8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 1577

Policia e Serbisë i arreston dy kosovarë në Merdare

0

Raportohet se dy kosovarë janë arrestuar nga policia e Serbisë në kufirin në Merdare.

Sipas Klan Kosova, dy të arrestuarit janë Dervish Maliqi dhe Esat Muçolli.

Ende nuk dihet arsyet e arrestimit të tyre nga ana e Policisë së Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar, vëllai i Dervish Maliqit, Labinot Maliqi.

“Po, e kanë arrestuar vëllain dhe dhëndrrin. Ata nuk i kanë marrë policia që janë në Merdare. Kanë ardhur policia nga Beogradi. Kur i pyeta për arsye ata thane i kemi arrestuar “Veç pse janë shqiptarë.” – ka thënë Maliqi.

Ai ka bërë me dije që i ka njoftuar të gjitha institucionet e Kosovës.

“I kemi njoftuar policinë, edhe të gjitha institucionet, përfshirë edhe Ambasadën atje.” – theksoi ai.

====

Aplikimet vazhdojnë për klasën 6 e 10!
Vendet janë të kufizuara!
?+383 44 434 087

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, deklarata e Ramës dhe reagimi i Qeverisë së Kosovës

0

Sot në Gjakovë, për herë të dytë si nikoqir, e për herë të tretë në më pak se 2 vjet, ishte planifikuar të mbahet mbledhja e nëntë e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Kjo ishte deklarata që e tha të martën kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media para se të anulohej mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Por, pak para mbrëmjes të martën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë të jashtëzakonshme njoftoi për anulimin e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Siç shkruan Telegrafi, ai tha se ka informuar Kurtin se në këto kushte, takimi nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.

“Në kushtet e përkeqësimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. I kam kërkuar Albinit që të takohemi në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm”, ka deklaruar Rama.


Një ndër tipet e banesave në kompleksin “Parku”.

Bëhu me banes në zemër të Prizrenit pranë Lumbardhit dhe Parkut!

#quality #contrucion #design #park

www.renelualtahiri.com

+383 44 128 112

 

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Sipas tij, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe përkeqësimit të raporteve të Prishtinës me aleatët perëndimor, takimi në Gjakovë nuk është i mundur të mbahet siç është paraparë sepse “nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot”.

“Për fat të keq edhe me shumë keqardhje më duhet të them se nuk kemi pasur dakordësi me Kurtin për një ndryshim të formatit dhe ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë për këtë por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që ndodh me realitetin e Kosovës sot”, tha Rama, raporton Telegrafi.

“Mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit, besoj shumë që të mund të takohemi, për të ballafaquar opinionet në kushtet kur përsëris jemi në prag të lëvizjes së planit, nuk ma zë goja të flas për sanksionet, por të masave shtrënguese ndaj shtetit që është krijuar nga ata që qartësisht janë në kushte të sosjes së durimit”, ka thënë ai.

Mbledhja në Gjakovë pritej të mbahej disa ditë pasi Rama ua ka dërguar një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Rreth këtij propozimi, Kurti të martën në një konferencë për media ka thënë se Rama, në vend që të propozojë Asociacion për serbët në Kosovë, le t’ia propozojë një të tillë Beogradit, për shqiptarët në Serbi.

Në mbledhjen e nëntë mes dy qeverive pritej të nënshkruheshin 13 marrëveshje në fusha të ndryshme: drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, kulturës, ndërmarrësisë dhe mbrojtjes. Në mesin e tyre ishte edhe një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e sigurisë.

E pas konferencës për media të Edi Ramës, erdhi edhe reagimi i Qeverisë së Kosovës, duke thënë se është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për Telegrafin se të mërkurën, në mbledhjen e përbashkët në Gjakovë, ishte paraparë të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja.

“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato”, ishte shprehur Kryeziu.

Më tej ai ka thënë se takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. “Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme”, ka thënë Kryeziu, për Telegrafin. /Telegrafi/

Aplikimet vazhdojnë për klasën 6 e 10!
Vendet janë të kufizuara!
?+383 44 434 087

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Nga nesër mot tipik vjeshtor, paralajmërohen edhe përmbytje të shpejta

0

Ditën e mërkurë mbetet edhe më tutje mot jostabil, me mot të ndryshueshëm. Do të ketë edhe intervale me diell, e orëve të pasdites priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima nëpër pjesë të vendit.

Temperaturat minimale zbresin në 11C e 14C, ndërsa ajo maksmiale shkon deri në 23C e 25C.

Nga dita e enjte po pritet të kemi mot më tipik vjeshtor, të dominuar më shumë nga vransira, sidomos përgjatë fundjavës, dhe me të reshura më të vazhdueshme shiu, herë herë madje edhe më intenzive, duke rritur rrezikun për vërshime apo edhe përmbytje të shpejta, njofton Prishtina Weather.

Temperatura maksimale gradualisht në rënie deri në 17C e 16C gjatë fundjave.

REL: BE përgatit pako sanksionesh ndaj Kosovës

0

Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike.

Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes.

Sanksioni tjetër pritet të përfshijë punën e përbashkët të grupeve që ekzistojnë mes Kosovës dhe BE-së, e të cilat janë krijuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

Tashmë është suspenduar takimi i një nën-komisioni, atij për tregti, industri, doganë dhe taksa i cili është dashur të mbahej me 8 qershor, por që nuk është zhvilluar. Takimi i radhës, i cili pritet të suspendohet, është ai i datave 21 dhe 22 qershor, i nën-komisionit për drejtësi, liri dhe siguri.

Do të ketë edhe pasoja financiare për Kosovën. Është planifikuar një pezullim domethënës i financimit nga ana BE-së i disa projekteve për të cilat ka dhënë propozime Kosova në kuadër të Fondit investues për Ballkanin Perëndimor.

BE, si sanksion ndaj Kosovës, ka paraparë që të ulë edhe nivelin e pranisë publike në zhvillimet dhe ngjarjet e përbashkëta ku marrin pjesë anëtarët e Qeverisë së Kosovës. Kjo masë pritet të përfshijë edhe takimet në kuadër të bashkëpunimit financiar.

Burimet diplomatike thonë se angazhimi me autoritetet e Kosovës në të gjitha këto fusha do të kthehej në nivel normal sapo që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa që BE-ja i pret në kuadër të dialogut, e të cilat janë shprehur në disa prononcime publike. Para se gjithash, janë kërkesat për tërheqjen e njësive speciale të policisë nga ndërtesat e komunave në veri dhe shpallja e zgjedhjeve të reja lokale.

 

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur serbët lokalë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet mbetën të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Këta kryetarë u zgjodhën më 23 prill, votime që u bojkotuan nga partitë dhe popullata lokale serbe.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur Kurtit tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe kthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Por, Kurti ka paraqitur një plan prej pesë pikash.

Megjithatë, BE-ja ka thënë se kryeministri kosovar nuk ka ndërmarrë hapat e duhur për uljen e tensioneve në veri.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjet ushtarake Defender Europe 23, duke e cilësuar këtë si masën e parë ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mosplotësimit të kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare.

Libri “Erë Dashurie” i autores nga Shqipëria, Era Çela, do të promovohet në Prizren

0

Libri “Erë Dashurie” i autores nga Shqipëria, Era Çela, do të promovohet në Prizren.

Promovimi mbahet më 15. 6.2023, në hapësirën e “Agimit”, në orën 16:00.

Vazhdojnë punimet në rrethrrotullimin e ri dhe të trotuareve në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren

0

Po vazhdon me dinamikë të shtuar ndërtimi i rrethrrotullimit të ri dhe trotuareve në rrugën “Ekrem Rexha” (ish rruga Tirana), në afërsi të Urgjencës së qytetit në Prizren.

Kryetari Shaqir Totaj ka thënë se pas përfundimit të këtij rreth rrotullimi do të ndërtohen rrugë alternative.

“Punimet priten të përfundojnë para afatit të paraparë, marrë parasysh frekuentimin e madh të veturave në këtë rrugë. Pas përfundimit të këtij rreth rrotullimi do të ndërtohen rrugë alternative, që do t’i lidhin lagjet e kësaj zone dhe do ta lehtësojnë komunikacionin në Prizren”, ka bërë me dije Totaj.

—————————————————————————————————-

Një ndër tipet e banesave në kompleksin “Parku”.

Bëhu me banes në zemër të Prizrenit pranë Lumbardhit dhe Parkut!

#quality #contrucion #design #park

www.renelualtahiri.com

+383 44 128 112

 

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Rinovohet objekti i vjetër i QKMF-së në Rahovec

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Saranda Sallteku, kanë përuruar përfundimin e renovimit të brendshëm të objektit të vjetër të QKMF-së në Rahovec.

Ky përurim bëhet në kuadër të festimeve të çlirimit të Kosovës dhe në vigjilje të 14 qershorit, ditës së çlirimit të Rahovecit është dëshmi e përkushtimit institucional në përmbushje të obligimeve ndaj dëshmorëve të lirisë.

Ky projekt përfshin renovimin e brendshëm të të gjitha reparteve, duke përfshirë: Zgjerimin e korridoreve, rregullimin e dyshemesë, rregullimin e nyjeve sanitare, vendosjen e dyerve dhe të dritareve të reja, vendosjen e ashensorit të ri, instalimin e ujësjellësit, kanalizimin dhe rrjetin elektrik.

Me këtë investim, stafi shëndetësor do të ketë kushte më të mira për punë dhe pacientët do të kenë shërbime më efikase.

Vlera e këtij investimi është: 459.853.59 euro.

Investimet e kësaj natyre do të vazhdojnë edhe në pjesën e jashtme të objektit, me qëllim të ofrimit të kushteve më të mira për qytetarët tanë.

======================================================

Aplikimet vazhdojnë për klasën 6 e 10!
Vendet janë të kufizuara!
?+383 44 434 087

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Mungojnë dy të akuzuar dhe dy dëshmitarë, shtyhet gjykimi për vrasjen në mënyrë mizore në Suharekë

0

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve Murat Ademi dhe Fadil Fetiu, të cilët së bashku me të akuzuarin Resmije Bytyqi dhe Reshat Ademi po akuzohen për vrasjen e A.B në mënyrë mizore në Suharekë.

Lidhur me mungesën e të akuzuarve Murat Ademi dhe Fadil Fetiu, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Artan Sejrani tha se nga zyrtarët e njësitit transportues për të paraburgosurit nuk është informuar për arsyen e mos sjelljes së të paraburgosurve në këtë seancë , raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sejrani tha se për këtë do të njoftohet Drejtoria e Burgjeve të Republikë së Kosovës, pasi që sipas tij, mos sjellja e të paraburgosurve është arsye e prolongimit të çështjes.

Ndërsa, për mungesën e dëshmitarëve Ilir Hazeraj dhe Bedri Kokollari, Sejrani tha se gjykata ka prova që të njëjtit janë ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo mungesën e tyre nuk e kanë arsyetuar.

Mungesa e kushteve ligjore ka bërë që kjo seancë të shtyhet, seancat e radhës për këtë rast janë caktuar të mbahen më 15, 18 shtator si dhe më 2, 17 tetor 2023.

Gjykata e Apelit, këtë rast më 29 gusht 2022 e ka kthyer në rigjykim duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin aktgjykim kjo gjykatë i kishte shpallur fajtorë Murat Ademin, Resmije Bytyqin, Fadil Fetiun, ndërsa Reshat Ademin e kishte liruar nga akuza.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Murat dhe Reshat Ademi, më 6 tetor 2016, pas marrëveshjes paraprake, kanë privuar nga jeta, në mënyrë mizore tani të ndjerin A.B, kurse Resmije Bytyqin akuzohet për shtytje në kryerjen e vrasjes.

Fadil Fetiu fillimisht akuzohej për moslajmërim të veprës penale, mirëpo, më 7 maj 2019, ishte ndryshuar aktakuza ndaj Fetiut, ashtu që të njëjtin prokuroria e ngarkon me veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.

Sipas aktakuzës, vëllezërit Ademi, janë takuar gjatë vitit 2016 me të akuzuarën Resmije Bytyqi, të cilën e kanë vajzë të axhës dhe ajo u është ankuar atyre se bashkëshorti i saj, viktima, po e keqtrajtonte atë, duke e rrahur.

Më pas, sipas organit të akuzës, ajo u kishte kërkuar atyre që ta vrasin burrin e saj, duke u thënë se nëse ata nuk munden ta bëjnë vrasjen, ajo do ta angazhonte dikë tjetër për ta kryer një gjë të tillë.

Në dispozitivin e aktakuzës thuhet se i akuzuari Murat Ademi, i shtyrë nga e akuzuara Bytyqi, ka shkuar në shtëpinë e të akuzuarit Fadil Fetiu, ku i ndjeri po punonte në instalimet elektrike dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit e ka rrëmbyer tani të ndjerin.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Murat Ademi e ka lidhur viktimën dhe e ka dërguar në një vend të panjohur, ku e priste i akuzuari tjetër Reshat Ademi dhe më pas të dy e kanë goditur atë me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit pasi e kanë rrahur viktimën, të njëjtin e kanë mbytur duke ia vënë zjarrin dhe më pas e kanë groposur. /BetimipërDrejtësi

======================================================

Aplikimet vazhdojnë për klasën 6 e 10!
Vendet janë të kufizuara!
? +383 44 434 087

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

E inkuadroi në Superligë, Liria përshëndetet me Xhengis Rexhepin

0

Liria, e cila tanimë ka siguruar inkuadrimin në Superligën e Kosovës, ka ndarë sot rrugët me trajnerin Xhengis Rexhepi.

Rexhepi e arriti objektivin e klubit që sezonin 2023/24 ta nis në Superligë, por që kontrata ka qenë deri në fund të këtij sezoni, dhe të dy palët kanë vendosur mos ta vazhdojnë atë, raporton KosovaPress.

“Po ndahemi me marrëveshje të dyanshme, dhe me bindjen që kjo nuk është lamtumirë. Dera për trajnerin Xhengis Rexhepi , do të jetë e hapur gjithmonë”, thonë drejtues të Lirisë.

Lufta në Ukrainë, 6 të vdekur dhe 35 të plagosur nga bombardimet ruse në Kryvyi

0

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur nga bombardimet ruse në Kryvyi të Ukrainës.

Mësohet se 19 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga sulmet ruse morën flakë pesë ndërtesa me sipërfaqe 700 metra katrorë.

Granatimet vijnë pas një periudhe të rënies së sulmeve me raketa dhe drone ruse në fillim të muajit.