12.5 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026
Home Blog Page 1485

Mushkolaj pas sulmit ndaj ekipit të Nacionales në Prizren: Sa më shpejt duhet të merren organet përkatëse

0

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit të Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramanit në protestën kundër DokuFest-it.

Mushkolaj ka thënë se dhuna verbale nga rrjetet sociale kalon në dhunë fizike, ku ka shtuar se sa më shpejt duhet të merren organet përkatëse me këtë çështje.

Dhuna verbale nga rrjetet sociale kalon në dhunë fizike. Me ata që sulmuan gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramanin, në protestën antiDokuFest në Prizren, sa më shpejt duhet të merren organet përkatëse. Por, policia e prokuroria duhet të merren edhe me të tjerët të cilët, në emër të “ruajtjes së moralit”, nxisin urrejtje e mosdurim. Në mesin e tyre ka edhe udhëheqës fetarë.” – ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

Sulmohet fizikisht ekipi i Nacionales në protestën kundër DokuFestit në Prizren (FOTO)

0

Në Prizren është mbajtur protestë kundër festivalit të filmit DokuFest.

Derisa po zhvillohej protesta, disa prej të pranishmëve e kanë sulmuar fizikisht gazetarin e gazetës Nacionale, Vullnet Krasniqi.

“Shko në Prishtinë, në atë vend të degjeneruar”, dëgjohet njëri nga protestuesit teksa i drejtohet Krasniqit, para se ta përzënë me dhunë nga vendi ku ndodhej ai.

Derisa protestuesit i janë vërsulur Krasniqit, dikush nga organizatorët ka bërë thirrje për qetësi dhe që medieve t’ju mundësohet ta kryejnë punën e tyre.
 

Përfundon protesta kundër Dokufestit (Foto)

0
Të premten në Prizren është protestuar kundër një performance të realizuar në hapje të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, Dokufest, që mbahet në të njëjtin qytet.

 

Thirrja për protestë është bërë Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit.

Qytetarët janë mbledhur në Sheshin Shatërvan dhe kanë mbajtur në duar mbishkrimet: “Dokufest i keq”, “Jo degjenerimit”, “Drogën larg fëmijëve tanë”, “Prizreni, qytet i historisë”, e tjera.

Pamje nga protesta në Prizren.
Pamje nga protesta në Prizren.

Mbishkrimet “Jo me tatimet tona” dhe “Jo poshtërimit” janë parë edhe në oborrin e xhamisë kryesore në këtë qytet.

Mbishkrimet janë parë edhe para xhamisë.
Mbishkrimet janë parë edhe para xhamisë.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Prizren ka raportuar se protesta ka përfunduar e qetë.

Në nisje të edicionit të sivjetmë të festivalit, grupi kanadez “Peaches”, e ka realizuar një performancë në mbrojtje të transgjinorëve, por edhe të fenomeneve tjera që mund të konsiderohen tabu në shoqëri.

Organizatorët e festivalit u kanë thënë mediave lokale në Kosovë, se në hapje kanë marrë pjesë vetëm personat që kanë pasur bileta, dhe të gjithë kanë qenë mbi moshën 18-vjeçare.

Temë e edicionit të sivjetmë të Dokufestit është inteligjenca artificiale.

Dokufesti këtë vit i ka hapur dyert më 4 gusht, ndërsa përfundon më 12 gusht.

Si rëndom, ai edhe këtë vit e ka gjallëruar Prizrenin, pasi tërheq mijëra vizitorë nga shumë vende të botës.

 

 

 

Nga numri i madh i pjesëmarrësve në koncert shkaktohet ‘tërmet’, 60 njerëz të lënduar

0

Të paktën 60 fansa raportohet të jenë lënduar mbrëmjen e së enjtes gjatë koncertit të madh që reperi Travis Scott mbajti në Romë.

Këngëtari prezantoi albumin e ri ‘Utopia’ në Itali të hënën dhe dje mbajti shfaqjen e vetme në Romë para se të nisë turneun e tij të ardhshëm me të njëjtin emër.

Fillimisht, ndalesa e parë ishte caktuar të mbahej në Piramidat e Gizës në Egjipt, megjithatë, data u anulua përfundimisht.

Eventi, i cili është organizuar në Cirus Maximus, për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, raportohet të jetë shkaktuar një “tërmet” të vogël 1.3 ballë Rihter dhe disa fansave iu është hedhur spërkatës piperi pas një incidenti.

Mbi 60.000 fansa ishin të pranishëm në koncert për të parë reperin, por atmosfera arriti kulmin kur në skenë u shfaq dhe Kanye West./a2news

Bideni e quan Kinën “bombë të kurdisur”: Ata kanë disa probleme dhe kjo s’është mirë

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka quajtur Kinën “bombë të kurdisur në shumë raste” për shkak të sfidave ekonomike të saj, duke thënë se ky shtet është në vështirësi për shkak të rritjes së dobët.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i përmendi shkallën e lartë të papunësisë dhe fuqinë punëtore që po plaket në Kinë, duke thënë: “Kina është në telashe”- raporton gazeta “The Guardian”.

“Ata kanë disa probleme. Kjo nuk është mirë, sepse kur njerëzit e këqij janë probleme, ata bëjnë gjëra të këqija”- tha presidenti amerikan në një tubim për grumbullim të fondeve në Utah të ShBA-së të enjten. Ai shtoi se nuk dëshiron që ta dëmtojë Kinën dhe se do marrëdhënie racionale me shtetin aziatik.

Komentet e tij ishin të ngjashme me fjalët që i tha në qershor në një tubim tjetër për grumbullim të fondeve, kur Bideni iu referua si “diktator” homologut kinez, Xi Jinping. Kina i ka quajtur “provokim politik” këto komente.

SHBA / Bideni e quan Jinpingun diktator një ditë pas vizitës së Blinkenit në Pekin
Ekonomia e Kinës ra në deflacion në korrik. Fuqia botërore mund të jetë duke hyrë në një periudhë të rritjes shumë më të ngadalshme ekonomike me ngecje të çmimeve të konsumit dhe pagave, në kundërshtim me inflacionin në pjesë të tjera të botës.

Analistët kanë thënë se të dhënat e reja janë shenjë e qartë se ekonomia kineze është duke u dobësuar, gjë që do të nxiste shqetësim për kompanitë dhe ekonomitë e Bashkimit Evropian, për të cilat Kina është partnere kyçe në tregti.

Të mërkurën, Bideni nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ndalimin e disa llojeve të investimeve amerikane në Kinë në teknologji të ndjeshme, si çipat kompjuterikë dhe inteligjenca artificiale.

Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, tha se është shqetësuar rëndë për këtë urdhër dhe se e rezervon të drejtën për të ndërmarrë masa.

Sulmohet një mjekë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë

0

Një mjekë në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuqi” në Suharekë është sulmuar gjatë ditës së enjte.

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha për Shëndetësi në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, e cila ka dënuar ashpër sulmin ndaj stafit mjekësor.

Ajo ka kërkuar që i dyshuari të sjellët para drejtësisë.

Sapo u Informova nga koordinatori i QKMF-së se dje është sulmuar njëri nga mjekët në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë. E dënoj ashpër sulmin ndaj stafit mjekësor, duke kërkuar njëkohësisht edhe sjelljen para drejtësisë të atij që e ka kryer këtë vepër te ultë. Dhuna ndaj mjekeve nuk duhet toleruar, për këtë arsye është e nevojshme qe mjekët dhe punonjësit shëndetësor te kenë status te veçantë, i cili do ti sanksiononte juridikisht këto incidente, me qëllim qe raste te tilla te mos trajtohen ne te ardhmen si sulme te thjeshta.” – ka shkruar Kuqi.

Liverpool arrin akordin për blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League

0

Liverpool-i ka rrëmbyer me sukses objektivin e Chelsea-t, Moises Caicedo dhe ka rënë dakord për një marrëveshje rekord britanike prej 110 milionë paundësh me mesfushorin e Brighton brenda natës.

“Pulëbardhat” qëndruan të vendosur në vlerësimin e tyre për Caicedo gjatë gjithë verës dhe rrëzuan disa përpjekje nga Chelsea. Më pas vendosën një afat në mesnatë të enjten për një ankand mes klubeve.

Dhe Liverpool shkoi mbi çmimin e kërkuar, i cili ishte vendosur në 105 milionë paund bazuar në transferimin e Declan Rice në fillim të kësaj vere. Brighton kishte refuzuar ta shiste mesfushorin për ndonjë gjë shumë nën atë tarifë.

Kushtet personale ende nuk janë rënë dakord, por duhet të jetë një formalitet. Caicedo dhe agjenti i tij ishin mbrëmë në Londrën perëndimore në pritje të zhvillimeve të luftës së ofertave.

Liverpool-i ka të ngjarë t’i paguajë Caicedo-s më shumë paga sesa i kishte ofruar Chelsea.

Chelsea ishte kryesuesi gjatë gjithë verës për ekuadorianin, por Liverpool mbeti i interesuar nga distanca dhe kishte kërkuar që të mbahej i informuar për zhvillimet.

Të kuqtë u lodhën nga vlerësimi i Southampton për 19-vjeçarin Romeo Lavia dhe megjithëse tifozët kritikuan klubin që nuk shpenzon për belgun, kuptohet se hezitimi i Liverpool nuk ishte për shkak të mungesës së fondeve, por për shkak të vlerësimit të Lavia-s bazuar në moshën dhe përvojën e tij.

Caicedo do të bëhet nënshkrimi i tretë i madh i Liverpool-it këtë verë pas Alexis Mac Allister, gjithashtu nga Brighton, dhe mesfushorit tjetër Dominik Szoboszlai nga RB Leipzig. Albanian Post

Pensionohet gjyqtarja Myfera Hoxha

0

Është pensionuar gjyqtarja Myfera Hoxha.

Ajo është nderuar për punën që e ka bërë në drejtësi .

“Pas një përvoje pune, prej mbi 23 vitesh në gjyqësor, prej tyre 11 vite në Gjykatën e Prizrenit, Myfera Hoxha ka arritur moshën e pensionimit”, njofton Gjykata e Prizrenit.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka ndarë mirënjohje për gjyqtaren në shenjë falënderimi dhe respekti për punën dhe përkushtimin e dëshmuar ndër vite, për sistemin gjyqësor.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI

Sulmohet nga raketat ruse spitali i fëmijëve në Kiev të Ukrainës

0

Raketa të njëpasnjëshme ruse e kanë goditur një spital për fëmijë në rrethin Obolonskyi të Kievit të premten në mëngjes, sipas administratës ushtarake të qytetit.

Ende nuk ka informacione të sakta mbi viktimat dhe dëmet sipas Serhii Poçko, kreu i administratës ushtarake në Kiev.

Ndërkohë, paralajmërimi për sulm ajror për kryeqytetin ka përfunduar pak më parë.

Dy persona rrihen mes vete për pronë në Malishevë

0

Dy persona në fshatin Lladroc të Malishevës kanë pësuar lëndime të lehta trupore, pasi ishin përleshur fizikisht mes vete si pasojë e një kontesti pronësorë.

Të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa sipas raportit 24 orësh të Policisë me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballw ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI