5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 1605

Në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” po zhvillon punimet Konferenca VIII Ndërkombëtare për Trajtimin e Dhimbjes

0

Në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” po zhvillon punimet Konferenca VIII Ndërkombëtare për Trajtimin e Dhimbjes

Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, të shtunën ka nisur punimet Konferenca VIII Ndërkombëtare për Trajtimin e Dhimbjes.

Në hapjen solemne të punimeve të Konferencës, një fjalë rasti e mbajti Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, në cilësinë e nikoqirit të kësaj konference.

“Është kënaqësi e veçantë që në javën e parë të punës time si Rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, të marr pjesë dhe të jem nikoqir në hapjen solemne të punimeve të Konferencës së VIII-të Ndërkombëtare për Trajtimin e Dhimbjes. Nuk kam asnjë dyshim që gjatë punimeve të konferencës, pjesëmarrësit nga e gjithë bota, përmes prezantimeve shkencore, do të sjellin eksperiencat e tyre dhe të japin kontribut në këtë tematikë”, tha Rektori Alishani.

Ndërkaq ai e ka përgëzuar këshillin organizativ të Konferencës që ka bërë bashkë specialistë të shëndetit, mjekë dhe profesionistë të tjerë që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë shumë për të gjetur zgjidhje dhe për të ofruar trajtime për dhimbjen.

“Si Rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” mirëpres ngjarje të tilla në këtë institucion, pasi që ngjarje të tilla përveç se na nderojnë, janë edhe pjesë e pandashme e misionit të universitetit tonë”, theksoi Rektori Alishani. Në fund ai ju uroj suksese në prezantimin e punimeve të tyre, të gjithë pjesëmarrësve të konferencës.

Dr. Arsim Berisha zv. Ministër i Shëndetësisë, në fjalën e tij theksoi se dhimbja është armik që prek miliona njerëz në mbarë botën, duke penguar jetën e tyre të përditshme dhe duke ulur mirëqenien e tyre në përgjithësi. Ai bëri të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka buxhetuar një program të veçantë për kujdesin paliativ në grantin specifik 3.2 milion euro. Ndërkaq, ai u shprehu ngushëllime familjeve dhe kolegëve për humbjen e jetës së profesionistëve shëndetësor duke luftuar kundër Pandemisë Covid-19.

Dr. Adem Bytyqi President i Konferencës, po ashtu përshëndeti fillimin e punimeve të konferencës duke ju dëshiruar suksese të gjithë profesionistëve dhe studiuesve.

Dr. Fadil Kryeziu Kryetar i Këshillit Shkencor vëri në pah se gjatë punimeve të Konferencës do të eksplorojnë kërkimet dhe resitë më të fundit në menaxhimin e dhimbjes. “Konferenca do të paraqesë prezantime nga ekspertë kryesorë në menaxhimin e dhimbjes, si dhe seanca posterësh dhe diskutime në panel”, bëri të ditur ai.

Liria dhe Ulpiana luajnë ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë

0

Edicioni 2022/23 i Ligës së Parë të Kosovës ka përfunduar javën e kaluar, teksa sot (e shtunë) do të zhvillohet barazhi mes dy nënkampionëve të dy grupeve.

Liria përfundoi në pozitën e dytë në Grupin A, derisa Ulpiana ishte pas Fushë Kosovës në Grupin B dhe dy klubet do të takohen në ndeshjen e barazhit.

Dueli mes dy klubeve të dyta në dy grupet e Ligës së Parë do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë.

Pritet të jetë një duel shumë interesant me dy skuadrat që kanë bërë mirë gjatë gjithë edicionit dhe ishin pranë pozitës së parë.

Fituesi i këtij dueli do të takohet në finalen e barazhit me skuadrën që përfundon në pozitën e tetë në Albi Mall Superligë, ku do të jetë njëra mes Ferizajt dhe Trepçës ’89.

Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari

0

Policia ka arrestuar pronarin e biznesit për shkak të vdekjes së 19-vjeçarit i cili ra nga skelet nga një objekt në ndërtim në Prizren.

I riu ishte duke punuar dhe nuk dihet se si ka rënë nga lartësia.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Policia po e heton vdekjen e tij, teksa pronari mbetet në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke kryer disa punime, në rrethana të pa njohura dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit. Si pasojë, viktima ka vdekur. Në lidhje me rastin është arrestuar pronari i biznesit i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

100 euro fals deponohen në Suharekë

0

 

Një punëtor në Suharekë ka njoftuar policinë për deponimin e një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha e dyshuar është konfiskuar.

Suharekë 26.05.2023 – 13:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është deponuar një monedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Horoskopi sot – këto janë shenjat më me fat

0

Dashi

Gjatë kësaj dite do përqendroheni më shumë tek jeta profesionale dhe ajo do marrë një zhvillim që nuk e kishit menduar ndonjëherë. Karriera juaj do ecë aq shumë përpara saqë do kënaqeni pafundësisht. Përgatituni edhe për një propozim të jashtëzakonshëm. Nëse keni një lidhje, mos i kërkoni partnerit tuaj gjëra të pamundura sepse do e mërzitni atë. Jo gjithçka mund të arrihet menjëherë. Mbrëmja do jetë disi më e këndshme. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse mund të bëni gabime të pa rikthyeshme. Ka kohë për gjithçka. Financat do jenë në përgjithësi pozitive dhe pa probleme. Vazhdoni të tregoheni ende të matur me çdo lloj shpenzimi.

Demi

Do keni herë pas here disa dyshime për gjërat që do bëni sot, megjithatë do arrini të qartësoheni shpejt. Duke filluar që ju të dashuruarit nuk do mendoni më për ato që keni kaluar, por do tregoheni largpamës dhe mund të merrni vendime për të ardhmen. Partneri do iu gjendet pranë për çdo gjë. Edhe për ju beqaret pritet të jetë një ditë premtuese dhe e mbushur me takime interesante. Edhe në punë shpesh do jeni në dyshim për hapat që duhet të hidhni dhe do keni frikë të tentoni. Dijeni që po pritet shumë keni për të humbur akoma më shumë. Nëse keni një post të rëndësishëm mund të përballeni me situata delikate. Në planin financiar do kryeni investime dhe transaksione me rëndësi. Situata do jetë e qëndrueshme.

Binjakët

Saturni ka mundësi të sjellë edhe surpriza të papëlqyera gjatë kësaj dite. Jo çdo moment do jetë i bukur kështu që përgatituni. Klima për ju që jeni në një lidhje do jetë sa shpërthyese po aq edhe e ngrohtë. Herë do dashuroni në mënyrë pasionante e herë do debatoni fort për gjera të kota. Kujdes mos e teproni. Ju beqarët do keni një takim entuziazmues, i cili mund t’ua ndryshojë tërësisht jetën. Në punë do jeni të detyruar të punoni në ekip për të arritur sa më lart. Po patët teka të tjerët do ua kalojnë dhe nuk do riktheheni dot pas në kohë. Në planin financiar nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse do keni probleme më vonë.

Gaforrja

Edhe pritet një ditë me diell, mirë është të reflektoni gjatë kësaj dite dhe të mos tregoheni impulsivë. Falë ndikimit të madh të planetëve jeta juaj në çift do jetë edhe më e bukur. Do kaloni momente romantike dhe sensuale falë të cilave do iu duket vetja si në ëndërr. Ju beqarët do jeni të turpshëm, por në momentin që një person interesant do iu afrohet do harroni gjithçka. Jeta profesionale nuk do jetë plotësisht e qetë megjithatë po i bëtë gjërat me plan dhe po u treguat përherë të matur nuk keni për të pasur probleme. Nëse ju propozohen ndryshime mendohuni para se të thoni fjalën e fundit. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni sepse gjërat do shkojnë si duhet.

Luani

Mirë është që të mbani disa sekrete gjatë kësaj dite dhe të mos tregoni çdo gjë. Do e shihni që kjo gjë do ju ndihmojë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet mjaft. Të dy do toleroni shumë dhe do bashkëpunoni për gjithçka me njëri-tjetrin. Ju beqarët do keni sukses në dashuri dhe më në fund nuk do ndiheni më të vetmuar. Zemra do rrahë me fort. Në punë, pas një periudhe gjumi letargjik, sot situata do ndryshojë shumë. Do vrojtoni çdo gjë me kujdes dhe nuk do dekurajoheni edhe nëse ju bëhet ndonjë kritikë. Në planin financiar do jetë Mërkuri ai që do iu ndihmojë të vini pak rregull. Do tregoheni më të organizuar.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do i keni idetë shumë më të qarta dhe do e dini mirë si të veproni. Mundet edhe të provoni gjëra të reja dhe të kënaqeni. Nëse jeni në një lidhje çdo gjë do jetë më e favorshme se më parë. Surprizat e bukura do jenë të njëpasnjëshme dhe emocionet gjithashtu. Ju beqarët do ndiheni mirë edha ashtu si jeni e nuk do kërkoni të krijoni lidhje serioze. Tani për tani do doni ta shfrytëzoni lirinë që keni deri në maksimum. Në punë do jeni shumë kompetentë dhe do arrini të gjeni zgjidhje edhe për çështjet më delikate. Në planin financiar do keni vetëm një objektiv: të rritni të ardhurat. Me pak më shumë përkujdes edhe mund t’ia arrini qëllimit.

Peshorja

Do dini si të fokusoheni tek gjërat e rëndësishme gjatë kësaj dite dhe në tërësi nuk keni për të pasur probleme. Për ju që keni një lidhje komunikimi do jetë shumë i mirë dhe do flisni hapur për gjithçka. Edhe pse do shfaqen persona interesante dhe joshës, ju nuk do tundoheni aspak për të kaluar ndonjë aventurë të shkurtër. Ju beqarët do tërhiqeni nga disa persona interesantë, por nuk do guxoni t’i shprehin ndjenjat. Në punë do jeni më të ndërgjegjshëm se më parë. Do i pranoni gabimet dhe do bëni çdo përpjekje të mundshme për të mos i përsëritur më ato. Financat do jenë përgjithësisht të mbrojtura.

Akrepi

Do jeni më konkretë gjatë kësaj dite dhe të gjithë do ju adhurojnë. Gjithë kohës do jeni të rrethuar nga persona që ju duan pamasë. Për ju të dashuruarit do ketë momente të bukura dhe të mbushura me lumturi. Do ndiheni si në ëndërr pranë atij që keni në krah. Shprehjani edhe ju sa të mundni ndjenjat. Ju beqarët do gjendeni përpara një zgjedhjeje të vështirë prandaj duhet të mendoheni mirë para se të vendosni. Nëse në punë do keni nevojë për ndihmë, këshillohuni me disa kolegë të vjetër që ju kanë qëndruar përherë pranë dhe ndonjëherë ju kanë kritikuar. Ata sërish do dinë t’iu orientojnë ku duhet. Për financat do jetë ditë e paqëndrueshme. Kujdes me çfarëdo lloj shpenzimi që do bëni nëse nuk doni të keni probleme.

Shigjetari

Do jeni dëgjues shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat me qetësi. Në këtë mënyrë nuk keni për t’u përballur as me probleme. Falë mbështetjes së planetëve ju të dashuruarit do tregoheni më të hapur me partnerin tuaj dhe do ia shprehni atij të gjitha pakënaqësitë. Në këtë mënyrë ai do e kuptojë mërzitjen që keni dhe do mundohet ta përmirësojë situatën. Ju beqarët do keni disa takime të këndshme, por do jeni të pavendosur. Në sektorin profesional do ketë disa ndryshime kryesisht pozitive. Keni për të marrë goxha përfitime sidomos nëse jeni treguar të kujdesshëm. Financat fatmirësisht nuk do jenë problematike dhe mund të bëni shpenzimet e duhura.

Bricjapi

Për shkak të ndikimit jo shumë të mirë të yjeve ka mundësi që sot situata t’iu ndërlikohet. Do mundoheni shumë, por nuk do arrini dot t’i zgjidhni shpejt telashet në të cilat do futeni. Ju të dashuruarit duhet të bëni kujdes. Nen influencën negative të Neptunit partneri juaj do tregohet më i rreptë dhe nuk do tolerojë asgjë. Mundohuni të mos i shkoni kundër nëse nuk doni që situata të përkeqësohet. Ju beqarët do kaloni një ditë të qetë dhe pa takime mbresëlënëse. Kjo nuk do jetë dita juaj më me fat. Në punë do ndiheni shpesh nën presin sepse do ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm me shpenzimet nëse doni që situata të jetë e qëndrueshme.

Ujori

Dita e sotme pritet të jetë e zakonshme dhe pa ndonjë surprizë të madhe. Merrini gjërat shtruar përherë. Për të dashuruarit çdo gjë do jetë në favorin e tyre. Në një moment do mendoni edhe të hidhni hapa më tej. Nëse nga ana tjetër jeni beqarë do tregoheni të vendosur për ta bërë për vete personin që pëlqeni prej kohësh. Fati do jetë në anën tuaj në çdo moment. Në punë do pajtoheni edhe me kolegët që keni debatuar dhe do ndiheni shumë më të qetë. Do e vazhdoni qetësisht rrugën e nisur. Në planin financiar duhet të shmangni transaksionet e mëdha. Nuk është koha e duhur për to.

Peshqit

Mundohuni të ecni me prioritete gjatë kësaj dite sepse vetëm ashtu do dilni të fituar. Nëse keni një lidhje tregohuni besnikë ndaj partnerit dhe mos mendoni për asnjë moment ta tradhtoni. Vërtet mund t’iu dalin para persona simpatike, por zemrën e të dashurit tuaj askush nuk e ka. Ju beqarët do mërziteni mjaft për shkak se nuk do arrini të krijoni as sot lidhjen e dëshiruar. Në punë, vërtet situata do sqarohet, por ka mundësi t’iu jepen akoma më shumë përgjegjësi se më parë. Po nuk patët vullnet dhe po nuk i bëtë sytë katër gjithë kohës, mundet edhe të humbisni. Në planin financiar do keni energjinë e duhur për të përballuar problemet.

Fury i kërkon Joshuas luftë në shtator: Eja t’ia japim botës atë që dëshiron ta shohë

0

Kampioni i botës për peshat e rënda Tyson Fury thotë se dëshiron të përballet me britanikun Anthony Joshua dhe që këtij të fundit i ka bërë ofertën zyrtare për shtator.

Fury nuk ka boksuar që kur mposhtu Derek Chisoran në “Tottenham Hotspur Stadium” në dhjetor.

Një përballje me Oleksandr Usyk ishte e paraparë të zhvillohej në dhjetorin e vitit 2023, mirëpo ka dështuar. Kësisoj, Fury është rikthyer sërish në vëmendje duke e sfiduar Joshuan.

“Para disa ditëve i dërgova kontratën Anthony Joshuas për një luftë në shtator në Wembley”, shkroi Fury.

Ndërkohë, në Instagram ai shtoi: “Është betejë që të gjithë duan ta shohin, përfshirë veten time”.

“Eja AJ le t’i japim botës atë që duan të shohin. Këtë herë nuk do të bëj një milion video dhe të të bëj presion. Topi është në duart e tua”.

Një betejë mes Furyt dhe Joshuas është përmendur me qindra herë, por asnjëherë nuk është realizuar.

Fury herën e fundit vendosi ultimatum në shtator, që nuk u plotësua dhe atëherë kishte deklaruar: “Zyrtarisht ka përfunduar për Joshuan. Harrojeni. Gjithnjë e kam ditur se nuk ke forcën për t’u përballur me ‘Gypsy King”.

Fury ka 33 fitore dhe një barazim në 34 meçe derisa Joshua ka të regjistruara 25 fitore dhe tre humbje në karrierën profesionale.

Kurti: I kuptojmë shqetësimet e ndërkombëtarëve, por kemi edhe obligime

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të vendit.

Kurti, në një postim në Facebook, ka thënë se i kupton shqetësimet e ndërkombëtarëve, por se çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj të komunave veriore.

“Pas betimit të tyre të enjten, dje, tre kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të Kosovës, e kanë pasur ditën e parë të punës. Shkuarja e kryetarit të komunës në vendin e tij të punës do duhej të ishte gjëja më normale e mundshme. Objekti i ndërtesës së komunës është vendi ku u shërbehet qytetarëve mbi bazën e ligjit e kushtetutës. Ai i takon Republikës prandaj edhe nuk është marrë dje e nuk do të merret asnjë ditë tjetër. “Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj; do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës; dhe, do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë”, shkruan Kurti.

Ai fton të gjithë qytetarëve, veçanërisht qytetarët serbë të Kosovës, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre, të cilat do të jenë multi-etnike, multi-kulturore, multi-gjuhësore dhe multi-partiake. Ata janë të zgjedhur dhe nuk janë kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve.

“Dëshiroj të falenderoj pjesëtarët e Policisë së Republikës së Kosovës për qëndrimin e tyre profesional, shtetëror dhe në mbrojtje të sundimit të ligjit. Ata, siç dëshmojnë çdo ditë, e dëshmuan edhe dje, që janë të gatshëm për t’i shërbyer rendit, ligjit e Republikës si profesionistë, të patrembur e dinjitozë, në afirmimin e një ambienti multi-etnik të sigurisë, pavarësisht kushteve të rënda që shkaktuan grupet e menaxhuara nga struktura parapolitike në atë pjesë të vendit”m shkruan ai.

Sipas Kurtit, rendi dhe ligji, demokracia dhe lëvizja e lirë, siguria dhe paqja, mund dhe duhet të ecin krah për krah.

“Për këto angazhohemi çdo ditë dhe në përpikëri. Rrugët në veri janë që të gjitha të hapura e të qarkullueshme për qytetarët. Komunat dhe kryetarët duhet të punojnë shumë sepse kemi shumë punë për të bërë për qytetarët”.

26 vjet nga vdekja e Shkrelit

0

Azem Shkreli zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit ka shënuar kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e ka zgjeruar spektrin tematik; e ka subjektivizuar dhe intimizuar heroin lirik dhe çka është më me peshë, ka sjellur një ndjesi të re, të mprehtë ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajo i ka hapur rrugë bindshëm poezisë së viteve të pesëdhjeta, të ngarkuara me patosin e euforisë kolektive.

Azem Shkreli është lindur më 1938 në Rugovë të Pejës. Ai shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai ka vazhduar shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.

Ai ka botuar këto vepra në poezi: Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë: Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipes Shtatë nga at, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

 

 

Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që është përputhur me ardhjen e talentit të fuqishëm, ka shënuar njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të Pasluftës. Shkreli është ngjitur natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e ka konsoliduar dhe e ka përforcuar nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e ka lënë dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997.

Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit në fund të viteve të pesëdhjeta dhe në fillim të gjashtëdhjetave, ka shënuar kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare. Gjatë viteve të pesëdhjeta, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht të kufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e duhur. Në prozë gjendja ka qenë edhe më e varfër. Me përjashtim të ndonjë emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht ka trajtuar tematikën e luftës dhe të fitores përmes rrëfimit klishe bardhë e zi dhe të metodës së realizmit socialit.

Kështu, Azem Shkreli ka shënuar kthesën e parë më të rëndësishme në poezi, në radhë të parë, duke e çliruar Unin lirik intim nga ai kolektlv, duke selitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën peizazhiste, etj. Nga ana tjetër thyerjen e parë të madhe në letërsinë shqiptare, kosovare, Shkreli e ka bërë me romanin “Karvani i bardhë” si edhe me tregimet e përfshira në vëllimin “Sytë e Evës”, që qëndrojnë ndër më të realizuarat në prozën tonë të shkurtër.

Azem Shkreli ka vdekur në pranverën e vitit 1997./KosovaPress

Moti sot me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHK-së, vranësirat gjatë ditës, kryesisht gjatë pjesës së dytë parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Edhe dita e diele parashihet të jetë kryesisht e ngjashme , me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu dhe rrufe”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë celsius.

Sulmohet me raketa spitali në Dnipro të Ukrainës, vdesin dy njerëz e plagosen 23 të tjerë

0

 

Të paktën dy persona janë vrarë dhe 23 janë plagosur në një sulm me raketa në një klinikë mjekësore në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro.

Sipas kryetarit të Dinpros, Serhiy Lysak, 21 nga 23 të plagosurit janë në spital, teksa tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Për sulmin ka reaguar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se “terroristët rusë konfirmojnë edhe një herë statusin e tyre kundër çdo gjëje njerëzore”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sulme me raketa e dronë pati në të dy anët, ku kryeqyteti ukrainas, Kievi, ishte shënjestër e dronëve, ku si pasojë një qendër tregtare, një shtëpi dhe disa makina u dëmtuan.

Ndërsa, në Rusi, një shpërthim dëmtoi një ndërtesë banimi dhe zyra në qytetin jugor të Krasnodarit, në lindje të Krimesë, të premten në mëngjes.