3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 1560

Deputeti i VV-së thotë që “Vuçiqi ka nostalgji për Isa Mustafën

0

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i është rikthyer sulmeve ndaj ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Kësaj here ai ka përdorur disa fjalë që i tha sot presidenti serb Aleksandër Vuçiq, se Kurti nuk dëshiron themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kryeminsitri Kurti ka deklaruar se më 2 maj kishte nisur procesi i negociatave për Asociacionin në Bruksel. Atë ditë u prezantua një draft-status nga Ekipi Menaxhues që edhe sipas Isa Mustafës dilte përtej asaj për të cilën ishin marrë vesh më 2015.

Statusi:

Prizren: Burri rrah kunatën dhe motrën

0

Një burrë pasi ishte fjalosur vëllain e tij, dyshohet se ka sulmuar kunatën e tij (gruan e vëllait).

Rasti ka ndodhur të shtunën në Prizren.

51-vjeçari dyshohet se e ka rrahur edhe motën e tij.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.

“Viktimat janë dërguar për tretman mjekësore, ato kanë pësuar lëndime të lehta. I dyshuar është intervistuar dhe rasti shkon me procedure të rregullt”, tha Bytyqi.

Aksident me fatalitet në Korçë, vdes një person

0

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar të dielën në aksin rrugor Korçë – Bilisht në afërsi të fshatit Nevicisht.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një kamion është përplasur me një veturë, duke shkaktuar vdekjen e një personi brenda kësaj makine.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Euronews.al

Binjakët 57-vjeçar nga Dragashi shkojnë në haxh së bashku me bashkëshortet e tyre binjake

0

Bashkësia Islame e Kosovës, ka treguar se Behar dhe Sehar Mehmeti, binjakët 57 vjeçar nga Dragashi, këtë vit kanë vendosur që ta kryejnë haxhin me bashkëshortet e tyre, binjaket Qesere dhe Haxhere Mehmetin.

Sipas BIK-ut, ishte ideja e Beharit për ta bërë së bashku udhëtimin e tyre jetësor, por ishte koincidencë, që në momentin që deshi ta telefononte vëllanë e tij, Seharin, që jeton jashtë vendit, telefoni i Beharit cingëroi me thirrjen e Seharit për t’ia shprehur dëshirën e tij për të shkuar së bashku në haxh, transmeton Klankosova.tv.

“Është hera e parë e tyre që gjenden në këto vende të shenjta, e në bisedën me ta, ata tregojnë se nuk kanë pasur ndonjë vështirësi për sigurimin e mjeteve për ta realizuar këtë udhëtim, ngase kjo ishte një ëndërr e kahmotshme e tyre”, ka treguar BIK-u.

Edhe gratë e tyre, Qeserja dhe Haxherja, tregojnë me emocione të papërshkruara ndenjat e tyre kur për herë të parë e panë Qabenë e bekuar.

“Lutjet e tyre për ditë më të mira për të gjithë, për familjet e tyre dhe për gjithë vendin, janë vetëm disa nga lutjet e tyre që ato vazhdimisht po i bëjnë në këtë vend. Ato shprehen shumë të lumtura që këtë vit janë të katërt së bashku”.

E veçantë e këtyre binjakëve është se te dy janë homozigot, kanë të njëjtat shije, të njëjtën peshë, të njëjtat pëlqime e të njëjtat ide.

Parashikimi i motit për pesë ditët e fundit të qershorit

0

Prishtina Weather ka njoftuar se në ditët e fundit të qershorit do të ketë mot relativisht më stabil dhe jo shumë ngrohtë.

Të mëkurën ka mundësi për reshje, por me intensitet të dobët.

Njoftimi i plotë:

Mot relativisht më stabil në ditët e fundit të qershorit dhe jo shumë i ngrohtë.

25.06.2023 – Mot relativisht më stabil po parashihet në ditët e fundit të qershorit.  Do të ketë më shumë intervale me diell.  Mundësi për të reshura paraqiten mbrëmjen e së mërkurës, por kryesisht me intenzitet të dobët.  Në aspektin termik nuk do të jetë edhe shumë ngrohtë, me temperaturat maksimale që luhaten ndërmjet 23C e 27C, e ato minimale nga 10C deri 15C.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.  Nën kushte të kthjellimeve, orëve të pasdites rritje shënon ozoni sipërfaqësor, që edhe shtynë indeksin e cilësisë së ajrit të kaloj në vlera mesatare.

26.06 – Intervale më të gjata me diell.  Pasdite përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.

27.06 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

28.06 – Kryesisht me diell.  Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

29.06 – Herët në mëngjes, aty këtu priten kushte për riga lokale shiu.  Ditën më shumë intervale me diell dhe jo shumë ngrohtë.

30.06 – Më ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Era do të fryjë kryesisht nga nga veriu e verilindja e lehtë dhe mesatare 3-12m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me një rënie të përkohshme ditën e mërkurë.

Enigma si shpresë

0

Enver Sulaj

Në gërrithat e fletës
Kushedi sa klithma është shkruar
Sa pergamena është djegur
-Flijim për ndjesitë hyjnore.

Enigma rri pezull si shpresa
Që pa vdekjen e të gjithëve.

Nuk do të shkruaj më
As do të shpluhuros tabelat kuneiforme
Në tempullin e harruar mëkatesh.

E para ishte fjala
Pastaj krijimi
E krimi.

Qershor, 2023

Gjendet pa shenja jete një burrë në lokalin e tij në Dragash

0

Një burrë është gjetur pa shenja jete në lokalin e tij dje në Dragash.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Një i vdekur dhe një i lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Një person ka vdekur dje në autostradën “Ibrahim Rugova” pasi është rrokullisur vetura të cilën po e drejtonte.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Po ashtu si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Klankosova.tv

Konservohet lokaliteti që dëshmon lashtësinë Prizrenit

0

Lokaliteti Arkeologjik që dëshmon lashtësinë mijëravjeçare të Prizrenit historik, është konservuar.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se ky lokalitet arkeologjik po bëhet gati për t’u prezantuar para qytetarëve dhe vizitorëve.

“Një lokalitet i degraduar dhe i lënë në harresë për shumë vite, falë përkushtimit dhe profesionalizmit u shpëtua. Tashmë po bëhen punimet e fundit drejt finalizimit. Një pikë shënjuese po bëhet gati për të pritur vizitorët e Prizrenit shumë shpejt”, ka shkruar ministri i kulturës, Hajrulla Çeku.

Vetëvendosje në Prizren:Totaj largoi trotuarin për këmbësorë për të ndërtuar një rrugë të re në interes të “ABI ÇARSHIS”

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, ka akuzuar kryetarin e Komunës Shaqir Totaj, se është shndërruar në shërbëtor të kërkesave të një operatori ekonomik privat.Sipas këtij subjekti politik, Totaj ka  larguar trotuarin për këmbësorë për të  ndërtuar një rrugë të re pa kod Buxhetor

Reagimi i plotë:

Është larguar trotuari për këmbësorë dhe është ndërtuar një rrugë e re pa “Kod Buxhetor”, e cila shërben për hyrje të veçantë në Qendrën Tregtare – Abi Qarshia. Lëvizja e lirë e qytetarëve është cenuar vetëm për interesat ekonomike të një kompanie private.

Kryetari i komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj është shndërruar në shërbëtor kryesor të realizimit të kërkesave të një operatori ekonomik privat!