20.5 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025

AAK-ja në Prizren: Skandal, rruga asfaltohet pa nyje sanitare

Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj Komunës së Prizrenit pas zbulimit të një skandali në rrugën “Asllan Fazliu”, e cila u shtrua me asfalt të ri para dy javësh.

Sipas Krasniqit, ndonëse projekti u promovua me bujë, ai ka rezultuar të jetë vetëm një “grimë për sy”.

“Po sot, e vërteta po del në dritë: janë harruar lidhjet e nyjeve sanitare të shtëpive! Po si mund të asfaltohet rruga pa kryer punët nën tokë? Kujt i shërben ky fasadizëm i rrezikshëm?”, ka deklaruar ai.

Duke e quajtur këtë veprim si papërgjegjësi politike dhe anarki në planifikim e zbatim, Krasniqi ka ngritur një sërë pyetjesh publike:

• Kush dha urdhër të shtrohet asfalti pa përfunduar nyjet sanitare?

• Kush firmosi projektin pa kontroll cilësie?

• Kush do të mbajë përgjegjësi për dëmtimin e parasë publike dhe jetës së përditshme të qytetarëve?

Ai ka akuzuar Komunën për fokus të tepruar në propagandë dhe imazh në rrjete sociale, ndërkohë që, sipas tij, qytetarët po përballen me ujë të ndotur, kanalizime të bllokuara dhe probleme të përditshme.

“Koha është për llogari dhe ndëshkim për çdo dështim të institucionalizuar! Qytetari nuk është më budalla, e sheh, e jeton dhe do të mbajë mend!”, përfundon reagimin e tij Besnik Krasniqi.

Marketing

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 611 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 15 aksidente me të...

Anton Quni nuk synon postin e kryetarit të Prizrenit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka caktuar datën 12.10.2025 si ditën kur do të mbahen Zgjedhjet lokale në Kosovë. Ky vendim është marrë...

Lajmet e Fundit