19.1 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026
Home Blog Page 1478

Suharekë, policia sekuestron një kartëmonedhë 200 euro false

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar një kartëmonedhë në vlerë 200 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në Suharekë një grua ka raportuar se kishte hasur në një kartëmonedhë në vlerë 200 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:20.

Sipas njoftimit, njësiti policor ka sekuestruar monedhën e dyshuar për ekzaminim dhe hetimin e rastit.

Rasti në procedurë hetimore, ka njoftuar Policia.

Çfarë po ndodh me Lugatin? Shfaqet i lënduar në karrocë

0

Ish banori i Big Brother Vip Kosova 1, Gjon Karrica apo i njohur si Lugati, nuk është shfaqur mirë me shëndet kohëve të fundit.

Ishte vetë Lugati i cili ka ndarë në storje një foto, ku shihet me lëndime të shumta.

Dy duart e lënduara, qafën dhe i ulur në karrocë.

Deri më tani nuk dihet shkaqet dhe çfarë ka ndodhur me Lugatin.

Policia po i kërkon këta dy persona, dyshohet se vodhën dy iPhone 14 në Prizren

0

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje.”

Dyshohet se dy persona derisa ishin ne shitoren e telefonave , kanë vjedh dy telefonave “Iphone 14 pro max” , rasti ka ndodhur me datën 10.02.2023 në rrugën “ Ekrem Rexha “ në Prizren saktësisht ne dyqanin “ MI Store “ qe gjendet ne QT “ Abi Qarshia “ , rasti është cilësuar ‘Vjedhje”.

Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij.

Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Madonna do të nisë turneun e riplanifikuar botëror në Londër, pasi e ka tejkaluar sëmundjen

0

Madonna ka njoftuar datat e riplanifikuara për turneun e saj të ardhshëm, me performancën e saj të parë që do të zhvillohet në Londër.

Turneu i ‘Celebration’ që shënon 40 vjetorin e saj në industrinë e muzikës, do të nisë më 14 tetor O2 Arena, tre muaj pasi fillimisht ishte menduar të fillonte në Kanada.

Këngëtarja 64 vjeçare u detyrua ta shtyjë turneun e saj në Amerikën Veriore, pasi pati një infeksion të rëndë bakterial në fund të muajit qershor.

Autorja e shumë hiteve kaloi disa ditë në kujdesin intensiv dhe vazhdoi shërimin e në shtëpi, por tani koncertet mund të vazhdojnë dhe kompania “Live Nation” konfirmoi datat reja.

Turneu do të fillojë në Londër, pastaj do të vazhdojë në Danimarkë, Spanjë, Portugali, Paris, si dhe qytete të tjera të mëdha evropiane. Madonna më pas do të udhëtojë për në Amerikën Veriore.

Arrest shtëpiak për të dyshuarin e dytë që sulmoi ekipin e Nacionales në Prizren

0

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh të dyshuarit të dytë, për sulmin ndaj ekipit të Nacionales të premten në Prizren.

Lajmi është konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës– Vjollca Buzhala, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.08.2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 15.09.2023, ndaj të pandehurit E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulmi nga neni 184 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prizrenit.

“I pandehuri E.K., me datë 11 gusht 2023, rreth orës 14:00., në Prizren, në “Sheshin Shatërvan”, me dashje e sulmon të dëmtuarin V.K., – gazetar, në atë mënyrë që i bashkohet protestës së organizuar, dhe në momentin kur i dëmtuari V.K.,– gazetar gjatë kryerjes së punëve të tija zyrtare merr në intervistë protestuesit, i pandehuri e shtynë gazetarin, pastaj gazetari vazhdon ti intervistoj protestuesit e tjerë ku hasë në rezistencë të protestuesve, me të cilat veprime tek i dëmtuari shkaktojnë shqetësim. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Nëse i pandehuri e shkel masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtit do të caktohet masa e paraburgimit”, thuhet më tutje.

“Me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, do të merren në pyetje dy (2) të dëmtuarit, dëshmitarë të tjerë dhe të dyshuar të tjerë eventual, si rezultat i kësaj caktimi i masës së arrestit shtëpiak për të pandehurin është i nevojshëm dhe i arsyeshëm për të mos penguar rrjedhën procedurale të hetimit, dhe për të siguruar prezencën e të pandehurit në procedurën hetimore”, përfundon komunikata.

I dyshuari me inicialet E.A ishte arrestuar me datën 16 gusht, disa ditë pas sulmit ndaj Nacionales në Prizren.

Kurse, i dyshuari tjetër është duke qëndruar në paraburgim.

Prizren: 10 aktakuza kundër 19 personave, për vepra të ndryshme penale

0

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur 10 aktakuza kundër 19 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar tre persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale”, njofton Prokurori i Shtetit.

Rreth 40 mijë konsumues të drogës në Kosovë – Blakaj: Përdoruesit të moshës 16-45 vjeç

0

Rreth 40 mijë është numri i përdoruesve të drogës në Kosovë, nga ta 2 850 janë të regjistruar në data-baza si përdorues të rregullt të drogës, kjo u bë e ditur për Ekonomia Online nga Safet Blakaj, drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”.

Sipas tij, mosha e atyre të cilët po fillojnë të përdorin drogë është 16 vjeçare. Blakaj tha se në Kosovë deri në vitin 2013 droga kryesore që është përdorur ka qenë heroina e nga viti 2018 ka filluar të përdoret kokaina, ku sipas tij, dy vitet e fundit me shpejtësi është duke u rritur përdorimi.

Drejtori i Qendrës “Labyrinth”, tha se të regjistruar në data-bazën e kësaj qendre figurojnë 2850 persona, që janë përdorues të drogës, e që në termeni e tyre ata quhen përdorues problematik të drogës

“Nuk janë vetëm statistika, ne bëjmë edhe pjesën analitike edhe punën në teren, aty e shohim se si po shkon problemi i drogave në Kosovë. Të regjistruar në data-bazën tonë janë 2 850 e diçka person, mirëpo nuk janë të regjistruar të gjithë në data-bazën. Në data bazë janë obligative që me u regjistruar të gjithë ata që ne i quajmë përdorues problematik të drogës edhe që kërkojnë trajtim mjekësorë atëherë është detyrimisht, për të tjerët nuk është e detyrueshme kur ka për shembull vetëm këshillim ose kur kanë kërkesa të tjera, por që nuk kërkojnë shërbime mjekësore. Ne konsiderojmë që numri i përdoruesve problematik ka filluar të shtohet, përdorues problematik quhen sipas definicionit te gjithë ata të cilët janë të varur nga drogat kanë jetë të rregulluar, kanë problem në familje, janë në konflikt me ligjin. Ndërsa të gjithë të tjerët quhen përdorues drogave. Pra ne konsiderojmë që diku afër 40 mijë përdorues droge janë në Kosovë dhe shifra e përdoruesve problematik po i afrohet 10 mijë, diku 8 mijë e pak”, tha ai.

“Deri në vitin 2013 droga kryesore ka qenë heroina, që është jashtëzakonisht e rrezikshme, si nga krijimi i varshmërisë edhe shëndeti të personit dhe shëndetit publikë. Vitin 2018 kanë filluar që të ndryshojnë raportet ose relacionet e drogave, ka filluar kokaina. Kokaina në vitin e kaluar ka shënuar rritje, ndër vite, që nga viti 2018 ka rritje të lehtë, dy vitet e fundit më shpejtësi është duke u rritur përdorimi i kokainës. Mosha e kokainës na bënë të shqetësuar neve sepse pe krahasojmë me vitin 2019, moshën e atyre që janë ardhur për të kërkuar ndihmë ka qenë 35 vjeç-45 vjeç, ndërsa vitin e kaluar ka rënë diku rreth 27 vjeç mosha mesatare që janë ardhur me u paraqit. Fillimi i të gjitha drogave, që nga fillimi i punës së Labyrinth ka rënë në moshën 16 vjeçare kur për herë të parë kanë përdorur drogë. Pjesa më e madhe dërmuese e tyre fillojnë me mriuana”, tha ai.

Blakaj tha se janë ndier të shqetësuar për arrestimin e Besnik Mujecit, ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, i cili është arrestuar të martën në Shqipëri bashkë me katër persona të tjerë nën dyshimet për trafikim me narkotikë.

Sipas tij, shqetësuese nga ky rast është sasia e madhe e ekstazisë që është kapur nga Policia shqiptare. Ndonëse thotë se nuk është drogë tepër problematike dhe përdoret nga të rijnë nëpër organizime të ndryshme, festivale diskoteka etj.

“Drogat tjera përdoren në Kosovë mirëpo tani nuk shohim ndonjë problematik të madhe, por sigurisht në të ardhmen edhe mund të ndodh ndryshimet e trendit të përdorimit të drogave. Nëse flasim në këtë rast për drogat e klubeve ku hynë edhe eksatizi, droga e cila u bë një bujë që u gjete në Shqipëri një sasi e madhe që na ka shqetësuar neve. Na ka shqetësuar sasia e madhe jo kush e ka bërë trafikimin, por na ka shqetësuar sasia e madhe që ka shkuar prej Kosovës. Na e kuptojmë se nëse ajo sasi është sjell në Kosovë ka pasur një përdorim ose qasjen më të lehtë të përdorimi i kësaj droge”.

“Eksatzia nuk është ndonjë drogë tepër problematike, pra përdoret edhe nga të rijnë deri tekë ata të moshës 30 vjeç dhe është një drogë e klubeve që përdoret nëpër organizime të ndryshme, e posaçërisht nëpër festivale. Ekstazia nuk kemi pasur rast që dikush është i varur vetëm prej ekstzisë, rreziqe e ekstazisë janë kur përzihet ose përdoret bashkë me droga të tjera, atëherë rreziqe janë vdekja e menjëhershme ose mbi doza”, tha ai./EO

Sot Lincoln-Ballkani, kampioni i Kosovës synon kalimin në play-off

0

Ballkani sot synon ta rrëzojë përfundimisht Lincoln Red Imps dhe të sigurojë raundin e play-off në Ligën e Konferencës.

Pas fitores 2:0 në Prishtinë, “Xhebrailat” do të hyjnë në fushë për ta ruajtur rezultatin kundër skuadrës nga Gjibraltari.

Padyshim, kampioni i Kosovës mbete favorit dhe tashmë ka mësuar nga humbja prej Ludogorets që të mos përsërisë gabimet që ishin shfaqur në duel me skuadrën bullgare.

Përballja mes Lincoln dhe Ballkanit do të nis më fillim nga ora 18:00 dhe zhvillohet në “Victoria Stadium”.

Përndryshe, me sigurimin e ‘biletës’ për në play-off – Ballkani më shumë gjasë do të takohet me Bate Borispol.

Vetëplagoset një burrë në Suharekë

0

Është vetëplagosur me armë zjarri mbrëmë një burrë në Suharekë.

Për rastin kanë dhënë detaje nga policia e Kosovës.

Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një predhë. Rasti në procedurë hetimore.

“Suharekë 16.08.2023-23:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke manovruar me pistoletë është vet-plagosur. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një predhë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pse e zgjodhi Besiktasin, cilat janë synimet e tij dhe çka iu premton tifozëve? Flet Milot Rashica

0

Milot Rashica i befasoi të gjithë kur vendosi t’i bashkohej Besiktasit ndonëse dukej gjithnjë e më afër një transferimi të përhershëm në Galatasaray.

Ylli kosovar e kaloi një sezon fantastik në Stamboll, ku ishte i huazuar tek Verdhë e Kuqtë nga Norwich City, shkruan “Gazeta Express”.

Galata ishte interesuar për ta blerë kartonin e lojtarit, por që e kishte zhagitur punën shumë.

Ndërkohë, në lojë hyri Besiktasi, i cili u tregua më i shkathtë dhe e bëri të vetin futbollistin vushtrrias.

Përfaqësuesi kosovar e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit Bardhezi, përmes së cilës i ka treguar arsyet se përse e zgjodhi Besiktasin, derisa foli edhe për synimet që i ka me këtë ekip dhe e bëri një premtim edhe për tifozët e tij të rinj.

“Pse bash Besiktasin? Jam mjaft i lumtur dhe mjaft i entuziazmuar që jam këtu. Ishte gjithçka OK. Ne e kryem marrëveshjen dhe bisedimet që i kishim, unë vetëm po prisja që koha ime të vinte dhe ta nisja fluturimin dhe të vija këtu. Që nga momenti i parë kur kemi biseduar, ata (Besiktasi) shfaqi respekt për mua dhe ata e demonstruan se vërtetë më donin. Kjo ishte pika kyçe dhe natyrisht, unë isha i lumtur të rikthehesha për të luajtur në Turqi sepse unë dhe familja ime kaluam mjaft mirë këtu. Por, më të rëndësishmit ishin plani dhe projekti që mi tregoi klubi. Ata më donin me të vërtetë dhe unë isha i lumtur të vija këtu.”

“Atmosfera? Në sezonin e kaluar erdha këtu si kundërshtar, por atmosfera ishte mjaft e mirë dhe mjaft e zëshme do të thosha. Të gjithë e dinë se në Turqi tifozët dhe atmosfera janë në një nivel tjetër, posaçërisht në derbi. Po, ishte një atmosferë mjaft e mirë këtu.”

“Premtimet? Shpresoj që të dhuroj sa më shumë gola dhe asistime. Nuk ka rëndësi se në cilën pozitë do të luaj, unë do të mundohem ta ndihmoj ekipin tim në çfarëdo mënyrë që mundem në fushë, jo vetëm më gola dhe me asistime.”

“Synimet? Shpresoj ta kemi një sezon sa më të mirë. E pash lojën e parë, ne e nisëm sezonin mjaft mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund dhe ta fitojmë titullin e kampionit.”

“Tifozët? Nuk më pritet t’i takoj, duke në mbështetur ne. Do ta jap më të mirën nga vetja për ta ndihmuar ekipin dhe për t’i bërë tifozët të lumtur.”

Ish-futbollisti i Vitesses, Werder Bremenit dhe së fundmi i Norwich Cityt nënshkroi kontratë katërvjeçare me klubin nga Stambolli, ndërsa thuhet se rroga e tij vjetore do të jetë 2 milionë euro.

Norwichi i përfitoi 5 milionë euro nga shitja e futbollistit anësor ofanziv.