10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 1547

Rrahje mes katër personave në Prizren, arrestohet një grua

0

Tre burra dhe një grua janë përfshirë në një rrahje në rrugnë Hoxhë Tahsini në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, ata janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje.

Për këtë rrahje, policia ka arresatuar vetëm gruan e cila është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Raporti i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. Hoxhë Tahsini, Prizren 03.07.2023 – 20:30. Tre meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare kanë pësuar lëndime trupore gjatë një përleshje që ka ndodhur ndërmjet tyre pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


RENELUAL TAHIRI prezanton kompleksin e ri Luksoz në qendër të qytetit të Prizrenit.
Koncepti arkitektonik nga RENELUAL TAHIRI synon të ofrojë një lloj të ri të “Artit të Jetesës” me banesa Unike, Moderne dhe Cilësore.
Kompleksi vjen me një pozitë të favorshme në rrugën “EKREM REXHA” ku ofron qasje të shpejt në qendrën tregtare “Galeria 200m” dhe “Abi Çarshia 350m”, Qendra Shëndetësore, Spitali, Stacioni i Autobuzëve, Shkolla…
Për më shumë informata na kontaktoni:
Mob: +383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "S C RT RENELUAL TAHIRI"

Prizren/ I vidhet çanta e krahut, policia nis hetim

0

Policia e Kosovës njoftoi se një personi në Prizren i është vjedhur çanta e krahut, në të cilën kishte para të gatshme, telefon dhe dokumente personale.

Në njoftimin policor thuhet se rasti ka ndodhur të hënën në orën 08:30, ku viktima më pas ka marrë trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe po e trajtojnë rastin.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur ia kishte vjedhur çantën e krahut në të cilën sipas viktimës kishte para të gatshme, një telefon celular dhe dokumente personale. Si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “vjedhje grabitqare”.

Gjermanisë çdo vit i duhen 1.5 milion emigrantë me 400 mijë punëtorë të kualifikua

0

Kryetarja e Këshillit të Ekspertëve të Ekonomisë, Monika Schnitzer, ka thënë se Gjermania ka nevojë për 1.5 milionë emigrantë në vit për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.

Schnitzer për gazetën Süddeutsche Zeitung e përshkroi Ligjin e ri të Punës së Kualifikuar si një hap në drejtimin e duhur, por duke theksuar se ka nevojë për më shumë.

“Gjermania ka nevojë për 1.5 milionë emigrantë në vit në mënyrë që çdo vit të ketë fuqi punëtore të re të kualifikuar prej 400 mijë personave”, thekson Schnitzer.

Ajo shtoi se Gjermania ka nevojë urgjente për një kulturë mirëseardhjeje.

“Ne kemi nevojë urgjente për një kulturë mikpritëse. Nëse Intel hap një fabrikë në Magdeburg dhe dëshiron të tërheqë punëtorë të huaj të kualifikuar, ata duhet të ndihen të mirëpritur aty”, shtoi ai.

Profesoresha në Universitetin Ludwig-Maximilian potencon që vajzat dhe gratë të njoftohen me çështjet teknike.

“Ka mungesë të personelit të kualifikuar në profesionet e matematikës, informatikës, shkencave natyrore dhe teknologjisë. Kompanitë duhet të përmbushin kërkesat e punonjësve të tyre më të vjetër në mënyrë që ata të mos dalin para kohe në pension. Siç tregon hulumtimi, kënaqësia e punonjësve është faktor i rëndësishëm në mbajtjen e tyre në punë”, përfundon Schnitzer.

Dy kryeministra evropianë sot vizitojnë Kosovën

0
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe homologu i tij i Luksemburgut, Xavier Bettel, do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë sot.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të qeverisë holandeze, ku thuhet se temë diskutimi do të jetë situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe liria e medias.

“Kryeministri Rutte do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën të hënën më 3 korrik dhe të martën më 4 korrik së bashku me kryeministrin e Luksemburgut, (Xavier) Bettel. Vizita ofron një mundësi për të diskutuar tensionet e ngritura mes Serbisë dhe Kosovës dhe rëndësinë për de-përshkallëzim dhe përkushtim ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja për normalizim të raporteve”, thuhet në njoftim, raporton Klankosova.tv.

Sipas agjendës, Rutte dhe Bettel më 4 korrik do të qëndrojnë në Kosovë, ku do të takojnë presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti nga krerët e shtetit, me të cilët do të diskutojnë, “mes tjerash, zhvillimet e fundit në rajon dhe luftën në Ukrainë”.

“Vizita do të përfundojë me një bisedë me përfaqësues të OJQ-ve në Kosovë në fushën e lirisë të mediave dhe LGBTIQ+”, thuhet në njoftim.

Ka disa ditë që qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka marrë vendim për shfuqizim të certifikatës biznesore të Klan Kosova sh.p.k. Mbrëmë, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, tha se është duke e përcjellë nga afër këtë zhvillim, duke u shprehur i bindur se veprimtaria e Klan Kosovës do të vazhdojë, e papenguar.

Veç ambasadorit, të shqetësuar janë shprehur edhe shumë kolegë të tij diplomatë të akredituar në vendin tonë, por edhe organizata vendore e ndërkombëtare që merren me lirinë e shprehjes. /Klankosova.tv

 

Haradinaj uron Pavarësinë e Amerikës, kërkon që 4 korriku të shpallet festë shtetërore

0
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë.

 

Haradinaj, në urimin e tij ka publikuar një fotografi të selisë qendrore të AAK-së, me flamurin amerikan i vendosur në ballë të saj. Ndër të tjera, Haradinaj theksoi se do të ishte nder për Kosovën që 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së Amerikës të shpallet festë shtetërore.

“Amerikë, urime ditëlindjen! Je gjithmonë inspirim për ne. Do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot festojnë Ditën e Pavarësisë

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 247-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Dita e Pavarësisë në ShBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.

 

Nuk fshihen më, Era Istrefi në lidhje dashurie me yllin e Kombëtares së Kosovës

0

Konfirmohet lidhja e Amir Rrahmanit me Era Istrefin

Siç flitej tash e një kohë, tashmë edhe është konfirmuar.

Amir Rrahmani është në lidhje dashurie me Era Istrefin.

Dyshja kanë publikuar disa fotografi së bashku në rrjetet sociale.

Në një postim me disa fotografi në “Instagram”, Era ka publikuar edhe foton e parë dorë për dore me kapitenin e Kosovës.

Rexhaj i VV-së: Masat janë presion që Kurtit t’i dorëzojë ndërtesat komunale te Radoiqiçi

0

Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar vendosjën e masave kundër Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.

Në fakt, ai ka pasur një arsyetim goxha konspiracionist, duke shkruar se këto masa janë vendosur për t’i bërë presion kryeministrit Albin Kurti që t’i dorëzojë ndërtesat e komunës te Milan Radoiçiq. Ai ka goditur edhe opozitën në këtë status.

“Masat negative janë vendosur për t’i bërë presion Kryeministrit Kurti e qeverisë për t’i dorëzuar ndërtesat e komunave tek Radojicic por pasi Kurti s’po pranon, këtë po e ofron opozita.” – shkruan ai.

Laporta flet rreth largimit të Kessie dhe Lenglet

0

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta beson se klubi do të arrijë një marrëveshje që mbrojtësi Clement Lenglet të kthehet në Tottenham Hotspur në baza të përhershme këtë verë.

Laporta konfirmoi gjithashtu se klubi po punon për largimin e Sergino Dest dhe nuk do të qëndrojë në rrugën e Franck Kessie nëse mesfushori dëshiron të largohet këtë verë.

Barcelona po ec përpara me largimin e lojtarëve, duke ulur edhe faturën e pagave për të qenë në gjendje të angazhojë para për nënshkrimet e reja, me LaLiga që i lejon ata të shpenzojnë vetëm 50% të çdo shume që kursejnë. Pas shpalljes së një marrëveshjeje për anulimin e kontratës së Samuel Umtitit, kampionët spanjollë tani po punojnë për transferimin e lojtarëve të tjerë.

“Unë mendoj se do të arrijmë një marrëveshje me Tottenhamin për Lenglet”, tha Laporta për La Vanguardia. “Ka edhe Destin për t’u larguar. Këto gjëra pothuajse nuk ndodhën kurrë shpejt. Varet nga palët e tjera. Nëse do të ishim vetëm ne, ato janë raste që do t’i kishim zgjidhur tashmë dje”.

Lenglet e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Spurs dhe raportet sugjerojnë se skuadra e Premier League është e gatshme të paguajë vetëm rreth 5 milionë euro për francezin, me Barcelonën që kërkon 12 milionë euro. AC Milan, ndërkohë, nuk e përdori opsionin e tyre për të nënshkruar me Destin përgjithmonë pas huazimit zhgënjyes të mbrojtësit.

Në anën tjetër, Kessie, i cili iu bashkua Barcelonës si agjent i lirë verën e kaluar, është lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite.

“Ne nuk jemi në dijeni të një oferte formale nga Arabia”, shtoi Laporta për raportet. “Nëse ai dëshiron të largohet, ne do ta respektojmë atë, por ai mund të jetë një lojtar i dobishëm për Barcelonën”. Albanian Post

Inspektori i akuzuar thotë që i ka përmbushur detyrimet e tij, mohon t’i ketë shkaktuar dëm Komunës së Suharekës

0

Inspektori i ndërtimit në Suharekë, Hafir Maliqaj, i akuzuar për korrupsion, gjatë dhënies së mbrojtjes së tij, ka thënë se si inspektor i ndërtimit i ka përmbushur detyrimet e tij dhe se nuk i ka shkaktuar dëm komunës.

Këtë deklaratë, Maliqaj e ka dhënë të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin ku i njëjti në cilësinë e inspektorit të ndërtimit në Suharekë, së bashku me drejtoreshën e Inspekcionit në Suharekë, Jehona Rrafshi-Lumi, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Fatmir Jëlliqi, Maliqaj ka thënë se ka përpiluar konkluzionin mbi rrënim, të 26 majit 2020 sa i përket objektit të investitorit Blerim Gashi dhe konkluzionin 2 dhjetorit 2020 ndaj objektit të investitorit Xhevdet Rexhepi dhe se të njëjtat i ka nënshkruar Rrafshi-Lumi.

Ai deklaroi se më 29 maj 2020 kanë bërë ekzekutimin e konkulzionit për rrënimin e objektit të investitorit Gashi, objekt të cilin tha se e kanë rrënuar në tërësi. Ndërsa, rrënimi i objektit të investorit Rexhepi tha se është paraparë të bëhet më 7 dhjetor 2020.

Maliqaj tha se ka përpiluar procesverbale në të cilat janë të përshkruar të gjitha veprimet që kishte ndërmarrë në terren me rastin e rrënimit të objekteve pa leje.

Ndërsa, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Genc Nixha, i akuzuari Maliqaj tha se qëndron në tërësi pranë deklaratave të dhëna në Polici dhe Prokurori.

Tutje, ai tha se gjatë rrënimit të objektit pa leje kanë bërë rrënimin e tërësishëm, e që prezente kishte qenë edhe drejtoresha e Inspekcionit.

Ai ka thënë se investitori Gashi pas rrënimit të objektit, përsëri ka bërë rindërtimin e objektit të tij dhe se për këtë ndaj tij ka parashtruar kallëzim penal.

I njëjti tha se objekti i rindërtuar nuk është rrënuar pasi që kompania e rrënimit nuk e ka përmbushur detyrën e saj dhe se vendimi 4 dhjetorit 2020 i kryetarit të komunës ka bërë që të mos ndërmarrin asnjë veprim.

Për të njëjtat arsye, Maliqaj ka thënë se nuk është bërë edhe rrënimi i objektit të investitorit Rexhepi.

Pas kësaj, seanca e sotme është ndërprerë për shkak përfundimit të orarit të punës, kurse e radhës është caktuar të mbahet më 27 korrik 2023.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit të ngritur më 19 prill 2021, e akuzuara Jehona Rrafshi-Lumi ngarkohet me veprën penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i akuzuar Hafir Maliqaj, ngarkohet me dy vepra penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se akuzuara Rrafshi-Luma, duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e pastaj nuk e përmbush detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër.

Aktakuza thotë se në vend të inspektorit të ndërtimtarisë ne cilësinë e drejtoreshës së Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës se Suharekës, nxjerr konkluzion 09 Nr.109, të datës 26 maj 2020, e pastaj më 29 maj 2020 në vendngjarje ne parcelat kadastrale nr.2667-0 dhe 2685-0 , pronë e të dëmtuarës “AgroKosova – Holding ” , në rrugën “Ukë Bytyqi” në lagjen Shirokë të Suharekës,  nuk e rrënon në tërësi objektin afarist të ndërtuar pa leje, të investitorit Blerim Gashi dhe kësisoj i shkakton dëm material ose ia shkel të drejtat e të dëmtuarës.

Për këtë, ajo po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 e lidhur me paragrafin 3 pika 3.6 të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri Hafir Maliqaj po akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër.

Sipas aktakuzës, pas datës 29 maj 2020, si inspektor i ndërtimtarisë në Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Suharekës, nuk ndërmerr masa ligjore për pengimin e rindërtimit pa leje të objektit afarist, i ndërtuar nga investitori Blerim Gashi në parcelat kadastrale 2667-0 dhe 2685-0, pronë e të dëmtuarës “Agrokosova – Holding” në rrugën “Ukë Bytyqi”, në lagjen Shirokë të Suharekës, duke u mjaftuar vetëm me nxjerrjen me vonesë të një urdhër ekzekutimi të lëshuar nga drejtoresha e Drejtorisë së Inspekcionit 09 Nr.2076, më 30 nëntor 2020, pasi ka përfunduar ndërtimi dhe me këtë të dëmtuarës i është shkaktuar dëm material ose shkelur të drejtat e saj.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Hafir Maliqaj si person zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që nuk vepron sipas urdhrit të aktvendimit të lëshuar vete më 20 gusht 2020, që në afatin e lejuar prej 15 ditëve të pajiset me leje ndërtimi.

Në aktakuzë thuhet se gjatë këtij afati njëherit ta mbikëqyrë dhe pengojë investitorin Xhevdet Rexhepin, pronar i objektit afarist “Viva Fresh” në fshatin Reshtan – Komuna e Suharekës, që të vazhdojë me ndërtim, por përveç që nuk e bën këtë, po ashtu del me vonesë në vend të ngjarjes më 28 shtator 2020, ku në procesverbalin e hartuar të datës 28 shtator 2020, pasi urdhëron ndërprerjen e punimeve në vend që të ndërmarrë masa që investitorit t’i lejojë afat për tretnim vullnetar e pastaj eventualisht për rrënim të detyrueshëm, përsëri i jep afat shtesë por tani më të gjatë prej 30 ditëve që të pajiset me leje ndërtimi, me të cilat veprime i ka shkaktuar dëm material komunës së Suharekës.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi