7.5 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 1525

Lëndohen dy persona në vendin e punës në Prizren

0

Policia e Kosovës njofton se dy punëtorë në rrethana të panjohur kanë pësuar lëndime trupore në vendin e tyre të punës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ,rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:30 në rrugën “Transiti i Vjetër”, në Prizren.

Bëhet e ditur se njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Në rrethana të panjohura dy punëtorë meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore në vendin e tyre të punës. Ku njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa tjetri është liruar pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në raport.

Sipas raportit të PK-së, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar./


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com

Ballkani niset për Bullgari, nesër përballet me Ludogoretsin

0

Skuadra e Ballkanit ka udhëtuar sot në mëngjes drejt Bullgarisë. Nesër do të ballafaqohet me skuadrën e Ludogoretsit, në ndeshjen kthyese të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjen e parë të zhvilluar javën e kaluar në Prishtinë kampioni i Kosovës e fitoi me rezultat 2-0, me golat e Meriton Korenicës dhe Qendrim Zybës, duke bërë kështu një hap të rëndësishëm drejt fazës tjetër të kësaj gare.

Skuadrën e Ilir Dajës e pret një tjetër test i vështirë nesër në stadiumin “Huvepharma Arena” me fillim nga ora 20:00.


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com

 

Tomori: Vështirë të zëvendësohet Maldini

0

Qendërmbrojtësi i Milan-it, Fikayo Tomori, ka thënë se “vështirë është të gjendet një Paolo Maldini”.

Në një intervistë për “Sky Sports”, Tomori foli rreth shkuarjes së Maldini-t nga klubi dhe për objektivat e sezonit të ardhshëm për kuqezinjtë.

“Kur mendon për Milan-in, patjetër mendon për Maldinin. Kur erdha këtu e pashë atë çdo ditë në Milanello. Kam respekt sepse jam mbrojtës dhe dua të luaj në nivele sikurse luante ai kur ishte futbollist”, tha Tomori.

“Kur ai nuk është aty, askush nuk mund ta zëvendësojë. Klubi ka ndryshuar, por ne jemi të fokusuar në fushë. E vërtetë që nuk e kemi një simbol të ekipit si Maldini, por ne duhet të vazhdojmë”, shtoi mbrojtësi anglez.

Tomori foli edhe për dy transferimet e Milan-it nga ish-ekipi i tij, Chelsea.

“Ky vit do të jetë më i vështirë se në të kaluarën, ne po bëjmë diçka ndryshe me dëshirën e trajnerit. Loftus Check është një transferim i qëlluar, do ta shihni. Gjithashtu edhe Pulisic është një lojtar i shpejtë dhe e dëshiron golin.

“Unë e ndjej përgjegjësinë, por si të gjithë bashkëlojtarët e mi, duam të fitojmë. Vitin e kaluar në janar patëm 3-4 ndeshje që ndryshuan sezonin. Shpresoj se do të jemi më mirë sivjet. Duam të fitojmë”, tha mes tjerash Tomori.

Kujtojmë që Tomori iu bashkua Milan-it në janar të vitit 2021 fillimisht si huazim nga Chelsea, pastaj kuqezinjtë e blenë për shumën e 31 milionë eurove në verën e atij viti.

Që nga transferimi në “San Siro”, anglezi ka qenë një nga pikat më të forta në ekipin e Stefano Pioli-t.

Moti, diell i fortë edhe sot

0

Moti sot të mbajë kryesisht me diell, ngjashëm sikur të hënën.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin midis 15 dhe 19 gradë Celsius.

Ndërkaq, ato maksimalet parashihet të jenë mes 33 dhe 36 gradë Celsius.

Në Dragash pritet që më së ulëti temperatura të shkojë në 15 gradë, ndërkaq më së larti pritet të shkojë në Prizren dhe Gjakovë, 36 gradë Celsius.

Putin zotohet për përgjigje pas sulmit në urën e Krimesë

0

Zëvendëskryeministri rus, Marat Khusnullin, ka thënë më 17 korrik se dëmi që i është shkaktuar hekurudhës dhe pjesës rrugore në urën që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë, do të riparohet plotësisht deri më 1 nëntor.

Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin është zotuar për “përgjigje” ndaj sulmit, i cili i ka lënë të vdekur dy persona dhe e ka plagosur seriozisht fëmijën e tyre.

Khusnullin ka thënë se një pjesë e rrugës në urë është shkatërruar dhe duhet të rindërtohet, mirëpo nuk ka dëme në shtyllat e urës.

Duke folur në një konferencë për media me Putinin, Khusnullin ka thënë se trafiku rrugor do të rinisë në një drejtim më 15 shtator, ndërsa në të dyja drejtimet më 1 nëntor.

Ura është dashur të rindërtohet para disa muajsh për shkak të një sulmi që është kryer në të, në tetor.

Putini, i cili e ka urdhëruar ndërtimin e urës pasi Rusia e ka aneksuar Krimenë nga Ukraina më 2014, e ka quajtur sulmin si terrorist dhe ka thënë se dëshiron të ketë propozime për të garantuar sigurinë e urës.

Komitetit Kombëtar Kundërterrorizmit në Rusi, ka thënë se sulmi është kryer me dy dronë ukrainas.

Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë, mirëpo disa media ukrainase kanë raportuar se shërbimet e sigurisë kanë angazhuar dronë detarë.

Pretendimi i Rusisë se Ukraina e ka kryer sulmin, nuk është verifikuar nga Radio Evropa e Lirë.

Dëmi i shkaktuar në urë mund të ndikojë në kapacitetin e Moskës për t’i furnizuar trupat e saj ushtarake në jug të Ukrainës, dhe diçka e tillë tregon se infrastruktura ruse cenohet nga dronët.

Një zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Artem Dekhtyarenko, ka thënë se hollësitë e sulmit ndaj urës do të bëhen publike pasi Ukraina ta mposhtë Rusinë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /rel

Aksident në Rahovec, mbesin të lënduar tre persona

0

Një aksident ka ndodhur në fshatin Xërxë të Rahovcit të hënën.

Në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një traktor. Prej tij tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e  Gjakovës.

“Rreth orës 19:05 është raportuar aksident trafiku në fshatin Xerxë-Rahovec. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy vetura dhe një traktor. Për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime kanë pësuar tre persona. Rastin është duke e trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka deklaruar ai.

Detaje të reja nga konflikti mes Feros dhe Arbenitës: Ja si u godit modelja me grusht

0

Nga konflikti mes modeles Arbenita Ismajli dhe bashkëshortit të saj, reperit të njohur me emrin artistik Fero, janë bërë publike detaje të reja.

Raportin i Prokurorisë,  tregon se për 3 muaj me radhë ndaj modeles është ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe ekonomike.

Po ashtu në raport thuhet më tej se reperi e ka goditur modelen me grusht në shpinë dhe e ka kërcënuar që nëse largohej bashkë më vajzën, do ta vriste.

“…Për shkak të raporteve të përkeqësuara për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndahej dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans. Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen, për dysheme duke e kanosur me fjalët: Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam me të vra”, shkruhet në raportin e Prokurorisë Gjilan.

Image

Arbër Zenuni zgjedhet kryesues i kuvendit komunal të Rahovecit

0

Kuvendi Komunal i Rahovecit në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, ka zgjedhur kryesuesin e Kuvendit në raundin e parë, me 17 vota “për”.

Shefi i grupit të AAK-së, Hasan Përboqi, në emër të 16 kuvendarëve nënshkrues që thirrën këtë seancë, propozoi për kryesues anëtarin e kuvendit, Arbër Zenuni. Ky i fundit nuk kishte kundërkandidat nga partitë tjera pjesëmarrëse në kuvend.

Nga 18 anëtarë të pranishëm të kuvendit, të gjithë morën pjesë në votim.

Gjatë numërimit të votave nga komisioni verifikues, doli që, 17 vota të jenë “për” dhe një votë të jetë e pavlefshme.


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com

Kalueshmëria në Testin e Arritshmërisë mbi 52 për qind

0
52.1 për qind është kalueshmëria e Testit të Arritshmërisë.

 

Mbi 23 mijë nxënës të klasave të nënta i janë nënshtruar këtij vlerësimi.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Sipas kësaj ministrie, arritshmëria më e lartë sivjet ishte në lëndën e Gjuhës Shqipe me 68.8 për qind.

“Gjuhë angleze 62 për qind, Histori 55.2 për qind, Gjeografi 49.2 për qind, Matematikë 44.9 për qind, Informatikë 53.4 për qind, Fizikë 42.9 për qind, Kimi 44.4 për qind, Biologji 51.8 për qind”, njofton Ministria e Arsimit përcjell Klankosova.tv

 

“Nëse vjen t’i këpusim tre gishtat” – Tifozët e PSG-së e kërcënojnë sulmuesin serb

0

Tifozët ultras të Paris Saint-Germain i kanë dërguar një mesazh të frikshëm Dusan Vlahovic-it, i cili është objektivi i kampionëve të Ligue 1.

Me Lionel Messi-n tani në Inter Miami dhe të ardhmen e Kylian Mbappe-s të pasigurt, Luis Enrique është i prirur të sjellë një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar së verës.

Vlahovic, i cili gjithashtu ka qenë objektiv edhe i Chelsea-t dhe Tottenham-it, thuhet se është gjithashtu në radarin e gjigantëve francezë.

Megjithatë, ultrasit e klubit i kanë dërguar një paralajmërim kërcënues sulmuesit të Serbisë.

Ultrasit kanë pozuar jashtë stadiumit “Parc des Princes”, duke paralajmëruar se do t’ia presin gishtat nëse ai vjen nga Juventus-it

Në pankartë shkruhet: “Nëse vini, do t’ju presim tre gishtat”.

Gazeta spanjolle, “Marca”, pretendon se mesazhi është në përgjigje të tre gishtave që Vllahovic tregoi pas një ndeshje ndërkombëtare me Serbinë.

Tifozët i janë referuar gjestit nacionalist të sulmuesit 23-vjeçar i cili jo rrallë ka dhënë edhe mesazhe politike që kanë të bëjnë kryesisht me Kosovën.

Pas një ndeshje me kombëtaren e tij, Vlahovic e kishte veshur njëherë edhe një bluzë ku shihej në foto Kosova si pjesë e Serbisë.

Derisa gjesti me tre gishtat e ngritur është veprim që bëhet edhe në raste kur serbët duan të dërgojnë mesazhe për pronësinë e proklamuar prej tyre në raport me Kosovën dhe gjithashtu është përdorur si veprim nga paramilitarë serbë që kishin kryer krime në Kosovë.

Kujtojmë që Vlahovic nuk i ka përmbushur plotësisht pritshmëritë që kur iu bashkua Juventus-it në janar të vitit të kaluar nga Fiorentina për shumën e 80 milionë eurove.

Ai ka shënuar vetëm 23 gola në 63 ndeshje në të gjitha garat me fanellën bardhezi. Albanian Post