17.9 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026
Home Blog Page 1479

Tuneli Prizren – Tetovë mund të nisë brenda 6 muajsh

0

Kreu i lëvizjes Besa në Maqedoni, Bilall Kasami, ishte të mërkurën i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se tuneli Prizren – Tetovë mund të nisë brenda 6 muajve.

Ai tha se kjo mund të ndodhë nëse vazhdohet me të njëjtën dinamikë me të cilën po punohet deri më tani.

“Qeveria ka përpiluar projektin kryesor nga rruga e kombit deri në hyrje të tunelit. pra urojmë që edhe qeveria e Maqedonisë të jetë me po të njëjtin seriozitet që sa më shpejt të realizohen punët.

Nëse vazhdon kjo dinamikë, besoj se jo për më shumë se 6 muaj do të kemi edhe projektin kryesor për tunelin me çfarë plotësohen të gjitha kushtet që të nisin punimet në terren”, – tha Bilall Kasami.

Manchester City fiton Superkupën e Evropës

0

Futbolli evropian ka dhënë të mërkurën trofeun e parë të sezonit të tij të ri, atë të Superkupës së Evropës.

Dueli tradicional midis fitueses së Ligës së Kampioneve dhe asaj të Ligës së Evropës, i cili shërben për të ngritur zyrtarisht sezonin e ri të futbollit të klubeve të kontinentit, ka parë të fituesen e Ligës së Kampioneve, Manhester City, dhe atë të Ligës së Evropës, Sevilla, të përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje që ka zbritur në fushën e blertë të stadiumit “Jorgo Karaiskaqis” të Athinës më të mirët e kontinentit të vjetër. Ndonëse pjesa e parë është mbizotëruar, sikundër edhe pritej, nga skuadra e trajnerit Pep Guardiola, janë spanjollët që kalojnë të parët në epërsi falë një goditjeje me kokë pas një kërcim karakteristik nga En-Nesiri.

20 minutat e mbetura të pjesës së parë dhe ato 3 shtesë kanë parë Manchester City të përpiqet dhe ta rrezikojë portën e Bounou-t, por herë për meritë të gardianit maroken të katërkëndorit spanjoll dhe herë për mungesë finalizimi të anglezëve, pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë minimale të Sevilla-s. Ajo e dyta ka parë Manchester City ta gjejë golin në minutën e 63-të, me anë të Palmerit.

27 minutat e mbetura të kohës së rregullt dhe ato 4 shtesë nuk kanë prodhuar gol, duke bërë që gjithçka t’ju drejtohet, sipas rregullores së këtij sezoni, goditjeve nga pika e bardhë, atje ku anglezët kanë ruajtur gjakftohtësinë, duke fituar me shifrat 5-4 dhe duke bërë të tyrin trofeun e Superkupës së Evropës

“DokuFest”: S’pati persona nën-18 vjeç në shfaqjen e bujshme, po sulmohemi qëllimshëm

0

Festivali “DokuFest” ka reaguar karshi “dezinformarave të përhapura” së fundmi në mediat sociale dhe në disa prej mediumeve vendore, të cilët hodhën akuza se shfaqja e bujshme e eventit hapës të “DokuNights” ishte e qasshme edhe për personat nën moshën 18-vjeç.

Përmes një statusi të publikuar në llogarinë zyrtare të festivalit në Facebook, organizatorët e “DokuFest” kanë thënë të kenë dyshime mbi përpjekje të caktuara për minimin e misionit të kësaj ngjarjeje kulturore.

Në statusin e publikuar, është riktheksuar se shfaqja që çoi në protesta në Prizren e grupit kanadez, “Peaches”, ishte mbajtur komfort rregullave etike dhe me kufizime të nevojshme, transmeton AlbanianPost.

Shfaqja e “Peaches” në “DokuFest 2023”.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga përhapja e fundit e dezinformatave që sugjerojnë se koncerti i hapjes së DokuNights ishte i qasshëm për të miturit, si dhe nga retorika nxitëse e urrejtjes që pasoi. Kjo na ka bërë të dyshojmë se ka përpjekje të fshehtë për të minuar misionin tonë për adresimin e të drejtave të njeriut dhe çështjeve sociale përmes artit dhe kulturës”, thuhet në postim.

“Dëshirojmë të vendosim gjërat drejt në lidhje me koncertin e artistes dhe aktivistes për të drejtat e njeriut, ‘Peaches’. Koncerti në fjalë u zhvillua brenda një zone të rrethuar mirë, e kufizuar rreptësisht për të pranishmit 18 vjeç e mbi, vetëm me bileta të blera”, thuhet tutje.

“DokuFest” i ka cilësuar akuzat në fjalë si “të pabaza”, ndërsa kanë shtuar se retorika e rezervuar rezultoi të prodhojë dhunë në protestën e bërë kundër mbajtjes së festivalit.

“Akuzat e pabaza ndaj festivalit tonë, fatkeqësisht kanë bërë jehonë në media, përfshirë ato ndërkombëtare, duke paraqitur një pamje të padëshiruar që keqinterpreton vlerat progresive dhe demokratike të shoqërisë sonë”, shkruhet në postim.

“Është thellësisht shqetësues fakti që retorika nxitëse nga disa figura publike ka eskaluar në dhunë gjatë protestës, siç u pa në rastin e gazetarit të mediumit Nacionale, Vullnet Krasniqi”, u shkrua tutje.

Në emër të festivalit është kërkuar sjellja pranë organeve të rendit dhe ligjit e të gjithë autorëve që kontribuan negativisht në shprehjen e revoltës kundrejt edicionit të sivjetëm.

“Kërkojmë nga autoritetet që të sigurojnë që autorët e këtyre akteve të urrejtjes të sillen para drejtësisë”, shkruan ata tutje.

Për fund, ekipi i “DokuFest” u zotua të qëndrojë i palëkundur, për siç shkruan ata, realizimin e “misionit për promovimin e të drejtave të njeriut”.

“DokuFest është dhe do të jetë gjithmonë një fener për të drejtat e njeriut. Ne mbetemi të palëkundur dhe të sigurt në misionin tonë për të promovuar të drejtat e njeriut dhe barazinë për të gjithë”, u tha për fund në status.

“DokuFest”, nisi me 4 gusht dhe zgjati deri më 12 gusht, derisa tema e këtij viti “I AM AI AM I”,  që ka vënë në pah pikërisht marrëdhënien e ngushtë mes njeriut dhe inteligjencës artificiale.Albanian Post

GAP: Komuna e Prizrenit, 100% transparente

0

Instituti GAP ka bërë vlerësimin e komunave në bazë të transparencës së treguar në publikimin e dokumenteve buxhetore dhe dëgjimeve buxhetore të mbajtura me qytetarë në vitin 2022.

Si rezultat i përmirësimit të funksionimit të Komunës së Prizrenit dhe përmirësimit të formatit të publikimit të dokumenteve, Komuna e Prizrenit ka shënuar progres të madh në indeksin e transparencës buxhetore (+32.5 pikë), krahasuar me vitet paraprake dhe renditet ndër komunat më transparente në Kosovë.

“Po vazhdojmë me trendin e njëjtë edhe këtë vit falë punës së pandalshme serioze dhe bashkëpunimit me partnerët tanë të përhershëm – qytetarët” – u shpreh  Totaj.

Gjimnazi “Loyola” shpallë disa vende të lira të punës

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Tirana e hershme dhe fëmijnia jonë e mjerë

0

Nga: Mustafa Greblleshi

E kam të gjallë Tiranën e vogël me një grusht shtëpish qerpiçi e me një hotel të vetëm po prej qerpiçi, po me nji emën me nam: “Hotel Stambolli”. Se qysh i ka qëndrue furisë së moteve e ka mbetë në kambë edhe sot e kësaj dite, i qofsha falë. E ke mbas Mapos ushqimore, ku po ngrihen apartamentet e reja, ku nis Rruga e Durrësit. Konaqe me oxhakë kishin vetëm Toptanasit. Elektriku nuk njihej. Edhe llamba me vojguri e rrallë ish. Atë e gjeje vetëm në zyrat e hyqymetit e në odat e shtëpive me oxhak. Te votrat tona, ku ngrihej tymi fjollë, mu aty te carani, ngjat flakës së druve, digjej pishtari a flaka e bishtukut. Nji fjollë e zezë tymi, ngjitej përpjetë përtueshëm e me përdredhime … Elektrik nuk kish as xhadeve. Kandila me voj, rrallë e tek, xixëllonin rrugëve e ndriçonin nji sofër vend. Në do drushta të shtrembta vareshin fenerët. Mbramjeve, nji rrogtar i ngarkuem, me nji vojnik në dorë, i qasej drushtave. Ulte fenerin me anë të nji sixhimi, e ushqente me voj, e ndizte e kalonte te tjetri, tue shkelë me hap të randë nëpër gurët e shrregullt të kalldrameve. Kalldrame, vija uji, vorre e ullij ka pasë motit Tirana. Vorrezë e ullij ish i gjithë Pazari i Ri. Vorrezë e ullij, Sheshi Skënderbej, vorrezë e selvi Sheshi i monumentit të Partizanit. Gjithkund vorrezë. Në çdo lagje. Më kujtohen mirë ato fushat e vorreve, se unë e moshatarët e mij i vizitojshim shpesh, për të mos thanë për ditë.

– A di përse na të vegjlit silleshim vorreve? – vijoi Shyqri Beqir Fuga – Te hymja e vorrezëve, me të perënduem të diellit, do të takojshim patjetër ndonji plakë te mbështjellun me napën e bardhë. Plaka e mbështjellun me napë të bardhë dhe e ulun kambëkryq, shtronte përpara nji kuze të madhe me topa hallve dhe pranë kuzes nji ibrik dheje me ujë. Me zanin e saj të mekun e të mbytun ajo ftonte kalimtarët e rrallë të marrin “rahmet” për të afërmin e saj, që kish shkue kësaj bote. Kalimtari kthehej, përkulej mbi kuzen, merrte nji shuk hallvë, pinte edhe nji hurm ujë me atë çyçën e trashë t’ibrikut si kaçarrum dhe largohej në punë të vet, si i lëshonte nji rahmet shpirtit të të vdekunit. Po kështu përkuleshim edhe na të vegjlit, përlanim sikush nga nji shuk hallvë të ngrohtë e nga nxitimi voji na rridhte nëpër buzë. Pijshim nga nji herë ujë e me radhë i lëshojshim nga nji rahmet atij që kish shkue me të shumtët. Ja kështu bridhshim vorrezë me vorrezë. Ku të gjejshim ndonji plakë me tepsi përpara se ishim, si thonë, me lugë në brez. Nji grue tjetër, po e shtëpisë së përzishme, e mbështjellun gjithë me napë të bardhë e me tepsi përpara, rrinte në krye të rrugës së lagjes. Edhe ajo u kish zanë shteg kalimtarëve e i priste si në pritë. Na të vegjlit, si të mëdhajt, dy herë në nji tepsi nuk bajshim kabull me marrë, se e kishim për keq e për gjynah. Dy herë i urojshim prehje e paqe të vdekunit, po të marrim dy topa hallvë në nji tepsi, s’e pat thanë Zoti.

Prani e dalldisi në mendime Shyqri Beqir Fuga. Si të rrekej me i renditë në mend kujtimet e largëta që i vijshin me vrull. Ai pat folë si nji nxanës i përgatitun mirë, që s’don ta ndërpresish. Po ashtu nisi e foli sërish:

– Rrallë e tek u çelën do dyqane në Rrugën 28 Nandor. Në njanin syresh, në nji dyqan me harqe përballë Sahatit, pashë nji natë nji grumbull njerzish që ishin mahnitë si u mahnita edhe unë, prej dritës së fortë të nji llambe që s’patëm pa kurrë parandej. Ish nji petromaks. S’ngiheshim tue soditë ato dy mëshikza mëndafshi, që ndriçojshin aq fort, e s’dijshim si me e spjegue atë zhurmë si zhuzhurima e bletës. Elektrik si sot pamë për herë të parë kur patën qenë këtu austriakët, nemselitë si i quejshim na. Kur ndizeshin elektrikët e nemselive, nana ime binte në shehadet, se i ngatërronte me shkreptimat. Asokohe shkeli së pari kalldramet tona automobili. I madh e i vogël, të rij e pleq, i shkojshin mbas automobilit të parë. Ish nji automobil me rrota të nalta, si qerre. Pat edhe asish që e quejtën qerrja e qoftëlargut e i ndërsyen qentë e lëshuem, qent e kasapëve. Po kështu i fuguen pas edhe Shazivar beut kur pat sjellë nga Vjena biçikletën e parë.

E tillë ish Tirana kur kremtohej Nevruzi, Moti i Ri allaturka, kur njerëzit vritshin mendjen për të sajue nji byrek me lakna e s’u shkonte ndërmend se do të vijë nji ditë që do të rendin rrugëve e dyqaneve për të ble ambëlsina, fruta, lojna e kuklla për fëmije – tha Shyqri Beqir Fuga tue e pa me të qeshun shokun e tij. – Për të kremten e Nevruzit e kisha fjalën. Na të vegjlit e pritshim darkën me padurim, vetëm për atë byrekun me spinaq që e bajshim derë për derë e që e quejshim byrek me pare. Thërriste hoxha në minare, ja niste me gjëmue lodra me topuz e tallamazi me kaish. Uleshim të gjithë rreth e qark byrekut. Ndërmjet petëve të laknorit fshihej nji koron sermi, i mbështjellë me nji shuk brumi. I pari i shtëpisë e sillte vërdallë tri herë tepsinë. Mandej zejshim fill me hangër. Kujt t’i takonte për rrisk koroni kishte të drejtë me e përvetësue. Hej ç’kismet kishte ai që peshkonte atë koron të mbështjellë me nji guaskë brumi, si karavidhe! Ajo pare e vogël sermi të bante zot për disa çaste, se me ballin nalt, e ndaloje në vend, në daç sheqerxhiun, në daç simitxhiun. Kur ta shihshin në dorë atë pare sermi, si njani tjetri, ishin gati me të shërbye si t’ishe ti bir oxhaku. I pari ulte tavllën e të lente të zgjedhish, me dorën tande, copa hallve, mollë sheqeri të kuqe, tasa hashuresh, lule Stambolli. Tjetri i kthente simitet përmbys, për me të prishë mendjen me avullin e ngrohtë e me erën e kandshme të qiqrës.

Gjellë për darkë e për davet ish byreku me spinaq, byreku me pare sermi. Bam bum e dum dum, bubullonte tej e përtej daullja me topuz e Zhing zhang, tallamazi me kaish. Tak tak, trokitte zemra jonë e vogël që dridhej e dëshirueme për të gjetë, në petat e byrekut me spinaq, paren e vogël prej sermi. Atë pare sermi, që të bante me hangër simite të ardhuna me brumë qiqre e copa hallve me susam, kurrë nuk e pata gjetë në petat e byrekut me spinaq. Më kujtohet ashtu si nëpër gjumë se nji moti e gjet nana ime. Mirëpo ajo nuk u krenue si bajshin të tjerët, heshti dhe me marifet e vu në pjesën e laknave të mija. Që të gëzohesha edhe unë. Se i pat mbetë gozhdë në zemër kur më pat rrejtë disa herë: kur kalonte sheqerxhiu me tavllën plot hallvë, hashure e lule Stambolli. Zani i fortë i hallvaxhiut buçiste e ushtonte së largu e na e dridhte shpirtin ne të vegjëlve.

“Sheqerxhiu!” ulërija unë së vogli, tha Shyqri Beqir Fuga – e doja pa derman nji grosh, se goja më lëshonte larg për të lëpimë një aso mollësh sheqeri, gjak të kuqe. Po nana, dritë i pastë shpirti – se të thashë o Maksut vdiq e re; nuk vdiq, plasi – nana, me atë zanin e saj të ambël e gjithë ankim më thosh: “Jo bir, nuk asht sheqerxhiu, asht hoxha”. Thërret hoxha në minare, se u ba vakt dreke. Hajde të të jap nana nji copë bukë! Me çka e do, me gjizë apo me ullij? “Me gjizë, jo me ullij, e doja bukën. Se ullijt i kisha mbledhë vetë, kokrra kokrra, kur i shtronte era përmbi vorret. Më pëlqejshin fort ullijt e regjun me krypë e me voj, po nuk i haja. Më dukeshin ullij të vdekunish. Ullij të njomun me vesë vorresh. Nji ditë tjetër, kur nana ish shtrue – e s’u çue ma – në rrugë buçiti sërish zani i fortë i sheqerxhiut. Ajo u drodh e më pa me ata sy të fikun. Mandej nxori nga gjini nji grosh e ma dha: “Merre bir e shko blej nji mollë sheqeri”.

– Ai grosh ish i ngrohët. M’u ba sikur ma dogj e ma përvëloi dorën. Ja ktheva prapë e i thashë: nuk e due nanë. Nuk asht sheqerxhiu. Po thërret hoxha në minare. Nana nuk foli. Veç nga ata sy të fikun, riguen çurk lotët e zbritën faqeve të zbehta. Me faqen time ja tera, e zjarri i etheve që digjte atë, më dogji edhe mue. Ky zjarr më dogji mirë nji ditë, kur te kryet e rrugës sonë, nji plakë e mbështjellun me napë të bardhë, me tepsi hallve përpara e me ibrik dheje, me za lutës u kujtonte kalimtarëve të marrin nga nji top hallvë për t’i lëshue rahmet shpirtit të nji grueje të re. Kjo grue e re që u fik përgjithmonë e që më la rrugëve, ishte nana ime. Ajo i mbylli sytë zemërplasun.

Ja Tirana e hershme dhe fëminia jonë e mjerë, – përfundoi Shyqri Beqir Fuga – Byreku me spinaq ish gjellë e rrallë. Sot kalamajt tonë e presin Motin e Ri të veshun e të qeshun. E presin me të gjitha të mirat. Kur qesh i vogël, i vogël si Ndue Gjokë Frroku, s’u gjet kush të më sjellë nji peshqesh. Sot, edhe pse im bir asht midis të gjitha të mirave në Kinë, unë mendoja ç’dhuratë t’i çoj, se më mbetej peks po ta ndaja nga këta pesë të tjerët. Ashtu si ti, që s’po të pritet gjersa të blejsh nji kukull të bukur për vajzën tande. Kujtoj se u çlodhëm, o Maksut Hasan. Shi nuk po bie ma. Çohemi e shkojmë bashkë dyqaneve për të zgjedhë nji kukull të bukur.

Në Rrugën e Postës, përballë magazive të valutës, qenë grumbullue plot njerëz. Qëndruen edhe të dy bojaxhinjtë.

– Me fal shoqe, ç’farë ka dalë këtu?

– Kukulla shok, kukulla të bukura për fëmijë. Hynë. Shitsja hapte kutitë dhe nxirrte gjithfarë kukullash të bukura, me flokë të gjatë e të shkurtën, me flokë të zes e të verdhë. Nji palë me fustane të gjata, nji palë me tuta, nji palë me veshje marine.

– Sa kushtojnë? – pyeti Maksut Hasani nji grue të re, e cila tue dalë nga dyqani i buzëqeshte kukllës ashtu si nji nanë e re i buzëqesh bebes. – Katërqind lekë – tha grueja e re. – E vlen për gazin që i fal fëmijës.

Maksut Hasani iu vardis shitëses:

– Të lutem shoqe, më jep nji kukull! Atë me flokë të zes e me përparse të bardhë. Duket kukull punëtore.

Ngrihet aktakuzë ndaj katër personave për fajde dhe shpëlarje parash

0

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë për fajde dhe shpëlarje parash ndaj katër personave: B.M, B.M, E.M dhe S.M..

Sipas njoftimit, aktakuza është ngritur për shkak se B.M, B.M. dhe E.M. kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri S.M. ka kryer veprën penale “Fajdeja”, nga neni 331 par 1 të KPRK-së.

Ndërkaq, të pandehurit B.M, B.M dhe E.M. akuzohen se kanë kryer edhe veprën penale “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, neni 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.2 dhe 1.5 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit Ligji Nr.05/L-096.

“Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë nga viti 2017 deri në vitin 2021, në qytetin e Prizrenit, ku të pandehurit në bashkëkryerje në mes tyre janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të Fajdeve, ku pas një pune intensive hetimore të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprave penale të lartcekura, arrestimi i të pandehurve, si dhe, konfiskimi dhe ngrirja pronave të paluajtshme dhe të luajtshme”, thuhet në njoftim.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Ahmeti: Rruga Tetovë – Prizren, projekt jetik

0

Edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në zyrat e partisë së tij me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliun.

“Me kënaqësi mirëprita sot në takimin ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, z. Liburn Aliun me iniciativë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Ai ka treguar se me Aliun kanë bashkëbiseduar mbi rëndësinë e ruajtjes së komunikimit dhe ndërveprimit institucional në sfidat e përbashkëta të zhvillimit progresiv dhe hapërimit europian të vendeve tona.

“Gjithashtu mbi fazat e realizimit të projektit të rrugës Tetovë – Prizren dhe qasjen serioze të ekipeve tona ndërqeveritare për jetësimin e këtij projekti jetik që do të lehtësojë qarkullimin mes nesh, do të lidhë parqet tona nacionale dhe kështu do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendeve tona. Vazhdojmë bashkë të projektojmë ardhmërinë e përbashkët përparimtare!”, ka shkruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Fillon aksioni për shenjëzimin vertikal të rrugëve në qytetin e Prizrenit

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se ka filluar aksioni i Drejtorisë së Shërbimeve Publike për shenjëzimin vertikal të rrugëve brenda qytetit, i cili projekt do të vazhdojë edhe në fshatra.

Totaj ka thënë se shenjëzimi i duhur përveç që ndihmon në orientim, është i rëndësishëm edhe për sigurinë e të gjithë pjesëtarëve në komunikacion.

“Investimi në përmirësimin e infrastrukturës rrugore parasheh edhe sinjalizimin vertikal e horizontal të rrugëve”, ka thënë Totaj.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Liburn Aliu takon Ali Ahmetin, diskutojnë për rrugën Prizren-Tetovë

0

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me zëvendësministrin Hysen Durmishi janë takuar në Tetovë me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Patëm një bashkëbisedim të shkëlqyer, për rëndësinë e bashkëpunimit, rifuqizimin e lidhjeve historike e kulturore, dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për projekte në dobi të të gjithë shqiptarëve. Mes tjerash, biseduam për projektin shumë të rëndësishëm infrastrukturor rrugor që do të lidhë Prizrenin me Tetovën, si dhe për hapat e mëtejmë për finalizimin e marrëveshjes financiare. Bashkërisht, u zotuam që këtë projekt të përbashkët ta realizojmë sa më parë. Jemi bashkë për rrugë që na bëjnë bashkë!”, ka shkruar ministri Aliu.

Kosova pranoi vetëm dy njohje të reja për pesë vjet

0

Që nga 4 shtatori i vitit 2020, kur Izraeli pranoi pavarësinë e Kosovës, numri i njohjeve vazhdon të mbetet 117. Lëvizje në drejtim të sigurimit të njohjeve të reja, ka paralajmëruar Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe rrethanave politike thonë se për njohje të reja duhet më shumë punë e bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Më 4 shtator bëhen tri vite që kur Izraeli u bë shteti i fundit që pranoi pavarësinë e Kosovës. Kjo njohje ishte siguruar nga ish kryeministri Avdullah Hoti dhe ish presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, në Shtëpinë e Bardhe, në prani të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në pesë vitet e fundit, Kosovën shtet e pranoi vetëm edhe Barbadosi.

Pa specifikuar emra shtetesh, lëvizje pozitive në drejtim të njohjeve të reja ka paralajmëruar në një prononcim për RTK-së ministrja e ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Ne e dimë se sa agresive është kampanja e Serbisë dhe Rusisë, për të penguar njohjet e reja dhe për të krijuar çnjohje të Kosovës nga shtete të ndryshme. Prandaj ne asnjë prej shteteve më të cilat bisedojmë nuk e vëmë publikisht para sfidave të tilla. Por, ka lëvizje të shumta me shumë shtete”, tha Gërvalla.

Duke folur për Radio Kosovën, në lidhje me procesin e njohjeve, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, shprehet skeptik për sa i përket sigurimit të shpejtë të ndonjë njohjeje.

“Nuk kemi njohje dhe unë besoj se nuk do të kemi njohje të reja deri në fund të kësaj qeverie, sepse këta vetëm kanë abstenuar nga politika e jashtme. Njohjet e Kosovës nuk vijnë pa aleatët tanë, si SHBA, vendet e BE-së, Mbretëria e Bashkuar apo edhe Turqia. Vetëm me koordinim me këto shtet mund të sigurojmë njohje, e për fat të keq, ne jo që nuk kemi koordinim, por kemi edhe sanksione, pikërisht nga partnerët tanë strategjikë”, tha ai.

Stagnimi i njohjeve ndërlidhet edhe me dialogun Kosovës-Serbi, pohon politologia Arta Tahiri-Beqa, sipas së cilës, vendi duhet të fokusohet në sigurimin e njohjeve nga 5 vendet e Bashkimit Evropian.

“Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i cili është duke u zhvilluar, mendoj se në fazën finale do të ndikojë në njohjen e menjëhershme të Kosovës nga pesë vendet e BE-së, me çka do t’i hapej rruga Kosovë për t’u integruar në institucionet e BE-së”, tha Tahiri-Beqa për Radio Kosovën.

Referuar ueb faqes së Ministrisë së Punëve të Jashtme, vetëm 21 shtete të botës e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës në 10 vitet e fundit.