18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 1500

Florian Marku bën premtimin e madh para sfidës me irlandezin Moran

0

Boksieri shqiptar Florian Marku do të përballet me irlandezin Dylan Moran më 2 shtator në “A0 Arena” të Manchester. Duke folur për këtë sfidë për “Sky Sports”, Marku, i pamposhtur në ring, ka thënë: “Unë do ta hedh KO rivalin dh pastaj kush e di se çfarë do të ndodhë.

Ndoshta do të luftoj me dikë nga eventi kryesor (Smith-Eubank)”. Që kur pësoi një humbje në Amerikë në vitin 2019, humbja e vetme në karrierën e tij, Moran ka një seri prej 8 fitoresh radhazi në ring. Ndërsa Marku rikthehet në ring pasi mposhti Miguel Parra në Tiranë vitin e kaluar. Shqiptari këmbëngul se nuk do të jetë i ndryshkur pasi ka qenë jashtë për kaq gjatë. “Ndihem krejt i ri. Mezi pres të futem në ring”, ka thënë Marku.

“Unë luftova vetëm me njërën dorë në sfidën time të fundit në Shqipëri, u lëndova vërtet para atij dueli. Por tani, gjithçka është mirë. Po stërvitem shumë fort, në gjashtë muaj nuk e kam ndërprerë stërvitjen. Më 2 shtator, ne do të luftojmë në ring. Të jem është problemi im kryesor, por mendoj se do ta kem këtë problem gjatë gjithë jetës sime”, ka shtuar Marku.

“Unë jam agresiv në ring, dua gjithmonë të argëtoj. Unë them para se të futem në ring: Do të jem më i qetë. Kur futem në ring, dua të hedh KO kundërshtarin tim”, u shpreh Florian Marku.

Përleshja eskaloi në të shtëna, arrestohen katër persona në Rahovec

0

Të martën në Rahovec janë arrestuar katër vetë të cilët dyshohet të ishin përfshirë në një rrahje e cila çoi në të shtëna.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, ku fillimisht pas një mosmarrëveshje në mes të dy të dyshuarve të cilët ishin përleshur në mes veti, në ndihmë njërit prej tyre i kishin shkuar edhe dy të dyshuar tjerë dhe kishin sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari kishte shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të panjohur për të cilën armë posedon leje. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga i dyshuari kanë sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë me 136 fishekë, 113 fishekë të pistoletës me gaz dhe tri gëzhoja”.

“Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

Superhëna nëpër botë, BBC shfaq edhe fotografinë nga Kosova

0

Vëzhguesit e yjeve në të gjithë botën panë një Hënë të plotë më të madhe dhe më të ndritshme se zakonisht të martën mbrëma.

Hëna e plotë e këtij muaji, e quajtur Hëna e Sturgeonit, ndriçoi qiellin e natës ndërsa u ngrit mbi horizont pak pas perëndimit të diellit.

Në mesin e fotografive të superhënës që ka shpërndarë BBC nga mbarë bota është edhe një nga Kosova.

Kjo është e para nga dy superhënat e këtij muaji – hëna e plotë e ardhshme më 30 gusht do të quhet Hëna Blu pasi është hëna e dytë e plotë që shfaqet në një muaj kalendarik, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Shihni më poshtë fotot e kësaj pamje nga shumë vende të botës:

Superhëna u ngrit pas kupolës së Bazilikës së Zojës së Mount Carmel në Valletta, Maltë


Hëna Sturgeon e së martës, e quajtur sipas rritjes së numrit të peshqve bli në liqenet e Amerikës së Veriut në këtë kohë të vitit, shkëlqen mbi ndërtesat në Prishtinë, Kosovë.


Dhe këtu është fotografuar në Nikosia, Qipro, duke ndriçuar qiellin e natës ndërsa ngrihet pas Monumentit të Lirisë

Superhëna u pa gjithashtu pas një kulle kontrolli të trafikut ajror në aeroportin Ben Gurion, afër Tel Avivit në Izrael.


Ajo shihet këtu e lidhur në mënyrë të përkryer me një kullë televizive në qytetin Huai’an, provincën Jiangsu, Kinë.


Një superhënë e ndritshme dhe e zjarrtë shfaqet mbi Kullën Galata në Stamboll, Turqi.

Ajo shkëlqeu fort ndërsa qielli i natës u errësua mbi Xhaminë e Madhe Camlica në Stamboll.


Dhe u pa duke shkëlqyer këtu mbi zonën e biznesit Cuatro Torres në Madrid, Spanjë

Kurti para mërgimtarëve: Kosova po shënon progres demokratik

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë për nder të Ditës së Diasporës ka organizuar pritje të veçantë për mërgimtarët në ambientet e “Ballkonit të Hapur të Qeverisë”.

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se kryeministri Kurti njoftoi mërgimtarët e pranishëm mbi progresin e dukshëm demokratik e ekonomik të Kosovës të evidentuar nga të gjitha raportet ndërkombëtare kredibile, duke përmendur kështu rritjen mesatare ekonomike, rritjen e të hyrave tatimore, eksportet e investimet e huaja direkte, njëkohësisht, rritjen e vendeve të punës, miratimin e ligjit për pagën minimale e, së fundmi, edhe ligjin për njohjen e kontributeve të punëtoreve të viteve ‘90-ta, që kryeministri i cilësoi hapa të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës.

Paralelisht me këto progrese, kryeministri Kurti  veçoi se edhe mërgata jonë ka evoluuar dukshëm, vit pas viti, duke e zgjeruar përfaqësimin tonë kombëtar.

“Atë sot e gjejmë në format më të suksesshme në art, në kulturë, në sport, financa, e tash së fundmi edhe përfaqësim politik në shtetet e tyre, nga niveli komunal e deri te ai qendror. Disa prej tyre janë këtu në mesin tonë sonte”, shtoi kryeministri

Tutje, ai i prezantoi mërgimtarët edhe me programin për diplomaci publike “Citizen Diplomacy Fellowship”, që ka për qëllim ndërlidhjen me vendin e origjinës përmes angazhimit profesional, si dhe lansimin e platformës “Shijo Kosovën”, përmes së cilës mërgatës, sidomos gjeneratave të reja, u mundësohet njohja e vendit me anë të aktiviteteve kulturore, sportive e natyrore.

Gjithashtu, kryeministri foli për  lehtësimin e procesit së votimit në pjesëmarrjen e mërgimtarëve, derisa në kuadër të investimeve, kryeministri tha se po themelohet ‘Fondi Sovran’, përmes të cilit bashkatdhetarët tanë mund të bëhen aksionarë në ekonominë e vendit.

Guvernatori i ri, “peng” i dekretit presidencial

0

Për disa muaj me radhë Banka Qendrore e Kosovës po udhëhiqet nga një ushtrues detyre. 

Ndonëse muajin e kaluar Kuvendi e ka zgjedhur Ahmet Ismailin si guvernator të ri, ai ende nuk e ka nisur punën, shkaku i mungesës së dekretit nga presidentja Osmani.

Megjithatë, nga Presidenca kanë treguar për Tëvë1 pse është bllokuar procedura e dekretimit të Ismailit.

“Pas ngritjes se çështjes në Gjykatën Kushtetuese nga ana e deputetëve të Kuvendit mbi kushtetutshmërinë e tërë seancës, e rrjedhimisht edhe vendimeve të marra në të, (ku ndër të tjera është votuar kandidati për guvernator), Presidenca është në pritje të sqarimit nga Gjykata Kushtetuese nëse ekziston masë e përkohshme për të gjitha vendimet e nxjerra nga Kuvendi, përfshirë edhe atë për guvernatorin”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.

Deputeti i njërës prej partive më të mëdha opozitare, Ferat Shala, e quan procesin e konkursit jo legjitim.

Ai thekson se me intencën për të dominuar me bashkëpartiak, pozita po i shkakton dëm të madh vendit.

“Lëvizjet politike që kanë ndodhur me zv.guvernatorin dhe disa pozicione tjera të qojnë në atë që Qeveria e ka me patjetër të vendos njerëz të dëgjueshëm në sistemin bankar, financiar të Kosovës. Në këtë relacion e ka dëmtuar shumë edhe kredibilitetin e bankës, por edhe kredibilitetin e ligjshmërisë së zgjedhjes së procedurave, në këtë relacion dëmi është jashtëzakonisht i madh”, u shpreh Shala.

Në anën tjetër, ekonomisti Mustafë Kadrijaj potencon se krahas dëmeve në aspektin ekonomik, po dëmtohet edhe imazhi ndërkombëtar i vendit.

“Kur nuk kemi në fakt zot shtëpie, bankat komerciale duhet ta dimë qartë se punojnë sipas ekonomisë së tregut dhe në fakt tentojnë që të gllabërojnë sa më shumë klientelin e tyre. Pra në këtë drejtim do të dëmtohet thjeshtë ekonomia e vendit, ndërsa në nivel të imazhit ndërkombëtar, pa dyshim që Kosova çdo ditë e më shumë imazhin është duke e venitur. Kjo do duhej të ishte një alarm për Qeverinë mirëpo siç duket po has në vesh të shurdhër”, vlerësoi Kadrijaj.

Që nga fundi i muajit mars Banka Qendrore menaxhohet nga guvernatori i përkohshëm, Bashkim Nurboja.

Ikin studentët nga UP-ja

0

Prej vitesh në Universitetin e Prishitnës po bie numri i studentëve. Për profesionistët e arsimit të lartë kjo ka të bëjë me largimin e të rinjëve por për njohës të rrethanave Universitetit të Prishitnës studentët po ia marrin kolegjet private.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi tha për RTV21 se në krahasim me vitin e kaluar kanë aplikuar 1 mijë studentë më pak, ndërsa nga 4 vite më parë, numri ka rënë në 3 mijë studentë më pak.

“Në afatin e parë të konkursit për pranimin e studentëve të rinj në nivelin baçelor, për këtë vit akademik kanë aplikuar gjithsej 6104 kandidatë. Ndërsa në vitin paraprak akademik 2022/23 kanë aplikuar 7917. Ndër arsyet që mund të ketë ndikuar në uljen e numrit të aplikimeve është edhe fakti se numri i maturantëve në nivel vendi ka rënë dhe kjo është reflektuar edhe në numrin e aplikimeve në UP. Pastaj në disa vite akademike, Universiteti i Prishtinës ka regjistruar vetëm studentë të rregullt dhe jo studentë me korrespodencë. Gjithashtu aspekti demografik; lëvizjet e brendshme dhe të jashtme të rinjve të Republikës së Kosovës.”

Por rënia e numrit të të rinjëve të interesuar për të studiuar në Universitete për profesorin universitar, Bedri Statovci, është pasojë e ikjes së të rinjëve në shtetet perëndimore. Sipas tij, numër i ulët i studentëve nuk është vetëm në universitetin publik, por, edhe në kolegjet private.

“…tani nëqoftëse e marrim një trend para 8 viteve, unë kom majtë ligjerata me mikrofon, 300-400 studentë, tani me kalimin e kohës kemi ra në 30-40 nëpër grupe… vijimi i studentëve në ligjerata të rregullta ka ra në mënyrë drastike…”

Njohësi i arsimit, Rinor Qehaja, thotë se të rinjët po gjejnë rrugë për të depërtuar në tregun e punës pa pasur nevojë të kalojnë nëpër fazat e studimeve të larta.

“…ky numër ne ramje të interesumve në universitetet publike nuk është shumë befasues, është një trend i kahmotshëm, me lëvizje shumë të natyrshme të studentëve qoftë me punësim të drejtëpërdrejtë, dhe futjen në treg të punës pas diplomimit, nga shkollat e mesme të larta, qoftë edhe me lëvizje tutje tek kolegjet private, por ekskluzivisht është shumë e lidhur edhe me oferten e punësimeve dhe studimeve që këta të diplomuar e marrin e jo gjithëherë Universiteti i Prishtinës mund të jenë të konkurueshme me të…”

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i studentëve të regjistruar vitin e kaluar, sipas fushave të studimit në Universitete Publike dhe Kolegje Private, është mbi 18 mijë./21Media

I dashuri i ri i Angelina Jolie duhet të plotësojë patjetër këtë kusht!

0

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Angelina Jolie, pas ndarjes nga ylli i kinematografisë, Brad Pitt, është duke bërë një jetë vazhdimisht në lëvizje.

Së fundmi është zhvendosur në Nju Jork dhe është parë nëpër qytet me dy fëmijët e saj, Pax dhe Zahara. Angelina thuhet se ka planifikuar të lançojë një koleksion të markës së modës “Atelier Jolie” dhe po kërkon një apartament në Manhattan për të menaxhuar kompaninë e saj.

“Angelina planifikon të ndajë kohën e saj mes Los Angeles dhe NYC”, tha një burim për “Life and Style Magazine”, duke shtuar: “Ajo është e emocionuar që ndodhet në një nga qytetet më të mëdha në botë”.

Kujtojmë se ndarja e Jolie nga Pitt në vitin 2016 ishte problematike, duke pasur parasysh faktin se aktorja duhej të qëndronte pranë Los Angeles-it në mënyrë që të dy të mund të vazhdonin të ishin bashkë prindër.

Megjithatë, pas një betejë për kujdestarinë mbi fëmijët e tyre që tani është zgjidhur, ylli është gati për të gjetur një partner të ri, por ama ka një kusht.

Angelina Jolie kërkon që partneri i saj i ri të jetë interesant dhe mbi të gjitha i apasionuar.

Kosova me varfëri të vazhdueshme

0

Lajmet për zhvillimet ekonomike në Eurozonë flasin për ecuri të reja më të favorshme, pas një periudhe goxha të zymtë, sidomos në periudhën e pandemisë dhe në muajt e parë post-Covid 10 dhe agresionit rus në Ukrainë, që i ka karakterizuar thuaja të 20 vendet që përdorin euron, si valutë kombëtare.

Ekonomia e Eurozonës ishte goditur rëndë dimrin e kaluar nga rritja e madhe e çmimeve të energjisë, si pasojë e luftës në Ukrainë. Por, të dhënat nga dy ekonomitë më të mëdha të Evropës, këto ditë kanë sinjalizuar se rimëkëmbja tashmë po ndodhë.

Sipas të dhënave të publikuara në mediet ndërkombëtare, prodhimi i brendshëm bruto në vendet që përdorin euron u rrit 0.3 për qind në tremujorin e dytë të 2023-tës, krahasuar me tre muajt e mëparshëm, sipas një vlerësimi zyrtar të publikuar të hënën. PBB-ja, siç dihet, në Eurozonë kishte rënë me 0.1 për qind në tre muajt e fundit të vitit 2022 dhe ngeci në tremujorin e parë të këtij viti. Ndërsa, të dhënat zyrtare tregojnë se edhe inflacioni vazhdoi të bjerë këtë muaj. Indeksi i çmimeve të konsumit në Eurozonë u rrit me 5.3 për qind, nga 5.5 për qind në qershor. Sipas ekspertëve, madje ecuritë ekonomikë në Eurozonë “do të forcohen ndjeshëm në tremujorët e ardhshëm”.

Ndërkohë, në Kosovë vazhdon prapambetja e zhvillimit ekonomik, e varfërisë së madhe, e ngecjes së investimeve edhe atyre të jashtme edhe investimeve kapitale, dhe e kaosit dhe anarkisë në fushën e çmimeve. Dhe, megjithë varfërinë e madhe dhe përqindjes së ndjeshme të varfërisë ekstreme, Kosova edhe më tej vazhdon të përballet me çmime enorme, sidomos të produkteve elementare ushqimore, të cilat janë, madje edhe më të larta se në vendet e zhvilluara të Evropës.

Në një listë të përpiluar nga portali gjerman DERËESTEN që trajton kryesisht çështjet ekonomike, siç është parë, Kosova është renditur si vendi i dytë më i varfër në Evropë për vitin 2023, pas Ukrainës, e cila është renditur e para.

Portali gjerman DERËESTEN ka listuar vendet më të varfëra në Evropë për vitin 2023. Lista është krijuar mbi bazën e prodhimit të brendshëm bruto (GDP) për frymë banori. GDP-ja (PBB-ja) pasqyron vlerën e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një vend. Për krijimin e listës, GDP është pjesëtuar me numrin e banorëve për të krijuar një listë sa më të saktë dhe të krahasueshme të vendeve më të varfra në Evropës, thuhet në artikullin e publikuar.

Në listën e 10 vendeve më të varfëra në Evropë DERËESTEN ka renditur 10 shtete: në vendin e 10-të renditet Serbia (me Prodhimin e Brendshëm Bruto-PBB prej 10,360.72 dollarë për frymë banori), vendi i 9-të: Mali i Zi, që ka një GDP prej 9,811.86 dollarë amerikanë për kokë banori, vendi i 8-të: Bjellorusia me një GDP prej 7,859,63 dollarë amerikanë, vendi i 7-të: Bosnja dhe Hercegovina me një GDP për frymë prej 7337.72 dollarë amerikanë, vendi i 6-të: Gjeorgjia me një produkt të brendshëm bruto për frymë prej 6670.73 dollarë amerikan, vendi i pestë: Maqedonia e Veriut – GDP për frymë prej 6,608.08 dollarë amerikan, e pasuar nga Shqipëria në vendin e katërt (PBB 6,457,22 dollarë për kokë banori dhe në vendin e tretë: Moldavia (me PBB për frymë 5,671.22 dollarë amerikan). Dhe, vendi i dytë më i varfër në Evropë, sipas revistës gjermane del të jetë Kosova me një prodhim të brendshëm bruto për kokë banori prej 5,290.48 USD.

Sipas revistës gjermane Kosova, shteti me rreth 2.5 milionë banorë, është ende një nga vendet më të varfra në Evropë, për shkak jo vetëm të politikave të dështuara sociale dhe ekonomike si pjesë e Jugosllavisë, por edhe të pasojave të luftës së Kosovës dhe një industrie mezi të zhvilluar.

Ndërsa vetëm Ukraina, me vetëm 4,348.57 dollarë amerikan PBB-në për kokë banori, sipas revistës DERËESTEN, del të jetë më e varfër se vendi ynë. Në pozicionin e Ukrainës për nga varfëria, dihet që kryekëputë ka ndikuar lufta me Rusinë.

Sidoqoftë, për pozitën e Kosovës sa i përket varfërisë, që realisht i bie të jetë e para në Evropë (të dhënat për Ukrainën në gjendje lufte nuk duhet marrë shumë parasysh) nuk është që dihet vetëm tani pas ranglistës së revistës gjermane. Kosova ka vite që gjendet në zonat e shteteve të varfëra, madje edhe të atyre ekstemisht të varfëra, me një armatë të tërë të papunësh, me bruto-produktin më të ulët vendor në rajon dhe me deficitin kolosal tregtar, edhe krahasuar me shtetet e rajonit veç e veç dhe me numër tronditës të kosovarëve të të gjitha profesioneve që po e braktisin vendin.

Në Kosovë, ndikim të madh në varfëri ka edhe ngecja evidente e investimeve kapitale, por edhe e investimeve të huaja direkte, sado që këto të fundit, sipas të dhënave zyrtare, kanë një goxha rritje krahasuar me dy tre vjetët e përparmë.

Ta përkujtojmë se Kosova ka vijuar të jetë ndër të fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në vitin 2021 dhe më 2022 dhe me fuqinë më të ulët blerëse, duke zgjatur kështu rekordin negativ të mirëqenies së banorëve të saj, në krahasim jo vetëm me vendet e Bashkimit Europian, por edhe shtetet e tjera të rajonit.

Kosova në rrethanat aktuale shoqërore dhe ekonomike jo vetëm që nuk arriti ta zbusë varfërinë, por ç’është më keq, ka vazhduar, pra, ta thellojë atë. Në këtë mënyrë, Kosova vazhdon të jetë sot e kësaj dite e skamur. Është më e varfëra në rajon dhe me gjendje seriozisht të rënduar sociale.

Më konkretisht, edhe sipas të dhënave për renditjen e shteteve të botës nga i pasuri tek më i varfëri për 2022-ën, të publikuara në prill të këtij viti, Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, duke u renditur në vendin e 105-të në botë me 13,964 dollarë, gjithsej të ardhura për kokë banori.

Revista “Global Finance” e cila ofron raporte ekonomike, listime apo edhe lajme financiare, ka publikuar renditjen e shteteve të botës nga më i pasuri tek më i varfëri për vitin 2022. Shifrat i referohen Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në publikimin “Prespektiva Ekonomike Botërore, prill 2022”. Sipas këtyre të dhënave, për gjysmën e parë të vitit 2022, Kosova doli të ishte shteti më i varfër në rajon, duke u renditur në vendin e 105-të në botë me 13,964 dollarë të ardhura për kokë banori. Shqipëria renditej e 90-ta mes 192 vendeve në total të marra në analizë me PBB për frymë me 17,383 dollarë.

Matja e vendeve të pasura dhe të varfra bëhet referuar PBB-së për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse.

Sipas Agjencisë së Statistikave (ASK), papunësia në Kosovë është mbi 25 për qind. Të dhënat e fundit të ASK-së për tregun e punës tregojnë se nga mbi një milion qytetarë në moshë pune në Kosovë, mbi 350 mijë janë të punësuar (sipas deklarimeve të këtyre ditëve të zyrtarëve aktualë janë të punësur 400 mijë kosovarë), ndërsa mbi 120 mijë janë të papunë.

Gjithnjë sipas ASK-së, rreth 750 mijë qytetarë janë ekonomikisht joaktivë, që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

Për varfërinë reale të Kosovës flasin edhe këto fakte: Të dhënat ndër më të fundit nga ASK-ja rreth statistikave të mirëqenies sociale në Kosovë, tregojnë se vetëm deri në fund të muajit qershor të këtij viti, kanë qenë të regjistruara gjithsej 21 mijë e 131 familje në skemën e ndihmës sociale (raste sociale, pra), me gjithsej 83 mijë e 395 anëtarë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, rreth 18 për qind e popullatës në Kosovë vitin e kaluar kanë jetuar në varfëri, me më pak se 2 euro në ditë ndërsa 5 për qind e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë ekstreme ose me më pak se 1.50 euro në ditë.

Ndryshe, çmimet e të gjitha produkteve, e sidomos të atyre elementare ushqimore (mielli, buka, vaji, sheqeri, vezët etj), përditë shënojnë ngritje enorme të reja. Inflacioni në fund të vitit 2022 ka arritur diku afër 12 për qind, ndërsa sivjet Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,8 për qind në muajin qershor 2023, krahasuar me muajin qershor 2022.

Në këtë mënyrë, edhe më tutje, sot e kësaj dite, sigurimi minimal i ekzistencës për shkak të çmimeve enorme të shportës familjare dhe për shkak të pagave të ulëta, sidomos në sektorin privat, janë bërë sfidë e papërballueshme për shumë famije anekënd vendit. Çmimet e të gjitha produkteve, e sidomos të atyre elementare ushqimore (mielli, buka, vaji, vezët, sheqeri etj), siç u tha më lartë, përditë shënojnë ngritje të reja. Kosova tashmë garon goxha fortë me shtetetet e fuqishme financiare sa i përket çmimeve dhe ato janë të përafërta, madje edhe përtej çmimeve të shteteve të fuqishme të botës. Prandaj, për vrojtuesit dhe njohësit e rrethanave, ranglista e revistës gjermane është e përafërt me të dhënat dhe indikatorët e shpërfaqur tash e sa vite në vazhdimësi për vobektësinë e Kosovës. /Buletini Ekonomik/

Klopp është i bindur: City i vetëm për titull, ne të tjerët duhet të luftojë për top katërshe

0

Jurgen Klopp është i bindur se vetëm Manchester City është i denjë për titullin kampion në Ligën Premier.

Përkundër se tifozët e Liverpoolit presin që skuadra e tyre të kthehet në luftë për titullin kampion, ndryshe mendon trajneri Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman ka thënë se skuadrat e tjera duhet të luftojnë vetëm për një pozitë në Ligën e Kampionëve, pasi për titull është shumë e vështirë.

“Mendoj se vetëm Manchester City ka luksin të mendojë për titullin në këtë moment, ne të tjerët duhet të shohim dhe të sigurojmë sa më shpejt një nga katër vendet e para të Ligën Premier”.

“Këtu përfshihet edhe Liverpooli, sa më shpejt të sigurosh pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve aq më shumë mundësi ke edhe për të ecur në garën e titullit”, tha Klopp.

Megjithatë Klopp thotë se tani për tani mendon vetëm për fazën përgatitore dhe të krijoj harmoninë e duhur brenda skuadrës.

“Nuk e di nëse skuadra ime do të jetë në atë pozicion. Na duhet të grumbullojmë shumë pikë, edhe pse një klub si Liverpooli e ka detyrim të jetë në garë dhe mes favoritëve për tituj. Tani për momentin unë nuk mendoj për kampionatin, duhet të përfundojmë në mënyrën e duhur fazën përgatitore”.

“Për mua e rëndësishme është të krijoj harmoninë e duhur në skuadër, pasi aty është baza për një sezon pozitiv. Nëse ia dalim, atëherë mund të bëjmë mirë në garën e Premier League”, deklaroi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

0
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë celsius, raporton Klan Kosova.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s.

Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, apelohet respektimi i këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ndërsa IHMK bënë thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre sepse përpos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave të tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit dhe njerëzve në veçanti.