6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 1555

Gahler-Lajçakut: Më shumë rreshtoheni me agresorin se me viktimën

0

Eurodeputeti gjerman, Lajçakut: Më shumë rreshtoheni me agresorin se me viktimën.

Gjatë ditës së djeshme, në Komitetin e Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është përballur me një pjesë të eurodeputetëve në lidhje me situatën mes vendit tonë dhe Serbisë.

Disa nga ta qenë mjaft të ashpër ndaj tij, duke e konsideruar si të anshëm ndaj Serbisë. Ata i thanë Lajçakut se i bëri që ta mbrojnë agresorin, në këtë rast Serbinë, e ta sulmojnë viktimën, në këtë rast Kosovën.

Eurodeputeti gjerman, pjesë e Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), Gahler, i tha Lajçakut se që nga marrja e kësaj pozite, ai është rreshtuar më shumë me agresorin e jo me viktimën.

“Duke i përcjellë aktivitetet tua që kur e ke marrë funksionin, shoh se rreshtoheni më shumë me agresorin e jo me viktimën, në raportin mes Kosovës dhe Serbisë. Apo e ndjeni besimin e serbëve dhe kosovarëve? Të gjithë i dimë veprimet e Serbisë dhe liderëve të Serbisë: David iu referua targave të veturave, tërheqjes së policëve nga zyrat dhe funksionet publiket, mospjesëmarrja në zgjedhje, koordinimi i politikës së jashtme me Rusinë, rreshtimi me kriminelë të dënuar të luftës, premtime të shkelura, mos-nënshkrim të marrëveshjeve të pretenduara, mos-pjesëmarrje në takimet e dialogut tuaj, e të tjera. Krejt kjo kontribuon në një opinion publik në Kosovë që ata thonë, jo, nuk dëshirojmë asnjë koncesion, edhe nëse na njohin”, i tha Gahleri Lajçakut.

Më tej, ai kërkoi të dijë se cili është reagimi i Lajçakut ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së tij.

“A nuk është dashur ta kritikoni publikisht edhe Vuçiqin? A s’është dashur që BE-ja të ndalojë dhe të kërcënojë me uljen e rrjedhës së parasë ndaj Serbisë? A nuk është dashur që ju ta adresoni nacionalizmin serb i cili është edhe shkaktari bazë i pasigurisë dhe frikës në mbarë Ballkanin Perëndimor? Cilat janë fjalët tuaja dhe të Borrellit ndaj qytetarëve të Serbisë që protestojnë në shifra të mëdha kundër qeverisë së tij?”, ishin disa nga pyetjet e Gahlerit të drejtuara ndaj emisarit të BE-së për dialogun.

Tutje, ai tha se mendon që “Kosova është vendi më pro-perëndimor në rajon, me të arritura politike që shkojnë në drejtimin tonë, me arritje anti-korrupsion, forcim të sundimit të ligjit, demokraci stabile, rritje ekonomike, një qeveri me mbështetje të lartë publike dhe rreshtim 100% me deklaratat tona të politikës së jashtme”.

Dhe Kosova, tha ai, është e hapur për një zgjidhje të balancuar me Serbinë, “por po kërkon ndërmjetës të ndershëm që nuk e zbusin presidentin serb dhe nuk i bëjnë presion viktimave”.

“Pra, kur prisni se mund të shohim një kthim 180 shkallë tuajin ndaj presidentit të Serbisë: nga konfrontimi në bashkëpunim, nga nacionalizmi në njohje. Një ndryshim politik që do të meritonte vërtet mbështetjen e BE-së”, potencoi eurdeputeti gjerman, Michael Gahler.

 

Lajçak: Kurti e Vuçiq u pajtuan për zgjedhje, por jo edhe për shtensionim

0

 

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e fundit të menaxhimit të krizës në Bruksel janë pajtuar se zgjedhjet e reja janë një nga elementet kyçe për të dalë nga kriza aktuale në veri, porse ata nuk janë pajtuar se si duhet të arrihet shtensionimi i situatës.

Lajçak në një intervistë për “Euronews” në Serbi ka theksuar se “situata është shumë serioze dhe askush nuk po pretendon sikur nuk kemi krizë të madhe”.

“Gjëja pozitive është se edhe Vuçiq edhe Kurti e kuptuan se sa e rëndë është situata. Askush nuk e fsheh këtë dhe nuk pretendon se nuk kemi krizë serioze në veri. Dhe së dyti, ata ranë dakord se një nga elementet kryesore të daljes nga kriza janë zgjedhjet e reja. Ajo për të cilën ata nuk u pajtuan ishte çështja e de-përshkallëzimit. Si do të funksionojnë këta kryetarë të komunave dhe nga ku”, ka thënë Lajçak.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë afat formal deri kur Kosova dhe Serbia do të duhej t’i plotësonin kushtet e BE-së, të cilat janë formësuar në tri pika, porse sipas tij situata është aq tensionuar sa me të janë duke u marrë zyrtarët më të lartë botëror, gjë e cila sipas tij ndikon në imazhin e Kosovës, Serbisë dhe rajonit.

“Nuk ekziston afat formal. Por, në politikë gjithçka është e lidhur. Shihni sa shumë zyrtarë botëror angazhohen rreth kësaj çështje. Kemi pasur biseda telefonike të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. Situata është aq e tensionuar dhe serioze, saqë zyrtarët më të lartë botërorë duhet të merren me të dhe të përfshihen në zgjidhjen e këtij problemi. E gjithë kjo reflektohet disi edhe në atmosferën e bashkësisë ndërkombëtare, në imazhin e Kosovës, Serbisë dhe të gjithë rajonit. Pra, mendoj se është në radhë të parë në interes të Serbisë dhe Kosovës që kjo çështje të zgjidhet dhe rajoni të merret me çështje evropiane, e jo me menaxhimin e krizave”, ka theksuar Lajçak.

Ai më tej ka kërkuar de-përshkallëzim të situatës, teksa ka thënë se kjo do të thotë që kryetarët e komunave të tërhiqen nga ndërtesat ku ndodhen aktualisht.

“Kryetarët e komunave duhet të tërhiqen nga objektet dhe të punojnë nga disa ambiente të tjera, siç bëjnë tashmë dy kryetarët e tjerë. Do të thotë të merren me disa çështje administrative, por jo politike. Ata nuk kanë marrë mandat për këtë nga votuesit e komunitetit serb. Në të njëjtën kohë presim që edhe demonstruesit, policia speciale dhe KFOR-i të tërhiqen. Që të kemi paqe, që njerëzit t’i kthehen jetës së tyre dhe ne t’i kthehemi punës sonë. Ky është de-përshkallëzimi. Pastaj hapi tjetër është të flasim se kur do të kemi zgjedhje të reja dhe si do t’i arrijmë deri te ato”, ka shtuar Lajçak.

Ai ka thënë se në muajt e ardhshëm duhet të ketë zgjedhje të reja në komunat veriore. “Kjo ishte njëra nga pikat në të cilat janë pajtuar Kurti dhe Vuçiq. Është e qartë se kryetarët e zgjedhur nuk kanë legjitimitetin të cilin duhej ta kenë. Kryetarë me legjitimitet mund të jenë vetëm ata që zgjidhen nga serbët e Kosovës. Çështja me të cilën po merremi është se kur dhe si do të arrijmë deri te kjo. Dhe natyrisht që serbët të kenë motiv, të ndjehen të sigurt dhe të kemi zgjedhje të lira dhe reprezentative”, ka nënvizuar i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak ka folur edhe për idenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për organizimin e një konference në të cilin do të merrnin pjesë liderët e Kosovës, Serbisë, BE-së dhe SHBA-së.

“Kjo është një nismë e Edi Ramës. Më duhet të them se ai po luan një rol aktiv dhe konstruktiv në këtë krizë, sepse është njohës i mirë i situatës në terren. Natyrisht, si kryeministër i Shqipërisë, zëri i tij është mjaftueshëm autoritativ për t’u dëgjuar. Unë jam në kontakt të rregullt me të dhe e di se sa kohë dhe autoritet ka investuar për të gjetur zgjidhje. Ky është një propozim me të cilin ai doli. Ne jemi në kontakt të përditshëm edhe me SHBA-në dhe me kryeqytetet kryesore evropiane. Por, natyrisht platforma më e mirë për zgjedhjen e problemeve është dialogu dhe ne duhet t’i kthehemi dialogut”, është shprehur Lajçak. Në pyetjen nëse nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së një konference të tillë, ai është përgjigjur: “Nuk ka pasur bisedime rreth asaj se cilat janë pritjet nga një konferencë e tillë. Është shumë herët të spekulohet për këtë. Por, edhe një herë dua të them se rolin e Ramës e shoh si konstruktiv”.

Teqeja e Madhe e Gjakovës: I arrestuari i dytë për vjedhjen kurrë s’ka qenë besimtar i Teqesë

0

Ditë më parë në media është raportuar për arrestimin e një të dyshuari të dytë për rastin e vjedhjes së parave në Teqenë e Madhe në Gjakovë. Siç kanë shkruar mediat, i arrestuari i dytë ka ndihmuar rastin e vjedhjes duke “qenë i besuar i Teqesë”. Për këto pretendime rreth të dyshuarit të dytë të arrestuar për rastin e vjedhjes ka reaguar sot Teqeja e Gjakovës, duke i mohuar kategorikisht ato.

Në reagimin e Teqesë së Madhe të Gjakovës dhuhet se personi i apostrofuar nga mediat U.TH dhe i dyshuar për rastin e vjedhjes s’ka qenë “kurrë besimtar i devotshëm i Teqesë së Madhe”.

Teqeja e Madhe e Gjakovës gjithashtu thotë se ai person “s’e ka frekuentuar Teqenë e Madhe as edhe një herë, në 15 vjetët e fundit”.

Reagimi i plotë:

SQARIM: Urim Thaçi kurrë nuk ka qenë “besimtar i devotshëm i Teqesë së Madhe”

Teqja e Madhe me seli në Gjakovë falënderon dhe përgëzon organet e rendit për punen efikase dhe angazhimin në zbulimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së disa javëve më parë në shtëpinë e  Postmbajtësit të Teqesë.

Zbulimi dhe kapja e dy të dyshuarve për rastin, është një lajm i mirë për të gjithë ne.

Në këtë kuadër duam të sqarojmë se në raportimet e ditëve të fundit, rreth arrestimit të personit të dytë të identifikuar në këtë rast, janë përvjedhur disa pasaktësi, konkretisht kur flitet për njërin prej bashkëpunëtorëve të arrestuar për këtë vepër, Urim Thaçin.

Urim Thaçi nuk është prej besimtarëve të devotshëm të Teqesë, siç është raportuar. Gjithashtu, ai nuk ka frekuentuar as edhe një herë, së paku në 15 vjetet e fundit, në Teqenë e Madhe të Gjakovës.

Ai është identifikuar nga policia si bashkëpunëtor në vjedhje, dhe e inkurajojmë policinë që ta çojë deri në fund këtë hetim.

Konsiderojmë se nuk është e qëlluar që të identifikohet askush pa fakte si “besimtar i devotshëm i Teqesë së Madhe”, sepse njolloset komuniteti i madh, i shëndoshë e kredibili i besimtarëve të shumtë të Teqesë se Madhe të Gjakovës.

Teqja e Madhe sqaron se Urim Thaçi nuk bën pjesë në mesin e besimtarëve të  devotshem të Teqesë së Madhe dhe se ai nuk ka patur qasje kudo në ambientet e Teqesë, siç është raportuar, dhe se asnjëherë në jeten e tij nuk ka qenë në shtëpi të Postmbajtësit dhe nuk është trajtuar si njeri i besueshëm.

Teqja e Madhe,

Gjakovë

Publikohet kënga e shumëpritur e Dafinës me Yllin

0

Dafina Zeqiri me Yll Limanin kanë publikuar bashkëpunimin “Kaje” të mërkurën.

Kënga është pritur me padurim nga fansat dhe është shndërruar në hit ende pa u publikuar e plotë, nga vetëm videot e shkurtra që këngëtarët kanë shpërndarë në rrjete sociale ditët e fundit.

Videot e shpërndara me një pjesë të kësaj kënge kanë marrë miliona klikime në rrjete sociale.

Muzika dhe teksti janë krijuar nga Ylli, ndërsa producent ka Fatjon Miftarin.

 

Kukës: E regjistroi si vajzën e tij 21 vjet më parë – fëmija nuk ekzistonte

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kukës ku është arrestuar një 57-vjeçar, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i vulave i stampave dhe i formularëve”.

57-vjeçari me iniciale Xh.S., falsifikoi dokumente 21 vjet më parë duke regjistruar si vajzën e tij, identitetin e një fëmije që nuk ekziston. Më pas në vitin 2021, e shpalli të vdekur këtë fëmijë, me qëllim çregjistrimin nga regjistri i Gjendjes Civile të Shqipërisë.

Nga hetimet rezultoi se 57-vjeçari e ka kryer këtë veprim kriminal të padëgjuar për të përfituar pension më të lartë, bazuar në ligjin e kohës, raportoi TCH.

Ndërsa nën hetim për shpërdorim të detyrës janë mjeku me iniciale A. E., dhe administratori i agjencisë funerale me iniciale sërish A. E, me qëllim provimin nëse këta shtetas kanë qenë apo jo të implikuar në nxjerrjen e dokumenteve false që ka përdorur shtetasi Xh. S.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Kukës kanë siguruar informacione për një rast të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim përfitimin, dhe mbi këtë bazë kanë iniciuar një procedim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për arrestimin e shtetasve përgjegjës”, ka thënë Policia e Shtetit.

Zhduket një e mitur në Prizren

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është zhdukur një vajzë e mitur në fshatin Dobrushtë të Prizrenit.

Policia ka bërë të ditur se familjarët kanë raportuar rastin, duke njoftuar se vajza është larguar nga shtëpia të dielën dhe nuk është kthyer më.

“Fsh. Dobrushtë, Prizren 25.06.2023 – 16:00. Raportohet se viktima femër kosovare- e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Tifozi brazilian ia lë tërë pasurinë Neymarit

0

Një tifoz brazilian është bërë viral në rrjetet sociale, pasi nënshkroi edhe testamentin që t’ia lërë tërë pasurinë e tij yllit të PSG-së, Neymar Junior.

Tifozi, emri i të cilit s’është përmendur, ka thënë që pavarësisht dashurisë së madhe që ka për kombëtaren e Brazilit, ai e ka identifikuar veten me Neymarin.

“Më pëlqen Neymar, e identifikoj veten shumë me të. Unë gjithashtu jamë pranë familjarëve dhe lidhja e tij me babain e tij më kujton timen me babain tim, i cili ka ndërruar jetë”.

“Nuk jam me shëndet të mirë dhe shkaku i kësaj e pashë që s’kam askënd që t’i lë gjërat e mia”.

“Unë nuk do të doja që qeveria apo edhe të afërmit e mi me të cilët nuk shkoj mirë të merrnin gjërat e mia”, tha ai për mediumin lokal brazilian “Metropoles”.

30-vjeçari shtoi se kishte tentuar t’i jepte pasurinë brazilianit edhe më parë, por tani me këtë testament të kryer në mënyrë ligjore gjithçka u finalizua.

Neymar mbetet një ndër lojtarët më të paguar në botë, pasi sipas Forbes ka fituar 85 milionë dollarë vetëm në vitin 2023.

Këta janë tre mjekët e arrestuar në spitalin e Prizrenit

0

Sami Reshitaj, Gazmend Sylejmani dhe Fisnik Sinani janë mjekët e arrestuar në Spitalin e Prizrenit.

Ata dyshohen për neglizhencë, ku një foshnjë ka ndërruar jetë menjëherë pas lindjes.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar në prezencën e avokatëve të tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’.

Kujtojmë se rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm dhe më pas babai i foshnjës ka njoftuar Policinë, pasi ai dyshon se kjo ka ndodhur për shkak të neglizhencës së stafit mjekësor.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me shefin e repartit të Gjinekologjisë në Prizren, Sabajdin Gjini, por i njëjti ka refuzuar të prononcohet, duke thënë se me rastin tashmë po merren organet e hetuesisë.

“S’muj me dhanë deklarata, se ajo ka ndodh herët në mëngjes. Merret tash Prokuroria. Nuk jam për prononcime. Merret hetuesia, foshnja është çu në obduksion, ekspertizën mjekoligjore, ka kush merret me këtë çështje”, tha Gjini për Sinjalin

Kampioni i Turqisë e do Muriqin

0

Galatasaray, pasi e fitoi titullin e kampionit në Turqi, është në kërkim të përforcimeve për stinorin e ri.

Kampioni i Turqisë, do që ta transferojë sulmuesin e Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqin.

Muriqi pati sezonin më të mirë me Mallorcan, duke shënuar 16 gola në elitën e futbollit spanjoll.

Sipas Bein Sports, Muriqi mund të kthehet në Turqi, por këtë herë jo te Fenerbahçe.

Ai mund të kaloj te Galatasaray në formën e huazimit.

Ndryshe, Vedat Muriqi ka kontratë me Mallorca deri në vitin 2027.

Autoritetet suedeze e lejojnë djegien e Kur’anit në ditën e Kurban Bajramit

0

Autoritetet në Suedi e kanë miratuar djegien e Kur’anit si një demonstratë jashtë objektit të një xhamie në qendër të Stokholmit.

Ky vendim konicidon me ditën e Kurban Bajramit, një prej festive më domethënëse në kalendarin islam, raporton CNN, përcjell KlanKosova.tv.

Vendimi për të lejuar një protestë të tillë nxitëse, kërcënon seriozisht shanset e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO për shkak pikëpamjeve të Turqisë, lidhur me vendimin për librin e shenjtë.

Për një veprim të ngjashëm më parë, presidenti turk Recep Tayip Erdogan ishte deklaruar duke thënë se Suedia nuk duhet t’i bashkohet aleancës ushtarake. Edhe tash pritshmëritë janë që të ketë një reagim të ngjashëm.