18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 1499

Tri skuadra kosovare kërkojnë kualifikimin në Ligën e Konferencës

0

Drita, Ballkani dhe Dukagjini luajnë për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Dritës do ta kërkojë kualifikimin e madh kundër Viktoria Plazen pas barazimit në Çeki me rezultat 0-0.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë.

Përkrahja e madhe do të jetë në Prishtinë, ku pritët të jenë mbi 10 mijë tifozë për të përkrahur ekipin nga Gjilani.

Ndërsa Ballkani punë do të ketë me skuadrën e Larnes. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘’Solitude’’ me fillim nga ora 20:30  në Irlandën e Veriut.

Të besuarit e Dajës ndeshjen e parë e kanë fituar me rezultat 3-0 në Prishtinë.

Kurse skuadra Dukagjini nga Klina do të përballet me Rijeken nga Kroacia. Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘’Rujevica’’ në ora 20:15.

Trumpi do të përballet edhe zyrtarisht me akuzat

0

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të akuzohet edhe formalisht në një seancë gjyqësore të enjten me akuzat për komplot për përmbysjen e humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Në prag të këtij gjykimi, Trumpi kritikoi këtë rast duke e quajtur provë “të korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të Shteteve të Bashkuara nën udhëheqjen e Joe Bidenit.

Trumpi tashmë po përballet me dy raste kriminale teksa po bën kampanjën e tij për Shtëpinë e Bardhë, vitin e ardhshëm.

Vazhdojnë pritjet dhe kolonat në hyrje-daljet e Kosovës

0

Edhe mëngjesin e sotëm qytetarët janë duke u përballur me pritje dhe kolona në pikat kufitare në hyrje-daljet e Kosovës. 

Shumica e bashkatdhetarëve tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e tyre evropiane, ku ata jetojnë e veprojnë.

Njësoj sikurse ardhja e tyre, edhe tash me kthimin e tyre mërgimtarët janë duke u përballur me pritje e kolona në pikat kufitare.

Sipas të dhënave të fundit që Qendra e Menaxhimit Kufitar i ka përditësuar në 07:49, shihet se kolonë e pritje më të madhe ka në pikën kufitare Merdar në dalje të Kosovës.

Aty bashkatdhetarët janë duke pritur deri në një orë e gjysmë.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Sipas këtyre të dhënave, në këtë pikëkalim pritja është deri në 40 minuta dhe kolona arrin deri në 250 metra.

QMK-ja bën të ditur se nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Kosovës pritja nuk është më e gjatë se pesë minuta.

KËTU mund të informoheni në kohë reale për gjendjen nëpër pikat kufitare. 

Image

Mehmet Ali Pasha, njeriu që themeloi Egjiptin modern

0

Mehmet Ali Pasha lindi në një familje shqiptare në Kavala gjatë sundimit të perandorisë Osmane në Ballkan, më 4 mars 1769.

Për 43 vite ai ishte njeriu që qeveriste Egjiptin, nga 1805 deri më 1848. Gjatë qeverisjes së tij në Egjipt si i dërguari special nga Perandoria Osmane, ai e shtriu influencën e tij nga Egjipti i Sipërm deri në disa pjesë të Arabisë. Modernizimi që ai solli me influencën e tij politike në ushtri, ekonomi dhe në kulturë, mbahen edhe në ditët e sotme si disa prej lëvizjeve më brilante në sferën e liderve të mëdhenj të historisë.

Më vonë Ali Pasha do të rebelohej edhe kundër Perandorisë Osmane duke kërkuar pavarësinë e Egjiptit dhe Azisë Perëndimore, kjo solli një sërë konfliktesh dhe betejash midis Ali Pashait dhe Perandorisë Osmane, por me ndërhyrjen e europianëve, kryesisht Rusisë, Ali Pashai bëri një hap pas duke pranuar një pakt paqeje më 1840 duke reduktuar ushtrinë e tij për të mos qenë më rrezik për europën dhe Perandorinë Osmane por duke shijuar pushtetin e plotë në Egjipt dhe Sudan edhe për brezat që do ti vinin pas.

Mehmet Ali Pasha vdiq më 2 gusht 1849.

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë celsius, raporton Klan Kosova.

Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, apelohet respektimi i këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ndërsa apelohet që mos të ndizen zjarre sepse përpos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave të tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit dhe njerëzve në veçanti.

Vdes një serb në plazhin e Vlorës

0
Një pushues nga Serbia ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në plazhin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku shtetasi serb, J. D., 54 vjeç, dyshohet që sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, ka pësuar “arrest kardiak”.

54-vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjekësor i urgjencës, por ka vdekur.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit. /TCH

Fillon rimbursimi për 10%-shin e tërhequr nga TRUST-i

0

Në llogarinë e TRUST-it janë transferuar mjetet për rimbursimin e një pjese të kontribuesve, të cilët kanë tërhequr kontributet pensionale gjatë periudhës dhjetor 2021- prill 2022, sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve thuhet se ky institucion e ka bërë këtë transferim të parave, duke shtuar se shpërndarja është bërë nëpër llogari të 12,090 kontribuesve, në përputhje me metodologjinë e dakorduar në mes të MFPT dhe TRUST.

“Rimbursimi këtë vit është bërë për personat të cilët kane dalë apo pritet të dalin në pension deri në fund të vitit 2023. Rimbursimi do të vazhdojë vitin e ardhshëm për personat që pritet të dalin në pension gjatë vitit 2024 e kështu me radhë, deri në përmbylljen e plotë të rimbursimit për të gjitha gjeneratat e tjera deri në vitin 2028”.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të sigurojë shumën vjetore të rimbursimit, ndërsa TRUST do të bëjë shpërndarjen e shumave direkt tek qytetarët. Pra, për rimbursim nuk do të ketë nevojë për aplikim, pasiqë rimbursimi realizohet automatikisht nga TRUST”, thuhet në njoftim.

KMDLNj: Ligji i ri për skemat pensionale, ambalazhimin e ka mashtrues

0

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka vlerësuar se plotësimi i Ligjit nr. 04/l-131 për skemat pensionale nuk i plotëson kërkesat e pensionistëve. Ky këshill ka theksuar se ndryshim i ligjit nuk paraqet asnjë zgjidhje vetëm sa e zgjatë agoninë e pensionistëve të cilët përballen me probleme ekzistenciale. Sipas KMDLNj-së ky ligj është më përmbajtje dësgmerurse dhe mashtrues për pensionistët.

“Ky ndryshim i ligjit për KMDLNj-në nuk paraqet asnjë zgjidhje vetëm sa e zgjatë agoninë e pensionistëve të cilët përballen me probleme ekzistenciale, në mungesë të bashkëpunimit me partnerët socialë dhe improvizimeve të këtij Ligji që ambalazhimin e ka mashtrues ndërsa përmbajtjen dëshpëruese. Propozuesi i këtij ligji, Qeveria e Kosovës nuk ka dalë me propozim konkret për rritjen e pensioneve që nënkupton se po luhet një lojë për të fituar kohë. KMDLNj-ja mendon se pensionistët duhet të kompensohen për kohën sa kanë qenë të diskriminuar me paragrafin 2 të nenit 8 e jo që kjo kohë të mbulohet me atë se asnjë ligj nuk prodhon efekt retroaktiv”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Reagimi i plotë:

Aktgjykimi KO190/19 i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e shfuqizoi një dispozitë diskriminuese të Ligjit për Skemat Pensionale, përkatësisht paragrafin 2 të nenit 8 që ua pamundësonte pensionistëve që nuk kishin 15 vite përvojë pune para vitit 1999 duke ua lejuar vetëm pensionin e moshës (100 euro) pavarësisht përgatitjes shkollore, postit dhe kontributin që e kishin dhënë në periudhën e lartpërmendur duke ua mohuar pensionin kontributdhënës.

Kjo parregullsi dhe diskriminim ishte vendosur në Ligjin e miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2014 e që bazohej në dy ligje; Ligjin për Sigurimin Pensional Invalidor në Gazetën Zyrtare të Krahinës Autonome të Kosovës dhe me Ligjin federativ të ish – Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë.

Në fakt, pasi Gjykata Supreme e Kosovës ngriti dyshime të bazuara për kushtetushmërinë e paragrafit 2 të nenit 8, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin shfuqizues dhe Ligji, me ndryshime dhe plotësime u votua me 27.07.2023 në Kuvendin e Kosovës, në leximin e parë.

Historia e kundërshtimit të këtij neni diskriminues filloi menjëherë pas miratimit të ligjit në vitin 2014 nga sindikatat e pavarura të administratës dhe policisë sikur që u përkrah gjatë tërë kohës nga KMDLNj-ja. Realisht, gjatë gjitha takimeve me përfaqësues të institucioneve (ministra, kryeministra, kryetarë të Kuvendit dhe deputetë) fitohej përshtypja se mungesa e mjeteve financiare për njohjen apo kompensimin e stazhit kontributpagues për të gjithë ata që ishin dëbuar nga puna, që nga fillimi i viteve të ’90-ta prandaj iu mungonte përvoja e nevojshme.

Mbështetur në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në Kosovë janë 143.522 shfrytëzues të pensionit bazik të moshës që marrin nga 100 euro në muaj ndërsa 46 625 janë pensione kontributpaguese të moshës që marrin nga 198 deri në 280 euro në muaj, varësisht nga përgatitje shkollore. Numri i atyre që diskriminohen shkaku i paragrafit 2 të nenit 8 është jashtëzakonisht i madh ndonëse nuk dihet sa janë.

Me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit ekzistues, llogaritet se do të përfitojnë 74.000 pensionistë. Pas kësaj, sindikatat iniciuese për ndryshimin e ligjit ekzistues, sidomos pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës bënin presion, fillimisht te deputetët e Kuvendit ta miratojnë Ligjin duke kërkuar zbatimin e menjëhershëm të tij pa e analizuar fare Ligjin e propozuar nga qeveria që, në fakt, sipas llogarive të qeverisë do të ketë përshkallëzim të rritjes e jo rritje lineare ku ata me përgatitje të mesme shkollore marrin 198 euro në muaj kurse ata me përgatitje të lartë i marrin 280 euro.

Sikur sindikatat të analizonin propozimin e qeverisë atëherë do të zhgënjehen me këtë rritje e cila shkon nga 5 euro në muaj, e në rast më të mirë në disa dhjetëra euro më shumë. Kjo, as për së afërmi nuk i përmbushë kërkesat e sindikatave dhe nevojat e pensionistëve, madje konsiderohet më shumë si lëmoshë se që është vlerësim i kontributit të tyre. Në kohën kur shtetet e rajonit, gjatë tre viteve të fundit i kanë rritë 5 herë e më shumë pensionet, Kosova nuk e ka bërë asnjë rritje – hiç këtu kur qeveria ka dhënë dy herë nga 100 euro (për dy vite e gjysmë të mandatit) sa për vitra.

Ky ndryshim i ligjit për KMDLNj-në nuk paraqet asnjë zgjidhje vetëm sa e zgjatë agoninë e pensionistëve të cilët përballen me probleme ekzistenciale, në mungesë të bashkëpunimit me partnerët socialë dhe improvizimeve të këtij Ligji që ambalazhimin e ka mashtrues ndërsa përmbajtjen dëshpëruese. Propozuesi i këtij ligji, Qeveria e Kosovës nuk ka dalë me propozim konkret për rritjen e pensioneve që nënkupton se po luhet një lojë për të fituar kohë. KMDLNj-ja mendon se pensionistët duhet të kompensohen për kohën sa kanë qenë të diskriminuar me paragrafin 2 të nenit 8 e jo që kjo kohë të mbulohet me atë se asnjë ligj nuk prodhon efekt retroaktiv.

Nëse informatat e KMDLNj-së dalin të sakta, atëherë jo vetëm për pensionistët por për të gjithë përfituesit e skemave sociale do të kemi përkeqësim të gjendjes së tyre materiale. Nuk ka asnjë logjikë që njësojë të trajtohen një kohë aq të gjatë pensionistët në bazë të moshës, pa asnjë ditë shkollë dhe pa asnjë ditë pune, me ata që kanë përgatitje të larta shkollore dhe profesionale e që kanë kontribuar në të gjitha fazat e ndërtimit të shtetit dhe, pikërisht për shkaqe politike janë larguar nga puna nga regjimi jugosllav dhe serb.

Në çdo shtet normal, individë të merituar trajtohen me pensione të merituara. Vetëm në Kosovë ndodhë që sekretari i Kuvendit të Kosovës, me përvojë të pandërprerë pune 17-vjeçare si sekretar, të trajtohet aq pa dinjitet duke ia caktuar një pension prej 100 euro aq sa merr edhe xha Sula duke ruajtur bagëtinë e fshatit dhe duke i rënë fyellit apo kavallit! Për çfarë të drejta të njeriut apo drejtësi sociale mund të flasim!

Buffoni pensionohet në moshën 45-vjeçare

0

Gianluigi Buffon ka vendosur që të largohet nga futbolli i luajtur. Lajmi është dhënë nëpërmjet medieve italiane, për t’u përhapur më pas në të gjithë botën.

45-vjeçari do të ndërpresë kontratën me Parmën, e cila duhej të zgjaste deri në qershor 2024. Ai gjithashtu refuzoi një ofertë fitimprurëse në Ligën Pro të Arabisë Saudite, duke preferuar të përfundojë karrierën e tij futbollistike.

Buffoni mban rekordin e të gjitha kohërave për numrin e ndeshjeve të luajtura, plot 176, pasi bëri debutimin e tij në “play-off” të Kupës së Botës në tetor 1997 në moshën 19-vjeçare. I konsideruar gjerësisht si portieri më i mirë i të gjitha kohërave, “gardiani” i njohur fitoi Kupën e Botës 2006 me Italinë dhe është paraqitur në pesë edicione të ndryshme të Kupës së Botës. Ai fitoi 10 tituj kampionati, ose 12 nëse marrim parasysh dy të hequrit për skandalin Calciopoli. Buffon ka luajtur për Juventus, PSG dhe Parma.

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë–Danimarkë

0

Kësaj radhe biletat do të shiten në Prizren, Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë. Çmimi është 3 Euro.

Në Prizren do të shiten më 3,4 dhe 5 gusht Te Shadërvani, në Prishtinë më 4 gusht tek Amfiteatri Zahir Pajaziti, në Mitrovicë dhe Pejë Te Fan Club më 4 dhe 5 gusht.

Ndeshja Kosovë-Danimarkë zhvillohet të shtunën (5 gusht) nga ora në Prizren në Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

Kjo është sfidë shumë e rëndësishme për Dardanët dhe kërkohet mbështetja e tifozëve për tu kualifikuar në kualifikimet e Eurobasket 2025. /Telegrafi