10.3 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026
Home Blog Page 1460

Ballkani zyrtarizon goditjen e papritur në merkato

0

Ballkani ka bërë edhe një tjetër blerje në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Skuadra kampione e Kosovës ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e anësorit Marsel Ismajlgeci.

23 vjeçari ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione i është bashkuar edhe një kampion.  Anësori i majtë, Marsel Ismajlgeci, tani është futbollist i Ballkanit. 23 vjeçari ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit.”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

65 vjet nga lindja e ‘Mbretit të Popit’, Michael Jackson

0

Sot janë bërë 65 vite nga lindja e legjendës së muzikës pop, Michael Jackson.

Michael Joseph Jackson, lindi më 29 gusht 1958 në Gary, Indiana.Ai ishte muzikant, këngëtar, autor, producent, kompozitor, koreograf, prodhues, valltar amerikan.

I pagëzuar si Mbreti i Popit, apo siç kanë dëshirë ta quajnë adhuruesit e kësaj muzike, King of Pop, ai njihet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Kontributet e Jackson në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë një figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada.
Michael Joseph Jackson vdiq më 25 qershor 2009 në Los Anxhelos, Kaliforni.

184 vite nga lindja e ideologut të Rilindjes Kombëtare, Abdyl Frashërit

0

29 gushti, shënon 184 vjetorin e lindjes së atdhetarit shqiptar, Abdyl Frashërit, shkruan KultPlus.

Abdyl Frashëri ishte ideolog e atdhetar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare si dhe një nga drejtuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lindi më 29 Gusht 1839 në fshatin Frashër të Përmetit. Gjatë Krizës Lindore të viteve ’70 të shekullit XIX u shqua si personalitet politik.

Ishte i biri i Halit beut dhe Emine hanëmit. Nga i ati ishin pasardhës timarlinjsh me prejardhje nga Berati që më vonë u njohën si Dulellarët, ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të Iljaz bej Mirahori.

Ai u shqua si personalitet politik qysh më 1877, sapo u duk se Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare.

Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua po atë vit, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare antiosmane.

Në fund të vitit 1877, Abdyl Frashëri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll (Komiteti i Stambollit).

Sipas tij zgjidhja më e përshtatshme (ne përkohëshme) ishte krijimi i një shteti autonom shqiptar nën suzerenitetin e sulltanit ose, të paktën, krijimi i një vilajeti të bashkuar shqiptar në kuadrin e Perandorisë Osmane, i cili, po të realizohej, do të sanksiononte kufijtë etnikë të Shqipërisë dhe të drejtat kulturore të shqiptarëve.

Abdyl Frashëri ishte një nga aktivistët kryesorë për mbajtjen e Kuvendit të Prizrenit në vitin 1878. Ai u ngarkua nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit për të mbrojtur çështjen shqiptare pranë qeverive të Fuqive të Mëdha. A. Frashëri mori pjesë në kuvendet e Dibrës, Prevezës dhe Gjirokastrës. Në janar të vitit 1881, u zgjodh anëtar i qeverisë së përkohshme të drejtuar nga Ymer Prizreni.

Autoritetet osmane e arrestuan dhe e dënuan me vdekje, dënim që u kthye më pas në burgim të përjetshëm.

Vdiq në Stamboll më 23 Tetor 1892. Eshtrat e tij u sollën në Tiranë në vitin 1978, me rastin e 100 vjetorit të formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Voziti në kahje të kundërt të autostradës, merr gjobë 300 euro dhe i ndalohet drejtimi i mjetit për një vit

0

300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe ndalim për një vit të drejtimit të mjetit motorik është bilanci me të cilin u ndëshkua një person që voziti në kahjen e kundërt të Autostradës.

Sipas policisë, i njëjti u ndaluar gjatë një kontrolli të policisë në Autostradë.

“Lëvizje në kahje të kundërt në Autostradë! Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë patrullimit në segmentin e autostradës Veternik – Bresje ka hasur në mjetin i cili ishte duke lëvizur në kahje të kundërt, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 1 vit i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sektori sigurimeve nga minus 24, 7 milionë euro humbje, në 9.9 milionë euro fitim

0

Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) pasqyrojnë shumë saktë rezultatet e një angazhimi të madh për rregullimin dhe reformimin e sektorit të sigurimeve në vend.

Gjatë tetë viteve, pra 2016-2023 janë bërë punë dhe ndryshime të mëdha, e që falë tyre sektori i sigurimeve sot është krejtësisht tjetër, i barabartë me ato të shteteve të zhvilluara Evropiane.

Gjatë kësaj periudhe kohore është bërë ndryshimi i Ligjit të Korporatave e që në masë të madhe ky ligj kishte dëmtuar sektorin e sigurimeve në vend, pasi që deri në ndryshimet ligjore kompanitë kanë paguar tatime shtesë prej 5 % të qarkullimit bruto.

Gjithashtu, me vendim të Gjykatës Kushtetuese gjatë kësaj periudhe kohore të cilës i referohem është ndryshuar edhe Ligji për Kryqin e Kuq, ku deri në shfuqizimin e këtij ligji kompanitë është dashur të paguajnë për ketë Institucion 1 % të qarkullimit të përgjithshëm.

Gjatë kësaj periudhe kohore me vendim të Bankës Qendrore të Kosovës nga tregu i sigurimeve janë hequr edhe dy kompani të sigurimeve të cilët nuk kishin rënë nën kushtet ligjore të parapara me ligjet në fuqi.

Zvogëlimi i automjeteve të paregjistruara në vend gjithashtu ka ndikuar dukshëm në rregullimin e tregut. Në këtë drejtim është duke u punuar në vazhdimësi, projekti për vendosjen e stikersave ka dhënë rezultate konkrete. Gjatë vitit që vjen rezultatet në këtë drejtim do të jenë edhe më të dukshme.

Për ndryshimet pozitive gjatë kësaj periudhe kohore sektori i sigurimeve është përmendur edhe në konotacion pozitiv edhe në raportin e progresit për Kosovën

Pra, referuar të dhënave zyrtare më 2016 sektori i sigurimeve ka mbyllur vitin me 24,7 milionë euro humbje, deri sa në fund të muajit korrik të këtij viti, pra për shtatë muaj sektori ka gjeneruar një profit neto prej 9,9 milionë euro.

Falë ndryshimeve që janë bërë në aspektin teknik Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për tu bërë pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër.

Rikthehet shëndosh e mirë i riu nga Rahoveci që u raportua i zhdukur, thotë se ishte me shokët e tij

0

Një  22-vjeçar nga Rahoveci ishte larguar nga shtëpia prej javës së kaluar dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se djali është kthyer pas gati 10 ditësh në shtëpi pasi fillimisht ishte raportuar si i zhdukur.

Viktima ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ka bërë me dije ndër të tjera se ka qëndruar me miqtë e tij në Prevallë.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Një student në SHBA tentoi gabimisht të hynte në shtëpinë e huaj në lagjen ku jetonte, qëllohet për vdekje nga pronari

0

Një student në Universitetin e Karolinës së Jugut është qëlluar me armë zjarri, pasi e kishte ngatërruar me një hajn derisa u përpiq të hynte në shtëpinë e gabuar në lagjen ku jetonte.

Studenti i identifikuar nga zyra e kërkimit të qarkut Richland si Nicholas Anthony Donofrio, filloi vitin e dytë në Universitet javën e kaluar.

Donofrio me prejardhje nga Connecticut, u vra në orët e hershme të mëngjesit të shtunës në një shtëpi, disa blloqe larg kampusit të Universitetit në qytetit Columbia.

Policia thotë se fillimisht janë thirrur për dyshime për vjedhje, por kur kanë mbërritur në pronë, kanë gjetur trupin e viktimës në verandën e përparme.

“Pak para orës 2 të mëngjesit, oficerët u dërguan në bllokun 500 të South Holly për një vjedhje të raportuar në shtëpi. Gjatë rrugës, morëm një raport tjetër për të shtëna”, u tha nga policia.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia gjeti një burrë të vdekur në verandë me plagë të armës së zjarrit në pjesën e sipërme të trupit.

“Informacionet paraprake tregojnë se Donofrio, i cili jetonte në South Holly, po përpiqej të hynte në shtëpinë e gabuar kur u qëllua për vdekje”, shtoi policia.

Siç raporton Independent, për ngjarjen ka nisur hetimi, por ende nuk bëhet i ditur emri i personit që ka tërhequr këmbëzën. /Telegrafi/

Edhe sot në Speciale, dëshmitari i 18-të kundër ish-krerëve të UÇK-së

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Sot pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i prokurorisë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve.

Dëshmitari i mbrojtur W03832, apo dëshmitari i 18-të dje ka nisur dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Dëshmia e këtij dëshmitari dje është mbajtur kryesisht në seancë të mbyllur për publikun, raporron RTKlive.

Ndryshe në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë do të mbahen sot edhe nesër seancat gjyqësore.

Moti sot me diell, vranësira të shpërndara e reshje shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Vranësirat gjatë ditës parashihen të zhvillohen dhe të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat e maksimaleve, nrsa minimalet mbeten konstante me temperaturat e ditëve të fundit”, njofton IHMK.

Arrestohet i dyshuari i tretë për keqpërdorim lidhur me ndërtimin e disa rrugëve në Komunën e Suharekës

0

Një i dyshuar tjetër me inicialet B.S. është personi i tretë i arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare me qellim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo persona te tjerë në Komunën e Suharekës.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari në bashkëveprim me persona zyrtarë të Komunës së Suharekës dhe menaxherin e kontratës pas përpilimit të procesverbaleve dhe situatave fiktive si dhe raportit fiktiv për kryerën e punëve lidhur me tender, kompania ka lëshuar faturat për realizim të punëve me çka edhe janë realizuar pagesat nga Komuna e Suharekës, ku në realitet punët apo shtrimi i rrugëve sipas kontratës nuk është realizuar.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas përfundimit te intervistimit me vendim të prokurorit kompetent i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Rasti në fjalë është për ndërtimin e disa rrugëve në një fshat të komunës së Suharekës në vitin 2022, ku vlera e kësaj kontrate ka qenë dhjetëra mijë euro.