18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 1501

Murati: Nga 1 gushti bankat kanë për detyrë të ofrojnë llogari bazike falas

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se me rregulloren e re të BQK-së, nga data 1 gusht 2023, bankat kanë për detyrë të ofrojnë llogari bazike falas ose me kosto minimale që nuk kalon 0.54 centë/muaj.

“Tani e tutje pra, po zgjidhet edhe problemi i kostos së lartë për mirëmbajtje mujore të llogarive bankare ku nënat pranojnë shtesat për fëmijët e tyre”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Ai ka theksuar se Slshtesat për lehona dhe shtesat për fëmijë janë tashmë premtime të përmbushura që në gjysmën e parë të mandatit.

“Mbi 350 mijë fëmijë tani marrin shtesa çdo muaj, dhe mbi 90 mijë gra hapën llogari bankare për herë të parë”, ka shkruar Murati.

Presidenca: Kushtetuesja na ka njoftuar se dekretimi i Ligjit për Pagën Minimale mund të bëhet pas vendimit përfundimtar

0

Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, se Ligji nr 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficioneve në lartësi të shkallës miminale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale do të mund të dekretohet vetëm pas vendimit përfundimtar.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar këshilltari për media i presidences, Bekim Kupima.

“Pas pranimit të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidenten Osmani për kontestimin e ligjit. Përmes këtij njoftimi, bazuar në Kushtetutë dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese, gjykata e ka njoftuar Presidenten se ky ligj, mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi, vetëm pasiqë Gjykata Kushtetuese ta ketë nxjerrë vendimin përfundimtar për ligjin e kontestuar, sipas praktikave standarde që ndiqen në raste të tilla dhe që janë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për GJK”, tha Kupina, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që të refuzojë kërkesën e PDK-së që të pezullojë të gjitha vendimet që janë marrë në seancën e Kuvendit të mbajtur më 13 korrik.

Sommer nuk e fsheh marrëveshjen me Inter-in

0

Yann Sommer ka treguar se një transferim te Inter-i është në planet e tij.

Portieri i Bayern Munich-ut, Sommer duket se është afër një kalimi te Inter-i, me raportet që pretendojnë se dy klubet janë afër një marrëveshjeje.

“Ka disa ditë që flitet. Të shohim çfarë do të ndodhë”, ka pranuar vetë Sommer në një intervistë për “Sport1”.

David Raya (Brentford) dhe Giorgi Mamardashvili (Valencia) janë përmendur si zëvendësues të mundshëm të Sommer te Bayern.

Portieri zviceran iu bashkua Bayern-it në janar kur Manuel Neuer mori një dëmtim nga i cili kapiteni bavarez tani është afër rikthimit.

34-vjeçari u paraqit në 25 ndeshje për Bayern-in, duke pësuar 31 gola dhe arriti ta mbante portën të paprekur në tetë raste.

Më herët zvicerani është aktivizuar me skuadra si Basel, Vaduz, Grasshoppers dhe Borussia Monchengladbach.

Sommer numëron 659 ndeshje në të gjitha garat në karrierën e tij, teksa ka pësuar 811 gola dhe ka arritur ta mbajë portën të pastër në 210 prej tyre.Albanian Post

Umberto Eco: Çka duhet të lexoni gjatë pushimeve ?

0

Është zakon i mirë tashmë që, me ?’u afruar pushimet verore, gazetat e përjavshme të politikës dhe të kulturës ?’u këshillojnë lexuesve të paktën dhjetë libra inteligjentë, që ata ?’i kalojnë në mënyrë të zgjuar pushimet e zgjuara.

Gjithsesi, mbizotëron vesi i keq që t’i konsiderosh lexuesit me zhvillim të vonuar, dhe kështu na bie të shohim shkrimtarë, edhe të shquar, dihasin për të këshilluar lexime që çdokush me një kulturë mesatare, duhet t’i kish kryer të paktën që në shkollë tetëvjeçare.

Na duket fyese dhe po aq shpërfillëse ta poshtërosh lexuesin, duke e këshilluar, ku di unë, origjinalin gjermanisht të Afrive përzgjedhëse, Prustin në botimin e Pléiade ose veprat latinisht të Petrarkës.

I bombarduar prej kohësh prej këshillave të tilla, tashmë duhet ta pranojmë se lexuesi është bërë gjithnjë e më kërkues, por duhet të kemi parasysh edhe lexues që, duke mos pasur mundësi të bëjnë pushime të kushtueshme, u hyjnë aventurave sa të rënda aq edhe entuziaste.

Për ata që do të kalojnë orë të gjata në plazh do të këshilloja Ars magna lucis et umbrae të padër Athanasius Kircher, një lexim mbresëlënës për ata që nën rrezet infrakuqe, kanë dëshirë të reflektojnë për mrekullitë e dritës dhe pasqyrave.
Botimi roman i 1645-ës mund të gjendet ende në dyqanet e antikuariatit në shifra shumë më të ulëta se ato që ish-liderët tanë politikë dërguan në Zvicër.

Nuk këshilloj që ky libër të merret hua në bibliotekë, pasi gjendet vetëm në pallate të lashta ku punonjësit e shërbimit nuk e kanë ose dorën e djathtë, ose syrin e majtë dhe bien, ndërsa hipin në shkallët çojnë në seksionet e librave të rrallë.

Mola e librit, brishtësia e fletëve është një pengesë tjetër: ai bëhet: palexueshëm, kur era shkul çadrat e plazhit.
Ndërsa një djalosh, nga ana tjetër, që priret të udhëtojë me një biletë afrofe nëpër Europë, në klasë të dytë dhe që duhet të lexojë nëpër trena me korridore të mbushur cit, ku mund të qëndrosh në këmbë vetëm duke e mbajtur dorën jashtë dritares, mund të përpijë të paktën tre nga gjashtë vëllimet, botim i Einaudit, të udhëtimeve të Ramusio-s, të lexueshëm duke e mbaitur një ndër duar, një nën sqetull dhe një mes shalëve. Të lexosh për udhëtimet, gjatë një udhëtimi, është një përvojë shumë e fortë dhe stimuluese.

Të rinjve veteranë (ose të zhgënjyer) nga përvojat politike, të cilët gjithsesi duan të jenë të informuar mbi problemet e Botës së Tretë, do ?’u sugjeroja ndonjë kryevepër të vogël të filozofisë myslimane.

Kohët e fundit Adelphi ka botuar Librin e këshillave të Kay Ka’ us ibn Iskandar, por për fat të keq nuk e ka origjinalin iranian përbri dhe afërmendsh që ikën gjithë sharmi i librit. Në vend të tij do të këshilloja Kitab al-s’ada Wa’L is’ad, të Abull-Hasan Al’Amiri-t. Botimi kritik i vitit 1957 mund të gjendet në Teheran.

Një zgjedhje e shkëlqyer për ata që lëvizin me makinë dhe nuk kanë probleme bagazhesh, meqenëse jo të gjithë mund të lexojnë në mënyrë korrekte gjuhët e Lindjes së Mesme, është përmbledhja e plotë e Patrologjisë e Migne.

Etërit grekë, para Koncilios të Firencës më 1440, nuk do t’i këshilloja, pasi ju duhet të merrni 161 vëllime të botimit greko-latin dhe 81 të botimit latin, ndërkohë që me etërit latinë deri më 1216, mund të kufizoheni vetëm në 218 vëllime.
E di fort mirë që jo të gjithë mund të gjenden në treg, por gjithnjë mund t’u drejtohemi fotokopjeve. Për të gjithë ata që kanë interesa më pak të specializuar, do të këshilloja ca lexime të mira (gjithnjë në origjinal) të traditës kabalistike (sot për sot thelbësore për të kuptuar poezinë bashkëkohore).

Mjaftojnë pak vepra: një kopje e Sefer Yezirah, natyrisht Zohar, e më pas Moset Cordovero e Isaac Luria.

Korpusi kabalistik është shumë i përshtatshëm për pushime, pasi për veprat e lashta mund të gjenden ende origjinalë në tuba që mund të sistemohen lehtësisht në çantat e shpinës edhe për autostopistët.

Korpusi kabalistik mund të gjejë përdorim të shkëlqyer edhe në Club Méditerranée, ku animatorët mund të ndërtojnë skuadra që konkurrojnë për të prodhuar Golem-in më të këndshëm.

Së fundi, për ata që kanë vështirësi me hebraishten, mbetet gjithnjë Cospus Hermeticum dhe shkrimet gnostike (më mirë Valentino, pasi Basilide jo rrallë është proliks dhe irritues).
Nëse doni pushime të zgjuara, merrini të gjitha këto, përndryshe, mos ta tjerrim më gjatë, merrni Grun drisse, Ungjijtë apokrifë dhe dorëshkrimet e Pierce-it në mikrofisha. Shkurt pra, të përjavshmet e kulturës nuk janë listat e leximeve shkollore të detyruara.

*Titulli i origjinalit: “Si të bësh pushime të zgjuara” (1981)

Përktheu në shqip: Dhurata Shehri

Ismail Kadare bëhet nënshtetas i Republikës së Kosovës

0
Presidentja Vjosa Osmani sot ka nënshkruar dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

 

Sipas Osmanit, dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim për shtetin e Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë, raporton Klan Kosova.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Dekreti i nënshtetësisë, shkrimtarit Kadare do t`i dorëzohet nga Presidentja Osmani gjatë vizitës, e cila do të realizohet në Shqipëri në një periudhë të afërt.

Ndryshe, Presidentja Osmani, në qershor të këtij viti, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë fillojnë patrullimet për rritjen e sigurisë në trafik 

0

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë filluar patrullimet e përbashkëta, meqë në këtë kohë frekuentohet vazhdimisht rruga që lidh dy vendet.

Kjo iniciativë është ndërmarrë me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Sipas Policisë së Kosovës, ky patrullim i përbashkët po cilësohet si i suksesshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Referuar numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në Shqipëri dhe numrit të madh të mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore në mes të dy vendeve, është vlerësuar i suksesshëm ky patrullim i përbashkët”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

PSG refuzon tre yjet e Barcelona-s në shkëmbim me Mbappe-n

0

Barcelona bëri një përpjekje të bujshme për të nënshkruar me Kylian Mbappe nga PSG duke i ofruar Ousmane Dembele dhe dy lojtarë të tjerë, pretendon një raport nga Franca.

Një agjent me reputacion vizitoi parisienët, por ata nuk pranuan pasi nuk ishin të interesuar për dy yjet e fundit.

Kontrata e Dembele-s skadon verën e ardhshme dhe ai ka refuzuar një zgjatje për shkak të interesimit nga gjigantët francezë, PSG.

PSG kishte zhvilluar më parë bisedime me Dembele-n, por klauzola e tij e lirimit dje u dyfishua nga 43 milionë në 86 milionë paund, gjë që mund ta bëjë më të vështirë nënshkrimin e tij direkt.

Oferta e Barcelona-s për PSG-në përfshinte yjet e tjerë të ekipit të parë Raphinha dhe Gavi, sipas “Foot Mercato”. Dembele mendohet se ka refuzuar ofertën e rinovimit të Barça-s për shkak se ajo nuk i plotëson kërkesat e tij për pagën prej 5-6 milionë paund, por mund të jetë se ai është ndikuar nga përdorimi efektiv si mjet pazaresh.

Luis Enrique, i cili mori postin e trajnerit të PSG-së këtë verë, mendohet se dëshiron të punojë me 26-vjeçarin. Anësori u kishte kërkuar punëdhënësve të tij që ta lejonin të fliste me PSG-në direkt përpara se klauzola e tij e lirimit të rritej.

Barcelona do të shpresonte të rikuperonte vlerë të konsiderueshme, qoftë në aspektin monetar apo njerëzor, për një lojtar për të cilin pagoi Borussia Dortmund-in 135.5 milionë paund në vitin 2017.

Francezi ka fituar tre tituj të La Liga me Barcelona-n dhe ka shënuar 40 gola në 185 paraqitje.

Sidoqoftë, është befasuese që Barcelona do të ishte kaq e gatshme të ndahej me Gavi-n, 18-vjeçarin që shpesh shihet si e ardhmja e mesfushës së tyre, dhe Raphinha, i cili u bashkua nga Leeds verën e kaluar në një marrëveshje prej 56 milionë paundësh.Albanian Post

Theret një burrë në Rahovec

0

Një burrë nga Rahoveci pas një zënke me dy persona të tjerë kishte pësuar plagë, nga një mjet i mprehtë (thikë).

Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ndërsa të dyshuarit pasi kanë pranuar trajtimin e duhur mjekësor, me urdhër te prokurorit kujdestar janë dërguar ne mbajtje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:40.

Raporti i plotë

“Viktima mashkull kosovar pas një zënke, me dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë kishte pësuar plagë, nga një mjet i mprehtë(thikë), i njëjti është dërguar në spital per tretman.Personat e dyshuar pasi qe kane pranuar tretmanin e duhur mjekësor, me urdhër te prokurorit kujdestar janë dërguar ne mbajtje”.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Prizren, 22 aktakuza kundër 25 personave

0

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër tetëdhjetekatër (84) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Gjendja nëpër pikat kufitare

0

Po vazhdojnë pritjet nëpër disa pika të kalimit kufitar në Kosovë.

Sipas të dhënave aktuale nga Ministria e Brendshme, pritjet janë deri në 30 minuta në Merdarë për të hyrë në Kosovë, kurse 90 minuta për t’u larguar nga Kosova.

Pritje ka edhe te Dheu i Bardhë. Në këtë pikë kufitare pritja është deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë.

Tabela:

ReklamëBëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com