12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 1512

Shkaktoi aksident të rëndë në trafik, arrestohet një person në Prizren

0

Policia në Prizren ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksident të rëndë.

Sipas policisë, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Policia në Prizren ndalon të dyshuarin i cili shkaktoj aksident trafiku me lëndime të rënda dhe iku nga vendi i ngjarjes

Prizren, 25 Korrik 2023

Me date 23 Korrik 2023, Policia në Prizren, kishte pranuar informacion se në rrugën “Zenun Çoçaj”, në Prizren, një person i dyshuar përderisa ishte me automjet Mercedes, ngjyre e zeze, ku brenda automjetit ishte edhe një vajzë të cilën nëna e saj e kishte vërejtur dhe në tentim për ta ndaluar vajzën e saj i kishte dalë automjetit përpara, më pastaj duke u kapur në xhamin e dritares se automjetit dhe në këto momente i dyshuari kishte filluar ngasjen e pakontrolluar më çka e kishte tërhequr zvarre gruan duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Personi i lënduar është transferuar në QKUK për shkak të lëndimevë të rënda trupore.

I dyshuri që deri në këto momente ishte i panjohur duke vepruar në mënyrë të pakontrolluar kishte ikur nga vendi i ngjarjes, dhe përderisa në ikje e ka goditur edhe një automjet të parkuar duke shkaktuar dëmë materiale.

Pas një punë intensive të njësisë së hetimeve nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prizren, nga hetues profesional, është identifikuar i dyshuari L.K i lindur në vitin 1999, dhe i njëjti është arrestuar dhe me njoftimin e prokurorit të Shtetit, i dyshuari ndalohet ne mbajtje në afat prej 48 orë.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Gjykimi ndaj ish-kryetarit të Malishevës dhe të tjerëve, Fatmir Limaj thotë se mos themelimi i Zonës Ekonomike në Malishevë është dëm i madh

0

Në gjykimi ndaj ish-kryetari të Malishevës Ragip Begaj dhe të tjerëve, dëshmitari Fatmir Limaj deklaroi se është bërë një dëme i madh mos funksionalizimi i Zonës Ekonomik në Malishevë pasi që do të krijoheshin fitime deri në 50 ose 60 milionë euro.

Tutje, dëshmitari Limaj tha se vendimi për mos themelim të kësaj zonë është tërësisht politik dhe se në pozitën e të akuzuarve duhet të jenë personat që kanë ndaluar themelimin e kësaj zone dhe jo individët që janë tashmë prezent në akuzë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu Limaj tha se ndihet krenar që sa ishte pjesë e Qeverisë dhe që kishte votuar një propozim të tillë për themelim të kësaj zone.

Limaj tha po ashtu se vendimi për themelim të kësaj zone ishte edhe me propozimet e vet agjencisë së specializuar KIESA dhe se i kishte kaluar të gjitha kriteret e përcaktuar për tu themeluar si zonë ekonomike.

Ndërkaq, i pyetur nga prokurori special Naim Abazi, dëshmitari Limaj tha se shkarkimin nga pozita e ministrit tani të akuzuarit Hasani nuk kishte të bënte lidhur me këtë propozim për themelim të kësaj zone dhe se programi ishte asisoj që të bëhen ndërrime të ministrave.

Lidhur me këtë pyetje paraprakisht kishte kundërshtim nga mbrojtësi i të akuzuarit Hasani, avokati Ymer Huruglica që të mos pyetet për dëshmitë që ka dhënë klienti i tij në prokurori pasi që nuk lejohet.

Por trupi gjykues mori aktvendim dhe lejoi parashtrimin e kësaj pyetje nga prokurori Abazi.

Dëshmitari Limaj po ashtu sqaroi se për këtë zonë ekonomike Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar afro 20 memorandume të bashkëpunimit me biznese nga diaspora që të sjellin praktika e bizneseve evropiane në këtë zonë.

Po ashtu dëshmitari Limaj shtoi se kjo nuk ishte zone ekonomike vetëm për qytetin e Malishevës, por për shkak të pozitës së saj se ku do të themelohen konsiderohej se ishte në një pozitë që do të shërbente si zonë ekonomike në nivel republikanë.

Tutje, dëshmitarit Limaj theksoi se ndërtimi dhe shpronësimet për themelimin e kësaj zonë do të arrinte vlerën e 10 milionë eurove.

Lidhur me propozimin për themelim të zonës në fjalë, dëshmitari Limaj tha se gjithnjë në Kosovë kur tentohet të punohet të krijojnë probleme që nuk mund të imagjinohen.

Paraprakisht në këtë seancë dëshminë e dha edhe Ramush Haradinaj i cili në pyetjen e mbrojtësi të të akuzuarit Hasani, avokatit Ymer Huruglica tha se fillimisht propozimi për krijimin e kësaj zonë në Malishevë ishte kthyer për plotësim, kurse në herë e dytë propozimi për krijim të zonës ka kaluar.

Në lidhje me propozimin për krijimin e zonës Ekonomike në Malishevë, dëshmitari Haradinaj tha se ishte orientim i Qeverisë në atë kohë që të bëjë themelimin e zonave biznesore me qëllim që para investitorëve të dalin sa më serioz.

Për aprovimin e kërkesë për themelim të kësaj zonë, dëshmitari Haradinaj tha se kërkesa ka kaluar standardin e kërkuar ligjor  për votim kolektiv nga Kabineti i Qeverisë .

Dëshmitari Haradinaj po ashtu tha se nuk ka pasur presione politike nga partneri i koalicionit në Qeveri që të  aprovohet kërkesa e tillë për themelim të kësaj zone pasi që sipas tij, po të kishte kushtëzime do ta prishte koalicionin menjëherë.

Seanca e së martë përfundoi pasi që nuk kishte  dëshmitar të tjerë prezent për të dëshmuar duke u caktuar e radhës me 6 tetor 2023.

Haradinaj dhe Limaj në Gjykatë për të dëshmuar në gjykimin ndaj ish-kryetarit të Malishevës dhe të tjerëve të akuzuar për korrupsion

Prishtinë-Në Gjykatën Themelore të Prishtinës në shqyrtimi gjyqësorë në çështjen penale ndaj akuzuarve Ragip Begaj, Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Faton Thaqi, Nazmi Kafexholli dhe Ahmet Rrahmanaj, prezent për të dhënë dëshminë e tyre janë paraqitur ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ish-zëvendëskryeministëri Fatmir Limaj.

Në cilësi të dëshmitarit Haradinaj dhe Limaj janë propozuar nga mbrojtësi i të akuzuarit Bajram Hasanit, avokati Ymer Huruglica, raporton “Betimi për Drejtësi”.

 

 

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 korrik 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Ragip Begaj, Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Faton Thaqi, Nazmi Kafexholli dhe Ahmet Rrahmanaj.

Sipas aktakuzës, Ragip Begaj, Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Nazmi Kafexholli dhe Faton Thaqi, akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Ahmet Rrahmanaj, akuzohet për veprën penale “Shpëlarje e parave”, ndërsa Nazmi Kafexholli akuzohet edhe për veprën penale “Mashtrim”.

Sipas aktakuzës, Begaj akuzohet se në cilësinë e kryetarit të Komunës së Malishevës, në bashkëkryerje me ministrin e atëhershëm të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Faton Thaqi duke shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë mundësuar shpronësimin në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik, duke e shpallur zonë me interes të veçantë.

Sipas aktit akuzues, Bashkim Krasniqi në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi dhe Kadastër, Malë Krasniqi në cilësinë e shefit të shërbimeve të Gjeodezisë, Hajdin Berisha në cilësinë e nënkryetarit të komunës dhe Faton Thaqi në cilësinë e zëvendësministrit, akuzohen se në bashkëkryerje nga periudha kohore 22 maj 2018 deri më 5 qershor 2018, varësisht nga pozitat, kanë shfrytëzuar autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat e tyre kanë mundësuar shpalljen e zonës me interes të veçantë ekonomik me qëllim të themelimit të Zonës Ekonomike në Komunën e Malishevës, në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik në mënyrë që të vazhdohej me procedurat e shpronësimit.

Tutje në aktakuzë thuhet se i akuzuari Malë Krsaniqi, pasi e kishte ditur për krijimin e Zonës Ekonomike, kishte blerë pronë në zonat kadastrale Banjë dhe Lladrovc me çmim prej 25 euro për ari, duke qenë në dijeni se këto prona do të shpronësohen nga Qeveria e Kosovës, e ku çmimi do të ishte shumë më i lartë.

Sipas aktakuzës i akuzuari Nazmi Kafexholli, akuzohet se në cilësinë e inspektorit në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, duke qenë në dijeni për krijimin e Zonës Ekonomike, dhe me qëllim që t’i rrit vlerën tokës, kishte marrë me qera pronën e të ndjerit M.H. ku kishte ngritur pemishte për çka kishte përfituar edhe grante nga Ministria e Bujqësisë.

Tutje, sipas aktit akuzues, Ahmet Rrahmanaj nga viti 2007 deri më 2013 në vazhdimësi duke e ditur se parcelat e tokës në pronësi shoqërore janë blerë dhe krijuar me aktivitete kriminale, ka transferuar dhe njëkohësisht ka tentuar të transferojë pronat me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës dhe shmangies nga pasojat juridike.

Në aktin akuzues thuhet se Rrahmanaj, ka privatizuar pronat e “Neëco Mirusha” tokë bujqësore në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik në Komunën e Malishevës me çmim artificialisht të ulët 1,222,333.00 euro sipërfaqe prej 1,157 hektarë e 51 ari për 99 vite, për këtë i akuzuari më 11 korrik 2013 ka bërë bartjen e tokës në emër të personit tani të ndjerë M.H. si përfitues i tokës në sipërfaqe prej 203 hektar e 11 ari, ku për këtë transaksion, të akuzuarit i ishin transferuar 200 mijë euro në llogari bankare, mirëpo të njëjtat ia kishte kthyer të ndjerit M.H. dhe gjithë kjo ishte bërë me qëllim të kinse shitblerjes që kishte ndodhur në vitin 2007. /BetimipërDrejtësi

Ditë zie për Butrint Imerin, i vdes personi i zemrës

0

Sot është ditë e zie për këngëtarin e njohur, Butrint Imerin.

Këngëtarit i ka ndërruar jetë gjyshi i tij.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në ‘Instagram’.

“Gjithmonë në zemrat tona, ishalla në xhenet babgjyshi jem…”, ka shkruar këngëtari në storjen e tij.

Ndryshe, vdekjen e gjyshit të Butrintit e ka njoftuar edhe avokati i njohur, Besnik Berisha, i cili gjithashtu është daja i këngëtarit.

Breshëri dëmton aeroplanin që u ngrit nga Malpensa, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente

0

Aeroplani i pasagjerëve është dëmtuar rëndë gjatë stuhisë së fortë që goditi të hënën pjesët veriore të Italisë.

Agjencia italiane ANSA bën të ditur se një breshëri jashtëzakonisht i madh ka dëmtuar aeroplanin që po fluturonte nga Milano në Nju Jork.

Aeroplani në fluturimin DL185 u ngrit pak para stuhisë nga Milano, megjithatë, u detyrua të ulej në aeroportin e Romës pasi copa akulli dëmtuan trupin dhe krahët e aeroplanit. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Aviokompania Delta tha se aeroplani u devijua në aeroportin e Romës, pasi u përball me “kushte të pafavorshme moti” pas ngritjes.

“Aeroplani u ul i sigurt në aeroportin e Romës pak para orës 14:00 dhe pasagjerët zbritën normalisht. Aeroplani pësoi disa dëmtime gjatë motit të keq, i cili është duke u inspektuar nga ekipi ynë lokal i mirëmbajtjes”, u tha nga kompania.

.

Një grua, humbi jetën gjatë një stuhie të fortë që përfshiu pjesët veriore të Italisë.

Sipas agjencisë ANSA, gruaja (58) ka ndërruar jetë pasi mbi të ka rënë një pemë, e cila është shembur për shkak të motit të keq në Monza.

Autoambulanca ka mbërritur në vendin e aksidentit, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, ndërsa zjarrfikësve iu është dashur një kohë e gjatë për të nxjerrë trupin e ngecur nën pemë.

Plani i Arabisë Saudite për futbollin: 17 miliardë paund investime deri në 2030

0

Kylian Mbappe është vetëm një nga disa yje të profilit të lartë që mund t’i bashkohet Saudi Pro League si pjesë e planit të tyre shtatëvjeçar.

Një numër lojtarësh evropianë kanë kaluar tashmë në Arabinë Saudite këtë verë. Shumë të tjerë janë lidhur duke përfshirë Mbappe, me shpenzime që do të vazhdojnë këtë verë dhe më tej.

Ministria e Sportit e Arabisë Saudite do të sigurojë 17 miliardë paund për transferimet e Saudi Pro League nga tani deri në vitin 2030, sipas reporterit të “CBS”, Ben Jacobs.

Mbappe është prioriteti numër një me PSG që thuhet se pranoi një ofertë prej 259 milionë paundësh për francezin nga Al-Hilal.

18-herë kampionët sauditë i kanë ofruar gjithashtu superyllit një marrëveshje mahnitëse me vlerë 600 milionë paund në vit, e cila do ta bënte atë yllin më të paguar të sportit të të gjitha kohërave.

Dhe shpenzimet nuk do të ndalen me kaq me Jacobs që raporton se Neymar dhe Luka Modric janë shënjestruar gjithashtu këtë verë.

Raportet thonë se Neymar mund të fitonte 172 milionë paund në vit nëse do të kalonte, me Al-Hilal që përflitet se po planifikonte një ofertë prej 38 milionë paund për brazilianin.

Al-Hilal synoi gjithashtu Modric në një marrëveshje prej 170 milionë paund dhe ata mund të bëjnë një lëvizje ambicioze për Robert Lewandowski vitin e ardhshëm.

Lewandowski zbuloi se nuk po mendon të transferohet në Arabinë Saudite këtë verë, duke iu bashkuar Son Heung-min, Romelu Lukaku dhe Jamie Vardy në atë qëndrim.

Megjithatë, disa emra të mëdhenj janë në prag të arritjes, duke përfshirë yllin e Manchester City, Riyad Mahrez, i cili do të përfundojë një transferim prej 30 milionë paundësh te Al-Ahli, pasi ra dakord për një kontratë 500,000 paund në javë.

Shoku i tij i skuadrës Bernardo Silva është gjithashtu i kërkuar nga Al-Hilal dhe mund të fitojë 41 milionë paund në vit në Arabinë Saudite. Portugezi mund të ndjekë gjurmët e lojtarëve të shumtë të Premier League që kanë vendosur të kalojnë në Lindjen e Mesme.

Yjet e Chelseat, Edouard Mendy dhe Kalidou Kouliably i janë bashkuar respektivisht Al-Ahli dhe Al-Hilal, ndërsa bashkëlojtari i tyre Thiago Silva ka tërhequr gjithashtu interes nga liga.

Mbrojtësi i Manchester United, Alex Telles konfirmoi kalimin e tij prej 4 milionë paundësh te Al-Nassr javën e kaluar, ku do t’i bashkohet Cristiano Ronaldo-s.

Ndërsa Karim Benzema është një nga lojtarët të profilit të lartë që kaloi në Mbretërinë e Bashkuar pasi ra dakord për një kontratë 342 milionë paund me Al-Ittihad. Skuadër e cila afroi falas N’Golo Kante nga Chelsea.

Lëvizje si Jordan Henderson, Fabinho dhe Allan Saint-Maximin po i afrohen lëvizjeve të suksesshme me këtë të fundit që do të largohet nga Newcastle për 40 milionë paund. Albanian Post

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Aksion i përgjithshëm për ndaljen e keqpërdorimit të ujit të pijshëm në Rahovec

0

Smajl Latifi ka bërë me dije se në cilësinë e kryetarit të komunës së Rahovecit bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, ka kërkuar një takim të jashtëzakonshëm me KRU “Gjakova”, të cilin e mbajtën sot.

Latifi ka thënë se gjatë këtij takimi kanë biseduar për problemet me ujë të pijshëm, që po përballen banorët e komunës së Rahovecit, sidomos ata që jetojnë në zonat sipërore.

“Në fokus patëm edhe problemet e krijuara nga keqpërdorimet që po bëhen me ujin e pijshëm e si pasojë ka mungesë të ujit. U pajtuam që të fillojmë një aksion të menjëhershëm të kontrollimit, në koordinim me inspektorët e Komunës së Rahovecit dhe Njësitin e kontrollit së KRU ‘Gjakova’, i cili do të bëhet edhe me mbështetje të policisë. Ju vëmë në dijeni që duke u mbështetur në Rregulloren për Shërbimet Publike të KK Rahovec, nr. 01/2018, neni 157, këto janë gjobat me të cilat do të jepen ndaj keqpërdoruesve të ujit të pijshëm: -Personat fizikë: 20 – 1.000 euro; Personat fizikë që ushtrojnë biznes individual: 50 – 3,000 euro; Personat juridikë: 150 – 10,000 euro”, ka bërë me dije Latifi.

Ai ka thënë se ky aksion do të jetë shumë serioz deri sa të arrihet një stabilitet me ujin e pijshëm.

“Ftojmë qytetarët tanë që të bashkëpunojnë me ne për stabilizimin dhe furnizimin e ujit të pijshëm, ashtu siç e meriton secili qytetar, sepse: Uji është jetë”, është shprehur kryetari Latifi.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Në BE përmes Serbisë, kontrabandohen mbi 5 mijë persona nga Kuba

0

Mbi 5 mijë migrantë janë kontrabanduar nga Kuba nëpërmjet Serbisë në Bashkimin Evropian për 9 mijë euro për person, ka bërë të ditur Europol.

Forcat e zbatimit të ligjit nga pesë vende kanë ndërprerë një rrjet kriminal ndërkontinental që kontrabandon emigrantë nga Kuba në Bashkimin Evropian. Hetimi, i koordinuar nga Europol dhe INTERPOL, çoi në arrestimin e 62 personave, 25 prej të cilëve ishin shtetas kubanë. Anëtarët e rrjetit të kontrabandës së emigrantëve përdorën një aplikacion të njohur mesazhesh për të reklamuar shërbimet e tyre të paligjshme për klientët kubanë që gjenden në situata të vështira. Për një pagesë prej rreth 9 000 euro organizonin udhëtimin, transfertat dhe siguronin dokumentacion fals. Kriminelët udhëtuan

personalisht nga Kuba në Serbi, duke përfituar nga mungesa e kërkesave për viza për të hyrë në Serbi në atë kohë. Më pas emigrantët do të kontrabandoheshin në Greqi, nga ku udhëtuan për në Spanjë. Në total, dyshohet se rrjeti kriminal ka kontrabanduar me sukses në BE rreth 5 000 shtetas kubanë, duke nxjerrë një fitim prej rreth 45 milionë euro.

Hetimi zbuloi një infrastrukturë komplekse kriminale të ngritur në shumë qytete në të gjithë Spanjën, Greqinë dhe Serbinë, e aftë për t’iu përshtatur rrethanave në ndryshim për të mbajtur biznesin e tyre të paligjshëm. Në ditën e aksionit në qershor të vitit 2023, oficerët e policisë nga të tre vendet sekuestruan një sërë asetesh kriminale, duke përfshirë qindra dokumente të falsifikuara dhe pajisje falsifikuese. Në total u sekuestruan 18 pasuri të paluajtshme, 33 automjete dhe 144 llogari bankare, së bashku me shuma të mëdha parash në monedha të ndryshme.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Rrugë jashtëzakonisht e gjatë dhe e shtrenjtë kontrabande

Hetimi nisi në tetor të vitit 2021 pasi autoritetet serbe, greke, maqedonase të veriut dhe finlandez raportuan një numër të shtuar të qytetarëve kubanë që tentonin të hynin në Evropë me dokumentacion të falsifikuar. Në janar të vitit 2023, një Njoftim i Përbashkët i Inteligjencës që përshkruan këtë prirje u lëshua nga Europol, Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilin dhe Frontex. Njoftimi me temën “Shtetasit kubanë të kontrabanduar në BE: ndryshimi i rrugëve dhe metoda e veçante në një peizazh gjeo-politik të ndryshuar” raportonte mbi efektin që lufta ruse në Ukrainë pati në rrugët e kontrabandës së emigrantëve.

Fillimisht, shtetasit kubanë udhëtonin komercialisht në Rusi nga Kuba. Atje, kontrabandistët u ofruan atyre mundësinë ose të kalonin kufirin finlandez-rus në mënyrë të parregullt për të hyrë në territorin e BE-së, ose të udhëtonin për në Serbi për të vazhduar udhëtimin e tyre në Evropën Qendrore ose Jugore përmes rajonit të Ballkanit Perëndimor. Që nga fillimi i luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës, rruga u ndryshua. Shtetasit kubanë u dërguan në Serbi nëpërmjet aeroportit të Frankfurtit, Gjermani. Pas mbërritjes së shtetasve kubanë në Serbi, anëtarët e rrjetit kriminal do të lehtësonin hyrjen e tyre të parregullt në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi nga toka. Duke përdorur rrugë të ndryshme, kontrabandistët drejtonin grupe të mëdha migrantësh dhe i bënin të ecnin në errësirë pa furnizime për orë të tëra. Përveç këtyre kushteve të vështira, kriminelët do të përfitonin nga emigrantët, përfshirë të miturit, dhe do t’i nënshtroheshin atyre mashtrimeve, grabitjeve dhe zhvatjeve. Në disa raste, gratë transferoheshin në grupe të tjera kriminale për shfrytëzim seksual.

Pas mbërritjes së tyre në Greqi, emigrantët ose do të aplikonin për azil ose do të përdornin transportin e mëtejshëm drejt vendeve të tjera të BE-së të organizuar nga kriminelët, si fluturimet për në Spanjë ose transportin detar për në Itali. Për të udhëtuar brenda BE-së, rrjeti kriminal u siguronte migrantëve dokumente të falsifikuara ose përdori të ashtuquajturën metodë të ngjashme, në të cilën dokumentet origjinale të udhëtimit vidhen dhe i jepen një migranti që ngjan shumë me pronarin e vërtetë të pasaportës.

Zafir Berisha: Ramushi punonte në baushtellë në Zvicër kur dikush e sulmonte policinë serbe

0

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, thotë se Ramush Haradinaj duhet të kërkojë falje për deklaratën e dhënë se ish-presidenti Thaçi dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi kanë qenë “turistë në luftë”.

Ai tha se Serbisë u janë kundërpërgjigjur edhe në vitet 1993-1992 dhe sipas tij në atë kohë Ramush Haradinaj ka qenë duke punuar baushtellë në Zvicër.

“Ne që e kemi sulmuam milicin e Serbisë 1993, dikush që dihet edhe 1992, nuk është korrekte të themi që Ramushi në atë kohë ka qënë duke punuar në “baushtellë” në Zvicër!!!”, shprehet ai.

Ish-deputeti Berisha ka hedhur fjalë të rënda edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se mbeturinat e Serbisë janë kthyer në pushtet nën ombrellën e kësaj partie.

“Qasja provinciale me mentalitet mesjetar për luftën e UÇK-së dhe eksponentët e saj, i ka mundësuar mbeturinave të Serbisë të këthehen në pushtet nën ombrellën e sektit të LVV”.

Postimi i tij i plotë:

Nuk e di se në çfarë gjendje emocionale dhe shpirtërore ka mundën me qenë në atë moment, mirpo Ramushu duhet me kërku falje për lapsusin e bërë!

Qasja provinciale me mentalitet mesjetar për luftën e UÇK-së dhe eksponentët e saj, i ka mundësuar mbeturinave të Serbisë të këthehen në pushtet nën ombrellën e sektit të LVV.

Drenica, Llapi dhe asnjë zonë tjetër e Kosovës, nuk kanë zona ku gjatë kuftës ka mundën me qenë turist…

Lufta për sa e di unë nuk ka filluar me 24 mars 1999, sepse ata që u vranë para kësaj date duke përfshi edhe vllaun e Ramushit nuk do të ishin heroi të UÇK-së.

Ne që e kemi sulmuam milicin e Serbisë 1993, dikush që dihet edhe 1992, nuk është korrekte të themi që Ramushi në atë kohë ka qënë duke punuar në “baushtellë” në Zvicër!!!

Me gjithë respektin për luftën që ka bërë Ramushi me familje dhe bashkëluftëtarët e tij në Dugagjin, nuk besoj që kjo i jepën të drejtë atij me u shprehë për të tjerët kështu, veçenarisht në këtë kohë kur Serbia dhe argatët e saj në pushtet, nuk po lën gurë pa lëvizuar oër ta vën në pikëpytje luftën e lavdishme të UÇK-së dhe të arriturat e saj.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

 

Mbi 100 aksidente trafiku gjatë 24 orëve në rrugët e Kosovës

0

Në rrugët e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit Policia ka regjistruar 103 aksidente trafiku.

Sipas raportit të Policisë, një persona ka vdekur 32 aksidente kanë qenë me persona të lënduar dhe 71 me dëme materiale, transmeton Zeri.info.

Po ashtu gjatë 24 orëve janë shqiptuar 1558 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit, janë arrestuar 24 persona për vepra të ndryshme penale.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Një person lëndohet në vendin e punës në Suharekë, policia po heton rastin

0

Policia e Kosovës njofton se dje në Suharekë një burrë ka raportuar se derisa ishte duke punuar aksidentalisht ka lënduar gishtin e dorës.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 12:50, dhe viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Tutje policia sqaron se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com