14.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 463

AAK-ja në Prizren: Skandal, rruga asfaltohet pa nyje sanitare

0

Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj Komunës së Prizrenit pas zbulimit të një skandali në rrugën “Asllan Fazliu”, e cila u shtrua me asfalt të ri para dy javësh.

Sipas Krasniqit, ndonëse projekti u promovua me bujë, ai ka rezultuar të jetë vetëm një “grimë për sy”.

“Po sot, e vërteta po del në dritë: janë harruar lidhjet e nyjeve sanitare të shtëpive! Po si mund të asfaltohet rruga pa kryer punët nën tokë? Kujt i shërben ky fasadizëm i rrezikshëm?”, ka deklaruar ai.

Duke e quajtur këtë veprim si papërgjegjësi politike dhe anarki në planifikim e zbatim, Krasniqi ka ngritur një sërë pyetjesh publike:

• Kush dha urdhër të shtrohet asfalti pa përfunduar nyjet sanitare?

• Kush firmosi projektin pa kontroll cilësie?

• Kush do të mbajë përgjegjësi për dëmtimin e parasë publike dhe jetës së përditshme të qytetarëve?

Ai ka akuzuar Komunën për fokus të tepruar në propagandë dhe imazh në rrjete sociale, ndërkohë që, sipas tij, qytetarët po përballen me ujë të ndotur, kanalizime të bllokuara dhe probleme të përditshme.

“Koha është për llogari dhe ndëshkim për çdo dështim të institucionalizuar! Qytetari nuk është më budalla, e sheh, e jeton dhe do të mbajë mend!”, përfundon reagimin e tij Besnik Krasniqi.

Marketing

Afro 18 mijë euro të padeklaruara sekuestrohen në Vërmicë

0

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në pikën kufitare në Vërmicë është kontrolluar një automjet me targa kosovare, ku gjatë kontrollit i janë hasur 17 mijë e 950 euro të padeklaruara.

Në komunikatë është thënë se në mungesë të deklarimit të këtyre mjeteve, konfiskohen 25 për qind të shumës së tyre, ndërsa shumën tjetër e mban deri në përfundim të procedurave hetimore.

“Gjatë ekzaminimit të detajuar të automjetit, zyrtarët doganorë kanë hasur mjete monetare të padeklaruara në shumë totale prej 17,950.00 euro, të ndara në këto prerje: 74 kartëmonedha nga 100 euro – 7,400.00 euro, 211 kartëmonedha nga 50 euro – 10,550.00 euro. Në mungesë të deklarimit paraprak dhe dokumentacionit mbi prejardhjen e mjeteve, Dogana ka bëre sekuestrimin e mjeteve derisa në përputhje me nenin 33.5 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), pales automatiksiht i është bërë konfiskimi i shumës prej 4,487.50 euro – që përfaqëson 25% të shumës totale të padeklaruar derisa edhe pjese tjetër mbahet deri ne perfundimin e procedurave hetimore. Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që të deklarojnë saktësisht mjetet monetare mbi 10000 mije euro të cilat i mbajnë me vete gjatë hyrjes apo daljes nga territori doganor i Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të paligjshme financiare dhe për të shmangur ndëshkime të panevojshme”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Marketing

Presidentja Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare, testament i vullnetit për liri dhe paraprijëse e pavarësisë

0

Sot janë bërë 147 vite nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në shënimin e kësaj date të rëndësishme, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se më 10 qershor 1878, në kohët më të vështira për kombin tonë, në Prizrenin e historisë dhe dinjitetit, u mblodhën përfaqësuesit më të mençur për ta ngritur zërin e shqiptarëve në mbrojtje të trojeve dhe të drejtave tona.

“Më 10 qershor 1878, në kohët më të vështira për kombin tonë, në Prizrenin e historisë dhe dinjitetit, u mblodhën përfaqësuesit më të mençur e më të vendosur të katër vilajeteve për ta ngritur zërin e shqiptarëve në mbrojtje të trojeve dhe të drejtave tona. Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare, testament i vullnetit për liri dhe paraprijëse e pavarësisë”, ka shkruar Osmani.

Tutje, ajo është shprehur se sot nderojmë me përulje veprën e Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit, Sulejman Vokshit dhe të gjithë patriotëve të tjerë që e mbajtën gjallë idealin e një kombi të lirë dhe të barabartë në mes kombeve të Evropës”, është shprehur Osmani.

Marketing

Shqipëria kërkon tre pikët në Letoni, “humbet” dy shtyllat e mbrojtjes

0

Kombëtarja shqiptare do të zbresë sërish në fushë mbrëmjen e kësaj të marte pa dy prej shtyllave të repartit mbrojtës.

Pas mungesës së konfirmuar të kapitenit Berat Gjimshiti për shkak kartonësh, trajneri Sylvinho duhet të përballet në ndeshjen ndaj Letonisë edhe me një tjetër humbje të rëndësishme: Arlind Ajetin.

Mbrojtësi kuqezi ka shfaqur shqetësime muskulore në prag të ndeshjes dhe pas vlerësimit të stafit mjekësor është vendosur që ai të mos jetë i gatshëm për sfidën e sotme. Ajeti ishte titullar në përballjen ndaj Serbisë, ku dha një paraqitje solide, por gjendja fizike nuk e lejon të vijojë me ritmin e lartë të këtyre kualifikueseve.

Kombëtarja shqiptare mbetet kështu e reduktuar në prapavijë, megjithatë pjesa tjetër e grupit është në dispozicion të plotë dhe stafi teknik pritet të bëjë zgjidhjet e duhura për të ruajtur balancat në mbrojtje.

Ndeshja ndaj Letonisë është e katërta për Shqipërinë, e cila do të synojë marrjen e tre pikëëve tepër të rëndësishme.

Marketing

Kurti: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nyja që bashkoi çështjet kyçe të historisë sonë moderne

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje për identitetin dhe orientimin politik të shqiptarëve.

“Lidhjen Shqiptare e gjejmë autenticitetit politik, te Lidhja Shqiptare e Prizrenit gjejmë shpirtin kryengritës për mbrojtjen e trevave shqiptare.Ne nuk e kemi ndryshuar kurrë thirrjen e kësaj ngjarjeje të përvitshme e cila thërret: lidhja është gjallë. Organizata Lidhja Shqiptare me seli në Prizren është pika më kulmore e lëvizjes dhe rilindjes kombëtare shqiptare. Lidhja Shqiptare e cila u themelua në Prizren, në Xhaminë e Bajrakut, paraqet një lloj nyje ku përbashkohen të gjitha çështjet kyçe dhe temat qendrore të historisë moderne të shqiptarëve. Dhe kjo si në kontekstin e brendshëm shqiptar ashtu edhe në fije dhe në shoqërinë botërore të asaj kohe. Lidhja po themelonte një kahe të re, atë të idesë së bashkimit me ide e përfaqësim e përpjekje të shqiptarëve. Ajo po përbashkonte rreth një projekti të vetëm kombëtar përtej dallimeve fetare e krahinore e fisnore, numrin maksimal të shqiptarëve në të katër vilajetet e banuara me shumicë shqiptare. Qëllimi ishte një vilajet shqiptar”, tha ai.

Marketing

Në Zgatar të Dragashit shënohet 147-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

0

Për nder të përvjetorit të 147-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në fshatin Zgatar të Dragashit u mbajt manifestimi tradicional “Sofra e Ymer Prizrenit”.

Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore morën pjesë kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj, pjesëtarë të Kabinetit dhe drejtorë komunalë, personalitete nga fusha e artit dhe kulturës, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qytetarë të shumtë.

Para fillimit të programit, fillimisht u vendosën lule tek busti i Ymer Prizrenit në oborrin e shkollës fillore të fshatit Zgatar.

Në hapje të manifestimit, kryetari Xheladini i përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke vlerësuar lart kontributin dhe veprimtarinë e njërës prej figurave më të ndritura të Opojës – Ymer ef. Zgatarit, i njohur si Ymer Prizreni, si njërin nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, simbol i unitetit dhe përkushtimit ndaj lirisë dhe së ardhmes së kombit. Ai shtoi se qeverisja komunale do të jetë përherë pranë poetëve dhe artistëve që me veprat e tyre synojnë ruajtjen, promovimin dhe nderimin e historisë sonë të lavdishme.

Të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan edhe organizatori nga OJQ “Kroi i Macës”, Abaz Qengaj, dhe drejtoresha e DKRS-së, Liridona Misinaj.

Përveç poezive të recituara nga poetë të ardhur nga vende të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, në këtë manifestim performuan edhe grupet artistike të ShKA “Bresana” dhe ShKA “Opoja”.

Manifestimin e bëri edhe më të veçantë pjesëmarrja e poetit nga Ukraina, Volodomir Martinov, me shoqërueset e tij: Marina Zhivotkov, Isksana Çikauski dhe Viktoria Kajdas, të cilët u nderuan me çmime speciale nga organizatorët dhe krerët e qeverisjes lokale.

Përveç tyre, çmime speciale morën edhe poetët/et Myrvete Dragaj, Xhyhere Vezaj-Maçkaj dhe Qemal Mehmeti. Ndërkaq, çmimet kryesore shpërplyese i fituan poetët Sadik Idrizi, Flora Peci dhe Lan Qyqalla.

Manifestimi përfundoi me një koktel rasti në oborrin e shkollës. Më pas, kryetari Xheladini i priti edhe në zyrën e tij mysafirët nga Ukraina, të cilët i falënderoi për pjesëmarrjen e tyre në “Sofrën e Ymer Prizrenit”./PrizrenPress.com

Marketing

Presidenti Begaj: 10 qershori 1878 ishte, është dhe mbetet themeli i bashkimit kombëtar

0

Në kuadër të shënimit të 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, theksoi rëndësinë historike dhe simbolike të kësaj date për kombin shqiptar, duke e konsideruar si themelin e lëvizjes për bashkim dhe pavarësi kombëtare.

Ai tha se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të një Kombi – ata ecin përpara krah për krah në rrugën drejt integrimit evropian.

“10 qershor 1878 ishte, është dhe do të mbetet themeli politik dhe shpirtëror i bashkimit kombëtar. Është dita kur filloi lëvizja për pavarësia kombëtare. Shkëndija e kësaj dite ndezi pishtarin e lirisë, por trashëgimia e saj jeton sot në çdo përpjekje për zhvillim, mirëqenie, për bashkim shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve. Ishte një thirrje për bashkim, për mbrojtje dhe vetëdije kombëtare. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të një Kombi – ata ecin përpara krah për krah në rrugën drejt integrimit evropian. Të jemi pjesë e Europës së bashkuar është vazhdimi i aspiratës që shqiptarët shprehën në Lidhjen e Prizrenit”, tha ai./EO/

Marketing

Begaj, homazhe te monumenti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

0

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka arritur në Kosovë, gjegjësisht në Prizren.

Ai, së bashku me kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totaj, bëri homazhe pranë monumentit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Homazhet u zhvilluan në kuadër të shënimit të 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Prizrenit, ngjarje kyçe në historinë e kombit shqiptar, e cila nisi më 10 qershor 1878 në këtë qytet historik.

Marketing

Lidhja e Prizrenit, Haradinaj: Ngjarje historike që shënoi kthesë në rrugën e gjatë për liri

0

 

Ai thotë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit është ngjarje historike që shënoi një kthesë, pas Lidhjes së Lezhës, në rrugën e gjatë për liri, njofton Klankosova.tv.

“Lidhja e Prizrenit, frymëzim për liri e pavarësi! Më 10 qershor 1878, shqiptarët u bashkuan për të mbrojtur tokat e tyre, duke themeluar organizimin e parë politik të vilajeteve shqiptare, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ngjarje historike që shënoi një kthesë, pas Lidhjes së Lezhës, në rrugën e gjatë për liri. Përjetësisht mirënjohës atdhetarëve që i prinë këtij ideali, atyre që ruajtën vazhdimësinë e paraardhësve tanë e deri te Ushtria Çlirimtare të Kosovës që e vazhdoi rrugën e tyre që Kosova ta fitojë lirinë në qershorin e vitit 1999”, ka shkruar lideri i AAK-së në Facebook.

Marketing

Begaj e Totaj theksojnë frymëzimin që sjell trashëgimia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

0

Me këtë rast Begaj dhe Totaj kanë vënë në pah rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike për popullin shqiptar.

Sipas presidentit Begaj përkujtimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike duhet të shërbej për kultivimin e frymës së atdhedashurisë tek brezat e rinj. Ai ka theksuar se atdhedashurinë duhet shprehur jo vetëm më fjalë, jo vetëm duke vendosur buqeta lulesh në vende historike, por edhe me vepra, duke punuar më shumë, më fortë, që amanetin i të parëve të ecë përpara.

“Jam shumë i lumtur që Shqipëria dhe Kosova, tashmë dy shtete të një kombi, ecin krah për krah në rrugëtimin e integrimit evropian dhe jam shpresë plotë që duke punuar së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat e rinj”, ka thënë Begaj, gjatë diskutimit me kryetarin e Prizrenit, raporton Telegrafi.

Ky i fundit ka theksuar se kjo trashëgimi duhet të përcillet nga gjenerata në gjeneratë.

“Uroj që trashëgimia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të përcillet gjeneratë pas gjenerate dhe jo vetëm të mbetet një përkujtim, por të shndërrohet në burim frymëzimi për gjeneratat e reja dhe të përcillet tek brezat e rinj”, ka thënë Totaj.

Begaj dhe Totaj pas këtij takimi të shkurtër do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare për shënimin e 147-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. /Telegrafi/

Marketing