7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 1607

Dramë në kufirin në Morinë: Policia gjuhet me armë nga disa persona

0

Policia e Shtetit informoi sot se në Morinë u godit një grup i strukturuar kriminal që organizonte dhe drejtonte një rrjet të trafikut ndërkombëtar të emigrantëve nga vendet e treta, nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, me destinacion shtetet e BE-së.

Lidhur me rastin, u arrestuan gjashtë shtetas sirianë dhe një algjerian, derisa një tjetër u shpall në kërkim.

Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, disa prej këtyre shtetasve hapën zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

Po vazhdon kontrolli i zonës për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura në këtë rast, si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasit: -A. B., 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe M. N., 25 vjeç, N. A., 20 vjeç, M. Sh., 21 vjeç, M. R., 20 vjeç dhe R. L., 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi S. G., 27 vjeç, me shtetësi algjeriane.”, bëri të ditur Policia.

Operacioni “Strukturimi”, sipas njoftimit, po vazhdon për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura në këtë rast, si dhe për kapjen e shtetasit algjerian të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Nga i urryeri në hero: Rrugëtimi i mrekullueshëm i Xhakës në Arsenal

0

Kohës së Granit Xhakës në Arsenal duket se po i vjen fundi.

Mesfushori synon një rikthim në Gjermani dhe klubi i Londrës veriore është në bisedime të avancuara me Bayer Leverkusen për një marrëveshje prej rreth 15 milionë eurosh.

Nëse transferimi finalizohet, ky do të jetë fundi i rrugëtimit 7-vjeçar të Xhakës me Topçinjtë, shkruan Goal.

Jo shumë kohë më parë, shumica e tifozëve të Topçinjve do ta kishin çuar me kënaqësi Xhakën në Gjermani vetëm për ta larguar atë nga klubi.

Kjo për faktin se ai kishte sharë dhe e kishte hedhur shiritin e kapitenit në tokë pas thirrjeve të tifozëve kundër tij në lojën kundër Crystal Palacet në vitin 2019.

Pas këtij veprimi, trajneri i atëhershëm i Arsenalit, Unai Emery kishte marrë vendim që t’ia merrte shiritin e kapitenit Xhakës.

Por, me ardhjen e trajnerit Mikel Arteta te Topçinjtë, Xhaka mori besimin e tij dhe tifozët u pajtuan me të.

E tani që klubi i tij pothuajse arriti të fitojë trofeun e Premier Ligës, ai pritet të marrë një ovacion të fortë nga 60 mijë tifozë në Emirates.

Përballja me Wolves mund të jetë ndeshja e fundit e Xhakës në Arsenal, andaj dita e diel duket se do të jetë një ditë emocionale për të.

Zhduket një vajzë në Prizren

0

Një vajzë është zhdukur në Prizren.

Rasti është lajmëruar në polici nga familjari.

Prizren 25.05.2023 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Suharekë: Vdes foshnja dymuajshe, policia hap rast “Vdekje e dyshimtë”

0

Në ambulantën në Studençan të Suharekës sot është dërguar pa shenja jete një foshnje rreth dymuajshe.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se familjarët kanë deklaruar se foshnja deri në ditët e fundit ka qenë në QKUK në Prishtinë, sepse sipas tyre, ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore.

“Sot me datë 25.05.2023 rreth orës 16:00 , në ambulantën në Studençan të Suharekës nga familjarët është dërguar një foshnje rreth 2 muajshe, në ambulantë foshnja është dërguar pa shenja jete. Familjarët deklarojnë se fëmija deri në ditët e fundit ka qenë në QKUK në Prishtinë, sepse ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore”, thuhet në konfirmim.

Në lidhje me këtë, policia ka hapur rast si “Vdekje e dyshimtë”, përcjell Klankosova.tv.

“Pas mbledhjes së provave dhe dëshmive nga vendi i ngjarjes me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë    Ligjore në Prishtinë për egzaminim. Nga policia është hapur rast “Vdekje e dyshimtë”, thuhet tutje në konfirmim.

Bordi i FMN-së miraton marrëveshjen me Kosovën

0

Bordi Ekzekutiv i FMN-së miratoi një marrëveshje në vlerë prej 80.12 milionë SDR (rreth 100 milionë euro) dhe një RSF në shumën prej 61.95 milionë SDR (rreth 78 milionë euro, për të mbështetur politikat ekonomike të Kosovës.

FMN njofton se Kosova është vendi i parë në Evropë që merr financim, raporton RTKlive.

Pas një rikuperimi të fortë nga pandemia COVID-19, rritja u moderua në vitin 2022 dhe inflacioni u përshpejtua në nivele dyshifrore kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve ndërkombëtare të mallrave të shkaktuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Goditja negative e kushteve të tregtisë ndikoi negativisht në të ardhurat e disponueshme të familjeve dhe përfitimin e biznesit.

Thithja e ulët e investimeve publike dhe kushtet më të shtrënguara financiare kontribuan gjithashtu në rritjen më të dobët.

Autoritetet e zbutën siç duhet krizën, ndërkohë që rindërtonin rezervat fiskale dhe ato ndërkombëtare.

Sektori financiar ka përballuar mirë goditjet e njëpasnjëshme dhe kreditë me probleme mbeten të ulëta.

Trajtimi i çështjeve strukturore afatgjata, si mbyllja e boshllëqeve të infrastrukturës dhe qeverisjes, zvogëlimi i varësisë së Kosovës nga qymyri dhe promovimi i efikasitetit të energjisë, mbeten vendimtare për ta bërë rritjen afatmesme më të lartë dhe më të gjelbër, dhe për të reduktuar mbështetjen e Kosovës në rrjedhat e diasporës, raporton RTKlive.

Programi i mbështetur nga FMN në kuadër të SBA-së paraprake do të zbusë materializimin e rreziqeve negative dhe do të mbështesë reformat strukturore për të forcuar qeverisjen fiskale dhe financiare dhe për të rritur rritjen.

Marrëveshja do të zgjerojë hapësirën fiskale të Kosovës për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe përpjekjet për përshtatje, do të shfrytëzojë sinergjitë me mbështetje tjetër zyrtare dhe do të ndihmojë në katalizimin e investimeve private në energjinë e gjelbër.

Pas diskutimit të Bordit Ekzekutiv, Gita Gopinath, Zëvendës Drejtoresha e Parë Menaxhuese dhe Ushtruese e Detyrës së Kryesuesit të Bordit, mirëpriti marrëveshjen.

“Jam i kënaqur që Bordi Ekzekutiv i FMN-së ka miratuar dy aranzhime të reja të Fondit për Kosovën, duke përfshirë një Marrëveshje Stand-by dhe një marrëveshje në kuadër të Lehtësimit të Qëndrueshmërisë dhe Qëndrueshmërisë – e para në Evropë”, tha ajo.

Pas tejkalimit të suksesshëm të sfidave të paraqitura nga pandemia COVID-19, rritja e Kosovës në vitin 2022 u zbut nga pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Çmimet më të larta dhe më të paqëndrueshme të mallrave nxitën inflacionin dhe tronditja negative e kushteve të tregtisë ndikoi negativisht në të ardhurat e disponueshme.

Politikat e kujdesshme fiskale të autoriteteve dhe kuadri mbështetës i synuar gjerësisht ndihmuan në rindërtimin e hapësirës fiskale duke zbutur ndikimin e krizës së kostos së jetesës.

Tani nevojitet një përzierje e fortë politikash për të mbështetur rimëkëmbjen dhe për të arritur objektivat e reformës.

Respektimi i tavanit të deficitit të rregullave fiskale do të ofrojë një impuls të moderuar të aktivitetit në vitin 2023, duke ndihmuar ekonominë të zbutet, ndërkohë që do të kontribuojë në ankorimin e borxhit publik në afat të mesëm.

Përveç kësaj, shpenzimet buxhetore duhet të vendosin një ekuilibër më të mirë midis transfertave sociale dhe promovimit të transformimit ekonomik, madhësia e alokimeve totale duhet të reduktohet dhe thithja e investimeve publike duhet të rritet, duke forcuar menaxhimin e investimeve publike.

Rritja e qeverisjes së sektorit financiar do të kërkojë forcimin e qeverisjes së bankës qendrore dhe forcimin e kapacitetit të bankës qendrore për mbikëqyrjen e sektorit financiar.

Rritja e perspektivave afatmesme të rritjes dhe zvogëlimi i varësisë së vendit nga flukset e diasporës do të kërkojë avancimin e agjendës së reformave strukturore dhe mbylljen e boshllëqeve të infrastrukturës dhe qeverisjes. Për më tepër, bërja e rritjes më e gjelbër kërkon reduktimin e varësisë së Kosovës nga qymyri dhe rritjen e efikasitetit të energjisë.

Në këtë sfond, programi i mbështetur nga FMN nën SBA – të cilin autoritetet synojnë ta trajtojnë si parandalues duke pasur parasysh mungesën e një nevoje të bilancit të pagesave në bazë – do të zbusë materializimin e rreziqeve negative, ndërsa veprimet e politikave do të përmirësojnë fiskale dhe financiare qeverisjen dhe rritjen e rritjes.

“Nga ana tjetër, RSF Lehtësia e Rezistencës dhe Qëndrueshmërisë (RSF-program i FMN-së) do të mbështesë veprimet për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, do të shfrytëzojë sinergjitë me mbështetje të tjera zyrtare dhe do të ndihmojë në katalizimin e investimeve private në energjinë e gjelbër. RSF përputhet ngushtë me Strategjinë e re të Energjisë së Kosovës për 2023–32, e cila u miratua nga Parlamenti në fillim të vitit 2023”, thuhet në komunikatën e FMN së

Gashi: Bakalli e ka telefonuar gjykatësin në Prizren për ta dënuar Demaçin

0

Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për Ligjin e Lustracionit.

Gashi në emisionin Pressing në T7, tha se një ligj i tillë do të shkaktonte shumë probleme në politkën kosovare.

Mahmut Bakalli e ka telefonuar gjykatësin në Prizren për t’i kërkuar dënimin e Adem Demaçin”, thotë ai.

Demaçi tha se nuk e kupton pse ishte gjykuar. Ai kishte thënë hajde herën e parë kam bërë romane e poezi, herën e dytë kam kërkuar bashkimin e Kosovës dhe trojeve shqiptare me Shqipërinë. Por këtë herën e tretë nuk po e kuptoj. Pastaj Azem Vllasi bëri kritikat më të mëdha ndaj Demaçit. Por edhe Vllasi edhe Bakalli u morën nga Demaçi në zyrën e tij të UÇK-së në Prishtinë. Prandaj nuk bën mu marr me këtë temë.”, përfundoi ai.

Këtë vit në Rahovec, më pak perime e më shumë drithëra të mbjella |Video

0

Kushtet klimatike të pranverës së këtij viti nuk ishin të favorshme për bujqit në Kosovë. Por edhe mungesa e punëtorëve ka bërë që në komunën e Rahovecit, e cila njihet si potencial për zhvillimin e bujqësisë, të bien sipërfaqet e mbjella me perime. Por janë rritur ato me drithëra, pasi këto kultura kërkojnë më pak krah pune dhe nga bujqit thonë se subvencionohen më shumë.

 

Pranvera kalendarike për bujqësinë ka kohë që ka ardhur, mirëpo fermerët janë vonë me punët e stinës.

Naxhije Hoti është 77 vjeçe nga Rugova e Hasit. Ajo bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes nxitojnë t`i mbjellin fidanët e kulturës së specit.

“Toka është e jona veç rruga është e keqe e po na bie larg të vijmë , po na humbë kohë edhe shi”, thotë Naxhije Hoti nga Rugova e Hasit.

Edhe Xhavit Rexhapi nga Celina e Rahovecit i ka angazhuar të gjithë familjarët për t`i mbjellë në fushë të hapur fidanët.

“Koha , shiu , uji u ndal tre ditë e pat defekt edhe kështu , tre ditë për bujkun janë të mëdha”, thotë Vox- Xhavit Rexhepi nga Celina.

“Tokën me qira e marrim, toka është e komunës së Rugovës . Tre hektarë i mbjelli, katër mijë euro i ha një hektarë shpenzime, 12 mijë euro shkojnë “.

Ndërkaq, Sahit Hoti nga Krusha e Madhe ka planifikuar që t`i mbjellë 2 hektarë me misër, pasi i nevojiten për blegtori.

Zyrtarë të komunës së Rahovecit thonë se perimtarët këtë vit e zvogëluan sipërfaqen e mbjellë, por vihet re rritja e sipërfaqes me drithëra të bukës.

“Krahasuar me vitin e kaluar , diku 80 hektarë i kemi më pak në kulturën e specit edhe në disa kultura të perimeve të tjera ka rënie në sipërfaqe”, thotë Berat Duraku, drejtor i Bujqësisë në Rahovec.

“Por krahas kësaj na janë rritur sipërfaqet me drithëra të bukës, bie fjala të gruri , diku 700 hektarë i kemi më shumë se vitin e kaluar, e po ashtu edhe te misri diku 300 hektarë i kemi më shumë se në vitin 2022”.

Sipas tyre, mungesa e fuqisë punëtore është një ndër faktorët që ndikuan në uljen e sipërfaqes së mbjellë me perime dhe në rritjen e sipërfaqes me drithëra.

Grenelli në Tiranë, takon Ramën: Duhet ta lirojmë sa më shpejtë Thaçin nga burgu

0
sh i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, po qëndron në Tiranë ku ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

 

Lajmin e bëri të ditur Grenelli në një postim në Twitter.

Ai tha se me Ramën kanë diskutuar për të bërë më shumë përpjekje për lirimin e Hashim Thaçit nga paraburgimi në Hagë.

Grenelli thotë se akuzat kundër presidentit të Kosovës janë të rreme dhe se dëshmitarët, sipas tij, “thonë se janë manipuluar nga Jack Smith”.

“Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një nga aleatët tanë më të mëdhenj në NATO dhe ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të liruar sa më shpejt Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith”, shkruan Grenell, raporton Klankosova.tv.

Ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, Jack Smith, pati dhënë dorëheqje më 18.11.2022 nga ky post.

Kryeprokurori Smith ishte i ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të pretenduara të luftës në Kosovë.

Lajmin për largimin e tij nga proceset gjyqësore në Hagë e kishte bërë të ditur Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Smith, i cili Prokurorisë Speciale në Hagë i ishte bashkuar në vitin 2018, tani është pjesë e sistemit të drejtësisë në SHBA për të hetuar raste të tjera, ndër to edhe ish-presidentin Donald Trump. /Klankosova.

 

Aksion i Policisë në zonën kufitare, katër sirianë dyshohen se gjuajtën në drejtim të tyre

0

Policia e Kosovës është vënë në lëvizje të enjten, pas informacioneve të marra nga Policia e Shqipërisë, se disa persona kanë provuar të hynë ilegalisht në Kosovë në vijën kufitare.

Prandaj, Policia e Kosovës ka filluar një aksion, për të cilën ka hasur në katër sirianë që thuhet se ishin të armatosur.

Siç raporton Indeksonline, të dyshuarit kanë gjuajtur me armë në drejtim të PK-së, transmeton Paparaci.

Në këtë aksion po marrin pjesë edhe njësitë e Policisë Kufitare – Perëndimi si dhe disa njësi nga Prizreni.

Po ashtu, është bërë e ditur se Policia e Kosovës është në kërkim që t’i kapë të dyshuarit për këtë rast.

Paparaci ka provuar të kontaktojë me zyrtarë nga Policia e Kosovës, por gjer më tani nuk pranuar përgjigje.

Kaos në një shkollë tjetër në Serbi, arrestohet nxënësi pasi kërcënoi shokët dhe mësuesen me vrasje

0

Në një shkollë në komunën e Surcinit në Serbi gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një incident, pasi një nxënës kishte kërcënuar se do të vriste shokët e klasës dhe mësuesen.

Siç raporton “B92”, nxënësi 15 vjeçar gjatë të mërkurës ishte përleshur me shokët e tij dhe më pas kishte kërcënuar se do të vriste duke iu drejtuar shokëve të klasës.

Pas kësaj ngjarje, ai është larguar nga shkolla dhe kanë ndërhyrë policia por edhe ndihma e shpejt të cilët e kanë dërguar 15 vjeçarin në spital.

Pas ekzaminimit, ai është dërguar në policinë e Surcinit, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike për të Mitur, ndaj tij është ngritur akuza e rrezikimit të sigurisë.Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar.