Home Blog Page 298

Përvjetori i lindjes së Jeronim de Radës, poeti arbëresh që i dha zë Rilindjes Kombëtare

0

Sot shënohet përvjetori i lindjes së një prej figurave më të rëndësishme të kulturës shqiptare, Jeronim de Rada, poeti, publicisti dhe mendimtari arbëresh që u bë një prej pishtarëve të Rilindjes Kombëtare.

I lindur më 19 nëntor 1814 në Makia të Kalabrisë, de Rada mbeti përjetësisht i lidhur me gjuhën dhe identitetin shqiptar, të cilat i mbrojti e i ngriti në piedestal në një kohë kur vetëdija kombëtare ishte ende e brishtë. Ai i përket brezit të intelektualëve arbëreshë që ruajtën gjuhën, zakonet dhe ndjenjën e përkatësisë, duke u bërë urë e fortë lidhëse mes komuniteteve arbëreshe dhe shqiptarëve në trojet e tyre, shkruan KultPlus.

Vepra e tij më e njohur, “Këngët e Milosaos”, është konsideruar një ndër gurët themeltarë të letërsisë sonë, e shkruar me një gjuhë të pasur, lirike dhe tërësisht të veçantë. Përmes saj, de Rada solli një dimension të ri poetik dhe një vizion modern për kohën, duke ndikuar thellësisht tek brezat e mëvonshëm të rilindasve.

Përveç krijimtarisë letrare, Jeronim de Rada u angazhua edhe si publicist dhe botues, duke themeluar gazetat e para arbëreshe që promovonin kulturën, gjuhën dhe çështjen shqiptare. Ai mbeti gjithmonë një zë i paepur në mbrojtje të kombit dhe një figurë kyçe në formësimin e ideve të Rilindjes Kombëtare.

Sot, de Rada kujtohet si simbol i përkushtimit, dijes dhe dashurisë së pakushtëzuar për gjuhën shqipe. Trashëgimia e tij vazhdon të jetë burim frymëzimi për studiues, krijues dhe të gjithë ata që e njohin rëndësinë e arbëreshëve në historinë e kulturës shqiptare.

Jeronim de Rada mbetet një emër i pashuar në kujtesën historike, një poet që i fali kombit një zë të ri dhe të pavdekshëm/

Rexhepi: Unë do ta votoj si Buxhetin ashtu edhe Qeverinë

0

Nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi është deklaruar para nisjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e Buxhetit të vitit 2026.

Ajo thotë se si kjo seancë, ashtu edhe ajo pasuesja për Qeverinë e Kosovës, janë tejet të rëndësishme, transmeton Klankosova.tv.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për shtetin e Kosovës. Kemi dy seanca, njëra është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxheti. Shumë e rëndësishme për juve e gazetarët e RTK-së. Në ora 14:00 është seanca për Qeverinë e Kosovës”, tha Rexhepi.

Megjithatë, ajo nuk dha detaje nëse do të arrihet votimi i buxhetit 2026, por tha se ajo personalisht do ta votojë atë dhe mandatarin Glauk Konjufcën.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizren: Dy të ndaluar, një kërkesë për arrest shtëpiak dhe nëntë aktakuza

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për një sërë veprimesh të ndërmarra, përfshirë ndalime, kërkesa për masa sigurie dhe ngritje aktakuzash ndaj disa personave të dyshuar për vepra penale.

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë dy persona në raste të ndara. Njëri prej tyre dyshohet për veprën penale “Kanosja”, ndërsa tjetri për “Lëndim i lehtë trupor”, të parashikuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Po ashtu, është parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Kanosja”.

Ndërkohë, Prokuroria ka ngritur gjithsej nëntë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat përfshijnë:
• Dy aktakuza për “Lëndim i lehtë trupor” ndaj dy personave;
• Dy aktakuza për “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
• Një aktakuzë për “Shmangie nga tatimi” ndaj dy personave;
• Një aktakuzë për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve” ndaj dy personave;
• Një aktakuzë për “Kanosje”;
• Një aktakuzë për “Dhunë në familje”;
• Një aktakuzë për “Mospërfillje e gjykatës”.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Për një javë ditë do të jem te djali në Zvicër”- Postimi i veçantë i kryetarit të Dragashit!

0

Me veshje sportive ai ka bërë një njoftim për ndjekësit e tij.

Xheladini ka njoftuar se për një javë të tërë, nuk do të jetë në Kosovë.

Ai ka treguar se do të shkojë për vizitë tek djali i tij në Zvicër.

“Të nderuar miq, shokë, bashkëpunëtorë dhe dashamirë të mi, ju njoftoj se nga sot e deri sot një javë do të jem jashtë shtetit, tek djali im në Zvicër. Ju falënderoj për mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar ai.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Hasani: Urimi i Kurtit për Hamzën, servizilëm dhe arrogancë

0

Nait Hasani ka  komentuar  zgjedhjen e Bedri Hamzës në krye të PDK ku tha se është një frymë e re.

Ai  tha se urimi i Kurtit për Hamzën ishte servilizëm dhe arrogancë politike. Deputeti tha se asnjëherë nuk ka pasur kërkesë nga Albini për bashkëpunim, por urimi i tij vjen për shkak të votave në seancën e nesërme.

“Zgjedhjet e reja brenda PDK është një frymë e re dhe një mundësi që t’I dhënë zgjidhje rrethanave politike deri më tani në Kosovë. Takimi tregon papërgjegjshmërinë politike të Albinit në 9 muaj pa qeverisje. Po tregon forcën e institucionit të pushtetit dhe mospërfilljen.

Zgjedhjet duhet të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit dhe arritjen e marrëdhënieve diplomatike me ndërkombëtarët.

Urimin e Kurtit unë e lexova si një servilizëm dhe përfitim të tij për votat në seancën e nesërme. Asnjëherë nuk ka pasur kërkesë nga Albini për një bashkëpunim, kjo tregon që ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë për servilizëm. E shoh si një arrogancë politike dhe kjo gjë nuk pranohet në Partinë Demokratike.”

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kosova barazon me Zvicrën

0

Kosova dhe Zvicra kanë barazuar 1-1 në një ndeshje me ritëm dhe emocione në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Dardanët treguan karakter të madh sidomos në pjesën e dytë.

Të parët në epërsi kaluan zviceranët, me fillimin e pjesës së dytë me Ruben Vargas.

Derisa në minutin e 74-të, golin e barazimit me një goditje spektakolare e realizoi Florent Muslija.

“Dardanët” të enjten do ta mësojë kundërshtarin që do të ndeshet në mars në fazën e playoff-it.

Në kualifikimet grupore, skuadra e drejtuar nga Franco Foda, i ka grumbulluar 10 pikë duke arritur t’i mposhtë kombëtaret si Suedia dhe Sllovenia.

Kurse, “helvetikët” e ka siguruar kualifikimin direkt në botëror.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi arrin fitore të madhe ndaj Dijonit, prizrenasit festojnë në Francë

0

Bashkimi ka shënuar një fitore historike në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup, duke triumfuar në udhëtim kundër skuadrës franceze Dijon me rezultat 84:93, raporton PrizrenPress.

Sfida ishte e mbushur me intensitet, emocione dhe dramë deri në fund, por portokallezinjtë nga Prizreni treguan karakter dhe qetësi në çastet vendimtare, duke e merituar plotësisht fitoren.

Ky sukses përforcon edhe më shumë rrugëtimin e Bashkimit në edicionin e tyre të parë në FIBA Europe Cup, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit tutje. Me tri fitore dhe tri humbje, prizrenasit e mbyllin grupin me bilanc të njëjtë si Dijon, duke dëshmuar se janë një skuadër konkurruese në arenën evropiane.

Bashkimi vazhdon të mbajë gjallë shpresat për avancim, ndërsa atmosfera festive në Francë tregon besimin dhe shpirtin garues që ekipi ka ndërtuar këtë sezon./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ish-deputeti Nezir Çoçaj është jashtë rrezikut për jetë, pas aksidentit tragjik ku humbi jetën Lumni Lushaj

0

Gjendja shëndetësore e ish-deputetit Nezir Çoçaj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, pas aksidentit tra;gjik në të cilin humbi jetën Lumni Lushaj.

Sipas burimeve të “PrizrenPress”-it, ish-deputeti Çoçaj ka pësuar lëndime të lehta dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Lumni Lushajt

0
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mikut të tij, Lumni Lushaj.
“Me pikëllim të madh mora lajmin e kobshëm për aksidentin tragjik ku kishte humbur jetën miku im Lumni Lushaj – Lumi.
Kontributi i tij në shumë procese të rëndësishme ka qenë domethënës dhe përmbajtësorë.
Ishte me shumë energji pozitive dhe njeriu më dinamik që kam njohur ndonjëherë.

Lumni Lushaj humbi jetën në një aksident trafiku

0

Ka ndërruar jetë veprimtari dhe humanisti hasjan, Lumni Lushaj, si pasojë e një aksidenti trafiku.

Lushaj ishte një personalitet i çmuar, i cili ia kushtoi jetën çështjes shqiptare. Kontributi i tij në çlirimin e Kosovës, angazhimi i pandalshëm në shoqatën “Hasi” dhe përkushtimi për organizimin e komunitetit shqiptar në Kroaci – që nga vitet ’90 e deri sot – do të mbeten përherë pjesë e kujtesës dhe mirënjohjes së përbashkët.

I ndjeri ishte shembull i përkushtimit, atdhedashurisë dhe sakrificës. Trashëgimia e tij do të jetojë në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin, por edhe tek brezat që do të ndjekin rrugën e tij. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur opinionin në Prizren dhe në trevën e Hasit.

Lushaj humbi jetën sot, si pasojë e një aksidenti fatal që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, në drejtim Prizren–Suharekë, kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, ka deklaruar Krasniqi.