënimit.

“Por, në momentin që e pranon pala tashti në konsultim me palën në qoftë se ai vlerëson që i duhet edhe një afat shtesë për shkak të disa zhvillimeve të familjes së vetë në rregull, në qoftë se jo atëherë do të shkojë në vuajtje të dënimit”, tha Istrefi.

Gjithashtu, i njëjti ka thënë se më kohë pala ka parashtruar edhe kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme.

“Betimi për Drejtësi”, po ashtu ka tentuar të kontaktojë edhe me të dënuarin “Burdushin”, por që i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Ndryshe, në seancën e 23 dhjetorit 2022, prokurorja Merita Bina-Rugova në fjalën përfundimtare kishte njoftuar se ka bërë precizimin e dispozitivit të parë të aktakuzës, të cilin e ka ndarë në dy pjesë, mirëpo tha se kualifikimi i veprës penale është i njëjti.

Sipas aktakuzës, prej kohës së pavërtetuar e së paku nga koha e regjistrimit të biznesit privat ordinanca “Burdushi”, me aktivitetin primar, aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut, më 15 qershor 2005 e deri më 26 korrik 2019, në Prizren, i akuzuari Hysri Peqani-Burdushi, ka mjekuar persona të ndryshëm anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore.

Një gjë të tillë, sipas aktakuzës, e ka bërë ndonëse nuk kishte kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse.

Sipas Prokurorisë, Peqani e kishte bërë një gjë të tillë me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme.

Në aktakuzë thuhet se i njëjti, të dëmtuarve iu ka kryer trajtime të improvizuara, të kota duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë t’i paguajnë shuma të ndryshme të parave nga 20 euro deri në më shumë se 3 mijë euro, ashtu që kjo vepër penale e vazhduar ka rezultuar me dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth 1 milion euro.

Për këto, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 262, paragrafi 1 i KPRK-së lidhur me veprën penale mashtrimi në vazhdimësi nga neni 335, paragrafi 5 të Kodit Penal.

Prokuroria Speciale e ngarkonte të akuzuarin Peqani edhe me veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”, pasi që sipas aktakuzës, gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij në Prizren, janë gjetur armë, pistoletë e tipit “Girsan” si dhe pushkë gjuetie të tipit “Super Campion”.

Prokuroria pretendonte se “Burdushi”, me qëllim të fshehjes së pasurisë së fituar përmes aktiviteteve kriminale, duke filluar nga viti 2006, paratë e tilla i ka futur në sistem bankar me arsyetimin se kështu i paguan këstet e kredive e më pas e ka kryer fshehjen e tyre përmes transferove bankare , ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme.

Për këto veprime, ai akuzohej për veprën penale të “Shpëlarjes së parave” nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 32, paragrafi 1 dhe 2, nën paragrafi 2.1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit. /BetimipërDrejtësi

Ish-drejtori për Kadastër dhe Gjeodezi mbrohet në heshtje, dy të tjerë mohuan se Komuna e Prizrenit është dëmtuar nga veprimet e komisionit

0

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, ish-drejtori për Kadastër dhe Gjeodezi në Prizren, Refik Shaqiri, i akuzuar për korrupsion, ka vendosur të mbrohet në heshtje sa i përket ndryshimit të aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prizren, ku Komuna e Prizrenit është futur si palë e dëmtuar. Kurse, të akuzuarit Ares Shporta dhe Ganimete Babuna, kanë mohuar se komuna është dëmtuar nga veprimet e komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale.

Në këtë rast, të akuzuarit Levent Kasëmi, ish-drejtor i Shërbimeve Publike, Fejzë Kabashi, ish-drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Refik Shaqiri, ish-drejtor për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Prizrenit, Babuna, ish-asambliste e Kuvendit Komunal të Prizrenit, si dhe drejtori i Fondacionit “Lumbardhi”, Ares Shporta, në cilësi të anëtarëve të komisioni për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale në Prizren, po akuzohen se në mënyrë të kundërligjshme kanë përzgjedhur Fatmire Berishën si përfituese të ankandit publik për lokalin në sheshin “Shatërvan” , raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari Shaqiri deklaroi se dëshiron të shfrytëzojë të drejtën e mbrojtjes në heshtje. Ai shtoi se qëndron në tërësi pranë deklaratës së 18 janarit 2023 të dhënë pranë kësaj gjykate.

Ndërsa, i akuzuari Shporta deklaroi se qëndron në tërësi pranë deklaratës së 18 janarit 2023, të dhënë pranë kësaj gjykate. Ai ka mohuar se me veprimet e tyre si komision është dëmtuar Komuna e Prizrenit.

I njëjti ka treguar se përfituesja e ankandit ka lidhur kontratë me komunën. Sa i përket caktimit të kritereve nga ana e komisionit, Shporta ka thënë se nuk ka marrë pjesë në takimin e komisionit në momentin kur është bërë caktimin i kritereve dhe se nuk është në dijeni se në çka janë bazuar.

Mbrojtjen e saj e ka dhënë edhe e akuzuara Babuna, e cila deklaroi se mbetet në tërësi pranë deklaratës së dhënë më 3 mars 2023 pranë kësaj gjykate.

E njëjta, Komunën e Prizrenit nuk e ka konsideruar si palë të dëmtuar. Sipas saj, ish-kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka ka deklaruar se komuna nuk është dëmtuar nga procesi i zhvilluar për përfituesin e ankandit publik.

Babuna ka treguar se gjatë punës së tyre si komision, çmimi më i lartë i ofertuar është respektuar nga ta, duke u poentuar me pikë maksimale.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Teuta Krusha tha se prokurori i kësaj çështje Metush Biraj është ndërruar dhe tani është prokurori Mehdi Sefa. Andaj, marrë parasysh vëllimin e lëndës, i ka dhënë kohë shtesë prokurorit për përgatitje të fjalës përfundimtare.

E njëjta, seancën e radhës për këtë rast e ka caktuar të mbahet më 20 tetor 2023.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor 2019 nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, të pandehurit Levent Kasemi, Fejzë Kabashi, Refik Shaqiri, Ares Shporta dhe Ganimete Babuna akuzohen se më 18 mars 2019, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër, apo që t’i shkaktojnë dëm personit tjetër.

Siç thuhet në aktakuzë, duke qenë pjesë e komisionit për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit, në bashkëkryerje, me dashje kanë shkelur kriterin e vetëm të Ankandit Publik, gjegjësisht nenin 5, paragrafi 3 të ligjit nr.04/L-144, ku theksohet se procedura për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale bëhet përmes Ankandit Publik, dhe akteve nënligjore, dhe se përzgjedhja e fituesit bëhet në bazë të një kriteri dhe atë të çmimit më të lartë të ofruar.

Në aktakuzë thuhet se duke vepruar në këtë mënyrë, të njëjtit kanë shkelur të drejtat e të dëmtuarit Albert Doqi, duke përzgjedhur si shfrytëzuese ofertuesen Fatmire Berisha, përkundër faktit se i dëmtuari Doqi kishte kuptuar çmimin më të lartë, gjegjësisht shumën 25 euro e 20 centë për m2, për lokalin nr.29, i cili gjendet në sheshin “Shatërvan”, por i njëjti lokal i është dhënë në shfrytëzim ofertueses Berisha, me çmim prej 20 euro e 6 centë për m2.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit përkundër faktit se në bazë të dokumentacionit të prezantuar dëshmohet se përfituesja Fatmire Berisha nuk ka pasur përvojë në menaxhim dhe zhvillim të biznesit, komisioni për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale në Prizren, të njëjtën e ka poentuar me pikë maksimale.

Sipas aktakuzës, më pas komisioni për ankesa pranë Kuvendit Komunal në Prizren, e kishte aprovuar kërkesën e palës së dëmtuar, ku më 28 shkurt 2019 ka anuluar vendimin e këtij komisioni duke e dërguar çështjen në rishqyrtim, por përkundër këtij fakti, komisioni përmes njoftimit të datës 1 prill 2019 ka potencuar se qëndrojnë pranë njoftimit të datës 17 janar 2019, ku janë shpallur fituesit e ankandit për shfrytëzimin me qira të lokaleve-pronë komunale.

Për këtë, ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2, pika 2.6, e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon