12.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 466

Kulti i vëllezërve martirë – nga Flori e Lauri te Muji e Halili

0
Enver Sulaj
Në Këngët Kreshnike (Gjergj Elez Alia, balada Konstandini e Doruntina, Ali Bajraktari etj.) deri më tani është nënvizuar lidhja mes vëllait dhe motrës dhe veprimeve mitike e epike, por asnjëherë nuk është vënë theksi te lidhja e fortë në mes vëllezërve, Mujit e Halilit. Studiuesi i njohur shqiptar, Eqrem Çabej, ka tërhequr një paralele analogjie mes kohës ilire dhe vëllezërve Mujit e Halilit, duke i krahasur me krijimet e popujve tjerë, por pa u ndalur më shumë në këtë çështje, por thjesht duke shprehur një “pëlqim” të tijin. “Mua, te Muji dhe Halili më pëlqen të shoh analogjinë shqiptare të lashtë e ndofta ilire të atij çifti vëllazërish trima, që na ndeshim te Grekët (dioskurët), Keltët, Gjermanët dhe Indët (Açvins).” Çabej në një rast tjetër thotë se disa elemente folklorike që i kanë sllavët e jugut, e të cilat nuk i gjejmë fare te krijimtaria e sllavëve tjerë, janë si rezultat i një substrati parasllav të Gadishullit Ballkanik, të cilin vetëm ardhacakët sllavë të jugut e hasën në këto troje, e pranuan, e asimiluan dhe u përpoqën vazhdimisht edhe ta përvetësonin. Studiuesja amerikane Osborn, këtë “çift vëllezërish trima“ e sjell më afër në kohë.

 

Ajo, lidhjen e fuqishme vëllazërore në mes Mujit e Halilit e vë në rrafshin e njëjtë figurativ me shën Florin dhe shën Laurin, me dy martirët dardanë të fillimeve të krishterimit, të cilët u martirizuan për shkak të religjionit të tyre. “Fakti se shenjtorët binjakë Florus dhe Laurus janë vendosur gjeografikisht në Iliri (Illyricum) është i rëndësishëm, sepse sugjeron lidhjen e fortë me kultin e binjakëve, ndoshta që nga religjionet e hershme.” Muji dhe Halili janë martirë iliro – shqiptarë, figura të folklorit tonë, që mund të krahasohen me shenjtorët Florin dhe Laurin – të cilët u persekutuan për fenë e bindjet e tyre, ndërsa kreshnikët kishin zgjedhur martirizimin dhe luftën pafund, për të ruajtur ekzistencën e vet dhe të fisit që i takonin. Prifti italian i shekullit 16-të, Antonio Gallonio, në librin “Martirizimi dhe kryqëzimi” sjell të dhëna lidhur me binjakët Florin dhe Laurin. Ai i përshkruan vëllezërit si gurëthyes të shekullit të dytë të erës sonë, që mësojnë tregtinë e tyre nga Proclus dhe Maksimus, të cilët më vonë janë torturuar dhe hedhur në një pus. Pas kësaj, Flori dhe Lauri e kanë braktisur Bizantin dhe shkojnë në Illyricum, në Ulpianë. (Galloni, 204). (Hi viri sancti erant fratres gemelli, caefores lapidum, quam artem didicerant a Proclo et Maximo; postea vero quam eorum magistri pro Christo martyrium perpessi sunt, relicto Byzantio venerunt in Illyricam regionem, in urbem Ulpianorum, ubi apud Lycionem Praesidem metalla perscrutantes propriam artem nobiliter exercebant. Postremo multos passis cruciatus, a Licione Praeside in profundum puteum dejecti Deo ipsi animas suas commendarunt).

Studiuesi Gaspër Gjini, duke cituar Farlatin thotë se (Flori e Lauri- shënim E.S.): “Qenë vëllezër, bineq, me profesion gurgdhendës. Pas martirizimit të mësuesve të tyre, të cilët e dëshmuan Krishtin, të dy vëllezërit e lanë Konstandinopojën dhe erdhën në Ilirik, ku, duke i hulumtuar disa xeherore për qeveritarin, merreshin edhe me zejen e vet. Atëherë ai i drejtoi te Licini, i cili u dha të holla për t’ua ndërtuar një faltore idhujve. Ata, këto të holla ua shpërndanë të varfërve dhe pastaj e ndërtuan faltoren. Kur më u bë gati krejtësisht, ata vetë i thyen idhujt dhe faltoren ia kushtuan Krishtit. Kur dëgjoi për këtë Licini, i hodhi në një pus të thellë, ku ia dhanë shpirtin Zotit.” “E dhëna se shenjtorët binjakë, shën Flori dhe shën Lauri janë vendosur gjeografikisht në Iliri (Ilirik) është e rëndësishme, sepse sugjeron lidhje të forta me një kult të tillë, ndoshta që nga religjionet e hershme.

Pra, me këtë dëshmohet se jo rastësisht kemi kultin e vëllezërve në traditën tonë (edhe në krijimet epike – heroike) që në kohët më të hershme, para dhe pas lindjes së religjionit. Është i njohuar, poashtu fakti se Ilirikumi ishte ndër rajonet e para që e pranoi krishterimin nga shën Pali. “Eposi i kreshnikëve ka ngjashmëri me shumicën e epopeve të popujve europianë dhe të botëve të largëta. Njësoj si në epopenë antike sumere dhe në atë greke, heronjtë qendrorë janë dy.” Kemi kështu kultin e vëllezërve binjakë, që e hasim edhe në religjionet e vjetra. Studiuesja Osborn, duke tërhequr një paralele krahasimi me vëllezërit Dioskuri, thotë se Muji dhe Halili ndajnë një lidhje të ngjashme me Dioskurët dhe lidhja e tyre karakterizohet nga sakrifica, dhe secili del jashtë sheshit të tij për t’u siguruar se vëllai i tij është i sigurtë.” Muji dhe Halili, megjithë rivalitetin që mund ta kenë ndonjëherë, ata kurrë nuk e braktisin njëri-tjetrin dhe “ashtu si Dioskurët, njëri vëlla nuk mund të jetojë pa tjetrin, njëri vëlla nuk mund të ndahet nga tjetri.” “Ekziston gjithashtu një vëllazërim i fortë për luftëtarët aga dhe personazheve tjera mitologjikë, të quajtur ”vëlla gjaku”, dikush që nuk është i lidhur fare, por gjithsesi i detyrohet një luftëtari deri në vdekje. Zakonisht vëllai i gjakut është një tjetër aga, por Muji është unik në atë që vëllezërit e tij të gjakut janë tri zana që i japin atij fuqi të madhe dhe premtimin për ta ndihmuar atë sa herë që është e nevojshme.” Pra, vëllamërinë, që njihet edhe në të drejtën tonë zakonore, Muji ua dedikon zanave të malit, të cilat e ndihmojnë e i japin forcë për të përballuar të keqen. Por, edhe Muji e kryen detyrimin ndaj zanave, duke i ndihmuar çdoherë kur e thërrasin, si një vëllamë i mirë e i ndërgjegjshëm për detyrimet që ka.

(Fragment nga libri në dorëshkrim “Visaret e kombit II-interpretim letrar i teksteve”. Fusnotat u hoqën nga autori për shkak të natyrës së mediumit ku publikohet shkrimi).

Marketing

Shejh Kadria – trashëgimtar i shpirtit dervishor dhe i ndërgjegjes kombëtare

0

Shkruan: Besim Muhadri

Në kujtesën popullore dhe në trashëgiminë historiko-letrare shqiptare, figura të caktuara mbeten të skalitura si bartës të virtyteve të larta shpirtërore dhe të vetëdijes kombëtare. Një ndër është padyshim edhe Shejh Kadria (1854–1903), djali i madh i Dervish Salihut, i cili u shqua si udhëheqës shpirtëror, patriot i vendosur dhe krijues i frymëzuar në traditën e ilahive.

I shkolluar në medresenë e lartë të Prizrenit, Shejh Kadria përfaqësonte atë tipologji të rrallë të dijetarit që ndërthurte dijen fetare me ndjeshmërinë sociale dhe angazhimin atdhetar. Lidhjet e tij të ngushta me Bajram Currin, të trashëguara nga i ati, e vendosën në qendër të zhvillimeve të rëndësishme politike të kohës, sidomos gjatë dhe pas Lidhjes së Prizrenit, si dhe në Lidhjen e Pejës “Besa-Besë”. Në këtë kuptim, ai nuk ishte vetëm përçues i fjalës së Zotit, por edhe mbrojtës i të drejtës së kombit për liri e vetëvendosje.

Pikërisht ky përkushtim e bëri shënjestër të kundërshtarëve politikë. Më 1903, Shejh Kadria u vra në Gjakovë nga Kadri Çoça, një anëtar i fisit të Kryezinjve, të njohur për qëndrimin e tyre armiqësor ndaj Bajram Currit. Vrasja e tij nuk ishte vetëm një akt politik, por një goditje ndaj një fryme të tërë shenjtërimi që ndërthurte dritën e dijes fetare me idealin kombëtar.

Trashëgimia shpirtërore e Shejh Kadrisë përfshin edhe krijimtarinë poetike të ilahive, një traditë që ai e kishte trashëguar nga i ati, Dervish Salihu. Ndonëse thuhet se ka shkruar shumë illahi, megjithatë, për shkak të rrethanave të ndryshme kohore, ka arritur të mbijetojë vetëm një ilahi, me titull “Mos flini ju dervishë”, e përkthyer nga Dervish Veseli i Rahovecit. Sipas gojëdhënave dhe dëshmive të përçimit të dorës, besohet se kjo poezi është kënduar gjatë ziqrit në varrimin e Sheh Hasanit në Prizren, një ngjarje që për komunitetin mistik të asaj kohe përfaqësonte një humbje të rëndë shpirtërore. Vetë fakti që ilahia e vetme e mbijetuar e Sheh Kadrisë lidhet me këtë çast mortor e ceremonial, i shton një tjetër shtresë përjetimi, duke u bërë jo vetëm thirrje për vetëdije shpirtërore, por edhe një elegji për mikun dhe shehun e ndjerë.

“Mos flini ju dervishë” është më shumë se një këngë devotshmërie – ajo është një thirrje për zgjim shpirtëror, një lament mortor për Sheh Hasanin dhe një reflektim mistik mbi kalueshmërinë e jetës. Kjo ilahi përveç një thirrje për rizgjim të vetëdijes shpirtërore, ajo është edhe një përkushtim ndaj Zotit dhe guxim për të përballuar sfidat e jetës me besim. Vargu i parë, “Çilni sytë, mos flini ju dervishë”, është një ftesë për t’u çliruar nga gjumi shpirtëror – një motiv i përhershëm në letërsinë sufiste që nxit vetëdijesimin dhe reflektimin. Kjo metaforë e zgjimit përsëritet nëpër tërë tekstin si një urdhër moral dhe shpirtëror për të mos u dorëzuar përpara iluzioneve të dynjasë, por për të kërkuar realitetin e amshuar të dijes dhe dritës hyjnore.

Shejh Kadria mbetet në kujtesën historike e shpirtërore të shqiptarëve si një figurë që mishëron dritën e fesë, urtësinë e sufizmit dhe idealet e lirisë. Ai është një trashëgimtar i denjë i rrugës së Dervish Salihut, jo vetëm si bir i tij, por edhe si bartës i një misioni të shenjtë që bashkon botën hyjnore me fatin tokësor të kombit.

Ilahia e tij është një zë që vjen nga thellësia e shpirtit dervishor shqiptar – një zë që fton jo vetëm për përulësi dhe devotshmëri, por edhe për vetëdije kombëtare, që ndriçon një faqe të rëndësishme në kujtesën tonë historiko-letrare.

Marketing

Arrestohet një burrë në Suharekë: Sulmon fizikisht bashkëshorten dhe mban armë pa leje në shtëpi

0

Një burrë është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe gjatë kontrollit në shtëpi, i janë gjetur armë pa leje.

Ngjarja ka ndodhur dje, në orën 11:00, raporton PrizrenPress. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor pas sulmit, ndërsa Policia e Kosovës ka ndërhyrë duke e arrestuar të dyshuarin dhe duke kryer kontroll në banesë.

“SULM / ARMËMBAJTJE PA LEJE – Suharekë, 07.06.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjysmë-automatike dhe një pistoletë. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./PrizrenPress.com

Dëgjoni pak nga bashkëpunimi mes Yll Limanit dhe Taynas

0

Një super bashkëpunim do të ju bëjë për vete këtë sezon veror. Bëhet fjalë për duetin mes dy artistëve shumë të pëlqyer shqiptarë, Yll Limanit dhe Taynas.

Dyshja po vinë me “Kitara”, e që s’është ende e ditur kur do të publikohet ky projekt.

Megjithëse artistët kanë treguar një copëz të këngës, e që po pëlqehet jashtëzakonisht shumë.

Nxehtë sot, temperaturat arrijnë në 34 gradë Celsius

0

Këtë të diel pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 10 der në 34 gradë Celsius.

“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin EBU dhe fiton WBC International – synon elitën botërore të peshave të rënda

0

Dy fitore të mëdha radhazi e ngjisin Labinotin në skenën kryesore të boksit profesionist

Labinot Xhoxhaj (21-0-1, 16 KO) vazhdon shkëlqimin në ring, duke regjistruar një fitore të madhe ndaj rivalit të nivelit botëror, Mourad Aliev (13-1-0, 10 KO). Ai triumfoi me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve të forta dhe intensive.

Me këtë fitore, Xhoxhaj mbrojti titullin e kampionit evropian në versionin EBU dhe fitoi titullin prestigjioz WBC International, duke forcuar pozicionin e tij në ranglistat ndërkombëtare të peshave të rënda.

Dominimi i tij në ring ishte i qartë dhe i padiskutueshëm, ndërsa paraqitja ndaj Aliev konsiderohet një nga më të mirat në karrierë, duke marrë vlerësime të larta nga ekspertët e boksit.

Ky sukses vjen pas fitores së mëparshme ndaj Oleksandr Zakhozhyi (19-1-0, 15 KO), duke vërtetuar se Xhoxhaj nuk është më një emër në ngritje, por një pretendent serioz për nivelet më të larta të boksit profesionist.

Tani boksieri kosovar është më afër se kurrë përballjeve me elitën e peshave të rënda në botë. Dy triumfet radhazi ndaj emrave të mëdhenj si Zakhozhyi dhe Aliev e kanë vendosur atë në mesin e boksierëve më të mirë në këtë kategori.

Fitorja e së sotmes dërgon një mesazh të fuqishëm për botën e boksit: një shqiptar nga Kosova po trokët në derën e më të mirëve dhe është gati të përballet me ta./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Disa persona në Malet e Sharrit i ikin policisë, bartnin drunj të prerë ilegalisht

0

Policia sot gjatë patrullimit në Malet e Sharrit, në rrugën për në Luboten, ka hasur një automjet tip xhip me rimorkio të ngarkuar me drunj të prera ilegalisht.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se pavarësisht sinjaleve të policisë për ndalim, personat e dyshuar kanë vazhduar lëvizjen, më pas në një rrugë malore kanë shkarkuar disa drunjë për të penguar policinë, i kanë vënë zjarrin automjetit xhip dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë, komandanti i stacionit policor, një njësi e NJRSH dhe janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar ‘Sharri’”, thuht në njoftim.

Policia shton se janë ndërmarrë veprime hetimore dhe është në proces identifikimi i të dyshuarve.

Shqipëria e pafat, përfundon pa gola ndeshja ndaj Serbisë

0

Ka përfunduar pa gola ndeshja në mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror.

Shqipëria ishte dukshëm kombëtare më e mirë në fushë, duke e dominuar ndeshjen, por ishte e pafat për ta çuar topin në rrjet.

Pjesa e parë kishte mundësi që të përfundonte me epërsinë e kuqezinjve, por që në minutën e 45-të, Rey Manaj e humbi penalltinë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria vazhdoi me krijimin e shanseve, por që fati nuk ishte as në 45 minutat e dyta duke bërë që ndeshja të përfundonte pa gola të shënuara.

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Vdes atdhetari Selim Shala

0

Ka vdekur në moshën 79 vjecare, patrioti Selim Shala, i cili ka dhënë kontirbut të madhë në luftën çlirimtare, shtëpia e të cilit ishte strehë e shumë luftëtarëve të UÇK-së.

I ndjeri është babai u ish-ushtarit të UÇK-së, Ahmet Shala, i cili bashkë me bashkëshortën kanë luftuar për çlirimin e vendit.

Ish-ushtar i UÇK-së, Skender Sallauka, duke njoftuar për vdekjen e tij, ka thënë se ‘baca Selim ishte një burrë atdhetar, konaku i tij ishte streha jonë e UÇK-së prej viteve 90-ta, e kishim krahë të djathtë në të gjitha format’.

“Shtëpia e bacës Selim ishte vend takimi dhe vendstrehimi i ushtarëve të UÇK aty ku punohej përditë për liri. Nga kjo familje atdhetare edhe djali tij Ahmeti me bashkshorten ishin ushtar të UÇK”, ka thënë Sallauka duke i shprehur ngushëllime familjes Shala.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në orën 14:00, në fshatin Caparc të Prizrenit.

Marketing

Hamami dhe Sahat Kulla në Prizren: Një përzierje unike e arkitekturës dhe historisë

0

Muzeu Arkeologjik është vendosur në hapësirat e hamamit, të ndërtuar në fundin e shekullit XV, respektivisht në vitin 1498.

Ndërtuesi i këtij hamami supozohet të jetë Shemsudin Ahmed Beu.

Në mungesë të burimeve të shkruara, nuk dihet se deri në cilin vit është përdorur si hamam, por dihet se hamami nuk ka kryer funksionin e tij fillestar në mesin e shek. XIX kur mbi hapësirën e ngrohtë është ndërtuar Kulla e Sahatit nga ana e Eshref Pashë Rrotullit.

Gjatë hulumtimeve arkeologjike të bëra në vitin 2003 në anën jugore të objektit janë konstatuar mbetjet e hapësirës së ftohtë (pjesa hyrëse) të hamamit mbi të cilën është ndërtuar objekti i banimit.

Në bazë të këtij fakti mund të konstatohet se hamami ishte pjesërisht i rrënuar që në shek. XIX. Objekti ishte lënë pas dore dhe shfrytëzohej nga banorët përreth si depo, deri në vitin 1972 kur filluan punët restauruese dhe konservuese.

Më 17 nëntor të vitit 1975 bëhet hapja solemne e objektit por me destinim të ri, pra bëhet shndërrimi i hamamit në Muze Arkeologjik. Muzeu trajton materialin arkeologjik nga lokalitete arkeologjike të regjionit të Prizrenit, gjegjësisht nga komuna e Prizrenit, Dragashit, Rahovecit dhe Suharekës.

Materiali i prezantuar ka një diapazon kronologjik të gjerë që nga neoliti i hershëm, eneoliti, periudha e bronzit, periudha e hekurit, periudha romake, mesjeta e hershme dhe mesjeta e vonë.

Objekti ka formë drejtkëndëshe dhe është ndërtuar me gurë të ndryshëm dhe tulla, ndërsa si material lidhës është përdorur llaçi gëlqeror. Kulmi ka shtatë kupola dhe tri qemerë, dhe të gjitha janë të mbuluara me pllaka të plumbit.

Sahat Kulla është ndërtuar me tulla të argjilës së pjekur. Dyshemeja e objektit është shtruar me pllaka guri të vendosura në vitet ’70 të shek XX kur objekti shndërrohet në muze arkeologjik.

E veçanta e këtij objekti është se në kuadër të hamamit është ndërtuar sahat kulla, dy objekte që fare nuk kanë lidhshmëri funksionale mes veti dhe paraqet një rast unik për shkak të një gërshetimi të tillë.

Në vitin 2008 kanë filluar punimet në restaurimin e objektit, por punët nuk janë përfunduar ende. Duke filluar nga viti 2014 janë bërë ndërhyrjet restauruese me ç’rast është bërë restaurimi i strukturës së mureve, konstruksionit të kulmit, duke përfshirë edhe zëvendësimin e mbulesës së plumbit dhe vendosjen e xhamave në hapjet e kupolave, rehabilitimi i sahat kullës, restaurimi i oborrit, dhe rregullimi i nyjeve sanitare që gjenden në aneksin e ndërtuar në oborr.

Muzeu Arkeologjik ka vlerë të jashtëzakonshme, pasi që paraqet një ndërtesë të veçantë me dy tipologji . Përveç vlerës arkitektonike dhe artistike, në muze prezantohen edhe eksponatet me vlerë të lartë historike dhe shkencore./ Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovë