16.8 C
Prizren
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Thellohet skandali seksual i Safet Gjicit, del videoja e plotë: Për 13 minuta shitet tenderi i qenve! Dy lëvizjet e SPAK

Në kuadër të hetimeve të nisura kryesisht për ish-kryetarin Safet Gjici pas publikimit të videos ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar në Bashkinë e Kukësit ku ka sekuestruar serverin e kamerave të sigurisë.

Pasi kanë kopjuar materialin, dy oficerët e BKH-së janë larguar nga Bashkia e Kukësit ndërkohë që pamjet e hyrje-daljeve në institucionin vendor, po analizohen tashmë nga grupi i hetimit në SPAK.

Nga ana tjetër, SPAK ka urdhëruar që gruaja që u shfaq në videon intime me ish kryebashkiakun e Kukësit nuk duhet të lërë vendin, pra nuk do të lejohet të udhëtojë, për sa kohë që rrëfimi i saj është kyç për hetimin.

SPAK po heton për shpërdorim detyre, por sekuestrimi i videos së plotë, e cila mendohet të jetë rreth 15 minuta, mund të nxjerrë në dritë detaje që mund të përfshijë dhe persona të tjerë në skandal.

‘Xhungel’ e gazetarit Artan Hoxha ka publikuar sot një pjesë të bisedës mes ish-kryebashkiakut të Kukesit, Safet Gjici, me vajzën e prezantuar si Alma Tafa, përfaqësuese e një kompanie për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rruges. Kjo bisedë është kryer pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Vajza kërkon një mundësi punësimi ose ndihmën e kryetarit të bashkise për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenëve të rruges. Madje ajo i thotë se këto para, Gjici nuk do t’i paguajë nga xhepi, por nga buxheti i bashkisë.

Gjici pasi e degjon vajzën, e miraton ofertën e saj dhe i ofron gjithë mbeshtetjen e tij, duke i vënë ne dispozicion stafin e bashkisë.

Tahiri: Borrell dhe Lajçak duhet të japin dorëheqje

Ish-koordinatorja e Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se Borrell dhe Lajçak duhet të japin dorëheqje pas sulmit në Banjskë të...

Polonia thotë se do të vendosë masa kontrolli për migrantët në kufirin me Sllovakinë

Polonia do të vendosë masa kontrolli për automjetet që kalojnë kufirin nga Sllovakia, tha kryeministri i vendit të hënën, në përpjekje për të frenuar...

Lajmet e Fundit