Një person është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë.
Sipas raportit 24 të Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Sipas raportit 24 të Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për posedim të paautorizuar të narkotikëve në Prizren.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, njëri nga ta është kapur në flagrancë duke përdorur substanca narkotike të llojit speed, dhe gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur e konfiskuar dy qese të vogla njëra me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
“Të dyshuarit, kanë pranuar tretman mjekësor në repartin e neuropsikiatrisë, dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.” – thotë policia.
Raporti i plotë:
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Kalaja e Prizrenit, Prizren 16.07.2023 – 02:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga ta është kapur në flagrancë duke përdorur substanca narkotike të llojit speed, dhe gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur e konfiskuar dy qese të vogla njëra me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tjetra me substancë speed në peshë 0.19 gramë dhe cigare joint në peshë 5.19 gramë, ndërsa i dyshuari tjetër dyshohet të jetë shitës i lëndëve narkotike. Të dyshuarit, kanë pranuar tretman mjekësor në repartin e neuropsikiatrisë, dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.
Bëhu me banesë në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall, dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.
Kontakti:
Mob: +383 44 128 112
Email: [email protected]

Shpejt dhe lehtë thonë se po kryejnë punë në komunë edhe qytetarë të tjerë që jetojnë në Prizren.
Funksionimi i shërbimeve online ka bërë që në drejtorinë e administratës të mos krijohen radhë të pritjes.
“Ne si drejtori e administratës, por edhe si komunë, jemi të përgatitur për pritjen e tyre. Në vitin e kaluar kemi punuar edhe gjatë ditëve të shtune. Jemi duke e analizuar punën se a do të punojmë gjatë vikendeve apo jo, pasi shërbimet online janë rritur dhe nuk është fluksi i viteve të kaluara. Mirëpo, në koordinim me stafin të gjithë jemi përgatitur dhe besoj që javën e ardhshme do të vendosim”, ka thënë Edin Shehu, drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit.
Ai gjithashtu i tha RTK-së se në qendrën për një ndalesë, janë kryer mbi 180 mijë shërbime.
Ajo që vlen të theksohet është se janë mbi 90 mijë shërbime të gjendjes civile që janë kryer në periudhën janar – qershor 2023.rtk
Bëhu me banesë në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall, dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.
Kontakti:
Mob: +383 44 128 112
Email: [email protected]

Një grua e ka kapur burrin e saj duke e tradhtuar poshtë pallatit.
Rastin e raportoi sot korrespondenti i “Aldo Morning Show” Albi, i cili thotë se vlonjati kishte krijuar një lidhje të fshehtë me punonjësen e marketit dhe gjithmonë dilte nga shtëpia kur ajo kishte orarin e pushimit.
Ishte orari i njëjtë kur ai zbriste poshtë, momenti kur gruaja e tij nisi të dyshonte.
Albi: Një zotëri është kapur nga gruaja duke e tradhtuar, por këta kanë dhe një gjë të keqe se mirë që duan të tradhtojnë. Nuk gjejnë një ambient të përshtatshëm, por poshtë shtëpisë. Imagjino, poshtë shtëpisë ishte një supermarket, ku zotëria…
Aldo: Nuk ka faj, ai ka dashur të mos vonohet…
Albi: Poshtë pallatit ishte një supermarket dhe zotëria kishte krijuar një lidhje me një zonjë që punonte aty dhe gjithmonë dilte në një moment kur zonja kishte pushimin, nja 10 minuta në pushim. Hipnin në makinë dhe aty diskutonin për ngrohjen globale. Edhe gruaja e kishte parë çuditshëm se për ça të dalë në orën 11 të natës, e kishte bërë zakon gjithmonë. Vonohej çerek ore. Gruaja e kishte parë, e kishte ndjekur dhe e gjeti duke e tradhtuar me atë tjetrën.
Aldo: Ai tamam korrekt, ka dashur të mos vonohet. Të mbarojë punë shpejt…/tvklan.al
Kiara Tito është një ndër moderatoret më të dashura për publikun.
Ajo u bë akoma më e dashur pas martesës së saj me Luizin, përcjell ORAinfo.
Përmes fotografisë së fundit ajo ka treguar se i ka marrë parasysh këshillat e vjehrrës.
Kiara ka treguar se ka filluar që të përgatis vet në shtëpi./ORAinfo/

Këngëtari i njohur Blero Muharremi vetëm dy muaj pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij Afrona Dika, zbuloi për fansat se kishte rigjetur sërish dashurinë.
Herë pas herë publikonte foto krah saj, por duke zgjedhur që të mos i zbulonte identitetin.
Mejithatë, së fundmi këngëtari i ka habitur të gjithë me postimin e tij të fundit ku duket se i ka dhënë fund romancës së tij.
Në foton e postuar në Instagram, Blero shkruan: “Dhe më pas ajo bëri 26 vjeç. Fund!”.

Jane Birkin, këngëtarja dhe aktorja e njohur britanike, e cila ishte bërë ikonë e modës në Francë, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.
Birkin ka vuajtur së fundi nga problemet shëndetësore, prandaj edhe i pati anuluar koncertet.
Shkaku i saktë i vdekjes së saj nuk është bërë i ditur.
Birkin i ka prekur majat e suksesit, ndërkohë që ka kaluar nëpër një marrëdhënie turbulente me këngëtarin dhe tekstshkruesin Serge Gainsbourg.
Ajo është njohur për theksin e saj të veçantë francez. Shumëkush e ka përshkruar atë si vajzën ikonë të viteve të 70-ta.
Në vitin 1984, Hermes e ka dizajnuar një çantë me emrin e saj, dhe prej atëherë ajo konsiderohet simbol i kompanisë.
Reagimet për vdekjen e Birkinit kanë qenë të shpejta.
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka quajtur Birkinin “artiste të kompletuar”, e cila siç ka thënë “ka kënduar fjalët më të bukura të gjuhës sonë”.
“E paimagjinueshme të jetojmë një botë pa dritën tënde në të”, ka thënë këngëtarja Etienne Daho, një prej mikeve të saj të ngushta.
Kryeministrja franceze Elisabeth Borne, e ka përshkruar atë si “ikonë të paharrueshme, me zë unik dhe sharm”, e cila “me muzikën dhe talentin e saj do të jetojë me gjenerata”.
Kush tha që Dostojevski nuk ka bërë kurrë një autobiografi? Dihet botërisht që veprat më të goditura kanë ardhur si pasojë ndodhive të jetës reale, pra të asaj të vetë autorit. Shumë shkrimtarë, por jo vetëm, kanë zgjedhur ta tregojnë vetë historinë e tyre. Nga njëra anë mirë bëjnë, se askush nuk di për ty më shumë se ti vetë, por, nga ana tjetër, a nuk është ky një gjest “i dëshpëruar“ dhe aspak modest?
Kur lexon një libër, përfshihesh aq shumë në historinë dhe botën që ai krijon, saqë na duket sikur ai, libri, ka ekzistuar gjithmonë, si element i natyrës, si shpellat apo si pemët, që nuk e dimë kush i krijoi. Harrojmë që atë e ka shkruar dikush dhe as nuk na bie ndër mend të analizojmë se pse dhe ku e ka burimin.
Vetëm pasi lexojmë pak nga jeta e tyre, shpesh aspak e zakonshme dhe e përbërë nga një zinxhir tragjedish, bëjmë lidhjen midis ndodhive të jetës së tyre dhe ndikimit të po këtyre ndodhive tek shpirti i tyre i ndjeshëm artistik.
Kush nga ju ka marrë vesh që Oscar Wild ishte homoseksual vetëm pasi keni lexuar “Portreti i Dorian Greit” dhe s’ka thënë:”E dija!”? Ka qenë mjaft e lehtë të kuptohej dhe që Kafka ka pasur probleme me personalitetin apo që Kamyja ka qenë shumë i ndjeshëm ndaj të ëmës, aq sa nuk mundej as ta shprehte. Këto dyshime janë vërtetuar sapo keni marë vesh që Kamyja ka pasur një baba abuziv dhe që amaneti i fundit i Kafkës ka qenë dëshira që shkrimet e tij, sot kaq të famshme, të digjeshin. E dhimbshme, apo jo? U bënë ata “kurban” që ne sot të kishim me çfarë të mburreshim si specia më e zgjuar mbi Tokë. Por asnjëherë aq të zgjuar sa Dostojevski.
t sikur e ka ditur që në fillim se çfarë do t’i ndodhte dhe çfarë do të shkruante, dhe ka arritur ta ndajë jetën e tij në copëza pazzëlli tepër të vogla, tëper të komplikuara, pjesët e të cilit i ka futur në çdo vepër të tijën, në përpjesëtim të barabartë. Jo vetëm në çdo vepër, por në çdo personazh ka pak Fjodor.
Më poshtë janë renditur disa nga fragmentet e veprave bashkë me ekuivalencën e tyre me realitetin, pra me jetën e Dostojevskit.
Jeta:
Fjodori, i dyti i shtatë fëmijëve,lindi ne Moskë nga Michail Andrevi?, një mjek me origjine lituane e me një karakter ekstravagant dhe despotik që e rrit të birin në një klimë autoritare. E ëma, Marija Fjodorovna Necaeva, vjen nga një familje tregtarësh. Karakteri i saj është i qeshur dhe i thjeshtë, i pëlqen muzika dhe është shumë besimtare. Do të jetë ajo që do t’i mësojë të birit të lexojë duke bërë që të njohë Aleksandr Puškin, Vasilij Žukovskij dhe Biblën.
Vepra:
Në veprën e tij “Adoleshenti”, babai i personazhit kryesor, i përmendur shumë herë me emrin Andrejeviç, luante një rol aspak të dashur për shpirtin e trazuar të adoleshentit, i cili nuk e kishte të lehtë të mësohej më sjelljet kryeneçe dhe egoiste të të atit, pavarësisht se e donte dhe e adhuronte ekstravagancën e tij me nënvetëdije. Në po të njëjtin roman, nëna e adoleshentit kishte vendin e një njeriu të përulur, të dashur dhe të përkushtuar ndaj tij. Në dukje kjo një gjë normale, por që në të vërtetë autori ka qenë duke hedhur në letër vetëm realitetin.
Tek “Idioti” , rolit të nënës së përulur dhe të virtytshme ai i ka vënë pikërisht emrin Maria.
Jeta:
Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi. Dy vjet më pas i vdes gjithashtu edhe i ati, një alkolist i dhunshëm, i cili besohet se u vra nga vetë shërbëtorët e tij. Kur merr lajmin e vdekjes të babait, Fjodorit i vjen ataku i parë i epilepsisë, sëmundje që do ta ketë për të gjithë jetën.
Vepra:
Përshkrimi i fazave të gjendjes mendore të paravdekjes së Ipolitit(tek Idioti) të prekur nga tuberkulozi, është aq i detajuar, elementet e të cilit nuk kishin si të njiheshin më mirë se sa nga dikush që e ka përjetuar atë brenda familjes.
Në shummë nga familjet që ka përshkruar, Dostojevski na ka prezantuar me baballarë plot vese. ‘Babai që nuk fal’- te “Të fyer e të poshtëruar”; ‘Gjenerali Fjodoroviç si bashkëshorti që do një grua tjetër’-tek Idioti; ‘Lebedevi me shumë fytyra dhe baba i 3 fëmijëve që i fuste në punë’;’Gjenerali Aleksandroviç dhe pasioni i tij pas bixhozit’etj.
Epilepsia, sëmundje që e ka pasur vetë autori, është qëndra rreth të cilës ndërtohet vepra e Idiotit.
“…tani do të tundte dorën dhe do të thoshte si atëherë: “Idiot!””
Si gjendje e pasuar nga vdekja e të atit, duhet të ketë qenë aq sa e dhimbshme, aq edhe çliruese për autorin, sepse idioti i veprës është po aq i papranuar dhe i pakuptuar nga shoqëria(babai) saç janë mendimet e tij të vyera. Ndoshta ndihej i çliruar, megjithëse fundi i veprës nuk tregon kështu.
Jeta:
Ndonëse prindërit e tij e ndalonin, Dostojevski kishte dëshirë për të shëtitur nëpër oborrin e spitalit në të cilin punonte babai i tij, ku pacientët e përvuajtur uleshin në diell. Dostojevski i ri kishte qejf të kalonte kohë me këta pacientë dhe tu dëgjonte rrëfimet.
Vepra:
Skema e mësipërme është shumë e ngjashme me atë çfarë ndodhte në ballkonin e idiotit, ku ai , pasi u bë i pasur, priste e përcillte plot njerëz që vinin dhe qanin hallet.
Jeta:
Në vitin 1849, Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar Petrashevski, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje në 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutin e fundit, vendimi u anullua. Vetëm pas 10 vjet burgimi politik në Siberi kthehet në Shën Peterburg.
Vepra:
Këndvështrimi i autorit për grupin nihilist që hyri rrezikshëm në libër, duket të ketë qenë dhe opinioni i mëvonshëm i vetë autorit për bëmat e tij dhe pasojat që ato i sollën.
Duhet një njohës më i mirë, ndoshta dhe më i vjetër, për të pretenduar se është i aftë të gjejë dhe të vendosi në vend çdo copëz nga pazëlli i këtij autori. Kjo e mësipërmja është vetëm një përpjekje që ngjan me një hap femije, e vogël, e pasigurt, por paraardhëse e shumë të tjerave./Bota.al
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka postuar në “Facebook” fotografi nga fshati Zym i Hasit.
“Ky fshat turistik, shtëpi e artistes së madhe Katarina Josipi, rrethohet nga një natyrë e mrekullueshme që ngërthen në vete një trashëgimi të jashtëzakonshme historike që duhet vizituar. Zymi, në afërsi të Prizrenit është vlerë e Komunës sonë dhe do të trajtohet si i tillë”, ka shkruar Totaj.


Edhe këtë vit në Komunën e Malishevës janë shënuar mbi 700 pickime nga rriqrat, prej tyre 3 persona janë dërguar në Klinikën Infektive në QKUK. Zyrtarë nga kjo komunë thonë se ata kanë bërë spërkatjet dhe repelimin e kafshëve, por edhe kanë mbajtur ligjërata në shkollat e kësaj komune si të mbrohen nga pickimet e rriqrave.
Drejtori i Shëndetësisë nga kjo komunë, Hajdin Berisha për Radio Kosovën thotë se përkundër përgatitjeve dhe masave parandaluese që janë ndërmarrë, ka një numër të konsiderueshëm të pickimeve.
“Aktualisht i kemi 752 raste të pickimeve 3 raste i kemi dërguar në Klinikën Infektive. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rënie. Jemi në muajt korrik dhe gusht ku mund të shtohet numri i pickimeve”, tha ai.
Komuna e Malishevës për parandalimin e përhapjes së etheve hemoragjike përveç spërkatjes ka organizuar edhe fushatë për informimin e publikut.
Megjithëkëtë, drejtori Berisha thotë se shqetësim mbetet repelimi i kafshëve që duhet të bëhet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.
Berisha sqaron se për ta parandaluar shumimin e rriqrave kanë ndërmarr aksione për pastrimin e deponive të mbeturinave.
“Kemi filluar vit pas viti me eliminimin e deponive pastaj rekomandimet dhe këshillat dhënë fermerëve kemi shkuar tek familjarët t’u tregojmë se si mbahet oborri, pastaj si duhet të përkujdesen për kafshët”, tha ai.
E Halit Mazreku zyrtar për emergjenca në Komunën e Malishevës sqaron e këtyre ditëve janë duke bërë spërkatjen nëpër zonat endemike.
“Janë trajtuar Malisheva, Drenoci, Caralluka. Pra shkojmë nga dy tri ditë nëpër këto fshatra”, tha ai.
Ethet hemorragjike janë grup i sëmundjeve infektive akute të rënda të shkaktuara nga viruset. Karakterizohen me dëmtim të sistemit vaskular si dhe çrregullim të aftësisë rikuperuese të organizmit./rtk/