3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 1559

Publikohet fotografia e 3 policëve kosovarë që u liruan nga paraburgimi

0

Tre policëve të cilët tash e dhjetë ditë kanë qenë duke u mbajtur në Serbi, iu është ndërprerë paraburgimi.

Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka publikuar një fotografi me ta.

Lirimi i policëve është konfirmuar edhe nga Gjykata e Kralevës, të cilët kanë thënë se ndaj tyre është marr vendimi për ndërprerje të paraburgimit.

Policët, sipas autoriteteve të Kosovës ishin kidnapuar më 14 qershor nga ana e forcave të Serbisë.

Sipas Policisë së Kosovës, tre policët e arrestuar janë kidnapuar në afërsi të Leposaviqit, përderisa autoritetet serbe po thonë se ata janë arrestuar brenda territorit të tyre.

Ndaj tre policëve, më 16 qershor u vendos masa e paraburgimit prej 30 ditësh nën dyshimin e kryerjes së veprës penale armëmbajtje pa leje, e për lirimin e tyre pati kërkesa të vazhdueshme nga zyrtarët shtetërorë e ndërkombëtarë.

Lirimi i tyre iu kërkua prapë më 22 qershor presidentit serb, Aleksandar Vuçiq gjatë takimit bilateral që ai pati me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

BIK: Namazi i Kurban-Bajramit falet të mërkurën në orën 05:38

0

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit falet të mërkurën më 28 qershor 2023, në orën 05:38.

Në njoftimit e BIK-ut manifestimi qendror për territorin e Kosovës, mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

“Kurban – Bajrami, të mërkurën më 28 qershor 2023 (Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.38 min.) Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e mërkurë më 28 qershor 2023.Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë. Namazi i sabahut falet në orën 4.23 min”.

“Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit do ta mbajë dr. Selatin Mehani-pedagog në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë.Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.38 min, të cilit do t’i prijë Burhanudin ef. Hashani- kryeimam i Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava. Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 28 qershor 2023, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë, nga ora 9:00-12:00”, thuhet në njoftim.

Theren me thikë dy persona në Prizren

0

Policia e Kosovës njoftoi se dy persona janë sulmuar me thikë nga persona të panjohur në Prizren të dielën mbrëma.

Sipas policisë, njëri prej viktimave po trajtohet në Spitalin e Prizrenit, e të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati.

Rasti është nën hetim nga njësitet policore, i iniciuar si “vrasje në tentativë”.

“Raportohet se persona të panjohur i kanë sulmuar fizikisht me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë duke u shkaktuar lëndime trupore. Njëri prej viktimave është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati. Rasti nën hetime nga njësitë relevante policore”, thuhet në njoftimin e plotë.

Zhduket një grua në Malishevë

0

Një grua është raportuar e zhdukur nga të afërmit e saj në Malishevë, ka njoftuar të hënën Policia.

Siç bëhet e ditur në raport, viktima ka dalë nga shtëpia që nga pasditja e së shtunës dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kurti përveç lirimit të policëve kërkon edhe qortim të Serbisë: Duhet të mbajnë përgjegjësi për agresionin

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është gëzuar lirimit të tre policëve të kapur nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, por ai ka thënë se lirimi i tyre nuk mjafton, pa një qortim për shtetin serb.

Duke përdorur llogarinë e tij në Twitter, Kurti deklaroi se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen që ka bërë.

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, shkroi Kurti në Twitter.

Inter përgatit ofertë për Lukaku-n

0

Chelsea e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë një marrëveshje tjetër huazimi për Romelu Lukaku-n, por Interi duket se ka një plan për ta mbajtur sulmuesin belg

Sulmuesi 30-vjeçar u rikthye te zikaltrit verën e kaluar në një marrëveshje huazimi total prej 20 milionë eurosh, duke u rikthyer vetëm një vit pas transferimit të tij prej 113 milionë eurosh te blutë e Londrës.

Ndërsa rikthimi i tij filloi ngadalë, belgu gjeti hapat e tij në fazat e fundit të sezonit, duke shënuar shtatë gola në shtatë paraqitjet e tij të fundit në Serie A.

Marrëveshja e huazimit të Lukaku-t nuk përmbante një klauzolë të përhershme, kështu që ai tani është kthyer në Chelsea.

Interi ka qenë në kontakt të ngushtë,të etur për të vendosur një marrëveshje të re, por bisedimet kanë filluar të ngecin javët e fundit.

“Gazzetta dello Sport” detajon se si Chelsea i ka thënë Inter-it se nuk do të pranojë një marrëveshje të re huazimi për Lukaku-n, duke e detyruar klubin të mendojë për një transferim të përhershëm.

Zikaltrit po planifikojnë të ofrojnë një marrëveshje huazimi me një detyrim për të blerë klauzolë të bashkangjitur, të vendosur në 30 milionë euro.

Kjo është pak më e ulët se 40 milionë euro që shpresojnë blutë e Londrës të arkëtojnë për futbollistin, por mund të arrihet një kompromis.

Interi gjithashtu dëshiron që Lukaku ta ulë pak pagën e tij, duke mos qenë i gatshëm të paguajë 8.5 milionë euro neto që fitoi sezonin e kaluar.

Kjo është mund të bëhet nga belgu, duke pasur parasysh dëshirën e tij për të qëndruar në Inter.

Lirohen tre policët e rrëmbyer nga Serbia

0

Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor.

Policia derisa kishte konfirmuar arrestimin e tyre nga forcat serbe kishte thënë se “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

Arrestimi i tre policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.

Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tre policët e rrëmbyer pritet të dalin sot para gjykatës në Serbi

0

Tre policët të cilët u rrëmbyen në Kosovë nga autoritetet e Serbisë më 14 qershor, do të dalin sot para gjykatës së Kralevës.

Seanca gjyqësore ndaj tre policëve do të nisë në orën 9, njofton Klankosova.tv

Kujtojmë se më 16 qershor atyre iu caktua masa e paraburgimit, por Gjykata e Kralevës nuk tregoi se sa është periudha e paraburgimit për zyrtarët policorë të Kosovës.

Moti sot me vranësira të pjesshme

0

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri në 27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit.

Qeveria ndaloi mallrat serbe, shitësit menjëherë i rritën çmimet

0

Me një vendim politik, Kosova konsiderohet se i shkaktoi dëm Serbisë rreth 1 milion euro.

Por nga dekreti i 15 qershorit që të ndalohet hyrja e mallrave serbe brenda Kosovës, Qeveria në Prishtinë po vlerësohet se bëri që të rriten përsëri çmimet e produkteve në treg, raporton Klan Kosova.

Vendimi po cilësohet populist e që ia shohin sherrin më së shumti konsumatorët.

Shtrenjtimet janë evidente edhe për Dhomën e Tregtisë e Industrisë, që thekson edhe telashet e bizneseve per gjetjen e alternativave.

Gjatë kësaj kohe janë bllokuar edhe mallra me origjinë evropiane, por që janë transportuar nga maunet me targa serbe, për çka Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane tha për Klan Kosova se me këto veprime po dëmtohet imazhi i Kosovës si treg jo i sigurt. /Klankosova.tv