20.8 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026
Home Blog Page 15

Suhareka synon forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal me Fellbach dhe Meissen

0

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, ka pritur në një takim nënkryetaren e qytetit Fellbach dhe përfaqësues të qytetit Meissen, me të cilët u zhvillua një takim i cilësuar si i ngrohtë dhe përmbajtjesor.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e gjatë dhe të suksesshëm ndërmjet Komunës së Suharekës dhe qytetit Fellbach, një partneritet që ndër vite ka sjellë kontribute të rëndësishme në zhvillimin e komunës dhe në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Po ashtu, në fokus të bisedimeve ishte edhe mundësia e vendosjes dhe avancimit të bashkëpunimit me qytetin Meissen, i njohur për historinë dhe trashëgiminë e tij kulturore, si dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

“U theksua rëndësia e forcimit të lidhjeve ndërmjet qyteteve partnere dhe vazhdimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, në dobi të zhvillimit lokal dhe komunitetit”, thuhet në njoftimin e Komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Komuna e Prizrenit synon thellimin e bashkëpunimit me “Autostrada Biennale”

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim kuratoren e sapo zgjedhur të edicionit të gjashtë të “Autostrada Biennale”, Lucia Pietroiusti, së bashku me drejtuesit e kësaj platforme artistike, Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe Baris Karamuço.

Gjatë takimit u diskutua për rolin dhe ndikimin e “Autostrada Biennale” në zhvillimin e artit bashkëkohor dhe jetës kulturore në Prizren.

Kryetari Totaj vlerësoi veprimtarinë që zhvillohet në hapësirën “Autostrada Hangar – Qendra për Art Bashkëkohor” në kuadër të ITP Prizren, duke e cilësuar atë si një qendër të rëndësishme për promovimin e artit dhe krijimtarisë.

“Komuna e Prizrenit mbetet e përkushtuar për ta vazhduar bashkëpunimin, me synim zhvillimin e mëtejmë të kulturës dhe turizmit në Prizren”, u shpreh Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Media sllovake për ndeshjen pas humbjes: “U shembëm si një shtëpi prej letrash”

0

Fitorja e madhe e Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratisllavë ka marrë jehonë të gjerë edhe në mediat sllovake, të cilat e kanë pranuar me tone të ashpra humbjen dramatike të kombëtares së tyre.

Mediumi sllovak Sportovy ka shkruar se ekipi vendas u dorëzua plotësisht në pjesën e dytë, duke e cilësuar paraqitjen si një kolaps total.

“Ëndrra e Kupës së Botës është zhdukur. Sllovakët u shembën si një shtëpi prej letrash në pjesën e dytë”, shkruan kjo media, duke komentuar përmbysjen e Kosovës dhe rezultatin përfundimtar 4:3.

Kosova arriti të rikthejë gjithçka në pjesën e dytë të ndeshjes, duke treguar vendosmëri dhe karakter përballë një kundërshtari të fortë në transfertë.

Me këtë fitore, “Dardanët” janë kualifikuar në finalen e play-off-it për Kampionatin Botëror, ku do të përballen me Turqinë më 31 mars në Prishtinë. Turqia siguroi finalen pasi mposhti Rumaninë me rezultat 1:0.

Kjo fitore e rëndësishme e afron Kosovën edhe më shumë me realizimin e ëndrrës për pjesëmarrje në një Botëror, ndërsa reagimet nga mediat ndërkombëtare konfirmojnë impaktin e madh të këtij suksesi./KultPlus.com

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Identifikohet 70-vjeçari që u gjind pa shenja jete dje në Prizren

0

Është identifikuar i moshuari 70-vjeçari i cili u gjind i vdekur në rrugën “Edit Durham” në Prizren. Policia e Kosovës dje kërkoi ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij.

“Fillimisht, përmes mediave është kërkuar ndihma e qytetarëve për identifikimin e viktimës. Ndërkohë, hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale Prizren kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme në terren, duke mbledhur informata dhe duke kontaktuar familjarët e personit të gjetur pa shenja jete. Bazuar në të dhënat e siguruara, është arritur të identifikohet vendbanimi i viktimës dhe familjarët e tij kanë bërë identifikimin e personit”, njofton policia.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti ‘hetim i vdekjes’.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nisin punimet për rregullimin e rrugëve në lagjen “2 Korriku” në Prizren

0

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, ka njoftuar se kanë nisur punimet për rregullimin e rrugëve dhe trotuareve në lagjen “2 Korriku”.

Sipas tij, aktualisht po asfaltohet rruga “Bekim Muhaxheri”, si pjesë e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës urbane.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

“Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur punimet për rregullimin e rrugëve dhe trotuareve në lagjen ‘2 Korriku’ në Prizren, ku aktualisht po asfaltohet rruga ‘Bekim Muhaxheri’. Ky investim është pjesë e angazhimit për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët”, njofton Totaj.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

0

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka njoftuar se i ka dhënë Kuvendit të Kosovës një afat shtesë prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kushtetuesja ka pranuar kërkesat e kryeministrit Albin Kurti në emër të Qeverisë dhe të Arbërie Nagavcit në emër të 30 deputetëve, duke vlerësuar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka asnjë efekt juridik.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Sipas vendimit të Gjykatës, deputetët e Kuvendit kanë 34 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi për të zhvilluar dhe përfunduar procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë vendim, kryetarja e Nova Demokratska Stranka (NDS), Emilja Rexhepi tha se respekton vendimin e Kushtetueses dhe kërkoi që deputetët dhe partitë shumicë shqiptare të lënë mënjanë mosmarrëveshjet partiake për të votuar brenda afatit.

“Respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kemi mundësinë të zgjedhim presidentin e shtetit brenda periudhës 30-ditore, shpresoj që arsyetimi i deputetëve të mbizotërojë dhe që partitë shumicë shqiptare të lënë mënjanë mosmarrëveshjet partiake në kohën e krizës së rëndë gjeopolitike botërore dhe të votojnë”, ka thënë ajo.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Pavarësisht afatit 30 ditor, Rexhepi mendon se vendi mund të shkojë shumë shpejt drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Mendoj se shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat gjithashtu nuk do të sjellin ndryshime të mëdha”, deklaroi Rexhepi për “Front Online”.

Në një prononcim për “Front Online”, Emilja Rexhepi, kryetarja e NDS-së u pyet për qëndrimin e partisë ndaj kandidatëve të propozuar për president.

Rexhepi tha se nuk do të ketë vota për ‘cfardo’ kandidati.

“Sigurisht nuk do të votoj për këdo, do të shohim se kush do të jetë kandidati, për momentin nga ana e LVV është propozuar Glauk Konjufca dhe sigurisht do të votoj për të”, tha ajo

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Masakra e Suharekës: Një familje e shfarosur nga krimi i organizuar i shtetit serb kundër shqiptarëve etnikë

0

Viktimat varionin nga një foshnjë 8 muajshe deri te një grua 99-vjeçare, përfshirë 18 fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Masakra e Suharekës e 26 marsit 1999 nuk është vetëm një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë, por edhe një shprehje e përqendruar e një strategjie të tërë shtetërore dhune, të zbatuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit kundër popullsisë etnike shqiptare. Ajo që i ndodhi familjes Berishë nuk ishte as aksidentale dhe as devijim, por pjesë e një logjike të planifikuar të spastrimit etnik, terrorit dhe fshirjes së provave.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Në thelbin e saj, Masakra e Suharekës është një histori e trefishtë: shkatërrimi fizik i një familjeje të tërë, përpjekja sistematike për të eliminuar trupat me qëllim fshehjen e krimit dhe dështimi i drejtësisë për të ndëshkuar autorët e krimit. Si e tillë, ajo qëndron si një nga rastet më domethënëse për të kuptuar natyrën e krimeve të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Në picerinë “Kalabria” në Suharekë, u ekzekutuan shumica e 50 viktimave, 48 anëtarë të familjes Berishë, së bashku me dy të tjerë, Jashar Berishën dhe Avdullah Elshanin. Ky nuk ishte thjesht një akt vrasjeje, por një akt demonstrativ terrori, viktimat varionin nga një foshnjë 8 muajshe deri te një grua 99-vjeçare, përfshirë 18 fëmijë dhe një grua shtatzënë. Ky detaj nuk është vetëm tragjik, por thelbësor, pasi tregon se objektivi nuk ishte neutralizimi i ndonjë “kërcënimi”, por shfarosja e strukturës familjare. Kjo përputhet me modelin më të gjerë të veprimeve nga forcat serbe në atë kohë, duke synuar civilët, veçanërisht familjet e mëdha, si një mënyrë për të thyer rezistencën kolektive dhe për të krijuar panik masiv që çoi në zhvendosje.

Masakra nuk mbaron me ekzekutimet, ajo vazhdon me trajtimin e trupave. Kufomat fillimisht u transportuan pranë kazermave ushtarake në Prizren, u varrosën fshehurazi, më vonë u zhvarrosën dhe më pas u transferuan në Serbi. Ky zinxhir lëvizjesh nuk është thjesht një detaj logjistik, por provë e qartë e një operacioni të organizuar për të fshehur krimet. Kulmi i kësaj përpjekjeje ishte hedhja e një kamioni frigoriferik të mbushur me trupa në lumin Danub, pranë kufirit rumun. Ky akt qëndron si një nga episodet më të errëta të luftës, pasi zbulon jo vetëm brutalitetin, por edhe vetëdijen e autorëve të krimeve që kishin kryer.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Zbulimi i mëvonshëm i varreve masive në Batajnicë, ku u gjetën eshtrat e mbi 700 shqiptarëve, përfshirë viktima nga Suhareka, konfirmon dimensionin e organizuar nga shteti të këtij operacioni. Ky nuk ishte një krim lokal, por një sistem i koordinuar që përfshinte strukturat e policisë, ushtrisë dhe shërbimit sekret.

Në këtë kontekst, roli i individëve të identifikuar si organizatorë, nga kolonelët e policisë deri te zyrtarët e sigurisë shtetërore, duhet parë si pjesë e një zinxhiri më të gjerë komandues. Në sistemin e asaj kohe, veprime të tilla nuk mund të kishin ndodhur pa një klimë të qartë urdhrash dhe një politikë shtetërore që i mundësonte dhe i justifikonte ato.

Procesi gjyqësor në Beograd, i zhvilluar midis viteve 2006 dhe 2009, rezultoi në dënimin e vetëm katër nga tetë të pandehurve, me një total prej 48 vitesh burgim; katër të tjerë, përfshirë figura kyçe, u liruan nga akuzat. Kjo nuk është thjesht çështje vendimesh individuale gjyqësore, por pasqyron kufizimet strukturore të drejtësisë në Serbi pas luftës. Gjykimet për krime lufte shpesh janë zhvilluar në një mjedis politik dhe shoqëror ku narrativa dominuese ka qenë mbrojtja e shtetit dhe relativizimi i krimeve. Si rezultat, shumë procedura kanë prodhuar dënime të pjesshme dhe shpesh të pamjaftueshme në lidhje me shkallën e krimeve.

Në rastin e Suharekës, provat ishin të konsiderueshme – 120 dëshmitarë, përfshirë të mbijetuar dhe vetë anëtarë të policisë serbe. Kjo nënvizon më tej kontrastin e fortë midis fakteve të dokumentuara dhe rezultateve gjyqësore. Ajo që mbetet është një ndjenjë e thellë e drejtësisë së paplotësuar. Megjithatë, për të kuptuar plotësisht rëndësinë e Masakrës së Suharekës, ajo duhet të vendoset në kontekstin më të gjerë të masakrave të tjera në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Masakra e Reçakut e janarit 1999, ku u vranë 45 civilë të pafajshëm shqiptarë, shënoi një pikë kthese në nivel ndërkombëtar, duke ekspozuar brutalitetin e regjimit të Millosheviqit para opinionit publik global. Ajo krijoi presion të drejtpërdrejtë mbi bashkësinë ndërkombëtare dhe kontribuoi në vendimin për ndërhyrje nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Masakra e Mejës, pranë Gjakovës, e cila ndodhi në prill të vitit 1999 dhe pa vrasjen e qindra burrave shqiptarë, është një tjetër shembull i eliminimit selektiv të një popullsie, një praktikë e njohur në strategjitë e spastrimit etnik. Ndërkohë, në Krushë të Madhe dhe Izbicë, u kryen masakra të ngjashme, me dhjetëra e qindra viktima civile.

Ajo që i lidh këto raste me Suharekën është përdorimi i të njëjtit model, rrethimi i zonave civile, ndarja e burrave nga gratë dhe fëmijët, ose, në disa raste si në Suharekë, vrasja pa dallim e të gjithëve, ekzekutimet masive, të ndjekura nga përpjekjet për të fshehur krimet. Ky model nuk ishte spontan, por operativ. Në këtë kuptim, Masakra e Suharekës është një nga rastet më të qarta përmes të cilit mund të vëzhgohet ky model në formën e tij më ekstreme, eliminimi total i një familjeje dhe një përpjekje e sofistikuar për të zhdukur provat.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Në Kosovë, këto masakra përbëjnë pjesë të identitetit kolektiv dhe kërkesës për drejtësi. Në Serbi, ato shpesh janë minimizuar, relativizuar ose injoruar. Ky boshllëk në narrativë mbetet një nga pengesat kryesore për pajtim të vërtetë në rajon. Masakra e Suharekës nuk është vetëm histori. Është një provë e vazhdueshme për drejtësinë ndërkombëtare, për aftësinë e shoqërive për t’u përballur me të kaluarën dhe për seriozitetin e angazhimeve për të parandaluar përsëritjen e krimeve të tilla.

Ajo që mbetet sot janë disa të mbijetuar që mbajnë dëshminë, varre që flasin më shumë se çdo dokument dhe një sistem drejtësie që ende nuk ka dhënë përgjigje të plota. Mbi të gjitha, mbetet një pyetje themelore: si është e mundur që krime të kësaj natyre janë kryer në mënyrë kaq sistematike, dhe megjithatë nuk janë ndëshkuar në përpjesëtim me shkallën e tyre? Përgjigja nuk është e drejtpërdrejtë, shkuran The Balkan

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

0

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para.

Me këtë ndryshim të orës, qytetarët do të humbësin një orë gjumë, por fitohet një orë dritë.

Disa pajisjet teknologjike, ndryshimin e orës e bëjnë automatikisht.

Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Historike: Kosova drejt “Ëndrrës Amerikane”

0

“Dardanët” kanë marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj Sllovakia në Bratislavë, në ndeshjen e play-off-it për FIFA World Cup 2026.

Kosova u rikthye fuqishëm pas disavantazhit, duke realizuar përmes Veldin Hoxha, Fisnik Asllani, Florent Muslija dhe Kreshnik Hajrizi.

Botërori 2026 do të zhvillohet në USA, Kanada dhe Meksikë.

Tani gjithçka vendoset në Prishtinë. Kosova pret Turqinë më 31 mars në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen vendimtare për Botëror./PrizrenPress.com/