10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 1554

Ndahen 11 milionë euro për kreditimin e bizneseve

0

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që t’i ndajë 11 milionë euro për mbështetjen e Fondit për Garanci Kreditore.

Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë arsyetimit të këtij vendimi tha se me anë të kësaj mase do të rritet kreditimi për bizneset në vend.

“Në vazhdimësi të mbështetjes së biznese prodhuese por edhe të atyre që janë në pronësi të grave, start-upeve dhe ato bujqësisë, zbatimi i masës 2.2 ka të bëjë me disbursimin e fondeve në kuadër të marrëveshjes që kemi me Bankën Investive Evropiane, e që është mbështetje për Fondin për Garanci Kreditore për të shtuar kapitalin që mundëson kreditimin shtesë të këtyre lloje të bizneseve”, tha Murati.

Sipas tij, kjo shumë do të mundësoj rritjen e portofolios së kredive investive për bizneset.

“Kreditimi i radhës sipas kërkesës së Fondit është në shumën prej 11 milionë eurove dhe këto mjete do të përdorën si mundësi për rritjen e portofolios për garantimin e mëtutjeshëm të kredive investive për këto lloj biznese”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Romero mund të rikthehet te Juventus si pjesë e një shkëmbimi

0

Sipas raportimeve, Tottenham mund të përdorë Cristian Romero-n në një marrëveshje të papritur shkëmbimi për qendërmbrojtësin e Juventus-it, Gleison Bremer.

Reprezentuesi argjentinas mbërriti te Spurs për 50 milionë euro (43.1 milionë paund) në vitin 2021, por pavarësisht disa paraqitjeve të mira, nuk ka arritur të ketë një ndikim pozitiv në mbrojtjen e tyre.

Në të vërtetë, Tottenham pësoi 63 gola në Premier League sezonin e kaluar, një arsye kryesore pse ata përfunduan në një vend zhgënjyes të tetë në tabelë. Tani, me Ange Postecoglou të etur për të forcuar vijën e tij të pasme, trajneri mund të shkarkojë disa qendërmbrojtës dhe duket se do të hapë vend për përforcime.

Për shembull, Japhet Tanganga pritet të largohet nga Spurs këtë verë. Por tani, ai potencialisht mund të ndiqet nga dera e daljes nga Romero.

Kështu bën me dije gazetari Maximiliano Grillo, i cili pretendon se Juventus-i ka “bërë kontakt” me Tottenham-in për Romero.

Raporti i tij shton se skuadra italiane është “e prirur për të rikthyer” mbrojtësin që la të lirë disa vite më parë. Dhe, ata “mund të bëjnë një ofertë” për të në javët e ardhshme.

Edhe pse, ata e dinë se një marrëveshje “nuk do të jetë e lehtë” duke qenë se Romero i kushtoi Tottenham-it 50 milionë euro. Megjithatë, kjo mund t’i japë Spurs një mjet ideal pazaresh në negociatat për një nga lojtarët e Juventus-it. Deri më tani, Juventus ka “kërkuar vetëm” për nënshkrimin e Romero-s. Por, interesimi i tyre mund t’i japë Tottenham-it një shans më të mirë për të nënshkruar Bremer.

Siç u përmend, Postecoglou e ka bërë prioritetin e tij të transferimit nënshkrimin e të paktën një qendërmbrojtësi të ri dhe 26-vjeçari është shfaqur si një nga objektivat e tij kryesore.

Sezonin e kaluar, Bremer bëri 30 paraqitje në ligë për Juventus-in. Në këtë proces, ai ndihmoi ekipin e tij të mbante 14 herë portën të pastër dhe shënoi katër gola. Paraqitjet e tij gjithashtu i dhanë atij një vend në ekipin e sezonit të Serie A.

Pra, logjikisht, nëse menaxheri e lejon Romero-n të largohet këtë verë, ai mund ta përdorë atë në negociatat për Bremer-in. Por, vlen të përmendet se ai nuk është i vetmi qendërmbrojtës që Postecoglou që ka vëmendjen e tij.

Në të vërtetë, siç raportohet nga “TEAMtalk”, Tottenham së fundmi ka hapur “bisedime të drejtpërdrejta” me mbrojtësin e Wolfsburg-ut, Micky van de Ven.

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Edmond Tapsoba është një tjetër opsion i mundshëm, megjithëse ai do të jetë më i shtrenjtë.

Me këtë në mendje, do të jetë interesante të shihet nëse Tottenham do të ketë ndonjë ofertë për Romero-n këtë verë. Nëse e bëjnë, Bremer mund të përdoret potencialisht si pjesë e paketës.Albanian Post

Kush kanë qenë sulmuesit më të mirë të 30 viteve të fundit

0

Cilat janë parametrat që shërbejnë për të identifikuar sulmuesit më të mirë në botë dhe në histori?

A është i mjaftueshëm numri i golave ??apo duhet të merren parasysh aspekte të tjera, për shembull numri i asistimeve të kryera?

Këto janë pyetje që janë të vështira, në të vërtetë të pamundura për t’u përgjigjur.

Ose duhet të japësh një të komplikuar, duhet të kryqëzosh të dhënat, duhet të dallosh golat nga penalltitë, duhet të peshosh numrin e asistimeve në bazë të minutave të luajtura.

Këtu, autorët e një infografike që po ekzekutohet në Reddit bënë pikërisht këtë: ata ndërtuan një bazë të madhe të dhënash dhe dolën me renditjen e ilustruar – në një mënyrë shumë të komplikuar – të talenteve më të mira në sulm të tridhjetë viteve të fundit.

Një mohim i vogël para fillimit: grafiku është ndërtuar në mënyrën klasike, boshti i abshisës dhe boshti i ordinatave.

Por janë të dhënat që e bëjnë, si të thuash, jo të lehtë për t’u lexuar: në abshissa ka asistimet e kryera çdo 90 minuta lojë, në ordinata ka gola të shënuar çdo 90 minuta, megjithatë duke përjashtuar ato të shënuara nga pika e penalltisë.

Të dhënat, të mbledhura falë arkivave të Fbref-it, u referohen lojtarëve që kanë luajtur të paktën 7 mijë minuta në ndeshjet e ligës nga vitet 1990 deri në ditët e sotme.

Për disa nga lojtarët e përfshirë në grafik, të dhënat nuk ishin shumë të plota, për shkak të kufizimeve kohore, ndaj i referohen vetëm një pjese (më të fundit) të karrierës së tyre.

Tani, nëse e keni kuptuar metodën e ndërtimit infografik, por edhe nëse nuk e keni kuptuar, ka ardhur koha ta shihni:

Le të fillojmë të lexojmë të dhënat më domethënëse: Messi është padyshim i paarritshëm, sepse askush – as Mbappé, as Cristiano Ronaldo – nuk e ka mesataren e tij dhe gjithashtu vazhdimësinë e tij në dhënien e asistimeve për shokët e tij.

Më pas janë Müller, Sancho, De Bruyne dhe Di María që natyrisht shënojnë më pak se Messi, por ofrojnë më shumë asistime – dhe për këtë arsye janë pozicionuar pak djathtas në grafik – se ai.

Ka shumë emra nga e kaluara, disa të marrë si të mirëqenë – Del Piero, Baggio, Tutti, Cantona – dhe të tjerë jo, për shembull Solskjaer në të njëjtin “grup statistikor” si Ibrahimovic, Benzema, Salah.

Natyrisht në të majtë të infografikës ka një xhungël të dendur me sulmues/mesfushorë të fortë, por me statistika “normale”, ka edhe disa mbrojtës – Gary Neville, Sergio Ramos – dhe mbrojtësit/asistuesit më të mirë të epokës sonë, për shembull Dani Alves, Alexander-Arnold, Robertson.

Së fundi, një shënim i vogël për qendërsulmuesin më të mirë të pastër, i cili shënon shumë dhe nuk ka nevojë për shumë asistime: Robert Lewandowski është i pari dhe i paarritshëm në kuadratin e sipërm të majtë; poshtë tij, por në një distancë të gjerë, Vieri, Trezeguet, Ronaldo Fenomeni dhe Gonzalo Higuaín.Albanian Post 

Suharekë, e mitura dyshohet se ngacmua nga një person

0

Një e mitur ka raportuar tek organet e rendit se është ngacmuar nga i dyshuari.

Rasti ka ndodhur dje në Suharekë rreth orës 19:30.

Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Policia po e heton si “ngacmim”

Prizren, një grua njofton policinë se është sulmuar fizikisht nga vëllai dhe nipi i saj

0

Një grua ka njoftuar policinë të mërkurën se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga vëllai dhe nipi i saj.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Prizren, rreth orës 13:25.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Prizren 28.06.2023 – 13:25. Viktima femër kosovar, ka njoftuar policinë, se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga vëllai dhe nipi, të dyshuarit meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin policor.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Kurban Bajrami “festohet” me armë në Prizren, plumbat dëmtuan xhamin e një shtëpie dhe një veture

0

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, kur ishte edhe festa e Kurbanit të Bajramit, në qytetin e Prizrenit kanë ndodhur dy raste ku janë dëgjuar të shtëna armësh. Si pasojë e kësaj, ka pasur dëme materiale në një shtëpi dhe në një veturë.

Rasti i parë ka ndodhur në orët e paradites, kur një plumb qorr ka goditur xhamin e një shtëpie. Brenda saj ndodhej një grua e cila derisa po qëndronte në shtëpi, është tmerruar kur ka dëgjuar krismën që e shkaktoi thyerja e xhamit. Pasi ajo ka gjetur një plumb në tokë në oborrin e saj, ka njoftuar menjëherë policinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët kanë gjetur dhe konfiskuar gëzhojën e cila dyshohet të jetë e armës që u përdor në rast, ndërsa momentalisht nuk ka persona të dyshuar.

E disa orë më vonë, sërish u dëgjuan të shtëna, që kësaj here dëmtuan xhamin e një veture që ndodhej e parkuar në rrugën ‘Zenun Çoçaj’. Pronari i veturës ka denoncuar rastin në Polici dhe tashmë kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Në të dyjat raste veç e veç, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rastet të cilësohen ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’./Gazeta Sinjali

Moti sot: Diell, vranësira dhe reshje shiu

0

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht me vranësira.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vende – vende mund të ketë reshje shiu në sasi të dobët.

Siç bën të ditur IHMK-ja, këto reshje mund të përfshijnë territore të ndryshme.

Temperaturat, sidomos ato të pasdites parashihen të kenë rënie të lehta, përcjell Klankosova.tv

Minimalet sillen nga 11 deri në 13 gradë Celsius, kurse ato maksimalet nga 21 e deri në 24 gradë Celsius

E rëndë në Itali, 17-vjeçarja gjendet e vdekur në karrocën e supermarketit

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Romën mbrëmjen e djeshme ku një vajzë e re është gjetur e vdekur në një karrocë supermarketi.

Trupi i pajetë i 17-vjeçares Maria Michelle Causo ndodhej shumë pranë një koshi mbeturinash në Primavalle, ndërkohë që policia ka arrestuar një bashkëmoshatar të saj me origjinë nga Sri Lanka për këtë krim të rëndë.

Një dëshmitar tregoi për hetuesit se kishte parë 17 vjeçarin teksa dilte nga një magazinë me karrocë, nga e cila pikonte gjak.

Kur oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje, gjetën njolla gjaku që të çonin në derën e një ndërtese në rrugën Stefano Borgia, një lagje që ndodhet në periferi të kryeqytetit.

I riu ishte munduar ta hidhte trupin e viktimës në koshin e plehrave , por pa sukses. Policia ka marrë pamjet nga kamerat e zonës ndërkohë që priten dhe rezultatet e autopsisë për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

Tags: Itali, vdekje

Nuk iu hapen rrotat, aeroplani ateron me “hundë” në pistë

0

Një rast i pazakontë ka ndodhur në aeroportin “Charlotte Douglas” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aeroplani Delta 1092, i cili ishte nisur nga Atlanta, u detyrua të bënte ulje emergjente.

Por, diçka nuk shkoi si duhet në aterim.

Fluturakes së llojit “Boering 717”, nuk iu hapen rrotat e përparme, andaj u detyrua që zbritjen në tokë ta bënte me hundë.

Ekipet e shpëtimit nxituan ta shpëtonin ekuipazhin prej 100 pasagjerësh, të cilët asnjë prej tyre nuk pësuan lëndime.

Piloti arriti që ta ulte avionin me hundë derisa gjeti një vend të sigurt në pistë për ta ndaluar tërësisht.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet, shkruajnë mediat ndërkombëtare përcjell Klankosova.tv

 

Avokati Berisha: Arrestimi i mjekëve në Prizren gabim profesional dhe krim institucional

0

Avokati Besnik Berisha e ka quajtur abuzim skandaloz dhe krim institucional arrestimin e tre mjekëve të Spitalit të Prizrenit, nën dyshimet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Mjekët Sami Reshitaj, Gazmend Sylejmani dhe Fisnik Sinani, u denoncuan për neglizhencë nga burri i një pacienteje, pasi fëmija i tyre kishte ndërruar jetë disa minuta pasi lindi.

Berisha thotë se prokurori që ka urdhëruar ndalimin e tre mjekëve, pasur ekspertizë mjeko-ligjore, ka abuzuar me detyrën e tij.

“Abuzim skandaloz me te drejtat e njeriut!

Kushdo prokuror qe ka urdheruar arrestimin dhe ndalimin e mjekeve ne Prizren me dyshimin per trajtim te pandergjegjshem mjekesor, pa ekspertim mjeko-ligjor, ka kryer abuzim me detyren, ka cenuar rende te drejtat e njeriut per liri e siguri dhe ne vecanti, te drejten per t’u prezumuar i pafajshem deri ne nje vendim gjykate”, ka shkruar Berisha.

Sipas avokatit, asnjë arrestim për një vepër të tillë nuk duhet të ndodhë pa u dhënë fjala e ekspertit mjeko-ligjor, sepse kjo përbën gabim profesional.

 

 

Madje, ai thotë se prokurori i këtij rasti duhet të merret në përgjegjësi për urdhrin që ka dhënë.

“Ky prokuror/e qe ka urdheruar ndalimin s’ka lidhje me mjekesi e aq me pak me gjinekologji, s’ka shanse me provu fajesine pa e inkuadru serish mjekesine, pra ekspertat mjeko-ligjor dhe asnje arrestim apo ndalim policor per dyshime te trajtimit te pandergjegjshem mjekesor nuk duhet te ndodh pa dhene fjalen eksperti mjekoligjor.

Gabim profesional, krim institucional!

Prokurori duhet te merret ne pergjegjesi, ndryshe nuk sanohet kjo padrejtesi!”, përfundoi Berisha.