13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 1568

FSK-ja vazhdon kërkimet për gruan që dyshohet se ka rënë nga ura e Fshajt

0

Para katër ditësh, një grua dyshohet se ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë derisa kërkimet për gjetjen e saj po vazhdojnë edhe nga njësia e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Që nga e premtja e deri më sot ende nuk është gjetur personi në fjalë, përderisa kërkimet po vazhdojnë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka konfirmuar sot për KALLXO.com që gruaja nuk është gjetur ende.

“Kërkimet janë duke vazhduar. Deri në këto momente, ende nuk është gjetur viktima” – ka thënë Elezaj.

Ai tutje ka shtuar se Njësia për Kërkim-Shpëtim në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe sot janë duke vazhduar punën e tyre për gjetjen e saj.

Prizren, 3 aktakuza kundër 4 personave

0

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza kundër pesëdhjetepesë (55) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Ballkanin e pret short i vështirë, këta janë kundërshtarët e mundshëm në Champions

0

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani sot mëson kundërshtarët në Champions League.Ballkani që fitoi Superligën e Kosovës në futboll do të luajë në rrethin e parë kualifikues të Champions League.

UEFA ka ndarë vazot dhe tashmë ekipi i Ilir Dajës ka mësuar kundërshtarët, që janë mjaft të papërshtatshëm.

Klubi i Ballkanit mund të përballet me këta kundërshtarë:
Ferencvaros,
Ludogorets,
Zalgiris,
Shamrock,
TNS
Shorti i fazës së parë të kualifikimeve të Champions League hidhet sot në Nyon nga ora 14:00./GazetaBlic Sport

“HALA” thotë në këngën e re super talenti Alboos Krasniqi

0
Alboos Krasniqi ka lansuar këngën e re ’’HALA” të kënduar dhe punuar me shumë përkushtim dhe dashuri i cili premton edhe shumë projekte te reja gjatë viti 2023.
Alboosi është nga qyteti i bukur i Prizrenit i cili jeton ne Zvicër ku me muzikë ka filluar të merret nga mosha 10 vjeçare, mirëpo ne vitin 2009 ka filluar të realizoj këngë dhe videoklipe profesionale.
Kënga është realizuar nga Produced by: ALBOOS & BurgoMusic , Lyrics & Melody: Alboos , VideoCamera : Arben Berisha Këngën mund ta dëgjoni dhe shikoni ne linkun e me poshtëm ku është bere virale ne tik tok dhe është mirëpritur shumë mirë nga publiku.

 

Videoja nga Beogradi tmerroi njerëzit: Një grua në katin e 10-të pastroi dritaret pa asnjë mbrojtje

0

Një video e çuditshme e një gruaje duke larë dritaret në katin e 10-të të një ndërtese në një lagje të Beogradit është shfaqur në Twitter.

“A nuk ka pastrues profesional dritaresh për këto ndërtesa në Beogradin mbi ujë. Aman! Epo, një grua po mbahet për një derë në katin e 10-të, të 11-të”, ka shkruar një përdorues i Twitter-it i cili ka shpërndarë një video që tmerroi shumë njerëz.

“Nuk janë normalë!”, “kam të dridhura në shtyllën kurrizore”, “nuk do të ngjitesha po të më jepnin një milion euro”, “nuk do ta bëja këtë edhe sikur të isha shumë i uritur”, “i mërzitur”, janë disa nga reagimet.

Disa përmendën se ka edhe sfungjerë magnetikë që përdoren për të pastruar dritaret në lartësi të tilla, por që kjo zakonisht bëhet nga alpinistët.

“Jemi në numër të madh, por kjo u duket më e lirë për ta,” tha alpinisti Millosh Jankoviç nën postim. /Telegrafi

Kosova humb nga Bjellorusia

0

Bjellorusia e ka mposhtur Kosovën me rezultat 2:1.

Golin e parë e realizoi Vladislav Morozov, në minutin e 73-të.

E pas vetëm dy minutash, bjellorusët realizuan golin e dytë përmes Max Ebong.

Krejt çka arriti të bëjë Kosova ishte goli i Vedat Muriqit, nga pika e bardhë.

Bjellorusia e ka arritur fitoren e parë në grupin I, derisa “Dardanët” nuk e kanë arritur ende.

Si u dashurua Helena me Ismail Kadarenë

0

Ishte gjimnaziste kur botoi tregimin, i cili do të ishte filli i padukshëm i fatit me të cilin do të lidhej jeta e saj dhe e bashkëshortit të ardhshëm, që atëkohë që student pasuniversitar në Moskë dhe një prej yjeve të rinj të letërsisë shqipe.

“Pasi kishte lexuar këtë tregim, më shkroi katër rreshta: “Lexova tregimin tuaj të mrekullueshëm…”, do të kujtonte, ndërsa shtonte “Dhimitër Xhuvani, një shkrimtar nga Elbasani, i cili ndodhej edhe ai në Moskë, i kishte thënë Ismailit, që “e njoh unë këtë vajzë”. Kur erdhi në verë në Shqipëri, Ismaili më tha “nuk është se më pëlqeu vërtet ai tregim por kisha tjetër qëllim.” Kështu do të ndante shkrimtarja Helena Kadare me lexuesit nga Prishtina zanafillën e historisë së saj të gjatë të dashurisë me shkrimtarin.“Atë letrën nga Moska e mori vesh i gjithë gjimnazi në Elbasan. Unë iu përgjigja menjëherë, me disa faqe letër, por nuk më erdhi ndonjë përgjigje, ” ka thënë ajo për gazetaret Alda Bardhyli e Beti Njuma, ndërsa e pyesnin mbi detajet e dashurisë së saj me Ismail Kadarenë. Takimi i parë me shkrimtarin, ka kujtuar Helena Kadare, do të ndodhte në Tiranë pasi ai ishte kthyer nga studimet e tij në Moskë.“Rastësisht në Bulevard përballem me Ismailin i cili ishte me Nasho Jorgaqin. “Ja, kjo është Helena Gusho, siç kisha mbiemrin e vajzërisë”, i thotë Nasho. Ai aty për aty shënoi numrin e telefonit dhe më tha: “Më merr në telefon, se kam sjellë edhe disa filma dhe unë i shoh në tavan”, më tha. U mahnita shumë! Ma tha troç: “Hajde të shohim filma në tavan”.

“Atë letrën nga Moska e mori vesh i gjithë gjimnazi në Elbasan. Unë iu përgjigja menjëherë, me disa faqe letër, por nuk më erdhi ndonjë përgjigje ”.

Gjimnazistja dhe më vonë studentja e letërsisë nisi karrierën si shkrimtare duke botuar romanin e parë “Një lindje e vështirë” në vitet ’70, e shoqëruar nga syri kritik i të shoqit, i cili kishte në atëkohë famën si një prej shkrimtarëve më të mirë të vendit. “Kam shkruar shumë herët, por lidhja me Ismailin më bëri të mendoja se, çfarë do të thoshte ai, për ato që unë shkruaja. Ma lexoi fillimisht ai atë roman. “Mirë, nuk është i keq. Por jo kush e di se çfarë. Mos kujto se çfarë ke bërë”, më tha”, ka kujtuar më tej ajo, ndërsa pas romanit të parë erdhën “Bashkëshortët”, “Një grua nga Tirana”, “Kohë e pamjaftueshme”. E pyetur e çfarë mendonte ajo kur shkrimtari e shndërronte marrëdhënien e tyre dhe atë vetë në personazhe të romaneve të tij, siç ishte Ana tek “Përbindëshi”, Helena Kadare do të thoshte “Po, por ai vetë nuk ka qenë koshient, sepse ia kanë bërë këtë pyetje edhe shumë herë të tjera. “Pse ashtu është?! Jo nuk është ashtu”. Anën, e ka një personazh shumë të dashur, e ka përdorur shpesh.

Megjithatë, Helena Kadare, nuk e mendonte se ishte ajo personazhi. “Ky është një nder shumë i madh. Dhe i thosha vetes se është dikush tjetër, jo unë.”Por nuk ishte vetëm ajo personazh i romaneve të Ismail Kadaresë, ishin edhe historitë e dashurisë nga koha e studimeve në Moskë.“Në fakt me historitë por edhe jetën e tij në Moskë u njoha më herët, nga poezitë e tij, por edhe nga ditarët, që ia gjeja e lexoja te shtëpia e tij. Dhe si të thuash, u vaksinova për këtë pjesë.” Ditari, kujtonte shkrimtarja ishte i mbushur me Juba, Tanja e shumë të tjera. “Ai ma përsëriste shpesh: “Ti po të duash edhe ik, se unë nuk kam ndër mend të martohem”. Unë ia ktheja: “Kush ka ndërmend të martohet me ty?!” Përpiqesha të dukesha sa më origjinale.”Jetën në krah të shkrimtarit të madh, Helena Kadare e ka sjellë të rrëfyer në “Kohë e pamjaftueshme”, librin autobiografik që nisi ta shkruante në vitin 1996, në Dubrovnik, edhe pse e dinte se do të ndeshej me kundërshtitë e shkrimtarit që nuk i parapëlqente librat autobiografikë.

“Në fakt me historitë por edhe jetën e tij në Moskë u njoha më herët, nga poezitë e tij, por edhe nga ditarët, që ia gjeja e lexoja te shtëpia e tij. Dhe si të thuash, u vaksinova për këtë pjesë.”

“Ai thoshte se nëse duhet të shkruash diçka, duhet ta shkruash në mënyrë të tillë që ta pëlqejnë ballkanasit, sepse ata vetë, i shpërdorojnë këto gjëra dhe më tepër janë narrativë, në mënyrë gojore.”Këshilla e Ismail Kadaresë për të shoqen ishte që t’i rrëfente me saktësi ngjarjet, ashtu si kishin ndodhur. “Duhet t’i thuash pa tabu. Mos u ndiko, as nga unë as nga ndokush tjetër!”Shkrimtarja ka rrëfyer se kjo i shërbeu t’i shkruante kujtimet pa drojë dhe se Ismail Kadare e mësoi t’i shkruante ato që mendonte pa bërë dredhi, “sepse lexuesi ka ndjeshmëri të jashtëzakonshme, që e kap menjëherë, kur përpiqesh të rrotullosh historinë, për të fshehur diçka.”Në rrëfimin retrospektiv Helena Kadare u ndal edhe tek jeta jo fort e lehtë gjatë komunizmit, ndërsa ka veçuar në disa momente që i kanë lënë shenjë edhe sot, një prej të cilëve ishte nga koha kur u botua poema “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, e njohur si “Pashallarët e kuq”.

“Ti po të duash edhe ik, se unë nuk kam ndër mend të martohem”. Unë ia ktheja: “Kush ka ndërmend të martohet me ty?!” Përpiqesha të dukesha sa më origjinale.”

“Ai ka qenë një moment shumë-shumë i vështirë sepse ndodhi që ai kishte çuar një cikël me poezi te gazeta “Drita” dhe priste botimin në numrin e të dielës së radhës. Ishte një e diel me shi dhe unë, për habinë time, ndjehesha edhe pak euforike. Të dielave ne na thërrisnin aktivistet e lagjes, për të pastruar shkallët e pallatit dhe oborrin. Nga që binte shi unë mendoja “O sa mirë ajo gruaja nuk do na thërrasë sot”. Erdhi gazeta “Drita” poshtë derës. Unë e pashë dhe i thash Ismailit, “nuk është botuar cikli yt”. “Ashtu”, tha ai dhe u pre.”

Helena Kadare ka rrëfyer se poemën për të cilën e kishin kritikuar nuk e kishte lexuar më parë. “Pas kësaj filloi një histori, që ishte më e rënda nga të gjitha sepse u mblodh edhe Komitetit Qendror, u angazhua vetë Ramiz Alia dhe u thanë gjërat më të llahtarshme që mund të thuheshin, “Ti je armik”, “I hap rrugën imperializmit”. Ai ishte shumë i dëshpëruar, e dinte shumë mirë se çfarë kishte bërë. Pasuan ditë shumë të rënda…”Frika ishte ajo që i shoqëronte pas çdo botimi të ri. “Por ai nuk ligështohej”, ka thënë ajo Asnjëherë nuk pati kufizim brenda vetes, për të mos thënë diçka. Mënyrat dhe marifetet e tij, ishin të atilla që ajo që shkruante të kalonte por gjithsesi.”

“Unë do iki, por ti dhe vajzat do të internoheni”. “Nuk ka gjë”, thosha “unë jam e fuqishme dhe do të punoj në internim, por ti bëje atë që mendon dhe që e do”.

Helena Kadare në rrëfimin e saj është ndalur edhe tek marrëdhënia e çiftit me familjen e diktatorit Hoxha. “Ne kemi qenë te familja Hoxha në vitin 1971.”Kohë kur Ismail Kadare do të shkruante Dimrin e Madh “dhe kishte kërkuar nga Arkivi, dokumentacionin e mbledhjes së 81 partive në Moskë. Ne shkuam dhe ishim në një ankth të madh sepse Enveri dukej një figurë e paarritshme. Ndërsa ishim duke biseduar me Nexhmijen, në mes të bisedës erdhi Enveri. Biseda ishte shumë interesante sepse ai tregoi shumë gjëra, jo vetëm për atë mbledhje, por edhe nga Gjirokastra, sepse ata ishin banorë të së njëjtës rrugicë. Ankthi, ishte i madh, për kohën që qëndruam atje.”

Shkrimtarja ka kujtuar edhe frikën pas çdo udhëtimi jashtë Shqipërisë të bashkëshortit. “ E kemi diskutuar disa herë bashkërisht, ikjen e tij në vitin 1983. “Unë do iki, por ti dhe vajzat do të internoheni”. “Nuk ka gjë”, thosha “unë jam e fuqishme dhe do të punoj në internim, por ti bëje atë që mendon dhe që e do”. “Ai -Enver Hoxha- do të vdesë nga dëshpërimi nga ky gjest që unë do të bëj”. Ramë dakord të dy. Për gjatë një nate bëmë gati valixhet. i hapa astarin, futi dorëshkrimet dhe ia qepa, me mendimin se nuk do të kthehej…”

E ndalur në kohët e sotme, ku jeta e çiftit Kadare është e vendosur mes Tiranës dhe Parisit, Helena Kadare thotë se përditshmëria vijon të mbetet e njëjta. “Ai është “Princi” që nuk di të bëjë asnjë punë që e do çdo gjë gati dhe unë që vazhdoj t’i bëj njëlloj si të gjitha gratë shqiptare.”, ka thënë ajo, ndërsa çdo ardhje në Tiranë e sheh si gëzim të vazhdueshëm. “Madje, i kërkoj Ismailit që të rrimë në Tiranë, por kam vënë re se klima në Tiranë e lodh dhe e dëshpëron, sepse, për hir të së vërtetës ka edhe shumë agresivitet, të cilin ai e ndjen më thellë, sesa unë.”Nga libri i saj me kujtime “Kohë e pamjaftueshme”, zbulon se nuk ka harruar asgjë, por ishte Ismail Kadare që i hoqi rreth njëqind fare. “Ka hequr ca kujtime të mikeshave, shoqeve të mia. “Po çfarë i ke këto, kot?!”, ka përfunduar shkrimtarja, ndërsa është ndalur në etapat e një historie të gjatë dashurie e cila zuri fill me atë tregim të shkruar nga një gjimnaziste. / KultPlus.com

Thellohet skandali seksual i Safet Gjicit, del videoja e plotë: Për 13 minuta shitet tenderi i qenve! Dy lëvizjet e SPAK

0

Në kuadër të hetimeve të nisura kryesisht për ish-kryetarin Safet Gjici pas publikimit të videos ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar në Bashkinë e Kukësit ku ka sekuestruar serverin e kamerave të sigurisë.

Pasi kanë kopjuar materialin, dy oficerët e BKH-së janë larguar nga Bashkia e Kukësit ndërkohë që pamjet e hyrje-daljeve në institucionin vendor, po analizohen tashmë nga grupi i hetimit në SPAK.

Nga ana tjetër, SPAK ka urdhëruar që gruaja që u shfaq në videon intime me ish kryebashkiakun e Kukësit nuk duhet të lërë vendin, pra nuk do të lejohet të udhëtojë, për sa kohë që rrëfimi i saj është kyç për hetimin.

SPAK po heton për shpërdorim detyre, por sekuestrimi i videos së plotë, e cila mendohet të jetë rreth 15 minuta, mund të nxjerrë në dritë detaje që mund të përfshijë dhe persona të tjerë në skandal.

‘Xhungel’ e gazetarit Artan Hoxha ka publikuar sot një pjesë të bisedës mes ish-kryebashkiakut të Kukesit, Safet Gjici, me vajzën e prezantuar si Alma Tafa, përfaqësuese e një kompanie për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rruges. Kjo bisedë është kryer pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Vajza kërkon një mundësi punësimi ose ndihmën e kryetarit të bashkise për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenëve të rruges. Madje ajo i thotë se këto para, Gjici nuk do t’i paguajë nga xhepi, por nga buxheti i bashkisë.

Gjici pasi e degjon vajzën, e miraton ofertën e saj dhe i ofron gjithë mbeshtetjen e tij, duke i vënë ne dispozicion stafin e bashkisë.

Paraburgosen tre persona në Prizren

0

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Kurti s’ka vendosur për takim me Borrellin, pret raportin për 3 policët

0

Ai sqaroi se fillimisht do që të presë vizitën e Jetish Jasharit, ambasadorit të Kosovës në Serbi, në burgun e Kralevës, ku po mbahen tre policët e Kosovës të rrëmbyer në afërsi të kufirit në veri nga Policia e Serbisë. Bazuar në atë raport, tha se do të vendos nëse do të shkojë në takimin e thirrur nga Borrell në Bruksel apo jo.

 

Kryeministri Albin Kurti tha se ishte ai që ka kërkuar javën e kaluar takimin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.

“Por mu tha se duhet të shtensionohet situata. E më pas kishim arrestimin e tre policëve tanë në Leposaviq. Pra eskalimi u shtua”, tha kryeministri Kurti, pasi mori pjesë në akademinë solemne me rastin e  70-vjetorit të  themelimit të Institutit Albanologjik.

Ai tha vetëm pas këtyre ngjarjeve, është ftuar për një takim të radhës në Bruksel. ”E që nuk jam i sigurt nëse është menduar për datën 22 apo 23 qershor për shkak të mesazheve të ndryshme”, u shpreh Kurti para mediave.

Sidoqoftë, ai sqaroi se fillimisht do që të presë vizitën e Jetish Jasharit, ambasadorit të Kosovës në Serbi, në burgun e Kralevës, ku po mbahen tre policët e Kosovës të rrëmbyer në afërsi të kufirit në veri nga Policia e Serbisë.

“Kur t’i kem të dhënat nga kjo vizitë e tre policëve tanë që po mbahen peng, po mbahen rob në Serbi si hakmarrje për luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë, do ta marrë vendimin dhe do ta jap njoftimin”, tha kryeministri Kurti.

Ai tha se për aq sa ka informacione, vizita e ambasadorit të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, në burgun e Kralevës, është caktuar për ditën e martë. ”Unë do të jem në kontakt me ambasadorin tonë që të më njoftojë për gjendjen e policëve tanë”.

Sa i përket situatës në veri, ai tha se për shkak se atje ka grupe kriminale, ka ofruar që republika e Kosovës, gradualisht ta zvogëlojë numrin e policëve atje, por me sundimin e ligjit, që të përballen me drejtësinë ata kriminelë që sulmuan edhe ushtarët e KFOR-it, Policët e Kosovës dhe gazetarët.

“Këtë e kemi propozuar ne, kurse për Policinë e Kosovës, çdo komunë e republikës sonë është e njëjtë dhe veprimet e funksionimi operativ bëhet vetëm duke u bazuar në Kushtetutshmëri dhe ligjin në fuqi e procedurat e tyre të brendshme”. rtklive