19.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin EBU dhe fiton WBC International – synon elitën botërore të peshave të rënda

Dy fitore të mëdha radhazi e ngjisin Labinotin në skenën kryesore të boksit profesionist

Labinot Xhoxhaj (21-0-1, 16 KO) vazhdon shkëlqimin në ring, duke regjistruar një fitore të madhe ndaj rivalit të nivelit botëror, Mourad Aliev (13-1-0, 10 KO). Ai triumfoi me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve të forta dhe intensive.

Me këtë fitore, Xhoxhaj mbrojti titullin e kampionit evropian në versionin EBU dhe fitoi titullin prestigjioz WBC International, duke forcuar pozicionin e tij në ranglistat ndërkombëtare të peshave të rënda.

Dominimi i tij në ring ishte i qartë dhe i padiskutueshëm, ndërsa paraqitja ndaj Aliev konsiderohet një nga më të mirat në karrierë, duke marrë vlerësime të larta nga ekspertët e boksit.

Ky sukses vjen pas fitores së mëparshme ndaj Oleksandr Zakhozhyi (19-1-0, 15 KO), duke vërtetuar se Xhoxhaj nuk është më një emër në ngritje, por një pretendent serioz për nivelet më të larta të boksit profesionist.

Tani boksieri kosovar është më afër se kurrë përballjeve me elitën e peshave të rënda në botë. Dy triumfet radhazi ndaj emrave të mëdhenj si Zakhozhyi dhe Aliev e kanë vendosur atë në mesin e boksierëve më të mirë në këtë kategori.

Fitorja e së sotmes dërgon një mesazh të fuqishëm për botën e boksit: një shqiptar nga Kosova po trokët në derën e më të mirëve dhe është gati të përballet me ta./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj policit që dyshohet se grushtoi një qytetar në Prizren

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarit policor, Remzi Pulaj, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar...

Parajsa artificiale e Iranit

Nga Ben Blushi Pas sulmeve të Israelit kundër Iranit,disa miq më kujtuan ngjarjet e romanit tim të fundit Parajsa Artificiale që u botua para tetë...

Lajmet e Fundit