10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 1549

Kurti: Janë paralajmëruar edhe masa të tjera ndaj Kosovës

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se janë paralajmëruar edhe sanksione të tjera nga Bashkimi Evropian, por sipas tij, aktualisht Kosova i ka të ngujuara miliona kredi dhe grante, që duhet të kalojnë nëpërmjet Kuvendit.

Ai deklaroi të hënën se rreth 149 milionë euro janë të bllokuara.

“Është e vërtetë që janë paralajmëruar masa edhe janë zbatuar disa prej tyre, ju e dini që ushtrimi i madh ‘Defender Europe’, sidomos në Gjakovë ku e kishim të planifikuar u pat anuluar, bëhet fjalë edhe për vizita e masa të përkohshme, të cilat për bindjen time janë të padrejta. Ajo që ne duhet të bëjmë është që në Kuvend, me 2/3 e deputetëve t’i kalojmë ato kredi dhe grante që kanë ngelur të ngujuara dhe s’po mund t’i gëzojë ekonomia e Kosova, rreth 149 milionë euro. Kredi dhe grante që pa 2/3 nuk po kalojnë. Teksa mërzitemi për masat e ardhshme të përkohshme, ne kemi një ngujim aktual të cilin do të mund ta largojmë bashkërisht në Kuvendin e Kosovës”, tha Kurti.

Temperatura deri në 31 gradë, parashikimi i motit për 5 ditët e kësaj jave

0

Java e parë e korrikut do të fillojë me mot më të nxehtë dhe me diell, ndërsa të mërkurën do të ketë rrebeshe shiu dhe bubullima.

Prishtina Weather ka njoftuar se temperaturat maksimale do të arrijnë në vlera edhe prej 30C e 31C ditën e martë.

Njoftimi i plotë:

Java e parë e korrikut fillon me mot më të nxehtë dhe me diell. Të mërkurën rrebeshe e bubullima.

2.07.2023 – Ditët e para të javës së parë të korrikut pritet të fillojnë me kushte të një moti më stabil, më të nxehtë, kryesisht me diell. Temperaturat maksimale arrinë në vlera edhe prej 30C e 31C ditën e martë.

Ditën e mërkurë sërish pritet përkeqësim i motit, ku orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që lokalisht edhe mund të jenë më të stuhishme. Riga lokale shiu mund të paraqiten ditën e enjte, edhepse do të dominohet më shumë nga intervale më të gjata me diell. Mundësi për rrebeshe shiu paraqiten sërish ditën e premtë. Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 26C e 27C. Minimalet kryesisht zbresin në 14C e 15C.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira. Orëve të pasdites, nën kushte të motit të nxehtë dhe me diell, rritje shënon ozoni sipërfaqësor, që edhe shtynë indeksin e cilësisë së ajrit të kaloj në vlera mesatare.

3.07 – Më nxehtë e kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

4.07 – Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite rreth viseve malore mund të ketë ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.

5.07 – Paradite intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

6.07 – Intervale më të gjata me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vransirave lokale, që mund të shoqërohen edhe me riga lokale shiu.

7.07 – Fillimisht me diell, e pasdite rrebeshe shiu dhe bubullima.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e dominuar më shumë nga krahu verior 3-8m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes në fundjavë.

Parku më i ri në Stamboll me emrin e Adem Jasharit

0

Stambolli i ka dedikuar gjithë Parkun një shqiptari. Emri i Adem Jashari, i cili ra dëshmor bashkë me 56 shokë, bashkëshorten, fëmijët dhe të afërmit e familjes në luftën për pavarësinë e Kosovës, është përjetësuar që prej vitit 2015 në Stamboll.

Madje në ceremoninë e organizuar me këtë rast, drejtuesi i saj do të shprehej: “Kushdo që do të kalojë në këtë shesh do të lutet për shpirtin e Adem Jasharit dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për liri”.

Në parkun Dëshmori Adem Jashari që Komuna Bajrampasha ka ndërtuar në lagjen Vatan, pranë rrugës Esenler dhe Forcave Speciale të policisë ndodhet edhe një kullë sahati e ngjashme me një kullë historike sahati në Ballkan 13 metra e lartë.

Parku shtrihet në një sipërfaqe 1.600m2 dhe krahas kullës së sahatit në park ka edhe rrugica për shëtitje dhe ambiente çlodhëse.

Dikush i hap Instagram fals Duda Baljes, ofron shërbime seksuale duke përdorur fotot e deputetes

0

Deputetes së Kuvendit të Kosovës, Duda Balje i është hapur një Instagram fals me emër dhe fotografi të saja.

E shqetësuar, deputetja ka bërë thirrje që t’i bëhet report këtij profili pasi që ajo thotë së nuk është i saj.

Ky profil që ka mbledhur 17 mijë ndjekës me foto të deputetes, ka dhe një përshkrim jo fort të këndshëm, shkruan Insajderi.

Aty shkruhet se për klientë mund të ofrohet shërbime seksuale duke lënë edhe një numër kontaktues.

 

 

 

Kjo është gjendja e Rahovecit një ditë pas reshjeve të dendura të shiut

0

Mëngjesi i së dielës i gjeti më të relaksuar.

Kjo për shkak të reshjeve të dendura të shiut, mbrëmjen e së shtunës të cilat zgjatën disa minuta.

E punimet në rrugën “Ali Sokoli” duket se ndihmuan që shiu të shkaktonte lehtësisht dëme..

jo për shkak të kanaleve të cilët e përshejtuan përhapjen e ujit.

Megjithatë sipas qytetarëve dëmet nuk ishin te permasave të mëdha.

 

 

Ish-futbollisti i Interit dhe Barcelonës rrezikon të dënohet me burgim, shkak vajza e tij

0

Ish-futbollisti Interit dhe Barcelonës, mund të përfundoj në burg.

Erika do Rosario Nieves, një nga vajzat e Eto’os, ka kërkuar dënim për babain e saj.

Mediat spanjolle raportojnë se 22-vjeçarja ka filluar një betejë ligjore ndaj ish-sulmuesit të Barcelonës, pasi ai nuk ka paguar kurrë alimentacion.

Erika është njohur ligjërisht në shkurt 2022 si vajza e Eto’os, dhe në momentin e njohjes ligjore, gjyqtari kishte konstatuar se ish-futbollisti duhej t’i njihte asaj një shumë prej 1400 euro në muaj për mirëmbajtje.

Megjithatë, Eto’o nuk e respektoi marrëveshjen dhe vajza tani kërkon dënim për ish-futbollistin duke konsideruar mos pagesën e mbajtjes gjatë gjithë kësaj kohe.

“Ai i detyrohet vajzës së tij më shumë se pesë vjet mirëmbajtje. Ekonomia e Erikës është shumë e dobët ndërsa Eto’o jeton në luks.”, ka thënë avokati i vajzës së tij.

Mbappe kërkon 240 milionë euro nëse transferohet në një ekip tjetër

0

Për të tretin vit radhazi, Kylian Mbappe është në qendër të tregut të transferimeve, pasi i ka dërguar një letër Paris Saint-Germain-it për t’i treguar se dëshiron të qëndrojë edhe një vit, por nuk ka në plan të aktivizojë opsionin për të vazhduar kontratën e tij përtej vitit 2024.

Mbappe potencialisht i disponueshëm këtë verë nuk ishte në planet e Real Madridit dhe, për momentin, sulmuesi francez nuk është ende pjesë e programit kur bëhet fjalë për forcimin e skuadrës.

Problemi që ka gjetur Mbappe është se kafazi i artë në të cilin ai ka jetuar vitin e fundit ka nënkuptuar heqjen dorë nga tituj të mëdhenj dhe çmime individuale, transmeton Klankosova.tv.

Ajo që nuk ka dyshim është se sulmuesi është sportisti më i paguar në botë për shkak të koncepteve të ndryshme që shkojnë paralelisht me futbollin modern, si një bonus nënshkrimi, rinovimi i kontratës dhe çfarëdo tjetër që mund të imagjinoni dhe kjo do të thotë të ardhura shumë milionëshe për francezin që nuk do të ishin të njëjta nëse ai një ditë bëhet lojtar i Real Madridit.

Vetëm Fayza Lamari, Nasser Al-Khelaifi dhe vetë lojtari e dinë saktësisht se sa fiton, por MARCA mund të raportojë se sulmuesi kërkon 240 milionë euro në rast se do të transferohet këtë verë.

Por, në Real Madrid ata nuk besojnë se do të nënshkruajnë me Mbappe këtë verë dhe se do ta marrin atë vetëm nëse ai nënshkruan kontratën e tij pasi të jetë në gjendje të negociojë nga 1 janari 2024.

Siç kanë konfirmuar burimet brenda klubit për MARCA, Mbappe nuk do të shkojë në “Santiago Bernabeu” këtë verë.

Zhuri e Dragashi mbesin pa rrymë, pas motit të lig të së shtunës

0

Moti i lig i së shtunës ka ndikuar që të mos ketë furnizim të rregullt me energji elektrike në rajonin e Zhurit dhe atë të Dragashit.

Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren ku po mundohen të zgjidhin problemin.

“Për shkak të zbrazjeve atmosferike, reshjeve të shiut dhe erërave të forta që e përfshinë dje një pjesë të Kosovës, rajoni i Zhurit dhe ai i Dragashit vazhdojnë të mos kenë furnizim të rregullt me energji elektrike. Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren dhe po bëjnë të pamundurën që konsumatorëve tanë atje t’ua kthejnë sa më parë furnizimin me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Kosovarët edhe sivjet nuk e tradhtojnë Durrësin: E kemi si detyrim të vijmë

0

Kosovarët nuk e tradhtojnë Durrësin: E kemi si detyrim të vijmë.

Turizmi patriotik sjell me qindra-mijëra turistë nga Kosova drejt plazheve të Durrësit çdo vit. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në më shumë se dy dekada, qyteti bregdetar i Durrësit është kthyer në hapësirën turistike më të preferuar për ta.

Zeqir Haxha nga Mitrovica, pushon në plazhin e Durrësit prej të paktën 20 vitesh. Ai tregon disa nga arsyet që shqiptarët e Kosovës kalojnë masivisht pushimet në Durrës.

“Ne në Kosovë nga mungon deti, sigurisht marrëdhëniet tona vëllazërore që nga lufta, ndihma juaj, kështu që e kemi si detyrim të vijmë”, tha ai.

Zeqiri thotë se Shqipëria u ka munguar ndër vite, aq sa dhe fëmijëve u kanë vendosur emra të qyteteve apo vendeve shqiptare.

“Ne më herët na ka munguar Shqipëria. Unë personalisht e kam djalin me emrin Berat. Kemi shumë familjarë me Valbonë. Patriotizmi nuk ka munguar e as nuk do mungojë kurrë”, tha një tjetër.

Të tjerë pushues nga Kosova janë po aq besnik të këtij plazhi ndër vite, ku krahas bukurisë natyrore, ata shprehen se në plazhet e Durrësit ndjehen si në vendin e tyre.

“Më tepër më tërheq plazhi që nuk ka gurë. Për fëmijët deti është pa gropa dhe mund ta frekuentojnë pa problem”, tha një pushues.

Edhe pse vitet e fundit pushuesit e Kosovës po eksplorojnë plazhet në Shëngjin e Velipojë, apo në jug të vendit, ata vazhdojnë të përbëjnë numrin më të madh të pushuesve në plazhet e Durrësit, me mbi 60 përqind të tyre.

‘Tu u rrit e tu u çorodit’, Adrola shfaqet pa të brendshme!

0

Adrola Dushi, është njëra nga femrat më të komentuar në mediat rozë.

Që kur i shpall më e bukura e Shqipërisë, asaj iu hapën dyert që suksesin e saj ta shtrijë përtej kufijve shqiptar.

Tani, jeta e saj profesionale është mes Shqipërisë dhe Amerikës, vend në të cilin ajo punon dhe mundohet ta rrisë djalin e saj siç është më së miri.

Në shumicën e kohës, Adrolën jemi mësuar ta shohim me grim të rëndë dhe në pasarela, mirëpo ajo edhe në jetë të përditshme është një femër shumë e bukur.

Se fundmi modelja ka publikuar një fotografi ku shfaqet super joshëse.

Pa të brendshme dhe gjysmë e zhveshur, Adrola shfaqet kaq provokuese.

‘Tu u rrit e tu u çorodit’, ka qenë përshkrimi qe Adrola i ka bërë këtij imazhi. /ORAinfo/