7.5 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 1526

Më në fund ka nisur “epoka” Alcaraz

0

“Është një finale e Wimbledon-it, nuk kam pse t’i druhem”.

Kështu u përgjigj Carlos Alcaraz, kur pasi mposhti lehtësisht Medvedev-in në gjysmëfinale, u pyet për frikën e tij për ndeshjen kundër Novak Djokovic-it, kundërshtarit të fundit mes tij dhe një titull historik të Wimbledon-it.

Ishte një pyetje e arsyeshme, ishte një çështje për të mposhtur lojtarin më të suksesshëm ndonjëherë në Grand Slams, një kampion i mbështjellë në një atmosferë të pamposhtur aq sa të fitonte ndeshje duke i trembur kundërshtarët e tij edhe para fillimit të tyre.

Ai nuk humbte në tapetin e gjelbërt të Londrës prej dhjetë vitesh dhe kishte fituar 34 ndeshjet e fundit radhazi në Wimbledon, duke qenë katër herë kampioni në fuqi.

Dhe në fakt Alcaraz nuk u frikësua, vetëm pak në fillim për 32 minuta, kur u paguan detyrimet perëndive të tempullit, por e dinte shumë mirë se vetëm guximi nuk do të mjaftonte për të fituar, sepse për të mposhtur Djokovic-in nuk mjaftonte të luante tenisin më të mirë.

Duhej guxim, bindje, forcë, kokëfortësi. Keni nevojë për arrogancë për të menduar se mund të jeni si perënditë, duhet të jeni një kampion, jo një gjenerik “një nga më të mirët në botë”.

Carlos Alcaraz, kështu ka qenë gjithmonë. Gjithçka që i nevojitej ishte certifikata e fundit.

Spanjolli ka një vetëbesim të jashtëzakonshëm dhe është ky faktor që rezulton vendimtar në ndeshjet historike si kjo finale, kur strategjia, taktika apo teknika nuk kanë më rëndësi, por vetëm vendosmëria.

Ai vetë na bëri të ditur pas Australian Open 2022, kur spanjolli shpjegoi se ishte gati të fitonte një Grand Slam: “Nuk e di nëse do të jetë tashmë Roland Garros, por ndihem gati për fitoren e madhe”.

Në Roland Garros ishte ndër më të preferuarit, sepse në Madrid kishte rreshtuar fillimisht Nadal-in, pastaj Djokovic-in dhe në fund shkatërroi Zverevin.

Ishte ky i fundit, që ndaloi ecurinë e tij në çerekfinale në Grand Slam-in e Parisit.

Në Wimbledon vitin e kaluar, Alcaraz mbërriti duke luajtur vetëm një ndeshje profesionale në bar dhe u befasua nga Sinner.

Në New York ai mbajti premtimin e përmendur në Melburn: ai ngriti trofeun, Grand Slam-in e parë të karrierës së tij dhe u bë numri një më i ri në historinë e tenisit, të paktën që kur njerëzit e përpiluan atë.

Djokovic nuk ishte në New York, ai nuk ishte lejuar të hynte në Shtetet e Bashkuara sepse nuk kishte një certifikatë vaksinimi.

Tashmë shumë i sigurt për veten e tij, kjo fitore vetëm sa mund t’i forconte vetëvlerësimin Alcaraz, aq sa në çdo intervistë para turneut ai deklaronte se ndihej gati për fitore.

Gjithmonë. Ndonëse tensioni e bëri një truk me të një muaj më parë në Paris, kur ngërçet erdhën për të ndërprerë një ndeshje që ai kishte filluar të dominonte, edhe në prag të Wimbledon Alcaraz përsëriti se kishte një ëndërr për të realizuar dhe se këtë vit mund të ishte koha për ta kthyer atë në realitet.

Kështu, ndërkohë që shumë lojtarë të tjerë në praninë e Djokovic-it, Federer-it dhe Nadal-it humbën para se të hynin në fushë, të frikësuar nga trofetë dhe të paaftë për të përballuar situatat e presionit me të cilat nuk ishin mësuar për shkak të mungesës së përvojës, duke u mjaftuar shpesh duke lënë një përshtypje të mirë, Alcaraz mbërriti në pikën ujëmbledhëse të ndeshjes me paturpësi, besim të verbër në aftësitë e veta dhe guxim për të besuar edhe nëse loja nuk do të kishte shkuar shumë mirë.

Nëse Alcaraz i ka të gjitha këto, është sepse ai nuk është “një nga më të mirët”, ai nuk është si Tsitsipas, Zverev, Ruud, Medvedev, Thiem: ai është i paracaktuar, një kampion.

Në finalen e Wimbledonit të vitit 2023, jo vetëm që po vendosej një edicion i një turneu, por po merrte formë një ngjarje epokale në historinë e tenisit.

Sepse të fitosh një Grand Slam duke mposhtur Ruud në finale nuk është njësoj si të ngresh një trofe pasi mposht Djokovicin.

Më pas në Wimbledon: nëse ka një vend ku historia e tenisit shkruhet më shumë se kudo tjetër, ai vend është atje, një hedhje guri nga ai fshat në jugperëndim të Londrës, mes shtëpive elegante.

Ishte në Wimbledon në vitin 2001 që Roger Federer mundi Pete Sampras në pesë sete për t’i dhënë fund serisë së fitoreve prej 31 ndeshjesh të amerikanit në bar.

Dhe pikërisht në Wimbledon, Rafa Nadal mbylli në hijen e mbrëmjes atë që ndoshta mbetet finalja më e bukur e Grand Slam-it në historinë e tenisit, duke ndërprerë edhe ai një seri prej 40 fitoresh radhazi nga Federer.

Dhe ishte gjithashtu në Wimbledon që Djokovic fitoi ndeshjet më të pabesueshme, duke vendosur përgjithmonë një rezultat në mendjet e tifozëve zviceranë: 8-7, 40-15.

Pas humbjes, mes komplimenteve të zakonshme, Gjokoviç tha se nuk ishte përballur kurrë me një “tenist si Carlos”.

“Ai ka marrë disa gjëra nga unë, Federer dhe Nadal, ai është një lojtar i kompletuar”.

Gjuajtjet spektakolare të Federer-it, aftësia për të shkëlqyer gjithashtu duke luajtur mbrojtje si Djokovic dhe ajo mënyrë spanjolle e interpretimit të ndeshjes si një betejë që duket e trashëguar nga Rafael Nadal: Carlos Alcaraz duket si një lojtar që kurrë nuk është parë më parë, as në periudha të tjera të tenisit.

Hera e fundit që një emër tjetër përveç atyre të Roger Federer, Rafael Nadal, Novak Djokovic dhe Andy Murray ishte gdhendur në kupën me ananas, ishte viti 2002.

Dhe Carlitos Alcaraz nuk kishte lindur ende. Pasi e pamë të fitojë këtë edicion të Wimbledon, tashmë po pyesim veten nëse ka kundërshtarë të destinuar për të penguar dominimin e tij, i cili duket se tashmë ka filluar.

Marrë dhe përshtatur nga Revista “Undici” për Albanian Post

Naim Frashëri në diplomimin e Sevasti Qiriazit dhe takimi me Koto Hoxhin

0

Nga: Zija Basha 

Stamboll, korrik 1891. Mëngjes me fllad të freskët që vinte nga Bosfori aty pranë. Një grup vajzash zbritën shkallëve të konviktit të “Robert College”, të veshura me përparëse të zeza e jaka të bardha, nëpër një rrugicë të ngushtë të shtruar me kalldrëm me gurë të zezë. Në të dy anët e rrugicës, trëndafilat shumë ngjyrësh stolisnin atë parajsë të vogël, për të cilën kujdeseshin këto vajza që ecnin qetë si flutura, drejt godinës së shkollës impozante të tyre. Dalloheshin qartë shkronjat latine “Robert College”. Bisedonin me zë të ulët e hera herës përqafonin njëra-tjetrën. Drejtoria e kolegjit organizonte një takim lamtumire me këto nxënëse, që mbaruan këtë kolegj amerikan, e do të shpërndaheshin në vendet e tyre.

Midis tyre dallohej një vashë me trup mesatar e bëshme, fytyrëqeshur, me hundë si qiri, syzezë e vetullzezë, me flokë të rregulluara pas kokës si topuz. Herë-herë shpejtonte hapat para shoqeve si thëllëzë, e pastaj ndalonte duke kthyer fytyrën nga shoqet e ashtu duke buzëqeshur, dukej si sorkadhe mali. Fytyra i shndriste nga dielli korrikut që ngrihej mbi qiellin blu e me atë pamje, dukej si peri e zbritur nga parajsa e zotit. Nuk mbante në duar byzylyk, as varëse floriri a argjendi, vetëm dy vathë të vegjël me gurë rubini ngjyrë blu, ashtu si të gjitha shoqet e sajë. Ishte shqiptarja Sevasti Qiriazi.

Vajzat iu afruan shkollës dhe emocionet u shtuan. Drejtori kolegjit dhe pedagogët, kishin dalë në oborr e bisedonin ulët me njeri tjetrin. Vajzat lexonin në fytyrat e tyre brengën e ndarjes dhe filluan të përloten. Do të ndaheshin përjetë nga ata edukatore e edukatorë të dashur, që katër vjet luftonin krahë për krahë, në luftën e vështirë të dijes e do të shkonin në vise të largëta të perandorisë, për të mos u parë më me. Por, drejtori Eliot Spencer, duke parë dëshpërimin e të gjithëve e duke e mposhtur atë, tha me buzëqeshje:

– Afrohuni t’ju përqafojmë pëllumbesha, se ju na keni nderuar ne dhe ne prandaj ju duam shumë.

Vajzat e trupi pedagogjik u bënë një dhe përqafoheshin, siç përqafohen fëmijët me prindërit e tyre të dashur. Ashtu së bashku u futën në sallën e madhe të shfaqjeve teatrale, që ishte përgatitur për festë nga drejtoria e kolegjit. Zëvendësia e drejtorit, Anna Triks, u ngjit në skenën e teatrit me perde mëndafshi të kuqe, që ndrinin nga llambadarët e vendosur në të dy anët. Me emocion ju drejtua të gjithë pjesëmarrësve me këto fjalë:

– Të dashura vajza! Të nderuar kolegë! Jam shumë e emocionuar, po do t’ju flas me fjalë zemre. Fjalimin e lashë në çantë, se mu duk i thatë me fjalët që zgjodha për ju. Ju meritoni shumë më shumë respekt e mirënjohje nxënëse e pedagogë. Lum si ju moj vajza, që mbaruat të gjitha suksesshëm kolegjin e na nderuat ne, familjet tuaja e vendet tuaja. Lum si ne për ju të dashura nxënëse. Ne, pedagoget tuaj ndjejmë krenari që puna jonë me ju, arriti këtë fitore si bekim nga zoti. Ju urojmë njëzëri shëndet e suksese në vendet tuaja për përhapjen e diturisë. Ju tashmë jeni të lira për të bërë ç’do gjë, që ju pëlqen se kini zgjuarsinë për të dëgjuar, gjykimin për të dalluar, shpirtin për të ndier, ndërgjegjen për të peshuar çdo gjë. Ju tashmë e dini se çdo e keqe është e ndaluar. Veset e veprimet e padrejta, mos besnikëritë, dinakëritë janë të botës së ndyrë. Mos i afroni ato. Largojini nga ju e familjarët tuaj dhe pastroni shoqërinë e kombeve tuaj prej tyre. Jini misionare tani. Zoti qoftë me ju!

Emocione pafund për të gjithë. Sevastia jonë shikonte turbull mësuesen e gjuhës angleze, që zbriste shkallët e skenës, sepse sytë i kishte plot me lot. Vazhdoi koktej rreth dy orë e drejtori Spencer tha se në orën gjashtë mbas dite do të bëhej në atë sallë ndarja e diplomave.

Sevastia mori liri-dalje nga konvikti e doli në stacionin e pajtoneve. Vendosi të takonte në Ministrinë e Arsimit, Naim beun. Priti pak në stacion, sa erdhi pajtoni i xha Jasharit nga Erindi i Gjirokastrës. Vetëm me atë ajo shkonte për vizitë në shtëpinë e Naim beut. Hipi në pajton dhe kërkoi që xha Jashari ta zbriste tek Ministria e Arsimit, pranë Topkapi-sarait. Ecën rrugës buzë detit, deri afër xhamisë Sulltan Ahmetit e Ajasofjes.

Aty rruga qe bllokuar. Xha Jashari i tha se sulltan Hamidi II-të vizitonte varrin e së ëmës Tirimuje. Varri i saj nga pajtoni dukej si një vazo reçeli e madhe prej porcelani, me ca viza të ndryshme horizontale. Xha Jashari i tha:

– Moj vajzë xhani. Këta mbretërit e vezirët, kur dalën në krye, u duket vetja e madhe e bota e vogël. Vjedhin e vrasin fukaranë, por kur u vjen fundi, vdekja, bëhen besimtare. Po është vonë se atëherë populli të humbet nam e nishan. Ti do rrosh e do më kujtosh.

Xha Jashari ndërroi drejtim dhe në një rrugicë të dytë, arriti në Ministrinë e Arsimit. Priti sa doli Naim beu në oborrin gjithë lule e pemë zbukuruese e u largua për të ardhur prapë pas një ore aty.

Si u takua me shumë mall me mentorin e saj, Naimin, shkuan në një kafene aty afër dhe filluan bisedën përzemërsisht, si babai me bijën. Si e falenderoi Naimin, për gjithçka kishte bërë për futjen në atë kolegj e kujdesin e veçantë gjatë viteve për të, Sevastia e ftoi që si prind ai të merrte pjesë në ceremoninë e marrjes së diplomës. Por, Naimi, si e falënderoi, i dha lajmin e gëzuar që ai do të vinte aty si i ftuar, përfaqësueses i Ministrisë së Arsimit.

Sevastia e njoftoi se së bashku me vëllanë e sajë, Gjerasimin, kishin vendosur që në Korçë, të hapnin Shkollën e vashave. Naimi i entuziazmuar i tha:

– Motër, punë më të mirë e më të vyer nuk mund të bësh për Shqipërinë e mjerë, se sa kini vendosur të bëni bashkë me vëllanë, për emancipimin e grave të vendit tonë të shkretë. Detyrat e tua tani fillojnë dhe po të jesh besnike, këmbëngulëse dhe e vullnetshme do arrish të kryesh vepra të mëdha për kombin. (Sevasti Qiriazi, Kujtime për Naim beun)

Sevastia i tha Naimit se dëshironte shumë të vizitonte në burg Koto Hoxhin e madh. Mendueshëm për moshën e sajë të re, Naimi i tha:

– Kjo tregon se je xhevahir për kombin, por duhet ta mendojmë mirë.

– E mendova gjerë e gjatë gjithë këto kohë, Naim bej! Do të vishem si djalë e do të shkoj.

– Të bekoftë Zoti moj vajzë! Të shkosh, të shkosh …

Pas një ore takimi të këndshëm me Naimin, Sevastia shkoi përsëri në konvikt me pajtonin e xha Jasharit. Në orën e caktuar për shpërndarjen e diplomave, mbërriti në kohë Naim beu. Sevastia u lumturua sa e pa dhe zemra i rrihte fort. Kishte fatin se do të merrte nga ajo dorë e bekuar që drejtonte penën që shkroi ato mijëra vargje në gjuhën e ëmbël shqipe, diplomën, e do ta bënte krenare gjithë jetën e sajë, në shërbim të kombit.

Pas ceremonisë diplomave, ajo shkoi në shtëpinë e Naimit ku do të kalonte një darkë, si në shtëpinë e saj që e kujtonte gjithë jetën. Të nesërmen shkoi tek shoqet e pedagogët, ku u nda përfundimisht për të vazhduar detyrën e misionares së arsimit shqiptar.

Si e siguroi Naimi lejen nga drejtori burgut (një shqiptar nga Kosova) dhe mori garancinë e tij, shqiptarja Sevasti Qiriazi shkoi në burgun Jedi-Kule të katër bodrumeve. Ishte veshur si djalë e festën e kishte ngjeshur në kokë, që i mbulonte të gjithë flokët. Po, si e gjeti martirin e pavdekshëm Koto Hoxhi heroina jonë: “Një vrimë e ndyrë. Një brez i dritës nga një shteg lart më ndihmoi të dalloj një figurë të varfër. Mjerisht nuk mund të mendoja nëse ai qe njeri. Një pllakë prej guri që ka shërbyer për shtrat, e një grumbull leckash ku qe ulur. Ky qe Koto! E gjithë figura e tij intelektuale qe e shuar. Unë pyeta veten: Është e mundur kjo që në atë mjerim e ftohtësi trupi të jetojë shpirti i Kotos, i të madhit udhërrëfyes shqiptar”?

– Tungjatjeta Koto!

Unë përfundimisht guxova të mërmëritjeje. Në mekje, por me forcë, i dëgjova zërin që ai pyeti:

– Kush është ai që më flet mua?! Ai mund të jetë zë prej qielli, dërguar prej Zotit, të më flas ndonjë fjalë në zemrën time të plagosur’!

Ai kishte fytyrë të mjerë me të cilën unë u preka, sa që rrëketë e nxehta me shkuan poshtë mjekrës sime. Flokët e tij qenë të gjata. Mjekra e tij e gjatë i arrinte poshtë në mes. Rrobat e tije ishin vetëm lecka. Unë i fola me zë gati të bllokuar:

– Unë erdha, i dashur at, të të sjell ty fjalën për kurajo e të të them ty, se edhe pse ata ju kanë hedhur ju për të vuajtur këtë dënim mizor, fara që ju keni mbjellë po jep frute të mirë. Shpirti juaj jeton ne zemrën e popullit tënd.

Figura e rreckosur përgjigjet:

– Po! Ata kanë lidhur me zinxhirë trupin tim, por shpirti im është i lire. Ai është i lirë e s’ka torturë që mund të më pengojë që të bërtasë. Jo! Shqipëria nuk do të prishet! Ajo do të jetë e bashkuar, e pavarur dhe e gëzuar. Koto – me tha Sulltani – a nuk e di ti se koka jote është në dorën time? Po madhëri, koka ime është në duar të Madhërisë Tuaj, por shpirti i takon Perëndisë, mirëpo nderi është imi – ju gjegja unë. Po si erdhe e me gjete këtu moj lule Shqipërie, moj vitore pëllumbeshë! Me dhe forcë e me dhe shpresë. Më gëzove shume o ylli mëngjesit që sjell dritën.

Ndenji pak dhe tha vargjet:

O ju djem, do më kujtoni kur të ngjallet liria!
Po ç’të be a unë i mjeri, që mu errën sytë e mia!

– Humba sytë në këtë bodrum, moj engjëllore dhe mendjen e kam tek Shqipëria, tek Lunxhëria, nga Labova e Kryqit në Lekë.

U ndava me lotë e dëshpërim nga ai martir i kombit, me betim ne zemër se edhe unë sa te kisha frymën gjallë do ta shkrija jetën për Shqipërinë”.

“Mësuesi i Popullit”, Thoma Papapano, këmbëngulte se për këtë takim historik te “Mësueses së Popullit”, Sevasti Qiriazi me “Mësuesin e Popullit”, Koto Hoxhi, shkon kënga e mëposhtme:

“Moj kokë e qenit moj qene,
Pse s’dite për veten tende?
Nga bodrumi pse s’u trembe?
Bodrum nate e bodrum dite.
Me prishi kandili sytë.
ǔhaber me ke sjell, moj vite?
– Hap bodrum e ngreu e ike”!

/Memorie.al/ KultPlus.com

Katër dashuritë e dështuara të Bleros, ja cilat janë

0

Blero Muharremi është këngëtari i njohur kosovar, që për vite me radhë ka prezantuar shumë hite.

Ai, përherë ka treguar se e do muzikën dhe se për të ajo është prioriteti i tij.

Por, jo vetëm kënga e ka vënë në qendër të vëmendjes gjatë viteve në skenë.

Jeta private e Bleros ka qenë një “tornado”. Nora, Teuta, Afrona dhe së fundi e dashura misterioze e kanë bërë jetën e tij private pre të medias.

Po thuhet se Blero është ndarë edhe nga e dashura e fundi.

Përkujtohet ‘Epopeja e Korrikut 1998’ në Rahovec (foto)

0

Në Rahovec, sot u përkujtua “Epopeja e Korrikut 1998”, me ç’rast janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe te “Muri i Pikëllimit” në këtë qytet.

Më 17 Korrik  të vitit 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës hynë për të marrë në kontroll qytetin e Rahovecit dhe gjatë luftimeve që zgjatën deri më 25 bien në altarin e lirisë 25 dëshmorë dhe u vranë mbi 100 civilë shqiptarë. Aktivitetet për ditët e lavdishme do vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

KMDLNj për seancën e dhunshme: Bislimi s’kishte të drejtë ta griste foton e opozitës

0

Në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës, më 13 korrik, kritikat pas publikimit të disa audio-incizimeve ku ishte përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, rritën tensionet që kulmuan me përleshje fizike.

Për udhëheqjen e kësaj seance ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), i cili thotë se udhëheqja e saj ishte në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit, çka edhe çoi në dhunë.

Në reagimin dërguar mediave, KMDLNj thotë se Kuvendi i Kosovës është vend pune i deputetëve të zgjedhur nga vota e popullit  që janë të mandatuar t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve (votuesve), pa dallime partiake dhe të tjera, ndërsa të gjithë të tjerët, kryeministri, presidentja, ministrat, zëvendësministrat “konsiderohen mysafirë dhe duhet t’i nënshtrohen rregullave që janë të përcaktuara nga Kuvendi e që nuk ndodhi në seancën e fundit”.


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com

————————————————————————————-

 

 

 

Ndër të tjera, ky këshill thotë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk ka pasur të drejtë ta grisë foton e vendosur nga opozita, ku paraqitej kryeministri Albin Kurti me hundë të gjatë.

“Besnik Bislimi nuk ka pasur asnjë të drejtë ta grisë një foto që e vendosi opozita, pavarësisht përmbajtjes. Këtë të drejtë e kanë pasur deputetët e pozitës sikur edhe çdo deputet në Kuvendin e Kosovës”, deklaron KMDLNj.

Shkelje tjetër, sipas këtij këshilli, “ishte kur po ky zv.kryministër e gjuan me shishe uji deputetin Lushtaku”.

“Në këtë situatë, kryetari i Kuvendit, po të kishte pasur profesionalizëm dhe guxim, do ta largonte nga seanca Besnik Bislimin sepse, si mysafir, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit ndërmori veprime që nuk i takojnë sikur që sulmoi deputetin Lushtaku”, tha KMDLNj.

Këshilli thotë se është i sigurt se, nëse kryetari i Kuvendit do ta largonte nga seanca zv.kryeministrin Bislimi, situata do të qetësohej dhe seanca do të zhvillohej në rrethana krejtësisht tjera.

Ndërkaq, KMDLNj-ja, si shkeljen më të rëndë që e bëri kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, e konsideron thirrjen drejtuar policisë së Kosovës të intervenojnë sa ishte duke u zhvilluar seanca.

Në reagim thuhet se “kryetari i Kuvendit fillimisht është dashur ta ndërpresë seancën e pastaj ta thërrasë Policinë e Kosovës që të ndërhyjë në qetësimin e seancës”.

KMDLNj thotë se në historinë parlamentare të Kosovës asnjëherë nuk ka pasur ndonjë rast që kryetarët e Kuvendit apo drejtuesit e seancave ta thërrasin Policinë apo sigurimin e Kuvendit “ndonëse incidentet ishin shumë më të rënda me ç’rast rrezikohej edhe shëndeti i deputetëve siç ishte hedhja e gazit lotsjellës dhe mjeteve të forta pjesë e së cilës, qoftë si pjesëmarrës aktiv apo edhe si dëshmitar ishte edhe kryetari i tashëm i Kuvendit të Kosovës”.

KMDLNj vlerëson se nuk ka asnjë bazë ligjore që të ndiqen penalisht asnjëri që shkaktoi incidente në këtë seancë – as nga ana e qeverisë e as nga ana e deputetëve.

Ndërkaq, për KMDLNj rrezik real paraqet gjuha e urrejtjes, fyerjeve në baza personale dhe familjare “e që nuk duhet të trajtohen në seancat e Kuvendit të Kosovës sikur që, edhe nëse ndodhin, kryetari i Kuvendit, si autoritet suprem apo drejtuesi i seancës duhet të ndërmarrin masa të menjëhershme duke i larguar nga seanca dhe duke i përjashtuar nga seancat tjera, në përputhje me peshën e përgjegjësisë, pavarësisht përkatësisë partiake dhe të tjera”.

Ndër të tjera, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kërkon nga drejtuesit e partive politike që t’i disiplinojnë anëtarët e tyre dhe, nëse ata veprojnë ndryshe, “pikërisht partitë politike duhet të ndërmarrin masa kundër atyre që ndikojnë në keqpunën e Kuvendit të Kosovës”.

KMDLNj thotë në fund se deputetët e Kuvendit të Kosovës, përmes grupeve parlamentare duhet ta arrijnë një marrëveshje që do të siguronte mbarëvajtjen e punës së Kuvendit të Kosovës, apo, me marrëveshje, “nëse vlerësojnë se nuk ka mundësi tjetër, të merren vesh për shpërndarjen e kësaj legjislature”.

“Kosovën e presin shumë sfida që do ta përcaktojnë të ardhmen edhe si shtet për t’i lejuar vetes (deputetët) që të merren me gjëra krejtësisht të parëndësishme. Duhet të kuptohet se të drejtat dhe përgjegjësitë janë të ndara si për Presidenten, Kryeministrin ashtu edhe për Kuvendin e Kosovës dhe të gjithë duhet të sillen brenda përgjegjësive të përcaktuara. Në fund të fundit, nuk është qeveria ajo që e mbikëqyrë punën e Kuvendit por Kuvendi e mbikëqyrë punën e qeverisë”, potencoi KMDLNj.

Mustafa thotë se Hashim Thaçi, Adem Grabovci, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Azem Syla më shumë kanë qenë jashtë Kosovës gjatë luftës

0

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, ka vazhduar dëshminë e tij në seancën e së hënës, në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Në cilësinë e dëshmitarit, Rrustem Mustafa ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet e ekipit të mbrojtjes së Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

 

 

Gjatë dëshmisë së tij, Mustafa tha se para kohës së Rambujesë nuk kishte njohuri se Azem Syla kishte qenë komandant i përgjithshëm i UÇK-së.

“Nuk e kam ditë që Azem Syla ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së’’.

“Është përfolur por nuk e kemi ditë saktë se cili mund të jetë’’ – tha ai.

Dëshmitari Mustafa po ashtu pohoi se si komandant i Zonës Operative të Llapit nuk kishte pasur njohuri se kush e kishte rolin e komandantit nga Shtabi i Përgjithshëm.

Gjatë pyetjeve të ekipit të mbrojtjes së Veselit, avokatit Ben Emmerson, dëshmitari Mustafa pohoi që pas marrëveshjes së Rambujesë ishte formuar Qeveria e përkohshme e Kosovës, që Azem Syla ishte bërë ministër i Mbrojtjes ndërsa Bislim Zyrapi ishte bërë shef i kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Lidhur më këtë, dëshmitari potencoi që duke qenë se Bislim Zyrapi ka qenë në rolin e shefit të Shtabit të UÇK-së dhe person me përvojë ushtarake, i njëjti kishe menduar se edhe mund të kishte qenë komandant.

Dëshmitari Mustafa u pyet lidhur me pozitën e Jakup Krasniqit në Shtabin e Përgjithshëm, dëshmitari lidhur me këtë tha se: “Ishte fundi i luftës ky dhe është bërë përpjekje për me ndërru emra por Jakup Krasniqin nuk e kam njoftë si zëvendës dhe me të nuk kam komuniku si zëvendës komandant’’.

Tutje dëshmitari Mustafa theksoi se pjesën më të madhe të konfliktit, Hashim Thaçi, Adem Grabovci, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Azem Syla kishin qëndruar jashtë vendit.

Shqyrtimi gjyqësor po vazhdon me sesionin e pyetjeve plotësuese nga ana e prokurores Lawson dhe ekipeve të mbrojtjes së Thaçit dhe Veselit.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së filloi më 3 prill 2023, dy vjet pas arrestimit dhe dërgimit të tyre në Hagë.

Hashim Thaçit Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe ka pësuar disa ndryshime në vitet që kanë pasuar. Aktakuza aktualisht në fuqi u dorëzua më 27 shkurt 2023./kallxo.com

 

 

 

Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Gjithashtu kundër tyre janë ngritur edhe pretendime për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm dhe arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si dhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

 

 

Deri tani, 140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.

Ata janë vetëdeklaruar të pafajshëm për akuzat në fjalë.

Ardian Bujupi i jep fund beqarisë

0

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi është një ndër artistët më të pëlqyer të estradës shqiptare.

Ardiani është komentuar gjithmonë sa i përket jetës së tij profesionale rreth projekteve të tij muzikore, por përsa i përket jetës së tij private, Ardiani e ka ruajtur gjithmonë në mënyrë hermetike duke e mbajtur larg vëmendjes së publikut.

Disa kohë në parë u zbulua se Bujupi është në një romancë me një vajzë shqiptare nga Kosova, madje thuhej se çifti kishin menduar të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë.

Burimet për “AfterParty’ bëjnë me dije se këngëtari e ka celebruar lidhjen e tij me një dasmë private në Gjermani.

Celebrimi ka ndodhur në prani të rrethit të ngushtë familjar të çiftit dhe deri më tani ata kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë këtë gjë, duke mos zbuluar më shumë detaje.

Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun

0

Evropa Juglindore vazhdon të përballet me atë që ekspertët po e quajnë “stuhi të nxehti”.

Spanja, Italia dhe Greqia janë vendet më të prekura. Akropoli është mbajtur mbyllur edhe sot në Athinë deri në orët e pasdites. Një ishull spanjoll ka evakuuar katër mijë banorë nga rreziku i zjarreve pyjore.

Agjencia Evropiane e Hapësirës njoftoi për shifra rekord duke thënë se temperaturat e larta që vijnë kryesisht si pasojë e ndryshimeve klimatike janë pjesë e një realiteti të ri me të cilin duhet të përshtatet bota.

Spanja, Italia dhe Greqia prej disa ditësh po përjetojnë temperatura përvëluese, duke dëmtuar bujqësinë dhe duke ua vështirësuar pushimet turistëve.

Agjencia Evropiane e Hapësirës që vëzhgon temperaturën e sipërfaqes së tokës nga Hapësira paralajmëron që edhe në ditët në vijim të ketë temperatura më të larta.

“Kemi regjistruar javën e kaluar temperaturën e sipërfaqes së tokës në 60 gradë celsius. Kjo nuk është temperatura e ajrit në kuptimin meteorologjik, por ajo tregon temperaturën aktuale të sipërfaqes së tokës, se si do të ndihej në prekje. Dhe ne besojmë se do të intensifikohet”, thotë Clement Albergel, shkencëtar i Aplikimeve Klimatike në Agjencinë Evropiane të Hapësirës, raporton VOA.

Italia lëshoi dje alarmin për motin e nxehtë për 16 qytete, pasi meteorologët paralajmëruan se temperaturat do të arrijnë nivele rekord në të gjithë Evropën Jugore në ditët në vijim.

Turistët arritën të shijojnë Venecian vetëm për pak kohë përballë temperaturave në rritje të shtunën. Qyteti po përgatitet për festivalin “Redentore”, një festival fetar dhe popullor, që përkujton fundin e murtajës shkatërruese të viteve 1575, e cila brenda dy vjetësh vrau më shumë se 50 000 venecianë.

“Nxehtësia është vërtet e dëmshme për ne sepse nxehtësia në gondola arrin deri në 50 gradë. Unë jam një nga të paktët që përdor një mbulesë në dysheme për të mos ndjerë nxehtësinë e gondolës që të djeg këmbët. Ndonjëherë turistët nuk shkelin dot në gondola nga i nxehti”, thotë Vinçenco, një gondolier në Venecia.

Në mëngjes, grupe të mëdha turistësh shëtisnin me çadra ndërsa të tjerët përpiqeshin të gjenin mundësi të tjera për t’u mbrojtur.

KB Prizreni përforcohet me Musab Malën

0

KB Prizreni po vazhdon të përforcohet për sezonin e ardhshëm. Klubi prizrenas ka prezantuar reprezentuesin e Kosovës, Musab Mala.

27-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Trepçës. Ai në të kaluarën ka luajtur edhe te Rahoveci, Bashkimi, Lipjani dhe Borea. Përveç Malës dhe përforcimeve tjera, klubi ka paralajmëruar se në javët në vijim do t’i prezantojë edhe dy basketbollistë të huaj, të cilët i vlerësuan si “super përforcime”.

“Supertransferi i skuadrës këtë edicion pa dyshim që do jetë Musab Mala. Musab Mala emër i njohur në basketbollin e Kosovës i cili tash gjendet në Përfaqësuesen e Kosovës do jetë përforcim superior për skuadrën bardh e zi. 27-vjeçari vjen nga skuadra e KB Trepça ndërsa në të kaluarën ka djersitur fanellat e skuadrave të Rahovecit, Bashkimit, Lipjanit, dhe Borea. Mala me entuziazëm të madh pret debutimin me skuadrën por edhe klubi ndihet shumë komod që në radhët e veta ka shtuar një super lojtarë e super personalitet. Nuk mbarojmë me kaq, në javët në vijim do i prezantojmë edhe dy super përforcime të huaj!”, thuhet në njoftimin e KB Prizreni.

Vetaksident në rrugën Gjonaj-Landovicë të Prizrenit

0

Një automjet është vetaksidentuar në rrugën Gjonaj-Landovicë të Prizrenit.

Lëndime ka pësuar vozitësi i veturës.

Rr. Landovicë – Gjonaj, Prizren 16.07.2023 – 18:00. Deri tek aksidenti i trafikut ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së kufizuar nga ana e drejtuesit të automjetit, me ç’rast i njëjti ka humbur kontrollin mbi automjet duke dalur jashtë rruge. Lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit mashkull kosovar të cilit i është ofruar ndihma mjekësore. Rasti nën hetime.


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com