7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 1606

Ancelotti e pranon se i pëlqen sulmuesi spanjoll

0

Mes spekulimeve për transferimin e tij, Ancelotti e pranon se i pëlqen sulmuesi spanjoll.

Carlo Ancelotti ka pranuar se ai është një tifoz i sulmuesit të Espanyolit, Joselu Mato, mes spekulimeve se Real Madridi është i interesuar për të nënshkruar me të në afatin e verës.

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi, i cili mund të jetë ndihmesë e Karim Benzemas, i cili vuajti nga lëndimet këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Joselu u përmend si një nga opsionet e mundshme. Spanjolli është golashënuesi i tretë më i mirë këtë sezon në La Liga, me 16 gola.

Ancelotti, i cili u paraqit sot në një konferencë për media, pranoi se do të kërkojnë një sulmues këtë verë.

“Ne po shikojmë, do të punojmë për të përmirësuar skuadrën, por nuk dua të flas për emra, nuk më duket e drejtë. Ka shumë lojtarë të përfshirë tani, në sfida të rëndësishme”, tha ai.

I pyetur për Joselun në veçanti, Ancelotti pranoi se i pëlen ai, por nuk shtoi diçka më shumë, teksa përmendi edhe disa sulmues tjerë.

“Më pëlqen Joselu, por edhe të tjerë… Aspas, Morata, të flasim për sulmuesit spanjollë. Sepse ajo që ju pëlqeni është se ata shënojnë gola”, deklaroi Ancelotti.

Mundësia që 33-vjeçari të largohet gjatë verës duket e madhe, pasi Espanyoli po rrezikon të bie nga elita e futbollit spanjoll.

Nënshkrimi me Joselu mund të mos jetë emri më magjepsës për madrilenët, por ai tashmë ka dëshmuar aftësinë për të shënuar gola.

Joselu me Espanyolin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 6 milionë euro.

Efi: Dasma e Luizit dhe Kiarës, e nxituar!

0

Efi Dhedhes, që gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” u miqësua me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, tregon mëndimin e saj për çiftin që eksperiencën në reality show e përmbyllën me një dasmë të vërtetë.

Në “Post Big Brother”, Efi u shpreh se në fillim nuk ka besuar te dashuria mes Kiarës dhe Luizit, ndërsa vendimi për t’u martuar iu duk i nxituar.

Një çift duhet ta njohë njëri-tjetrin në çdo aspekt për të arritur në këtë pikë, tha Efi, duke theksuar më tej se është thjesht mendimi i saj, pasi nuk i takon të flasë më shumë.

Efi: Unë sot besoj.

Në fillim, nuk e besoja.

Më dukej shumë i shpejtë ai entuziazmi që kishte Luizi ndaj Kiarës.

Ajo nuk ka treguar interes në fillim.

Më dukej sikur e bezdiste.

Pjesa e dasmës, m’u duk e shpejtë.

Nuk më takon mua të them, por po shpreh mendimin tim.

Kiara: Po s’do të thotë, mund të jesh me letra dhe të vazhdosh njohjen.

Normalisht që do ta njohim njëri-tjetrin jashtë.

Efi: Por, është diçka shumë e madhe dhe shumë e bukur për mua.

Unë kur të arrij në atë hap, dua të arrij ato të tjerat.

Le të flasim pak më hapur.

Për mua, nëse nuk preken dy njerëz në çdo lloj kuptimi, më duket hap i nxituar.

Por, gjithsesi jam shumë e lumtur.

Uroj shumë që t’u ecë sa më gjatë.

Luizi: jam dakord që mund të quhet nga dikush që është veprim i nxituar apo i shpejtë.

Por ishte një lloj përgjigje për të thënë që ne nuk u ndalëm kur ishim më në tabelë qitjeje, aq më tepër të ndaleshim tani.

Vuçiq jep dorëheqje nga partia e tij

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë dorëheqje nga partia të cilën ai e udhëheq, SNS.

Ai, në tubimin që mbajti sot tha se kjo është nata e tij e fundi që i drejtohet serbëve si kryetar i kësaj partie.

“Nesër dikush tjetër do të marrë drejtimin e SNS-it, anëtar i së cilës do të mbetem dhe do të jem anëtar besnik”, tha ai, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Vuçiq tha se nga nesër do të jetë president i të gjithë qytetarëve të Serbië, e jo president i partive politike.

Kryeshefja e Postës së Kosovës vizitoi Odën e Ndërmarrësve të Zejtarëve në Prizren

0

Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës,  Nora Rraci me bashkëpunëtorë të saj kanë vizituat  Odën e Ndërmarrësve  të Zejtarëve në Prizren.

“Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në fusha të përbashkëta, si dhe për ofertën e Postës së Kosovës me zejtarët e Prizrenit”,thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Rraci ka falënderuar kryetarin Tejeci për mikpritje dhe bashkëpunim.

Vdes një person në Prizren, rrëzohet nga skelet ndërsa ishte duke punuar

0

Një person  ka humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme në Prizren.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje për Sinjalin.

Sipas policisë, një person i moshës 19-vjeçare (K.Z), në një objekt banesor në ndërtim, gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga kati i tretë nga skelet.

 

 

Në vendngjarje kanë dalë policia dhe mjekët nga emergjenca, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Me datën 26.05.2023, rreth orës 14:50 dyshohet se në rrugën “Ekrem Rexha” në një objekt banesor në ndërtim e siper, një person i moshës 19 vjeçare (K.Z.), gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga një lartesi e konsiderueshme”, ka deklaruar z. Bytyqi.

“Policia ka dal ne vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Viktima ka rene nga Kati i tret nga skelet. Ne vendngjarje kan dal edhe mjeket nga emergjenca të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, shton Bytyqi.

Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në shkollat e mesme në Toronto

0
email sharing buttonBëhet e ditur se për herë të parë Bordi i Shkollave të Distriktit të Torontos (TDSB) në Kanada përfshin në programin arsimor të shkollave të mesme edhe gjuhën shqipe, si lëndë me kredite akademike, përcjell albinfo.ch.

 

Gjuha shqipe do të jetë pjesë e Programit të Kreditit Sekondar të Gjuhëve Ndërkombëtare të së Shtunës për vitin e ardhshëm shkollor.

 

Studentët do të kenë një mundësi fantastike për të mësuar/praktikuar gjuhën shqipe duke fituar kredite të shkollës së mesme.

Ka tri nivele të kurrikulës dhe pas përfundimit të nivelit të tretë dhe të fundit, studentët mund të marrin një lendë kredit me zgjedhje që kontribuon në pranimin në një universitet ose kolegj.

Regjistrimi do të hapet më 31 maj 2023 në orën 10:00. Regjistrimi është i hapur si për nxënësit e shkollave të mesme TDSB, ashtu edhe për ata që vijnë nga jashtë TDSB. / Albinfo.ch / KultPlus.com

Haradinaj kujton masakrën në Tusuz të Prizrenit: Të ndëshkohen përgjegjësit

0

Sot janë bërë 24 vjet nga masakra në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku forcat serbe ekzekutuan barbarisht 27 civilë të pafajshëm dhe dogjën mbi 250 shtëpi.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka kujtuar këtë masakër, duke thënë se pushtuesi serb vrau barbarisht 27 civilë dhe dogji 250 shtëpi, në tentim të zhbërjes së qenies shqiptare.

 

“Sot bëhen 24 vjet nga masakra në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku forcat serbe ekzekutuan barbarisht 27 civilë të pafajshëm ndërkaq dogjën mbi 250 shtëpi, në tentim për zhbërjen e qenies shqiptare. Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë derisa përgjegjësit e këtyre masakrave të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Totaj paralajmëron projekt të madh për furnizim me ujë të Prizrenit

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka paralajmëruar një projekt të madh për furnizim me ujë të qytetit.

Ai tha se gjatë kohës që po qeveris, Komuna e Prizrenit ka punuar për të shërbyer të gjithë qytetarët pa dallime partiake. Sipas tij, të gjitha projektet e përzgjedhura janë realizuar mirë dhe Prizreni është i gjithë shqiptarëve, kryeqytet kulturor dhe ekonomik.

Totaj informoi se ndër projektet që janë në plan për të realizuar, përfshihet edhe një studim fizibiliteti për furnizimin me ujë të Prizrenit.

“Ky projekt pritet të jetë shumë i madh dhe ka për qëllim të sigurojë furnizimin me ujë për gjithë qytetin e Prizrenit”, tha Totaj për RTK.

Kreu i komunës gjithashtu theksoi se Prizreni ka pritur një numër të madh turistësh nga vende të ndryshme.

 

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Pablo Zabaleta rrëfen eksperiencën në Shqipëri: Udhëtim i pabesueshëm, ushqim dhe njerëz të mirë

0

Pablo Zabaleta është padyshim një nga futbollistët më të famshëm argjentinas e që ka luajtur për vite me radhë në nivele të larta të futbollit europian. Ish-mbrojtësi i famshëm iu bashkua ftesë së Silvinjos për t’u bërë pjesë e stafit teknik të Kombëtares shqiptare në muajin janar dhe nisin një rrugëtim të ri me ngjyrat kuqezi në rolin e ndihmës-trajnerit.

Teksa rrëfen eksperiencën e tij të re, Zabaleta shprehet i impresionuar me gjithçka ka gjetur në Shqipëri dhe shpreson që të vazhdojë sa më gjatë këtu, ndërkohë që tregon për punën e madhe që stafi teknik ka bërë në këto muaj të parë

“Më duhet të them se rrugëtimi ka qenë i pabesueshëm, ne erdhëm me Silvinjon për herë të parë këtu në janar. Ka qenë një eksperiencë e bukur të them të drejtën, në çdo drejtim”, thotë argjentinasi për mikrofonat e FSHF-së.

“Kompleksi i ri stërvitor, zyrat, qyteti i Tiranës, sepse ne kalojmë shumë kohë këtu në Shqipëri. Moti, ushqimi i mirë, njerëzit na kanë dhuruar një kohë të shkëlqyer në Shqipëri. Shpresojmë të vazhdojmë ta shijojmë këtë eksperiencë dhe kemi disa ndeshje para nesh, por eksperienca e kaluar këtu deri më tani ka qenë shumë e mirë”.

“Kalojmë orë të tëra duke punuar në zyrë, duke parë videot e lojtarëve, sepse duam t’i njohim edhe më mirë lojtarët shqiptarë”.

“Para se të vinim njihnim disa prej tyre, por duhet të përgatisnim një listë të madhe me emrat 40 apo 50 lojtarëve, jo vetëm me ato që luajnë jashtë, por edhe të kampionatit shqiptar. Kështu që në fund duhet të kesh një listë finale me 23 ose 26 lojtarë, por ne mbajmë në vëzhgim një listë me rreth 50 lojtarë”, thotë ndihmës trajneri i Kombëtares.

Më tej, argjentinasi ndalet te debutimi me Poloninë dhe impakti që ka pasur me lojtarët shqiptarë, duke vlerësuar përkushtimin dhe punën e bërë nga grupi kuqezi.

Për Zabaletën është shumë e rëndësishme që të shfrytëzohet ajo që u ndërtua me punë e mund në sfidën e marsit për të vijuar përgatitjet me synimin për t’u përmirësuar për dy ndeshjet e qershorit, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

“Kemi udhëtuar në Itali, Angli apo Spanjë për t’u takuar me të gjithë lojtarët dhe më pas kur erdhi ndeshja me Poloninë 10 ditë para sfidës ne përzgjodhëm 23 lojtarët që menduam se ishin të duhurit për atë ndeshje. Ka qenë diçka shumë e bukur, kemi punuar të paktën për 10 ditë me lojtarët dhe ka qenë e mrekullueshme”, shpjegon ish-lojtari i Manchester City-t.

“Është diçka ndryshe se kur i ke lojtarët këtu në Tiranë punon me ta shumicën e kohës në fushë, nuk je gjithë kohës duke punuar në zyrë, dhe ndërveprimi mes lojtarëve dhe stafit teknik para Polonisë ishte shumë i mirë. Për fat të keq, nuk morëm pikë ndaj Polonisë, por mendoj se paraqitja jonë ishte shumë e mirë”.

“Silvinjo dhe i gjithë stafi ishin të lumtur për mënyrën se si lojtarët u paraqitën ndaj Polonisë, sjellja e tyre gjatë grumbullimit, ka qenë të jashtëzakonshëm. Dhe ne nisemi nga ajo që kemi ndërtuar në ndeshjen e parë dhe tani presim të ritakohemi me lojtarët, mbase mund të ketë edhe fytyra të reja, të shohim. Por më e rëndësishme është të ndërtojmë diçka të mirë për lojtarët, për stafin teknik, për kombëtaren dhe për shqiptarët”, theksoi Zabaleta.

Më tej, ai ka edhe një mesazh për tifozët shqiptarë në një kohë që Kombëtarja do të nisë shumë shpejt përgatitjet për dy ndeshjet shumë të rëndësishme në kualifikueset e Euro 2024. Ndihmësi trajneri është i bindur se Shqipëria do të bëjë një paraqitje të mirë ndaj Moldavisë dhe tifozët do të krijojnë një atmosferë fantastike.

“Mesazhi im për tifozët shqiptarë, uroj që ata të shijojnë një ndeshje të bukur, kemi shumë nevojë për ta, duhet të krijojmë një atmosferë në stadium. Kam parë derbin e kryeqytetit dhe disa ndeshje të tjera në Shqipëri, dhe kam kuptuar që tifozët në Shqipëri janë të ngjashëm me ata të Amerikës Latine, shumë të apasionuar pas futbollit”, thotë ai.

“Nëse krijojmë një atmosferë të bukur për ndeshjen me Moldavinë në shtëpi, do të ishte fantastike për lojtarët tanë dhe sigurisht duhet të bëjmë një paraqitje të mirë për të marrë tre pikët, sepse në fund të ditës pikët janë më të rëndësishme se çdo gjë”.

“Shpresoj të kemi sa më shumë tifozë në stadium për ndeshjen e radhës dhe atmosfera duhet të jetë sa më mirë”, tha ndër të tjera Zabaleta në rrëfimin e tij për “Fshf.org”.Albanian Post 

Filloi deratizimi në Prizren

0

Në kuadër të realizimit të projektit “Dezisektimi, dezinfektimi dhe deratizimi i qytetit të Prizrenit”, të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sot filloi implementimi i fazës së parë të deratizimit të rrjetit të kanalizimit (largimit të brejtësve) brenda dhe në zonat periferike të qytetit.

Realizimi i këtij projekti është paraparë të zgjasë tri ditë dhe ka qëllim mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet infektive transmetuese.

========================================================

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona