14 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026
Home Blog Page 1484

Arrestohen dy të dyshuar që bënin shitblerjen e substancave narkotike në Prizren

0

“Nga të njëjtit si prova materiale janë sekuestruar: 1.11 gram narkotikë të llojit kokainë, 275€ para, një motoçikletë dhe dy telefona mobil”, njofton policia.

Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur pesë tableta të llojit amfetaminë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Ekrem Rexha, Prizren 11.08.2023-00:05. Policia gjatë patrullimit ka arrestuar në flagrancë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët po bënin shitë-blerjen e substancave narkotike. Nga të njëjtit si prova materiale janë sekuestruar: 1.11 gram narkotikë të llojit kokainë, 275€ para, një motoçikletë dhe dy telefona mobil. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur pesë (5) tableta të llojit amfetaminë. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI

“Sa më shpejtë”, Kurti kërkon nisjen e punimeve në ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar të premten që punimet për ndërtimin e një rruge që e lidh Prizrenin me Tetovën, të nisin sa më shpejt.

Duke folur gjatë një vizite për përurimin e riemërimit të një rruge më 11 gusht në Maqedoninë e Veriut, Kurti tha se rruga Prizren-Tetovë do ta ndihmonte dukshëm zhvillimin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Aksi që e lidh Prizrenin me Tetovën është marrëveshje mes dy qeverive tona, nga mbledhja e përbashkët, e nënshkruar nga dy kryeministrat, pra nga unë dhe nga homologu maqedonas [Dimitar] Kovaçevski. Andaj, dëshirojmë që ky studim fizibiliteti të pasohet sa më shpejtë me punimet dhe realizimin e këtij projekti madhor”, tha Kurti.

Në shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës dhe ajo e maqedonase nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e rrugës që do ta lidhte Prizrenin në jug të Kosovës me Tetovën në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

“Në bazë të llogaritjeve, nuk është ndonjë kosto e lartë, është një kosto e përballueshme. Por kthimi në këtë investim është i jashtëzakonshëm, pasi shkurtohet rruga dhe fitohet koha përfitojnë edhe qytetarët po edhe ekonomia,” nënvizoi Kurti në fshatin e malësisë së Tetovës, Vicë.

Kryeministri Kurti e vizitoi Çairin në Shkup, ku mori pjesë në përurimin e riemërimit të një rruge me emrin e veprimtarit kosovar “Adem Demaçi” në Komunën e Çairit.

Kurti nuk u takua me përfaqësuesit e partive politike në pushtet gjatë kësaj vizite në Maqedoninë Veriut, por u shoqërua nga liderët opozitarë, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, kreu i Besës, Bilall Kasami.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI

“Lumë” automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë, radhë kilometrike në aksin Morinë – Kukës

0

Fundjava sjell gjithmonë fluks pushuesish nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar.

Mëngjesin e sotëm rruga e Kombit në segmentin Morinë – Kukës ka një fluks tepër të lartë automjetesh.

Një radhë e gjatë kilometrike është bërë në afërsi të Urës mbi Drin, për shkak të ngushtimit të rrugës, nga 4 në 2 korsi.

Automjetet edhe pse kanë kaluar kufirin janë të detyruar të qëndrojnë në këtë segment rruge për 20-30 minuta.

Ndërtimi i urës së re ka nisur prej disa vitesh, por as këtë vit nuk mundi të përfundonte. /abcnews.al.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI

Moti sot me diell e vranësira të shpërndara

0

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot, do të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Të dielën po ashtu do të mbajë kryesisht mot i ngjashëm. Temperaturat do të sillen mes 9-11 gradë celsius, e maksimalet mes 25-27 gradë celsius.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballw ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI

Policët e pranishëm kur u sulmua gazetari në Prizren, IPK-ja nis grumbullimin e informatave

0

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur grumbullimin e të dhënave rreth policëve që ishin të pranishëm gjatë protestës kundër “DokuFestit” në Prizren, ku u sulmua gazetari Vullnet Krasniqi.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i IPK-së, Arbër Zeka.

Ai ka bërë të ditur se të gjitha veprimet do të ndërmerren varësisht nga të gjeturat dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së.

“Duke ju referuar kërkesës suaj rreth angazhimeve të Policisë së Kosovës për menaxhimin e protestës në Prizren, IPK ju konfirmon se sipas detyrës zyrtare ka filluar grumbullimin e informacioneve dhe video-incizimeve lidhur me këtë rast”, ka thënë Zeka.

“Përveç këtyre veprimeve, IPK ka kërkuar raporte zyrtare nga stacioni policor në Prizren lidhur me angazhimet policore gjatë menaxhimit të protestës. Veprimet tjera do të ndërmerren varësisht nga të gjeturat dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se marshi kundër “DokuFest” ishte thirrur pasi që në natën e parë të këtij festivali është mbajtur një performancë nga disa artistë, e cila ka ngjallur reagime të shumta për shkak se shumica e artistëve janë shfaqur me veshje që janë vlerësuar si të papërshtatshme për publikun.

Kurti: Rruga Prizren-Tetovë, projekt rajonal që zhvillon dy vendet

0

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës që i ka bërë Tetovës, tha zhvillimi ekonomik duhet të jetë edhe zhvillim rural dhe nuk duhet të jetë i rezervuar vetëm për zonat urbane.

Shefi i ekzekutivit kosovar nga fshati Vicë i Tetovës, promovoi idenë e lidhjes së turizmit malor mes Tetovës dhe Prizrenit, përmes rrugës së re. Ai bëri me dije se rruga Prizren-Tetovë është shumë me rëndësi për dy anët e kufirit. Ai tha se ky projekt është rajonal dhe ndihmon në zhvillimin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

“Unë i falënderoj përzemërsisht banorët e fshatit Vicë për këtë mikpritje kaq të përzemërt, kaq të ngrohtë, për këtë dashamirësi kaq të madhe që e shfaqën me rastin e ardhjes tonë këtu. E falënderoj kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasamin, që na solli në një fshat i cili është ndër më të bukurit që i kam parë në jetën time. Dhe ardhja jonë këtu është edhe mirënjohje për banorët e këtij fshati me rreth 180 shtëpi, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë këtu, të mos e lëshojnë fshatin, por të jenë këtu në vendlindjen e tyre, në vendbanimin e tyre ku jetojnë e ku punojnë”, tha ai.

Sipas tij,  zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i infrastrukturës nuk duhet të jetë i rezervuar për zonat urbane, për qytetet e për qytezat, por duhet të jetë edhe zhvillim rural.

“Këtë e bëjmë në Kosovë, është shumë mirë kur shoh që kjo ndodh edhe në vendin tonë fqinjë, në Maqedoninë e Veriut, në komunën tonë të dashur të Tetovës. E kemi thënë disa herë që në qiell duket se Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet, por kur i ka sjell zoti në tokë e malet e Sharrit i kanë ndarë, i kanë bërë dy qytete, Prizrenin dhe Tetovën”, tha ai.

Sipas tij, kjo rruga që pamë këtu është rrugë e brendshme e komunës, por ne jemi shumë të interesuar që të ecim sa më shpejtë për lidhjen infrastrukturore të Prizrenit dhe Tetovës, që pra në qiell ishin një qytet e në tokë janë dy, përmes aksit i cili parasheh edhe një tunel.

“Në bazë të llogaritjeve, parallogaritjeve të cilat janë bërë, nuk është një kosto shumë e lartë, është e përballueshme, por kthimi në këtë investim është i jashtëzakonshëm, meqenëse shkurtohet rruga, fitohet koha dhe përfitojnë edhe qytetarët edhe ekonomia”, tha ai.

Duke shtuar se aksi që lidh Prizrenin me Tetovën është marrëveshje midis dy qeverive tona nga mbledhja e përbashkët e nënshkruar nga dy kryeministrat, pra nga unë dhe nga homologu im maqedonas Kovaçevski.

“Andaj, dëshirojmë që ky studim fizibiliteti të pasohet sa më shpejt me punimet dhe me realizimin e këtij projekti madhor, i cili është rajonal dhe ndihmon shumë në zhvillimin e të dyja vendeve tona”, tha ai.

Kurse zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se kjo rrugë është shumë e rëndësishme. Ai tha se variantin që është përzgjedhur është me një tunel mbi 6.4 km. Durmishi tha se rruga Prizren-Tetovë, është e mirëseardhur në dy anët dhe do të jetë një mundësi e mirë për zhvillim të turizmit malor.

Ndërkaq, kryetari i Tetovës Bilall Kasami, tha se rruga duhet të bazohet në punën e dy qeverive. Kasami, tha se është nder për të që bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të përurojnë një segment të rrugës nga Tetova deri në Vicë, një investim që është i një rëndësie të veçantë për rajonin e Malësisë, por edhe për Komunën e Tetovës, e cila me investime të mëtutjeshme do të angazhohet që të jetë një aks i rëndësishëm edhe i turizmit malor ndërmjet dy shteteve, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

Ai ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, ministrat dhe qeverinë për angazhimin e tyre në drejtim të lidhjes së Tetovës me Prizrenin.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballw ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI——————————————————————————————————

“Shkarkim-emërim” në ndërmarrjen Eko-Regjioni, ngritet aktakuzë ndaj kryetarit të AAK’së në Prizren

0

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, Besnik Krasniqit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Besnik Krasniqi, akuzohet se në cilësinë e kryetarit të Komisionit Komunal të Aksionarëve në ndërmarrjen publike “Eko-Regjioni”, bashkë me anëtarët e tjerë të këtij komisioni, Adrit Krasniqi dhe Qemal Krasniqi ka shkarkuar dhe emëruar anëtar të Bordit të Ndërmarrjes Publike në kundërshtim me ligjin për ndërmarrjet publike.

Kallëzimi penal është ngritur pasi në muajin qershor të vitit 2022, komisioni shkarkoi nga detyra e kryesuesit të Bordit në “Eko Regjion”, Bujar Dakën, e më pas emëruan Liridon Sallauka, i cili atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm i AAK’së, dega në Prizren.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, emërimi i Liridon Sallahuka bie në kundërshtim me ligjin për ndërmarrje publike, i cili thekson se nuk mund të zgjidhet ndonjë person në qoftë se në periudhën kohore prej 36 muajsh (3 vite) para datës së aplikimit ka qenë i emëruar politik apo ka qenë bartës i një pozite udhëheqëse në një parti politike.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballw ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI——————————————————————————————————

Nga Prokuroria kanë konfirmuar për Insajderin se rasti është duke u trajtuar.

“Ju njoftojmë se rasti në fjalë është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prizren. Për rrjedhën e mëtutjeshme të rastit, do të njoftoheni me kohë“, ka thënë zyrtarja për Informim, Fitore Mehmeti.

Besnik Krasniqi tha për Insajderin se nuk e ka shkelur ligjin dhe se ky vendim është politik.

“Nuk e kam shkel ligjin, për një kohë të shkurt do të hudhet poshtë kjo aktakuzë. Në seancën e parë kemi me deklaru pafajsinë edhe kemi me kërku me hedh posht këtë akuzë të pabazë. Krejt kjo është ma shumë politike dhe shumë qesharake“, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi tha se shkarkimi i Bujar Dakës nuk është politik, por për arsye teknike.

“Personi i shkarkun që e ka emrin Bujar Daka është zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë kohës sa e ka ushtru detyrën e anëtarit të bordit në ndërmarrje, ndërmarrja dy vite radhazi ka marrë opinion të mohimit nga auditorët e jashtëm që dmth ka bazë për vepër penale në menaxhimin e ndërmarrjes. Na e kemi shkarku vitin e kalun z.Daka, nuk jemi marrë me arsye politike por me arsye puro teknike“, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi tha se Sallauka është emëruar përkohësisht dhe se i ka plotësuar kriteret e parapara.

“E kemi emëru përkohësisht një anëtar të bordit i cili i ka përmbush kriteret bazë dhe e ka ushtru detyrën përderisa na e kemi zhvillu procedurën e rekrutimit të anëtarit të bordit. Ndërkohë, z.Dakaj ka bërë kallëzim penal i cili është komplet i pa bazuar unë jam 1 milion përqind i bindur që gjykata ka me hudh poshtë”, ka thënë ai.

Ai theksoi se Ligji i Shoqërive Tregtare iu jep të drejtë për shkarkim dhe emërim të bordit.

“Ligji i Shoqërive tregtare i ka jep të drejte komisionit komunal të aksionarëve me i emëru e me i shkarku bordet”, deklaroi Krasniqi për Insajderin.

Arrestohet personi që sulmoi ekipin e Nacionales në Prizren

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar personin, i cili sot ka sulmuar gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramanin, të cilin duke e përcjell protestën kundër Dokufestti në Prizren.

Derisa ekipi i Nacionales raportonte për protestën, personi në fjalë ka sulmuar fizikisht gazetarin dhe kameramanin.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar për Nacionalen se personi që ka sulmuar gazetarët është duke u intervistuar.

“Lidhur me sulmin në fjalë, një person është identifikuar dhe është duke u intervistuar në polici”, ka thënë Bytyqi.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballw ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI

Plas sherri në Suharekë: Dy persona ia thyejnë dhëmbët një 22-vjeçari, të dyshuarit në arrati

0

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Si pasojë e kësaj, shumë shpesh viktimat përfundojnë me lëndime serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 22-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka identifikuar njërin prej të dyshuarve, teksa tjetri është i panjohur për të. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal mes tyre, e që më pas ka eskaluar në dhunë fizike.

Ai ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore, pasi të dyshuarit me anë të goditjeve të forta ia kanë thyer dy dhëmbë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciua.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballw ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI

AGK-ja e dënon sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales në Prizren

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi në Prizren.

Në reagim të AGK-së thuhet se Krasniqi dhe Latifi ishin atje për të raportuar për protestën e thirur nga imamët lokalë kundër festivalit “Dokufest”.

“Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre.

Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve”, thuhet në reagim.

Po ashtu, AGK-ja, kërkon nga Policia arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballw ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI