10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 1548

Granit Xhaka më në fund drejt Bayer Leverkusenit, Arsenali do të fitojë më shumë sesa që pritej

0

Mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka, është shumë afër largimit nga Arsenali, me Bayer Leverkusen që janë të përgatitur të paguajnë shumë më shumë sesa çmimi fillestar që ishte raportuar muaj më parë.

Football London raporton se reprezentuesi zviceran po i afrohet një transferimi prej 25 milionë eurosh në skuadrën e Bundesligës, që është një shifër dukshëm më e lartë se 15 milionë euro që u raportua fillimisht kur u diskutua lëvizja.

30-vjeçari, i cili iu bashkua Arsenalit nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016, tani është i vendosur të nënshkruajë një rikthim në elitën gjermane pas sezonit të tij më të mirë në Emirates Stadium, në të cilin ai kontribuoi me shtatë gola në Premierligë dhe shtatë asistime, duke ndihmuar skuadrën e Mikel Artetës të përfundojë e dyta, për shumë javë duke sfiduar Manchester Cityn për vendin e parë.

Granit Xhaka Arsenal 2022-23

Ardhja e pritshme e Declan Rice për 122 milionë euro do të ndihmojë Arsenalin të zëvendësojë Xhakën, me topçinjtë të lidhur gjithashtu me Romeo Lavia dhe Moises Caicedo për sa i përket përforcimeve të mëtejshme në mesfushë. Ata janë gjithashtu në prag të nënshkrimit të mbrojtësit të Ajaxit, Jurrien Timber.

Lëvizja e Xhakës duhet të njoftohet në ditët në vijim dhe ai mund të bëjë debutimin e tij në Leverkusen në një miqësore para-sezonale kundër Paderborn më 21 korrik.

Bill Clinton: Marrëzitë në veri të Kosovës të ndalen!

0

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka folur sot edhe për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai e ka adresuar këtë çështje kalimthi gjatë fjalimit të tij në Shqipëri, duke thënë se një marrëzi e tillë duhet ndalur, sepse sipas tij,asnjë çështje e madhe politike nuk mund të avansohet duke pasur tension.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im. Por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’ua dhënë katër kryebashkiakë më tepër, kështu që mendoj se tani kam bërë një gabim që të votojë. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët tashmë në shumicë që të përpiqen të përfitojnë nga momenti për ta paraqitur argumentin e tyre por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është që ta ndalim këtë marrëzi”, ka thënë Clintoni në Shqipëri.

“Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension? Ka njerëz që jetojnë aty. Kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë. Dhe qytetarët kanë nevojë t’u thuhet: ju duhet të votoni gjithmonë”, është shprehur ai.

80-vjeçari nga Kosova mbytet në plazhin e Golemit

0

Rreth orës 15:00, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi R.O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, raporton “TvKlan”.

Publikohen rezultatet e Provimit të Maturës, kalueshmëria 66.04 për qind

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka bërë me dije se janë publikuar rezultatet e Provimit të Maturës, ku sipas saj kalueshmëria është mbi 66 për qind.

Ajo ka thënë se këtij provimi i janë nënshtruar mbi 20 mijë nxënës.

“Kemi publikuar sot rezultatet e provimit shtetëror të maturës. Këtë vit, kalueshmëria në afatin e parë është 66.04 për qind për qind. Provimit të maturës i cili u mbajt më 24 qershor i janë nënshtruar mbi 20 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar rreth 1 600 administrues të cilët kanë qenë të vendosur në çdo sallë të testimit dhe po ashtu mbikëqyrës nga Universiteti i Prishtinës. Në krahasim me vitet e kaluara, menaxhimi i provimit ka qenë më i mirë. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se akoma ka hapësirë për përmirësim dhe jemi duke punuar në këtë drejtim. Falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në provimin e maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre. Maturantëve ju dëshiroj shumë suksese në karrierën e tyre akademike e profesionale!”, ka shkruar Nagavci në “Facebook”.

Joshua më 12 gusht përballet me Whyten

0

Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të duelojë më 12 gusht ndaj patriotit të tij Dillian Whyte. Palët kanë firmosur kontratat dhe sfida do të zhvillohet në stadiumin “O2 Arena” të Londrës.

Lajmin e konfirmoi të hënën Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit e njëkohësisht menaxheri i Joshua. Kjo do të jetë sfida e dytë mes dy boksierëve, me Joshua që ka fituar 8 vite më parë më KO teknik duelin e parë mes tyre, zhvilluar po në këtë stadium.

“Kontratat janë firmosur dhe tani do të zyrtarizojmë duelin. Do të jetë një përballje e madhe dhe boksierët do të dhurojnë spektakël në ring”, ka thënë Eddie Hearn, që konfirmoi sfidën e madhe. Interesant fakti se të dy boksierët kanë dueluar për herë të fundit ndaj të njëjtin rival: Jermaine Franklin. Joshua (25 fitore e 3 humbje) e mposhti më 1 prill të këtij viti. Ndërsa Whyte (29 fitore e 3 humbje) e ka mundur në nëntor të vitit të kaluar.

Bill Clinton në Tiranë, kush do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare?

0

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, do të vizitojë sot (e hënë) Shqipërinë.

Ish-presidenti amerikan do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni zyrtare pasditen e sotme.

Gazetarja Esiona Konomi ka treguar se kush do të marrë pjesë në ceremoninë që do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shkruan “abcnews.al”.

“Iu ka ardhur festë të gjithë grupeve parlamentare zyrtare për të marrë pjesë në ceremoni, përjashtuar ata deputetë që janë të pavarur si Sali Berisha. Ka marrë ftesë edhe grupi parlamentar i PD-së zyrtare që drejtohet nga Gazment Bardhi. Ky i fundit është shprehur se nuk do të marrë pjesë në ceremoni. Gjithsesi deputetë të tjerë nga opozita kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohe mbetet e paqartë nëse Lulzim Basha do të jetë apo jo. Në ceremoninë publike do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë, shtetarë, diplomatë, por edhe politikanë dhe figura të jetës publike dhe fetare”, ka raportuar gazetarja Konomi.

Ish-presidenti Clinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë sot pasdite, ku në orën 19:00 do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në orën 19:05, Rama do të mbajë fjalën dhe më pas do të ftojë Clintonin të marrë çmimin e akorduar.

Përfundon shtrimi me kubëza të betonit në 37 akse rrugore në Prizren

0

Ka përfunduar shtrimi me kubëza të betonit në 37 akse rrugore në Prizren, në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve lokale në Lubizhdë të Hasit” që përveç estetikës në fshat, rregullimi i infrastrukturës ka lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se në kuadër të këtyre punimeve, po instalohet dhe ndriçimi në disa pjesë të fshatit që do ta ngritë nivelin e sigurisë për lëvizje gjatë natës.

Gjykata e Apelit ia vërteton Burdushit dënimin me burg e gjobë

0

Hysni Peqani i njohur me emrin “Burdushi” në Janar të këtij viti ishte dënuar me 4 vite e 6 muaj dënim me burgim dhe me 42 mijë euro dënim me gjobë për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, për mashtrim të vazhdueshëm, për armëmbajtje pa leje dhe për shpëlarje parash.Ky dënim është vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit.

Kolegji i gjykatës së Apelit në përbërje prej Ferit Osmani – kryetar i kolegjit, Vaton Durguti- gjyqtar referues, Burim Ademi – anëtar i kolegjit kanë marrë aktgjykim me të cilin e kanë vërtetuar vendimin e Themelores duke e lënë në burg Burdushin./Kallxo.com/

Shtrenjtohen kreditë bankare në Kosovë

0

Bankat komerciale në Kosovë kanë shtrenjtuar kreditë për klientët, raporton portali Front Online.

Sipas raportit të sistemit financiar për muajin maj 2023, të përgatitur nga Banka Qendrore e Kosovës, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.5%, krahas 6.3 % sa ka qenë në muajin prill 2023.

Përderisa norma mesatare e interesit në kreditë dhe lizingjet që jepen nga institucionet mikrofinanciare arrinë në 19.1%, raporton Front Online.

Përndryshe, vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti nga shtrenjtimi i kredive dhe shërbimeve, bankat komerciale në Kosovë kanë arritur fitim të pastër prej rreth 66 milionë euro.

Shote Galica, Heroina e Popullit që luftoi për çlirimin e Kosovës dhe për bashkimin me Shqipërinë

0

Më 3 korrik të vitit 1927 u nda nga jeta Heroina e Popullit, Qerime Galica, e njohur me emrin Shote.

Luftëtare për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë, austro-hungarezë, bullgarë e jugosllavë dhe për bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Shote Galica lindi në katundin Radishevë të Drenicës. Mori pjesë në kryengritjet kundër osmanëve (1909-1912) dhe në qëndresën e armatosur kundër serbëve (1912-1915). Në vjeshtën e vitit 1915, u rreshtua në çetën e kryengritësve të Drenicës përkrah bashkëshortit Azem Galica. Përgjatë viteve 1916- 1918 mori pjesë në disa aksione kundër forcave pushtuese bullgare e austro-hungareze. Mori pjesë në luftimet e vjeshtës 1918 për çlirimin e Drenicës, Podgorit dhe Pejës.

 

Pas Luftës I Botërore e vazhdoi qëndresën kundër politikës serbomadhe të dhunës e shkombëtarizimit në Kosovë. Në prill-qershor 1919 mori pjesë, përkrah Azemit, në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit e të Drenicës. Në vitet 1921 – 1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut dhe në vitin 1923-1924 të zonës së lirë të Drenicës, në Arbaninë e Vogël. Pas vrasjes se Azem Galicës mori drejtimin e çetës së bashku me M. Deline dhe F. Beranin. Në ballafaqimet politike në Shqipërinë e viteve 1921-1924, ishte përkrahëse e opozitës demokratike dhe mbështetëse e qeverisë së Nolit. Në dhjetor 1924 mori pjesë në radhët e luftëtarëve të Bajram Currit, që priten me armë në kufi forcat e Ceno bej Kryeziut. U rikthye në Kosovë, ku mbajti gjallë në popull frymën e qëndresës antiserbe.

Më 1926, pas 12 vjetësh luftë, pjesëmarrëse në mbi 40 aksione të rëndësishme, në të cilat humbi 22 anëtarë të familjes, e plagosur dhe e sëmurë, u kthye në Shqipëri. U vendos në Shullaz, pranë Milotit dhe më pas në Derven të Fushë-Krujës. Ndonëse në gjendje të vështire dhe pa burime ekonomike, u kujdes për tre fëmije jetimë të bashkëluftëtareve të vrarë. Vdiq në Fushë-Krujë./atsh/KultPlus.com