8.1 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026
Home Blog Page 1578

Kurti për draftin e Ramës: T’ia paraqesë Vuçiçit për shqiptarët në Luginë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përkundër faktit që nuk e ka lexuar draftin e propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, mendon se më mirë ky i fundit, bën t’ia prezantojë presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për shqiptarët në Luginë.

“S’kam dyshim që Rama beson se propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu atëherë, krejt çfarë unë propozoj, është që kryeministri Rama këtë draft-statut për pakicat kombëtare t’ia prezantojë Presidentit të Serbisë në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”.

Kështu ka theksuar Kurti gjatë një konferencë shtypi, ku ka prezantuar edhe një plan me pesë pika, për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

 

Ndër të tjera, ai ka thënë edhe se duke bazuar në kushtetutën e Shqipërisë, neni 8 pika 1, por edhe në kontekstin politik, vetëm po tregon ku është adresa dhe cila do të jetë kërkesa për këtë model.

“Unë nuk e di atë draft statut, por i besoj kryeministrit Rama që ai beson se është i mirë dhe i duhur. Jemi në kontakt të vazhdueshëm, pasi nëse kemi taksimin e dy qeverive ku na presin marrëveshje të reja”, theksoi ai.

Më 8 qershor, ishte Rama, ai i cili bëri me dije se i kishte dërguar presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si edhe presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, një draft për themelimin e asociacionit.

Sipas tij, bëhet fjalë për një draft të punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikan dhe evropian prej kohësh, “gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë”. “Për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë që e përsëris, bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, palët nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst e jo më të merret vesh se çfarë duhet të ketë teksti”, shtoi kreu i Qeverisë asokohe.

Teksa, mes të dyve, retorika në distancë ka qenë e acaruar në ditët e fundit, edhe pse jo gjithnjë në mënyrë direkte, ku kreu i Qeverisë shqiptare ka bërë edhe thirrje që Kurti të mos i prishë raportet me aleatët dhe t’i dëgjojë më shumë ata.

Tërmeti Mbappe në Paris

0

Ishte një e hënë në dukje e qetë në Paris. Ishte me diell, shumë diell dhe era nuk po frynte shumë. Pasdite, konkretisht në orën 17:00 shpërtheu një vullkan. Kylian Mbappe, me email, njoftoi klubin për vendimin e tij për të mos rinovuar deri në vitin 2025, duke shkaktuar bujë dhe duke hapur një plagë që dukej e mbyllur një vit më parë, kur një Al Khelaifi mes brohoritjeve, njoftoi në “Parc des Princes” zgjatjen e kontratës për super talentin deri në vitin 2025.

Ajo shpallje trevjeçare ishte një marrëveshje zotërinjsh mes presidentit dhe Mbappe, sepse sulmuesi nuk e rinovoi realisht deri në vitin 2025, por deri në vitin 2024 me opsionin e një viti shtesë, duke pasur një klauzolë në kontratën e tij që duhej ta ekzekutonte para 31 korrikut nëse donte të përfundonte vitin e tretë në kryeqytetin francez.

Prej muajsh, tendenca ishte drejt një mosrinovimi, e konfirmuar zyrtarisht këtë të hënë pasi lojtari i dërgoi një letër selisë së klubit, që ndodhet në Boulogne-Billancourt.

PSG, e cila nuk e priste një njoftim kaq të hershëm, u habit nga lajmi. Në fakt, siç raportohet nga “New York Times”, institucioni francez mësoi më herët nga shtypi, në “L’Equipe”, vendimin e Mbappe për të mos rinovuar deri në vitin 2025.

Në Doha, durimi ka sosur. Vendimet dhe e pamundura që bëri Emiri në vitin 2022, duke përzier edhe presidentin e Francës Emmanuel Macron në negociatat, nuk do të përsëriten në asnjë rrethanë.

Në vitin 2023, skenari ndryshon rrënjësisht nga ai i vitit 2021.

Së pari, për shkak të pozicionit të PSG-së, e cila nuk del më në shtyp se ylli i saj është i patransferueshëm. Në atë kohë, Al Khelaifi, në fakt, pohoi në një intervistë në “L’Equipe” se Mbappe “nuk do të largohej falas ose të shitej”. Këto fjalë, të cilat u konsideruan si kërcënim nga mjedisi i lojtarit, u përmbushën, pasi presidenti ia doli mbanë duke firmosur francezin në maj të 2022 me një “Parc des Princes” deri në tejmbushje.

Së dyti, për shkak të kohës. Mbappe, në vitin 2021, paralajmëroi PSG-në se donte të largohej në gusht, një muaj para përfundimit të merkatos dhe praktikisht me fillimin e sezonit. Dy vjet më vonë, largimi i tij është parashikuar, duke njoftuar udhëheqësit paraprakisht në mënyrë që ata të mund të marrin një vendim për këtë çështje. Ose do ta shesin tani ose do të jetë falas në vitin 2024, por ajo që është e qartë është se nuk do të rinovohet.

Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të mbyllur një kapitull që shton episode të reja çdo vit.

Që nga rinovimi i tij në 2022, zemërimi i Mbappe ka qenë i vazhdueshëm. Së pari për “çështjen e penalltive” me Neymar në gusht, duke bërë kërcënimin e tij për largim në tetor 2022 dhe, më në fund, me historinë e tij të famshme në Instagram të titulluar “#PivotGang”, në një mesazh ironik për Al Khelaifi për mos nënshkrimin e nëntë garancive në mënyrë që ai të gëzonte më shumë liri në fushë. Një telenovelë që ka emocionuar Dohën, e cila tashmë po mendon ta shesë në tregun aktual. Albanian Post

Zbulohet arsyeja e vdekjes së atletes amerikane: Komplikime gjatë shtatzënisë

0

Ish-kampionia e botës në 100 metra, Tori Bowie vdiq nga komplikimet gjatë shtatzënisë, raportojnë mediat amerikane.

Amerikania, e cili fitoi medalje ari, argjendi dhe bronzi në Lojërat e Rios në 2016 dhe u kurorëzua kampione bote një vit më vonë. Ajo vdiq më 3 maj në moshën 32-vjeçare.

Një raport i autopsisë nga Zyra e Ekzaminimit Mjekësor e marrë nga “USA TODAY Sports” tha se Bowie ishte afërsisht tetë muajshe shtatzënë dhe po përjetonte lindje kur vdiq.

Komplikimet e mundshme përfshinin shqetësimin e frymëmarrjes dhe eklampsia, një gjendje e rrallë që mund të shkaktojë kriza.

Ekzaminuesi mjekësor vendosi se vdekja e Bowie ishte “natyrale”.

Agjentja e Bowie, Kimberly Holland tha për “CBS News” se lajmi do t’i jepte fund spekulimeve “të lëndueshme” për shkakun e vdekjes.

“Për fat të keq kaq shumë njerëz, duke përfshirë mediat, po bëjnë spekulime se ajo i bëri diçka vetes, gjë që është shumë e dëmshme”, tha ajo. “Pra, me shpresë, tani duke ditur të vërtetën, do të ketë shumë falje”.

 

Albanian Post

Arrestohen dy persona të kërkuar në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar në Prizren.

Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të gjykatës.

Ata janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Prizren 12.06.2023 – 00:20. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit, i kërkuari mashkull kosovar.
Prizren 12.06.2023 – 13:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar.

================================================

Një ndër tipet e banesave në kompleksin “Parku”.

Bëhu me banes në zemër të Prizrenit pranë Lumbardhit dhe Parkut!

#quality #contrucion #design #park

www.renelualtahiri.com

+383 44 128 112

 

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Gruaja ‘e vdekur’ u gjet duke marrë frymë në arkivol në funeralin e saj

0

Pjesëmarrësit në funeralin e një gruaje të moshuar ekuadoriane u befasuan kur zbuluan se ajo ishte ende gjallë.

Bella Montoya, 76 vjeçe, u deklarua e vdekur javën e kaluar pas një sulmi të dyshuar.

Pesë orë pas zgjimit të saj të premten, të afërmit që po përgatiteshin për të ndërruar rrobat e saj përpara varrimit e gjetën atë duke gulçuar për ajër.

Montoya tani është kthyer në spital në kujdesin intensiv dhe ministria e shëndetësisë e Ekuadorit ka krijuar një komitet për të hetuar incidentin.

Në një deklaratë, ministria tha se gruaja iu nënshtrua arrestit kardio-respirator – humbje e frymëmarrjes dhe funksionit të zemrës – dhe nuk iu përgjigj përpjekjeve për ringjallje, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Mjeku kujdestar konfirmoi vdekjen e saj.

Djali i saj, Gilber Rodolfo Balberán Montoya, u citua nga mediat lokale të ketë thënë se nëna e tij ishte “pranuar rreth orës 09:00 dhe në mesditë një mjek më tha se [ajo] vdiq”.

Montoya më pas u vendos në një arkivol për disa orë derisa u pa nga anëtarët e familjes duke u përpjekur të merrte frymë.

Një video e postuar në rrjetet sociale e tregoi atë të shtrirë në një arkivol të hapur dhe duke marrë frymë rëndë, ndërsa disa njerëz u grumbulluan rreth saj. Mjekët më pas shihen duke mbërritur dhe vëzhguar Montoyan përpara se ta lëviznin atë në një barelë dhe në një ambulancë.

Tani ajo ndodhet në terapi intensive në të njëjtin spital ku mjekët deklaruan vdekjen e saj.

Agjencia e lajmeve AFP citoi Balberán të thoshte: “Pak nga pak, po e kuptoj atë që ka ndodhur. Tani lutem vetëm që shëndeti i nënës sime të përmirësohet. Unë dua që ajo të jetë gjallë dhe pranë meje”,

Vidhen 15 krerë dele në Prizren

0

Një person është ankuar në polici se dikush ia ka vjedhur 15 krerë dele të hënën rreth orës 11 e 30 në fshatin Caparc të Prizrenit.

Rasti vazhdon në procedurë hetimore.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Lutje Zotit

0

Lutje e Presidentit të Republikës së Kosovës Dr.Ibrahim Rugova më 12 qershor 1999.

Të Lutëm O Zot
Për Lirinë Që Na Fale
Të Lutëm O Zot
Për Kthimin Tonë
Në Kosovën Tonë
Në Tokën Tonë
Të Falemi Ty
Për Këtë Mrekulli
O Zot.

Pas kaq kohe heshtje totale, Edona Llalloshi më në fund jep lajmin e madh

0

Edona Llalloshi është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun tonë.

Ajo ka disa kohë që s’ka qenë aktive me projekte muzikore, por tani është rikthyer, përcjell ORAinfo.

Edona Llalloshi ka publikuar këngën e saj të re të cilën e ka titulluar “Dy buqeta”.

 

 

E dashura ruse e Don Xhon shtrihet në spital në gjendje të rëndë

0

Modelja e njohur ruse, Ariana Lirey, është shtrirë në spital.

Gjendjen e saj e bëri të ditur vet ajo përmes një InstaStory ku shihet se këmbën e djathtë e ka vendosur në allçi.

Tutje, ajo nuk ka dhënë detaje tutje se si ka ndodhur ngjarja, shkruan kosovarja.

Kujtoojmë, se Ariana është e dashura e reperit nga Drenica, Don Xhon, teksa e konfirmuan rikthimin në çift në këngën e artistit “Ike”.

 

 

 

Përqafimet djallëzore dhe kurrizthyerit e politikës

0

Nue Oroshi

Mbushja e kupës herë pas here paraqet një rrezikshmeri për arsyen se gjërat shpeshherë kanë kaluar kufirin e kryqit te vdekjes apo Crus Mortis, siç thonë latinët e vjetër. Përqafimet djallëzore dhe kurrizthyerit e politikës shpeshherë i kemi pas më shumicë ne shqiptarët. Është një gjë e pa shkruar se sa herë që çështja shqiptare fillon të dalë në rrugën e duhur dalin në shesh politikanët djallëzor dhe kurrizthyer të cilët përgaditën nga armiqtë tanë shekullorë qoftë ata karpatian qoftë ata aziatikë. E flasin e flasin pa u ndalur.Ata mbrojnë tradhëtitë e tyre si ide te reja a në fakt vetëm sillën në rrethet vicioze te politikës së Qubrilloviqit, Garashaninit, Andriqit e Millosheviqit, kurse pjesa tjetër me ngulm brohorasin: “duam babën e jo shkabën duam baba Sulltanin e jo shqiponjën dykrenare“.

Të parëve tua shashë Titon, Millosheviqin e Qubrilloviqin kërcejnë sikur zorrët në prush.Vrapojnë edhe sot e asaj dite, ditën për diell e natën për hanë nëpër Beograd dhe qytetet e tjera të Serbisë duke iu shërbyer interesave antishqiptare. Këta politikan nuk vrapojnë vetëm, ata kanë edhe ndërmjetësit e tyre disa gazetar e publicist që prej se qohën në mëngjes e deri kah mesi i natës angazhohen kundër interesave shqiptare dhe mbrojnë projektet antishqiptare. Një pjesë e mirë e tyre janë edhe të angazhuar nëper shërbimet e huaja sekrete antishqiptare. Derisa te parët janë të lidhur ngusht për Beogradin dhe politikën e tyre kemi pjesën tjeter që janë të lidhur ngusht për Stambollën. Atyre me jau sha Erdoganin jo vetën që kërcejnë si zorrët në prush por kërcejnë sikur ai vaji që është i përzier me ujë dhe ka mundësi edhe ti qarrojnë sytë.

Ata e shajnë flamurin kombëtar, e shajnë kombin shqiptarë dhe pushtimet osmane. Deshirojnë ti imponojnë si çlirim me moton: “duam babën e jo shkabën“. Si te parët ashtu edhe te dytët bashkëpunojnë shumë ngushtë më njëri- tjetrin. Dhe kur të parët nxihen ngushtë mbrohën nga të dytët. Kur te dytët e humbin përkrahjen në popull ju ndihmojnë të parët duke i dhënë hapësirë nepër mjetët e informimit që ju financon bashkarisht Beogradi, Stamolla e Moska. Por më së vështiri është sot të mbetësh shqiptar i kulluar. Sepse të mbetësh shqiptar atdhetarë duhet ti kritikosh si të parët ashtu edhe të dytët. Të dyja këto kancere që e kanë kapluar kombin shqiptarë. I kanë edhe rrenjët e tyre historike qoftë në aspektin ideologjik apo në aspekte tjera. E shtrohet pyetja: Pse aq shumë shqiptarë veprojnë e punojnë kundër vetvetës?!

A është ky veprim kundër vetvetës si frytë i një ADN-e të përzier që mund ta ketë bartur pushtimi pesë shekullor osman dhe pushtimi një shekullor serb. Apo ky veprim antikombëtar i tyre është i përzier edhe me interesa ekonomike dhe financiare. Të tillët janë pasuruar shumë por pasurinë e tyre të krijuar me marre e faqe të zezë do ta lënë në këtë botë dhe do të shkojnë në atë botë dikush cullak i vendosur në tabut dhe i mbështjellur me një qefin e dikush me një komplet rrobash dhe i vendosur në arkë. Asgjë nuk do të marrin me vete përveç faqës se zezë dhe tradhëtisë që do ti shënohet në historinë e biografive të tyre si shërbyes krajlash e sulltanash.